Ndryshojnë ofertat e kompanive celulare

5 Janar 2015, 14:50Sociale TEMA

Ofertat e kompanive celulare në Shqipëri pritet të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore këtë muaj. Pas hyrjes në fuqi të dokumentit të analizës së tregut të telefonisë celulare, AKEP ka vendosur të detyrojë operatorët celularë të ndryshojnë tarifat dhe minutat në paketat tarifore standarde dhe ofertat që nga ky muaj(janar 2015) e në vijim.

Sipas vendimit të AKEP 2522 të datës të 6.11.2014 operatorët celularë që nga data 1 janar 2015 ndalohet të aplikojnë tarifa në nivel me pakicë që kanë efekt diskriminues për sipërmarrësit e rrjeteve të tjera celulare kombëtare.

Ky rregullim parashikon që tarifat e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare nuk duhet të jenë më të larta se tarifat e thirrjeve brenda rrjetit si dhe sasia e minutave brenda rrjetit të përfshira në oferta/pagesë fikse të paketave tarifore nuk duhet të jetë më e madhe se sasia e minutave drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare.

Barazohen minutat brenda me jashtë rrjetit

Kjo masë pritet të ndryshojë në mënyrë thelbësore ofertat e kompanive celulare ku vihen re diferencime të tarifave dhe minutave brena me jashtë rrjetit dhe tashmë nëse vendimi i AKEP do të zbatohet duhet që minutat e ofruara në oferta brenda rrjetit të jenë të barabarta me minutat jashtë rrjetit. AKEP është treguar i kujdesshëm që masat detyruese të zbatohen për të gjitha paketat tarifore standarde, ofertat, shportat, opsionet dhe skontot të ofruara për pajtimtarët.

AKEP sqaron se detyrimi për aplikim të tarifave të njëjta me pakicë on-net/off-net nënkupton që edhe ofertat/shportat/opsionet apo skontot në tërësi duhet të kenë nivel të njëjtë on-net/off-net: tarifa dhe/ose sasi minutash të përfshira në ofertë/pagesë fikse. Aplikimi i detyrimit të mësipërm është i drejtpërdrejtë, i thjeshtë dhe me efikas dhe me proporcional se lidhja e tarifës së terminimit me tarifën mesatare on-net.

Detyrimi i mësipërm pra përfshin detyrimin që operatorët të mos bëjnë dallim në minutat e përfshira në oferta, nëse ato janë on-net apo off-net. Kjo do të reduktonte numrin e ofertave që janë të fokusuar për konsum on-net si dhe në total numrin e ofertave, pasi operatoret do të duhet të jenë më racionale me ofertat.

Brenda janarit operatorët dorëzojnë ofertat në AKEP

Masat rregulluese të AKEP janë detyruese për operatorët celulare duke filluar aplikimin e tyre nga data 1.01.2015, për të dhënë kohën e mjaftueshme për operatorët celulare të kryejnë ri-koonfigurimin e paketave tarifore dhe ofertave/paketave opsionale. AKEP do konsiderojë edhe përfshirjen e tyre në Rregulloren për publikimin e tarifave (Rregullore nr.27, date 21.09.2012), dhe aplikimin edhe për sipërmarrës të shërbimeve të tjera të komunikimeve elektronike.

Njëkohësisht, për shkak se detyrimet e mësipërme mund te anashkalohën përsëri duke përdorur oferta shumë të ulëta, AKEP propozon që të vendosë detyrime për operatorët celulare për sa i përket rishikimit të tarifave të planeve standarde dhe përdorimit të ofertave.

Sipas vendimit të AKEP secili operator celular duhet që në muajin Janar të cdo viti të paraqesë në AKEP tarifat e planeve standarde dhe ndryshimet e kryera në vitin paraardhës ofertat/promocionet apo skontot e përkohshme në tërësi.

Këto oferta duhet të kenë afat vlefshmërië të përcaktuar qartë që në fillim të aplikimit dhe jo më të gjatë se 3 muaj si dhe operatori nuk duhet të paraqesë të njëjtën ofertë me emër të ndryshuar kur elementi kryesor i saj nuk ka ndryshuar. Skontot ne oferta që zgjasin më shumë se 3 muaj duhet të përfshihen në paketat/tarifat standarde.

Gjobë nga AKEP ose Konkurrenca në rast të moszbatimit të masave

AKEP do të monitorojë me kujdes zbatimin e këtyre masave për mos-diskriminim nga operatorët dhe në rast mos-zbatimi do të aplikojë përcaktimet e ligjit 9918 për shkeljet e kryera. AKEP njëkohësisht do të bashkëpunojë edhe me Autoritetin e Konkurrencës, në bazë të përcaktimit të nenit 61 të ligjit 9918 “Kur AKEP-i, me nismën e vet, ose nëpërmjet njoftimit nga sipërmarrës të tjerë apo palë të tjera të interesuara, gjykon se sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg po abuzon me pozitën e tij, e parashtron rastin përpara Autoritetit të Konkurrencës, duke i kërkuar fillimin e procedurave përkatëse ligjore”.

Mos-zbatimi nga operatorët i detyrimeve të vendosura për mos-diskriminim në tarifa/skonto/oferta të thirrjeve/SMS-ve on-net/off-net, do të konsiderohet sjellje abusive me pozitën dominuese (FNT) në terminimin e thirrjeve.

Në këtë mënyrë ligjet respektive të rregullimit të tregut dhe konkurrencës parashikojnë që moszbatimi i masave rregulluese mund të ndëshkohet me gjobë nga AKEP ose Autoriteti i Konkurrencës ose nga të dyja institucionet.

Monitor

19 komente në “Ndryshojnë ofertat e kompanive celulare”

  1. Nardi says:

    AKEP kete e ben per interesin e nje kompanie te vetme ( Plusi ) dhe trumpeton se po e mbron konsumatorin me kete levizje por ne fakt do te kete efekt te kundert.

    1. Ezopi says:

      Ke bere tere kete shkrim more djale dhe nuk thua gjene me te rendesishme. Do rriten cmimet.

    2. Landi says:

      Nardo,
      Nqs te kujtohet, operatori i pare i huaj celular, punonte me dy bilance: nje per vete dhe nje per shtetin Si rrjedhim, cmimet ishin super te larta dhe shteti shqiptar merrte shume pak taksa. Per em teper, oparatori i pare celular shqiptar u privatizua per nje cope buke. Cmimet filluan te ulen kur u fur Eagle dhe sidomos me pas me Plus. C’te keqe ka qe oparetori i vetem shqiptar te luftoje per te ulur cmimet per shqiptaret? Eshte me mire qe fitimet te shkojne te aksioneret shqipare apo te te huajt?! Respekte

    3. RREZATIM ANTENAT says:

      Po me keto antenat qe i kemi gjithandej mbi koka ne Tirane do merret njeri. Rrezatimet ne maksimum si ne asnje vend te botes. Shendeti pastaj cmimi o njerez !!!

  2. DinPaku says:

    Une nuk mora vesh asgje konkrete nga ky shkrim. Nuk me duket artikull gazete nje menyre e tille te shkruari. Gazeta nuk duhet te “copy and paste” aktin ligjor te AKEP, qe eshte i kuptueshem vetem nga teknicienet qe meren direkt me kete pune, por duhet te shkruaj ne nje gjuhe te kuptueshme per masen e gjere te lexuesve.
    Mbase jam i gabuar, sepse nuk jetoj ne Shqiperi, dhe mund te kem edhe mungesa njohurish ne terminologjine e perdorur ketu, por kerkesa per te shkruar ne menyre qe te informohet publiku i gjere, ma merr mendja se qendron.

    1. Po,Po says:

      Per masen e gjere te lexuesve,ky shkrim,(sikurse dhe mjaft shkrime te tjera),qe me te drejte flet komentuesi i mesiperm,eshte shkruar “kinezce”,sa per e mbushur faqen e gazetes.Kjo ndodh,sepse edhe vete gazetari eshte me keq se sa neve.

  3. ago says:

    Kompanite celulare jane holle more burra.

  4. Dori says:

    Komentuesi i pare ka shume re drejtwle. Ky vendim i akep eshte vetem per te mbajtur ne treg kompanine Plus. Arsyeja e dyte eshte qe te godase vodafone, e cila ka me shume se 60% te tregut. Gjithsesi rezultati eshte i thjeshte, do rriten cmimet per te gjithe. Tashme oferta e vodafone do jete si ajo e plus: 1000 leke per 100 minuta te qelbura.

    1. tori says:

      Ku e ke pa ti mor loqe qe Plus-i ka oferten 1000 leke per 100 minuta ???
      Plusi eshte operator super per ofertat qe ben !!!

  5. Perfect says:

    AKEP te kontrolloj ofertat qe ofrojne kompanite telefonike,Eagle Mobile ne rekalam thot Internet pa limit 3G dhe mbas 10 ditesh te nis mesazh qe i ke konsumuar internetin 3G dhe tani do te lundroni me nje shpejtesi te redukutuar nderkohe interneti me shpejtesi te reduktuar nuk ka fuqi te hap as facebook-un.kshu vidhen leket e shqiptareve

  6. . says:

    Iku koha “Rrumpalles” shpellarve verior me Sali Kriminelin ne krye.

    Keshtu funksionon gjithe BOTA.

  7. Telekomsi says:

    Me nje fund nje verpim i pergjegjshem i AKEP .
    Per shume vite AKEP rrinte me duar ne xhepa dhe punonjesit e saj thjesht merrnin rrogen, kjo shpesh here jo per faj te tyre sesa per faj te ‘shefave’ teper kompetente qe kishin.
    Ky vendim fillon te vendose pak rregull ne treg dhe anon per mire nga ana e klientit, nese ‘thuhet’ qe ndihmon kompanine Plus ka 2 gjera pozitive :
    1-) Plus qenka kompania me pro klientit .
    2-) Plus eshte kompani me kapital shqiptar dhe eshte gje shume e mire nese parate tona rrine ketu , ne Shqiperi e nuk shkojne neper bankat e europes per tu investuar tjeterkund.

    1. Dori says:

      Per ty dhe te gjithe punonjesit e Plus: kapital shqiptar me mand duken dhe samir manen?!?!?!? Plus nese ka mundesi te konkuroje ne treg me cmime dhe jo me artifica. Po u rriten cmimet e telefonise pas ketij vendimi, cfare do thone komentuesit e zellshem te Plus?

  8. era says:

    Mafia nuk ka brire.
    Kur ja u do bytha jane njehere ekstrem te majte dhe njehere ekstrem te djathte, sipas pazareve dhe interesave te politikaneve.

    Jam dakord me DinPakun, shkrimi eshte teknik dhe nuk merret vesh se ku do te dale. Te shkruhet thjeshte dhe njerzit te kuptojne dhe te reagojne.

  9. era says:

    Mafia nuk ka brire.
    Kur ja u do bytha jane njehere ekstrem te majte dhe njehere ekstrem te djathte, sipas pazareve dhe interesave te politikaneve.

    Jam dakord me DinPakun, shkrimi eshte teknik dhe nuk merret vesh se ku do te dale. Te shkruhet thjeshte dhe njerzit te kuptojne dhe te reagojne.
    Cfare do me thene qe “kapitali eshte shqiptar” kur penalizohet klienti?

    Nese eshte ekonomi e liret regu, vet klienti shkon tek Plusi apo ku ti doje qejfi dhe nevoja, dhe nuk ka nevoje AKEPI te beje policin dhe gjyqtarin. Me cfare duket shteti po beka “te fortin” dhe banditin!

  10. Sulo Permeti says:

    Ky artikull i paqarte dhe “teknikisht” sh. konfus,gjoja per te dhene idene e nje dickaje te mire por….por sic thote populli:-te kreh dhe te le morrat brenda.
    sulo

  11. Alene pothuaj se says:

    AKEP ben mire te shikoje SKANDALIN me tarifat hyrese per te gjithe telefonat fikse dhe mobil ne Shqiperi.Nderkohe qe pa asnje perjashtim ne te gjitha vendet Europiane dhe me gjere te maresh qe jashte shtetit eshte pothuajse falas me telefonine fikse she shume shume lire me mobil. Ne Shqiperi ndodh e kunderta eshte shume shume shtrenjte te maresh nga jashte me VOIP ose provider te tjere nje numur fiks ose mobil ne Shqiperi. Ky abuzim eshte skandaloz sepse thjesht vjedh nga Shqipetaret qe jetojne jashte me miliona duke korruptuar zyrtaret qe duhet te meren me kontrollin e tyre.

    1. berti says:

      He mo si beni dhe sikur te shtrenjtohen me mire eshte. Shqiptaret po llafosen shume do perfundojne te zihen. Mbase keshtu do kursejne do flasin me pak e do zihen me pak. E kuptoni se sa te mira ka kjo. Hajt tung.

  12. artani says:

    AKEP-i do bente mire te detyroj operatoret cel. te zbatojne nje minimum vlefshmerie prej te pakten nje vit per kartat e parapaguara qe skadojne 6 muaj pas blerjes se nje kredie 1000lekeshe edhe pse kane me mijera leke kredi. Keto karta perdoren nga emigrante apo studente qe jetojne jashte dhe ata nuk kane mundesine te vijne te ngarkojne kartat cdo 6 muaj. Kjo eshte vjedhje e paster dhe dy here se te detyron te blesh nje karte te re. Pse duhet te skadoj karta pas 6 muajsh si me qene ushqime. Kudo operatoret jashte aplikojne nje vlefshmeri jo me pak se nje vit. Minimumi qe duhet te benin keta tanet ishte te jepnin mundesine e ngarkimit online te kartes. E kam fjalen per monopolin me ngjyre te kuqe qe vepron ne rrjetin celular ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje