Lajmi për të ashtuquajturën “reformë” të skemës së pensioneve, do të duhej të mbantekëtë titull: “Falimenton skema e pensioneve”. Nëse lajmi do të qe shkruar në kohën e Shqipërisë komuniste për të raportuar një ngjarje të tillë në botën kapitaliste, me dellin e letrarit banal, titulli do të qe: “Mbytet anija e pensioneve, të shpëtojë kush të mundet”.
Kjo anije filloi të lundrojë në vitet 1950 dhe si çdo anije, fillimisht qe e fuqishme përballë tallazeve, por me kalimin e viteve, si çdo anije, u plak e u zgërlaq. Kur erdhi stuhia e parë më 1994, u dha urdhëri që nga anija t’u vihej shqelmi disa qindramijëra vetëve, të cilëve iu hodh një kamardare që gjoja do t’i lejonte të mos mbyteshin. Kjo kamardare qe 10 dollarë pension në muaj për fshatarët dhe 30-40 dollarë pension në muaj për qytetarët.
Ajo u quajt “gjenerata e humbur” e shqiptarëve. Nëse e shkuara është makabre dhe konceptet “kontribute” dhe “përfitime” janë një shaka e pamëshirshme, në të ardhmen, këto dy terma do të marrin një kuptim akoma më cinik. Shqiptarët do të ndahen në elitë dhe më “pjesa tjetër” në ata që kanë dhe ata që nuk kanë, në fatlumë dhe fatkeqë. Rreth 5 për qind e vendit do të ketë para në moshë të madhe, rreth 15-20 për qind do të ketë para sa për të jetuar pak a shumë normalisht dhe afro 80 për qind do të kenë “pensionin social”. Nga anija e pensioneve po hidhen kësaj here shumica dërrmuese e shqiptarëve.
Nëse për “gjeneratën e humbur” ata që dolën në pension para vitit 1994, kishte një farë shprese se Shqipëria do të bëhej një vend normal një ditë, për gjeneratën pasardhëse, ata që do të dalin në pension pas kësaj reforme, vështirë se do të ketë shpresë. Qeveritë e njëzet viteve të fundit, politikanët dhe kllounët e tyre e kanë bërë të qartë se si e mendojnë Shqipërinë: një vend në ligjin e xhunglës. Ata e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndër mend të mbledhin taksa, (parakushti për ta bërë një vend, normal dhe demokratik), e kanë bërë të qartë se synimi i tyre i parë dhe i fundit është të vjedhin sa më shumë e sa më shpejt, pasi vjedhja u jep fuqi politike mbi pjesën tjetër të shqiptarëve.
Nëse ndokush shtron pyetjen se çfarë rruge po ndjek Shqipëria, atë të vendeve Europiane, apo atë të botës post-sovjetike, përgjigjja është e thjeshtë. Ne kemi ndjekur rrugën e botës post-sovjetike. Atë të kapitalizmit klientelist të Putinit, Alievit, Nazarbajevit, Lukashenkos apo Janukoviçëve.
Gjenerata që do të dalë në pension, apo do të plaket në 30 apo 40 vitet e ardhëshme, do të duhet të quhet “gjenerata e pashpresë”.
Shifrat janë kokëforta. Në Shqipëri ka afërsisht 1.8 milionë maxhorenë dhe më pak se 500 mijë vetë të punësuar me sigurime shoqërore të paguara. Afërsisht 1 në 4 shqiptarë kanë sigurime dhe mund të shpresojnë për pension. Afro 1.3 milionë të tjerë nuk kanë sigurime dhe nuk mund të shpresojnë për pension. Këta 1.3 milionë do të duhet të kënaqen me kamardaren e pensionit social. Gjithsej 2.2 dollarë në ditë, të cilat nuk mjaftojnë as për të mbushur barkun me bukë. Por edhe mes atyre gjysmë milioni që figurojnë të punësuar me sigurime shoqërore, situata nuk është tërësisht shpresëdhënëse. Çdo shqiptar që është i punësuar sot, do të duhet të japë kontribute për 40 vjet për të marrë pension “dinjitoz”. Çdonjëri prej tyre do të duhet të bëjë llogaritë në këtë moment. Sa vite kanë punuar me sigurime shoqërore të paguara deri tani, dhe sa vite të tjera do të duhet të punojnë për të mbushur 40 vjet kontribute.
Gjenerata e Humbur e Shqiptarëve, ose ata që dolën në pension pak para dhe pak pas rënies së komunizmit, kishin një avantazh të madh në krahasim Gjeneratën e të Pashpresëve. Deri në vitin 1990, nënat shqiptare kishin mesatarisht 3 apo më shumë fëmijë secila. Këta fëmijë kur nuk patën punë në Shqipëri, ikën në emigrim. Ata sollën në Shqipëri pensionet e munguara. Të ashtuquajturat remitanca në 80 për qind të rasteve janë para që u dërgohen prindërve nga fëmijët.
Gjenerata e të Pashpresëve nuk e kanë këtë fat. Sot shqiptarët bëjnë mesatarisht 1.6 deri në 1.8 fëmijë për grua. Një gjeneratë e tërë grash ka mbetur beqare si pasojë e prishjes së ekujlibrit meshkuj/femra të shkaktuar nga emigrimi gjatë viteve ’90 dhe 2000. Shumë familje, veçanërisht në zonat urbane, po bëjnë një ose asnjë fëmijë. Këta fëmijë të lindur pas viteve 2000, do të duhet në një shumicë rastesh, të përkujdesen të vetëm për dy prindër, pensionet e të cilëve do të mbulojnë asgjë veç bukës thatë.
Kush digjet, kush përcëllohet dhe kush ledhatohet nga ky faliment i skemës së pensioneve?
Të djegurit janë shumica e shqiptarëve, të cilët kanë punuar në të zezë përgjatë njëzet viteve të fundit, kanë punuar pjesërisht në të zezë dhe pjesërisht me sigurime, punëdhënësi u ka paguar më pak sigurime se sa paga reale. Të djegurit janë para së gjithash, gra. Janë njerëzit që kanë punuar pa pagesë në “biznesin” e familjes, dhe jo vetëm që nuk kanë marrë rrogë, por do të mbeten në varësinë e burrit “biznesmen” deri sa të vdesin.
Të përcëlluar janë ata që kanë paguar sigurime deri diku në rregull.
Janë ata që kanë kontribuar me pagë të deklaruar 35 mijë lekë në muaj. Me zëvendësimin e konceptit “pension minimal” me konceptin “pension social” këtyre ka gjasa do t’u dalë pensioni 10 mijë apo 15 mijë lekë në muaj.
Të ledhatuar janë një numër i vogël shqiptarësh, të cilët kanë patur njëkohësisht paga të larta dhe njëkohësisht u janë paguar sigurimet e plota. Të tillë ka pak në Shqipëri. Ndonjë zyrtar shteti psh. Por edhe këta të fundit nga skema e pensioneve do të dalin të humbur. Kjo është e sigurtë. Nëse e ke rrogën 80 mijë lekë, e cila është një ëndërr për shumicën e shqiptarëve, atëherë në krye të 40 viteve do të kesh kontribuar në skemë mbi 9 milionë lekë, ndërsa nëse jeton 15 vjet si përfitues pensioni, do të përfitosh një pension prej afërsisht 38 mijë lekësh në muaj, afërsisht 30 për qind të pagës. Ky rregulli i 30 përqindëshit është për të gjithë.
Pasi thuhen të gjitha këto, pyetja është se si mund të dilet nga kjo dreq krize: krizë nga mungesa e kursimeve shoqërore si pasojë e papunësisë dhe mospagesës së taksave dhe krizë si pasojë e rënies së lindshmërisë. Zgjidhja, për të dyja krizat, lidhen me funksionimin e shtetit. Shteti është përgjegjës për mbledhjen e taksave. Shteti është gjithashtu përgjegjës për të garantuar të drejta minimale për punëmarrësit. Të drejta të tilla si mbulimi me sigurime shoqërore, dita tetë orëshe e punës, java 40 orëshe e punës, mospushimi nga puna i grave kur këto mbesin shtatzënë,apartamente me çmime të përballueshme nga të gjithë dhe jo me çmime oligopoliste të përballueshme vetëm për elitën, siç i kemi patur këto 20 vjet.
Mbledhja korrekte e taksave mund të zgjidhë pjesën dërrmuese të problemit. Mbrojtja e punëmarrësve përmes zbatimit të kodit aktual të punës do të rrisë numrin e të punësuarve dhe do të bëjë një shoqëri më njerëzore. Lufta kundër monopoleve, oligopoleve dhe banditizmit politik aktual do të mund të kursejë qindramilionë dollarë në vit evazion monetar dhe fiskal dhe fitime të pamerituara.
Por që të ndodhin të gjitha këto dhe që Gjenerata e Pashpresë të bëhet gjeneratë me shpresë, natyrisht do të na duhet ndonjë revolucion për të rrëzuar rrënjët e të gjitha këtyre problemeve, kastën e hajdutëve antishtet që na qeverisin.
Zoti Erebari, mire qe shan e mallkon, ke te drejte, po cila eshte zgjidhja? Vetem te shash e te mallkosh krijon vetem probleme, jo zgjidhje.
Zgjidhja vjen nga qeveria. falemnderit Erebara! kritoni dhe mos jepni ide falas! idete jane MALL I RALLE!
Ore,”Eeeee”!
Mos je gje PEDE ti qe e paske te garantuar jeten??
Mos harro se ne prag te pensionit nuk te punon me SUMA dhe do ngelesh lypes me…. gojore!!
Po te lexosh kete artikull dhe te jesh ne prag pensioni , me e pakta qe sugjerohet indirekt nga Erebardhi eshte te hidhesh nga kati i shtate.
Safo mos je nje nga ata qe nuk u hapet parashuta?
Mos jep zgjidhje te tilla. jeta eshte e bukur edhe kur je me lebroze…
Mos u cudisni me kete shkrim. Eshte real si per Shqiperine, edhe per vende te tjera me te zhvilluara.
Pensionist, domethene i varfer. Problemi Pensioneve eshte problem per buxhete te fuqishme, perfshire SHBA.
Shtetet e zhvilluara per te zbutur kete faze, krijojne disa pensione paralele, apo Kursime me kontribut te punonjesit, dhe punedhenesit (401K).
Gjate 40 vjetshit ne pune, njerezit kane mundesi te blejne shtepi, te blejne edhe ndonje ndertese me 3-6 familje ta japin me qera. Kjo e ardhur shtese nga qerate i ben ata te jetojne me komode ne pension.
Njerezit e pasur qe kane kapitale, Investime ne Stock Market, nuk e kane problem shpenzimet ne moshen e Pensionit. Por ata jane vetem 2-5%.
Kjo Qeveri, eshte e vetmja qe mendon seriozisht per pagesat e Pensionisteve, te balancoje kontributet me pagesat aktuale.
Shume i sakte z. Gjergji, po kush i lexon dhe kujt i vjen mire nga keto qe lexon? Eshte e vertete ajo qe ju theksoni ne fillim se administrata shteterore, as qe do t’ja dije per shtetin dhe falimentimin e tij. Rendesi ka pasurimi individual dhe i i familjes se tyre. Qofte ky minister, drejtor tatimesh, doganash apo inpektor i thjeshte.
Sa per funksionimin e shtetit ne mbledhjen e taksave, situata eshte me e keqe sec ishte ne kohen e Berishes. Edhe disa qe paguanin atehere, sot nuk po paguajne ose paguajne sa per te thene se x biznes i paguan detyrimet ndaj shtetit. Kush ka kaluar nga porti i Vlores para dy apo tre vjetesh dhe i bie rasti te kaloj edhe sot, duke krahasuar, do te bindet se situata e kontrollit te portit dhe e pagimit te taksave portuale eshte perkeqesuar disa fish.
Ne rastin kur rreth 80 % e bizneseve nuk paguajne taksat, cfare mund te themi per shtetin qe nuki eshte i zoti ti mbledhe ato? Ka falimentuar.
Nga cili liber lexon ti keto shifra?
Taksat dhe Doganat kane nje rritje gati 35% nga koha e Merhum Sali Damllase, dhe nga Tetori i kaluar kane nje rritje rreth7%.
Me letrat e Berishes dhe RD, do ngaterrosh rrugen per ne shtepi.
NE SHQIPERINE TONE SI NJE NJERI NE KOMA NUK KE CFAR PRET,KUR ESHTE VENDOSUR RENDI SKLLAVOPRONAR,DHE KRAHASIMI ME REPUBLIKAT SOVJETIKE MENDOJ QE NUK ESHTE SHUME I SAKTE PASI ESHTE ME DHJETRA HERE ME KEQ. HUMANIZMI NE SHQIPERI ESHTE I PA KRAHASUESHEM EDHE ME NIVELET ME TE ULTA NE BOTE,PUSHTETARE 24 VJEçARE JANE PERGJEGJESIT KRYESOR,MASHTRUESIT ME TE MEDHENJ,HAJDUTET ME PROFESIONISTE DHE KRIMINELET E KOMBIT SHQIPETAR. MOS DOKUMENTIMI I SAKTE I PAGES ESHTE NJEMIJE HERE ME I RENDE SE 50 KWH ENERGJI ELEKTRIKE TE NJE FAMILIARI NE VESHTIRESI EKONOMIKE,HAJDUTET E MEDHENJE I BENE VILAT E TYRE,DHE TANI E KANE RADHEN PER TE PRISHUR SHTEPITE NJEKATESHE TE FUKARENJEVE,HAJDUTET E MEDHENJ BLENE MAKINA LUKSOZE QE I MBAJNE ME XHAME TE ZEZA. KETU TEK PUNOJ KAM MJAFT BASHKEPUNETOR NGA GJITHE VENDET E AFRIKES DHE NE DISKUTIMET ME ATA DEL QE EDHE SOMALIA QE MBETET NE VENDET E VARFERA E TE TRAZUAR NUK KA GJENDJEN E SHQIPERISE.SIDOQOFTE SHQIPETARET I A PANE HAJRIN DEMOKRACISE SI NJE KANCER I PA KURUESHEM. T’IU RROJE DHIMOKRACIA SE PENSIONE NUK DO TE KEMI,JAM I TRISHTUAR POR I LUMTUR QE NUK JETOJ NE ATE VEND ANTIHUMAN
Vertete, qe kohe me pare, para 23 qershorit , e lexoja me deshire dhe perfitoja nga analizat ekonomike te Erebares …Shkruante mire dhe si teknicien i zoti…Ka ca kohe , tamam tamam, pas 23 qershorit, qe ka ndryshuar …Kur del ne media per debat , sidomos perpara eksperteve te qeverise , i lexohet cinizmi qe ne fytyre , lere pastaj per analizat qe i ben ” alltys “. Keshtu ndodh edhe me kete shkrim …. gjysma e shkrimit komplet jashte teme , me llogje politike … Gjysma tjeter , katranosje e ceshtjes se pensioneve duke i meshuar taksave … sikur ben ndonje zbulim te madh …Dhe ne fund zgjidhja – Gjenerata e te Pashpreseve …. Turp , per rolin qe duhet te luaj media …! Me kete rast ….pse te mos kete nje lloj sondazhi ( mujor , trimujor apo vjetor ) per shkrimin me te keq ne media … Gazeta TEMA fare mire mund ta bente nje konkurs te tille … Te presesh qe nje gje te tille ta bejne Instituti Media apo shoqatat e gazetarve eshte utopi … sepse ka rrezik qe drejtuesit e ketyre organizmave te fitojne trofete …!
Nuk eshte gazetari qe shkruan gabim dhe me nivel te ulet,jeni juve zoteri qe kini fulluar ta lexoni gabim dhe kjo si pasoje e 23-Qershorit.
Para kesaj date te pelqente sepse shkrimet e tij kritikonin dhe akuzonin krahun politik (qeverine e atehershme) te cilit militantizi juaj nuk i perket.
Pra problemi jot eshte 23-Qershori ndersa i Shqiperise militantet dhe plehrat qe qeverisin vendin.
Duhet falenderuar zoti Erebara.Jo vetem konstatim po jep edhe zgjidhjen se duhet shtet ligjor dhe jo klientelist , ne mbledhjen e taksave.Te paguajne te gjithe, te paguajne me shume ata qe fitojne me shume.Kjo as u be me qeverine qe ishte dhe as po behet tani.Pastaj, fundja gjysma e qeverise qe ishte eshte edhe tani(LSI).Ne keto kondita do te vazhdojme te ecim ne toke te minuar.Vetem s ka nevoje per revolucion sic thote zoti Erebara.Nga revolucioni e pesuam per 50 vjete dhe pasojat e tij ndihen akoma.Duhet qe ky popull te ndergjegjsohet te votoje njerez te ndershem, idealist dhe jo biznesmene e njerez te inkriminuar.Kjo klase politike ka deshtuar tashme, ne te dy krahet.Zot, shpetoje Shqiperine.
ASNJE SKLLAVOPRONAR NUK DUHET TE ZGJIDHET DEPUTET,NDRYSHE ATA DO TE BEJNE LIGJE PER TE MBROJTUR SKLLAVOPRONARINE E TYRE.SKLLEVERVE DUHET TU MBUSHET MENDJA SE NUK BEHET DEMOKRACI ME SKLLAVOPRONARE NE PUSHTET.
O “POPULLI”,idete kane kosto shoku,apo jeton akoma me kohen e xhaxhit ti?Ketij populli edhe me keq tia bejne sme bejne pershtypje se hallin e kane ke Edi e ke Sala e jo te ngrihen e te kerkojne ato qe u jane vjedhur brezave te tere!Prit se skemi pare gje hic akoma sic tha edhe i gjati!
ama i ke bere nje sqarim or cun sa na kenaqe- tipik i nje personi qe eshte vete i pa qarte e kerkon te sqaroje- me fal te NGATEROJE edhe te tjeret. keshtu shkruh plako, keshtu je i pelqyer. OK
Shkrimi është tepër e saktë dhe i plotë që hap shumë probleme e ngre shumë pikpyetje për të ardhmen e shqiptarëve, sidomos shtresës masive të popullit. Duhet kuptuar njëherë e mirë se skema e re nuk është zgjidhje, por mbetet përsëri një arnim i vjetërsirave të trashëguara nga ish regjimi totalitar dhe ai i 25 vjetëve të fundit. Është ekonomia ajo që rregullon gjithçka, për jetën e njeriut të thjeshtë. Duhet vetëm një drejtim i mirë ( le ta quajmë atë për një moment drejtim “gjerman”) dhe me këto resurse që ka vendi gjithcka arrihet. Nuk ka vend pa taksa, nuk ka vend që vetëm vidh e vidh, gënje e mashtro si tek ne për gjithcka e nuk bëhet asgjë, rrit borxhin e brëndshëm e të jashtëm e përsëri ekonomia poshtë e më poshtë. Kënaqet pushteti se rrit JDP-në 2-3 % në vit kur inflacioni real është mbi 4 % e në mos më shumë.Punë apo vende të reja pune nuk hapen por edhe kur hapen, përsëri punohet në “të zezë”, bëhen bordero të dyfishta, ku njera përdoret për pagën reale që merr i punësuari e tjetra dërgohet për sigurimet shoqëore.Inspektoriati i Punës, bën sikur kontrollon e sikur bën proces verbale për gjoba, nga ana tjetër shefi i tyre i fal se të gjithë “ ndihmojnë rrogën” me ryshfete e dreka e darka.Z. Gjergji mirë i thua gjërat por kuj i a thua, kush e vlerëson këtë shkrim? Askush nga politika apo institucionet nuk merr mundimin t’i hedhe një sy shtypit. Partitë politike nuk e shohin se ka kosto politike zgjidhja e tyre, biznesmenët jo e jo se ka kosto ekonomike për ta , deputetët ,sidomos ata të LSI-së po ashtu, nuk u intereson se ata kanë biznesmet më të mëdha,etj.Vetëm ne popuuli, lexojmë gazetat e i përtypim ato në kafene për tërë ditën e Perëndisë duk pirë votkë e duhan, të lirë.
Askush nuk duhet te “zemerohet”!
Sejcili duhet ti bej mire llogarite e veta per te ardhmen e ska pse buxheti i shtetit te mendoj neser per hileqaret e sotem qe pranojne te punojne ne te zeze pra pa rregulla.
Eshte e vetmja menyre qe shteti te qendroj ne kembe vete e jo te mbahet me paterica tere jeten!
Kjo analize e perkryer ekonomike, ne gjuhen e sotme te ekonomise se trehgut perkthehet:
SHQIPETARE! KERKONI DHE ANTARESOHUNI NEPER SINDIKATA!
Sindikata duhet te jete pale me bisnesmenet hajdute dhe mashtrues qe shfrytezojne punemaresit.
Sindikata duhet te trajnohen ne USA dhe te RINDERTOHEN!
Larg e ne kosh te plehrave Gezim kalaja dhe ata qe privatizuan Bashkimin e Sindikatave te Shqiperise.
Djem e vajza te shkolluar duhet ti dalin perballe shtetit dhe Edi Rames!
Duhet ti kerkojne RIHARTIMIN E KONTRATAVE NE BASHKEPUNIM DHE NEN AUDITIMIN E SINDIKATAVE TE TE GJITHE SEKTOREVE!
Suksese!
O Erebar kari po i the anti-shtet edhe Edi Rames ik e mbytu dhe mer me vete edhe te tjeret-down di merda
O truthare po ju keni votuar e pagueni qeverine per te qeverisur e gjeneruar ide. Vazhdoni keshtu se qeveria ka filluar tju ja beje si kllockes me 10 zogj
Qe je cope k.ri ,kjo nuk do shume mend te kuptohet,,,njekohesisht qe po perpiqesh me cdo kusht te marresh ndonje kocke nga shqupi ,,po edhe kjo kuptohet.Qe ta dish ti mor zog gamori ,para 23 vitesh ekonomistet e ka.it ,me teorine e cekut te bardhe i vune zjarrin cdo dege te ekonomise prodhuese .Pra or cope .ari ketu ka vdekur ekonomia per njerezit prej 23 vitesh.Hajt na e rrofshi ti,sala,rama ,basha ,meta .
Shkrim shume i drejte dhe ne rregull me realitetin.
Megjithate, e prish pak muhabetin ne fund sepse e mbyll me nje akuze te pergjitheshme qe nuk i sjell gje muhabetit.
Z. Erebara, ju kuptoj se ju eshte neveritur klasa politike, ashtu si edhe shume prej nesh, por kemi ate klase qe kemi, dhe nderrimi i klases politike nuk behet per nje dite apo per nje vit.
Ndoshta gazeta Tema, apo gazeta ku publikoni zakonisht, duhet te organizoje disa debate publike mbi tema te caktuara (p.sh. reformat e medha te qeverise), ku te shprehen eksperte qe ju pelqejne juve dhe ne te tjeret qe komentojme pse na djeg realiteti.
Ne kete menyre ndoshta mund te dalin ne drite ide e iniciativa qe nuk vdesin nje dite pasi shkruhen (para dy ditesh shkruajti Mero mbi spitalin, por sot eshte nje muhabet tjeter ne qender te vemendjes).