Ministri Veliaj: Me skemën e re, pensione më të larta për të gjithë

7 Janar 2015, 11:53Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, ka deklaruar dje në Ora News se skema e re e pensioneve mundëson rritje të pensionit për të gjithë ata që dalin në pension pas 1 janarit 2015.

Për herë të parë kemi pensione mbi 240 mijë lekë (të vjetra), ka qenë pensioni tavan me ligjin e vjetër. Që do të thoshte se sado që ta kishe rrogën, nuk merrje pension më të lartë se 240 mijë lekë. Kjo ishte e padrejtë dhe e pandershme për njerëzit. Me ligjin e ri, të gjithë do të marrin pensione më të larta”, u shpreh ministri Veliaj. “Kategoria e njerëzve që me ligjin e vjetër nuk kishin plotësuar 15 vite pune, nuk merrnin asnjë qindarkë, kurse sot me ligjin e ri marrin një pension social rreth 67 mijë lekë (të vjetra)”, tha ai.

Duke u ndalur në atë që qeveria e konsideron gropa e sigurimeve, Veliaj tha se shumë institucione kanë 8 vjet pa paguar sigurime. Një situatë për të cilën Veliaj tha se Shqipëria ka pasur një qeveri në të zezë.

“Njerëzit që kanë bërë shmangie të këtyre detyrimeve do të mbajnë përgjegjësi. U ke thënë se u ke paguar sigurimet shoqërore dhe i ke çuar diku tjetër. Kush ka marrë këto vendime do të duhet të mbajë përgjegjësi. Dhe për sa na takon, ne do të sigurohemi që të gjithë shqiptarëve që i kanë shërbyer Republikës së Shqipërisë, pavarësisht kush i papërgjegjshëm ka qenë në krye të vendit, ne do të sigurohemi që të paguajmë vitet e prapambetura”, deklaroi Veliaj./j.h

3 komente në “Ministri Veliaj: Me skemën e re, pensione më të larta për të gjithë”

  1. Nardi says:

    Ministri i Mireqenies Sociale ne nje vend qe vetem per mireqenie nuk behet fjale. Populli eshte ne kushtet e mbijeteses dhe nuk po mendon me per pencionin. Persa i perket skemes eshte shume e padrejte dhe diskriminuese. Nje person qe ka te ardhura te larta duhet te paguaje me shume dhe konributin e tij nuk e merr ai ne rastin me te mire ( po qe se nuk i mbin bari persiper gje qe shume e lusni ju dhe ata qe ishin para jush) por edhe 4 a 5 nga keta qe nuk ka dhene asnje kontribut.

  2. aldo says:

    bravo! shikojini mire ato punet e sigurimeve, se asnje si pagu

  3. BERTO says:

    doli dhe magjistari “KAZANOVA” ERJONA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje