Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga drejtues dhe përfaqësues të profesoratit të mjekësisë, zhvilloi sot në QSUT, një takim me mjekë, infermierë, profesionistë të shëndetit, drejtues të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesoratin dhe dekanatin e mjekësisë, për të prezantuar Sistemin e Ri të Testimit të Mjekëve, Infermierëve dhe Punonjësve të Kudjesit Shëndetësor.
Në fjalën e tij, ministri bëri me dije se testim për mjekët dhe infermierët do të jetë në muajin shkurt duke theksuar se rreth 3700 mjekë dhe 13 mijë infermierë dhe laborantë do ti nënshtrohen një testimi për dijet bazë, ndërkohë që sipas specialiteteve do të ketë edhe një fazë të dytë provimit me raste konkrete pacientësh. Testimi do të nisë për infermierët e QSUT, dhe për mjekët e qendrave shëndetësore fillimisht. Ata që nuk do të marin pikët e nevojshme, do të dalin nga sistemi shëndetësor.
“Në fund të këtij procesi, këtij vlerësimi do të dalim hapur ku do të themi ata që kanë bërë zero përpjekje do u shpallet vakant vendi i punës. Me infermierët do të fillojmë që nga QSUT, dhe do të zbresim pastaj në spitale dhe parësor. Me mjekët do ta fillojmë nga qendrat shëndetësore në mjekët bazë, drejt piramidës. Do të testojmë fillimisht njohuritë bazë, por jo vetëm pjesën profesionale”, tha ai.
Beqaj e konsideroi të rëndësishme që pjesën e komunikimit, e etikës, ndërsa shtoi se aktualisht ka mjekë që nuk kanë asnjë kredit. “Kjo është e patolerueshme dhe një situatë e tillë nuk mund të vazhdojë më”, tha Beqaj.
Ndërkaq lufta ndaj korrupsionit tha Beqja mbetet një tjetër sfidë.
“Ne kemi bërë që nga tetori, dhe po vazhdojmë, një marrje opinionesh për këtë gjë, me mjekë, infermierë, të sëmurë dhe familjarë të sëmurësh. Dhe po u them deri tani janë intervistuar 250 mjekë dhe 600 infermierë”, shtoi ministri.
Testimi i mjekëve dhe infermierëve, do të përgatitet nga fakultetet e universitetit të Mjekësisë, ndërkohë që referimi do të jetë një model nga një shtet që e ka aplikuar këtë sistem.
Shko more rrot k…… Mer vesh nga mjeksia ky pall trapi, do testosh mjekun me eksperience 40 vjecare we ka dhene prova vite me rradhe.
Qe ky eshte nje ndyresire e vertete kjo nuk diskutohet, edhe qe testimi ka te tjera qellime mbrapa – edhe kjo dihet: ka mjeke me 40 vjet “eksperience” qe nuk kane hapur me nje liber qekur kane dale nga shkolla – edhe kjo eshte e vertete !
Eshte e mireseardhur testimi i mjekeve dhe infermiereve,mirepo eshte primare ndalja e korrupsionit dhe pagesa ne shuma te medha te dhene per mjeket dhe infermiereve nga pacientet te semuar ne te ardhmen qe mjeket dhe infermieret te angazhohen ne shendetesi ne baze te betimit te Hipokratit qe shendetesia te jet ne nivel te larte.
po ik o Beqe trari ca testimi do besh ti? i vetmi testim qe mund te kaloje per vehte eshte ai sahanlepirjes. Ti dukesh nga fytyra e menyra e te vepruarit se je vec nje gjatosh servil e i paafte gjenetikisht dhe mbi te gjitha je i rrezikshem se je hajdut profesionist.
Ca jane keto testime . shteti ja ka dhene te drejten per testime Universitetit Shteteror apo Universiteteve private qe e kane akoma dhe sot kete te drejte. Ky arbitraritet shteteror eshte baza e korrupsionit. I teket ministrit dhe thote do testojme mjeket po si fillim duhet ti heqi kete te drejte Universitetit Shteteror dhe atyre private se paskan testuar gabim. Keshtu eshte qe kur nuk ke asnje sukses fillon dhe sajon gjera te tilla si testime per te bere zhurme kot ne drejtim te paditur apo per te hapur dritare korrupsioni per te punesuar njerezit e partise.
NUK MUND TE NDODHE KJO Z. MINISTER,KJO QE PO THONI ESHTE POSHTRIM,FYERJE DHE DENIGRIM I PASHEMBULLT I MJEKEVE DHE INFERMEREVE QE KANE NJI JETE QE PUNOJNE,KUSH TA JEP KETE TE DREJTE TE NA TESTOSH TI Z. BEQJA.KEMI MBI 10-15 VITE PUNE E TI NA NXJERR NE TEST TANI,KEMI NGA 15 – 20 VITE QE PUNOJME NATE E DITE E TANI TU SHKREP PER TESTIM,BOLL ME ME KSISOJ TURPI BOLL ME,RFUZONI O MJEKE O NJEREZ NUK KANE ASNJI TE DREJTE ,SHPEJT KENI DHE VOTIME JU MOS U BENI MERAK KJO ARROGANCE KA PER TJU SHPERBLYAR SHPEJT TE JENI TE SIGURTE.
1 – Ne 20 vjeçarin e fundit, shume kane dale mjeke e infermiere por e kane blere diplomen. Prandaj duhet pastruar sistemi shendetsor nga keto.
2 – Testimi i personelit shendetsor nuk eshte shpikje shqiptare por realitet nderkombetar, sidomos vendet anglosaksone. Dhe eshte e arsyeshme. Dituria nuk eshte program qe istalohet por diçka qe duhet rimmarre e axhiornuar vazhdimisht ne mjekesi.
3 – Ky axhornim i vazhdueshem qe do permirsoje sherbimin ndaj pacientit.
4 – Une do doja te me kuronte nje mjek me aftesi te testuara.