Veliaj: Për 8 vjet shteti nuk u ka paguar sigurimet shoqërore, as atyre që punonin në shtet

8 Janar 2015, 15:14Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, u takua dje me të rinj të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë në Durrë dhe Kavajë, në kuadër të 23 vjetorit të themelimit të FRESSH-it dhe zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në fjalën e tij, Veliaj preku dy çështje kryesore, reformën e pensioneve që ka nisur të zbatohet nga 1 janari 2015 dhe projektligjin e hapjes së dosjeve të ish sigurimit.

Ministri Veliaj tha se kemi pasur një skemë pensionesh plotësisht të falimentuar, e cila po i linte njerëzit me pensione qesharake dhe se reforma e re sjell pensione më të larta për të gjithë. Sipas tij, nëse dikush punon në të zezë pa deklaruar të plota sigurimet shoqërore, nesër do të mbetet me një pension me të cilin s’do të mbyllë dot as muajin.

“Skandali më i madh qe kemi zbuluar muajt e fundit ka të bëjë me qeverisjen gjatë 8 viteve të kaluara dhe qëndron në faktin se njerëzit punonin për shtetin dhe shteti nuk u ka paguar as sigurimet shoqërore. Pra, imagjinoni pak: edhe shteti shqiptar punonte në të zezë. Kur shteti punon në të zezë dhe ua mban nga rroga punonjësve përqindjen e sigurimeve shoqërore, pastaj i bën rrush e kumbulla dhe njerëzit rrezikojnë të mbesin pa pensione, kjo është skandaloze. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ne të majtët dimë t’i administrojmë më mirë qytetet dhe shtetin tonë”, deklaroi  Veliaj.

Nga ana tjetër, ministri Veliaj tha se gjenerata e të rinjve sot ka misionin për të bërë transparencë lidhur me të shkuarën komuniste të vendit dhe hapjen e dosjeve të ish sigurimit.

Sot është e paimagjinueshme se si partia që e quan veten parti të djathtë dhe antikomuniste është kundër hapjes së dosjeve. Ne të rinjtë e Shqipërisë kemi misionin për ta bërë këtë transparencë, nëse duam që kombi ynë të jetë një komb i cili maturohet dhe reflekton për të kaluarën që këto të mos ndodhin më në të ardhmen. Një komb pa kujtesë dhe që nuk bën transparencë mbi atë që ka ndodhur, i përsërit gabimet e veta”, tha ai./j.h

10 komente në “Veliaj: Për 8 vjet shteti nuk u ka paguar sigurimet shoqërore, as atyre që punonin në shtet”

  1. Mondi says:

    Normal, se e kan vjedh kete shtet per 8 vite rresht dhe kane investuar vetem ne Injorance.

  2. koqemadhi says:

    o tema, ky cllaudflarja nuk e ka update faqen bre byrazer (i ergoganit ene isait te protestanteve) cfare zgjidhje i jep ti?

  3. AVNI RUSTEMI says:

    O erjon po ndonje Padi do ngrini per kete problem?
    dakort qe po i rregulloni keto gjera dhe nje bravo te madhe.
    Po ata qe kane drejtuar kete shtet ne te zi do ja hedhin pa u lagur?
    Asnjeri sdo mbaje pergjegjesi?
    Nuk ka drejtesi pa denim, pa persona konkrete pergjegjes per kete gjendje,

    1. timeta says:

      AVNI RUSTEMI, nese ky Veloja qe beri dasmen me kursimet e mamit, nese do i ndeshkoje ata smund te perfitoje gje, ai po vepron si ata qe shkuan, ke te shashe me pare ata qe iken apo keta qe erdhen dhe e kane mendjen si ata qe iken? I papari me mire mos shohe, se po pa nuk ngopet.

  4. shpatar says:

    Boll jemi pompuar me skandalet e Berishes.Ju premtuat se do ti korigjonit e denoni keto qe na thoni cdo dite qe kur keni hypur .Thate qe do te zbatoni vendimet e Gjukates Kushtetuese per diskriminimin e ushtarakve te nxjerr ne asistence .
    Cbete faktikishte .Dhate mbeshtetje morale !!!!!.Tani thoni qe parat e mbajtura nuk kane shkuar ne interesin e pensjoneve .Kam qe nga 93 qe me mbahen nga rroga per siguracjon .Ne 2013 me thane qe je debitor mbasi nuk ke paguar siguracjonin.Detyrohem (mi mbajne )te paguaj cdo muaj deri ne 2020 para nga qe llogarite e siguracjonit nuk perputhen me cfare duhet te me paguanin e cfare duhet te me mbajne .Kur u ankova ,me ndihmen e nje miku me thane .Gabimet e te parve nuk i gjejme dote. Nuk kemi ke te kapim mbasi jane larguar nga puna .
    Mos na hapni me zorret se nuk dim kush ka te drejte .Ne qe e kemi pesuar apo ju qe konstatoni .Saliut mos i mbifte bar mbi varr por do rroje e mbase nuk do them dhe per ju .

  5. Nardi says:

    Keto gjera nuk jane bere nga ufot por nga njerez me emer dhe mbiemer dhe duhet te shkojne ne burg por nuk eshte justifikim se skema nuk funksionon dhe ti e rregullove.Skema nuk ka per te funksionuar asnjehere po nuk arritet ndonjehere te mblidhen taksat ashtu sic jane per tu mbledhur tek gjithesecili. Hipokrit!

  6. Gerti says:

    Gjenjeshtar i pacip. Shkoni te tere te faqja e ISSH dhe gjeni aty si e sa kane kontribuar. Eshte bere me keq se Berisha, te genjen sy me sy edhe ky.

  7. Billy1 says:

    S’kandali me i madh nuk jane ato qe kane ndodhur, por keto qe po beni ju ma ato qe kane ndodhur. Kur ti Erjon thua skandal i madh, duhet nenkuptuar se nuk ka avokat qe i mbron dhe gjyqtar qe i fal ata qe kane bere skandalin. Por kur ju deri tani, vetem numeroni skandalet me te medhenj, skandali me i madh eshte ai qe ju jeni aty ku jeni duke bere vetem numerimin e skandaleve.

  8. tea says:

    Erjon po shteti kishte nje kryetar per tete vjet dhe ky ishte Sali berisha, vetem keshtu propogande do beni ju socialistet. Kush do mbaje pergjegjesi per keto vjedhje skandaloze per CDO gje ne qeverine e kaluar, apo e rendesishme eshte qe Sali berisha te mos denohet dhe ju socialistet te vazhdoni me propogande!!!!

  9. Lo says:

    O Veliaj na fryte me show e fjalime; nese keni fake deklaroini dhe drejtohuni gjykatave se keshtu nuk ju beson me njeri. Jeni bere me keq se ata te Saliut. Populli u lodh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje