Daut Gumeni: P/ligji i qeverisë për hapjen e dosjeve, hapi i duhur

8 Janar 2015, 12:09Sociale TEMA

Shkrimtari dhe ish i përndjekuri nga regjimi komunist, Daut Gumeni, ka komentuar në gazetën Dita projektligjin e qeverisë për hapjen e dosjeve, duke e vlerësuar atë si një hap në drejtimin e duhur dhe një mundësi për të hedhur pas krahëve tranzicionin e gjatë shqiptar.

Me miratimin nga Kuvendi, ky projektligj i kthyer në ligj, mbase edhe me ca amendime për thellimin e mëtejshëm të trasparencës, sidomos e në veçanti për të shkuarën e personave publikë të të gjitha fushave të jetës shoqërore, do të mund të thuhet se më në fund edhe Shqipëria e hodhi hapin e parë për të dalë nga tranzicioni ynë i gjatë e i mundimshëm. Mjaft pësuan shqiptarët nga diktatura e dajakut që të mbeten kaq gjatë edhe nën diktaturën e dosjeve të së shkuarës së errët”, ka theksuar Gumeni.

Sipas tij, ky projektligj është më i mundshmi duke parë gjendjen ku ndodhet sot shoqëria jonë e traumatizuar rëndë nga vitet e errëta e të gjata të diktaturës komuniste. “Transparenca e domosdoshme që mund të sjellë zbatimi rogoroz i këtij projektligji të kthyer në ligj nga Kuvendi, mbase dhe me ca amendime që do ta bënin trasparencën më të plotë, mund të shërbejë si një medikament qetësues jo vetëm për viktimat e dosjeve të Sigurimit, por edhe për përpiluesit dhe mbushësit e atyre dosjeve të nëmura”, thotë ai.

Gumeni shprehet se njohja publike e të vërtetës, sado e hidhur qoftë ajo, do të ndihmojë të përndjekur e përndjekës bashkë të shohin përpra me më pak vrug në faqe e me ballë më të hapur ndaj së vërtetës shëruese për mbarë shoqërinë “sepse nga transparenca e nga drita nuk ka të keqe askush, madje as vetë zullumqarët e mbuluar gjatë me kapakët e pluhurosur të dosjeve të Sigurimit”.

6 komente në “Daut Gumeni: P/ligji i qeverisë për hapjen e dosjeve, hapi i duhur”

  1. Eda says:

    E drejte te hapen dosjet por pa ngjallur kontradita dhe hakmarrje mes individeve te perfshire.

  2. shqiptari anonim says:

    Z. Rama te ligji i dosjeve te perfshihen edhe dosjet e mafjozeve e kontrabandisteve te parlamentit se jane shqetesim me i madh. pervec shembullit te keq si parlamentare injorante e kriminele po pervetesojne gjithe pasurine e vendit. jane rrezik kombetare

  3. beho says:

    Hapja e kujt? dosjeve.Per cilat dosje behet fjale.Hapni dosjet e krimineleve komuniste dhe me pas te viktimave te tyre.z Daut nuk paske mesuar gje nga vuajtjtet dhe e kaluara.Ata po tallen me juve per te mbuluar krimet e tyre.Cili nga ish bllokmenet dhe veglat e tyre eshte denuar deri tan? Kete te kertkosh ti zoti Daut qe te moren jeten dhe jo dengla mos u bashko me kriminelet komuniste.

  4. guri shabani says:

    Duhen degjuar dhe marr ne konsiderat mendimet e te persekutuarve ,sepse ata e dine me mire ku jane bere gabimet.Hapja dosjeve te behet sa me shpejt qe mos i kene ne dore kryetaret e partive per presion.Njerez me dosje ka nga te gjitha krahet .

  5. rask says:

    Ky Dauti duhet te jete denuar me te drejte,te hapet edhe dosja e ketij qe na hiqet si engjell!

  6. Petro says:

    Turbull Zoti Gumeni!
    Sigurisht qe duhen hapur, madje me kujdes, por mos mbetet asgje pa hapur, nga ajo qe ka mbetur.Vetem asnje fjale per ligjin e lustracionit.Ndonje belbezim per ndonje amendamend shtese dhe kaq.
    Zoti Gumeni! Po a mund te vazhdohet akoma keshtu(kur rezultatet integruese jane krejt te frenuara) me nje numer akoma me te madh ish funksionare te pushtetit diktatorial neper kembe ne te gjitha hallkat e pushtetit, nga pushteti vendor, ne ate qendror, ne parlament dhe ne pushtetin e rejtesise???
    Me habit ky qendrim i yti.Mendoj se vendi do t i largohet me shpejtesi asaj mendesie vrastare te luftes se klasave qe bartin keta lloj elementesh, pavaresisht se koha i ndalon te shprehen hapur por qe ndihet lehte edhe ne v eprime krejt te thjeshta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje