Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka deklaruar se shteti dhe privati janë debitorë në pagesat e sigurimeve shoqërore. Sipas Veliaj janë 250 mijë punonjës shqiptarë në shtet dhe privat të pasiguruar.
“Në fund të vitit 2014 kemi zbuluar ndoshta piramidën më të madhe që prej vitit 1997. Kemi zbuluar në arkën e sigurimeve 109.5 mln dollarë mangët. Janë deklaruar si punonjës, ju është mbajtur 10% por nuk e kanë derdhur në sigurime. Ka ndodhur në privat por edhe në shtet”, -theksoi Veliaj.
Më tej Veliaj ka bërë publike edhe listën e ministrive, të cilat 8 vitet e fundit nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore punonjësve të tyre. Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit me 35 mijë mësues që rrezikonin pensionin, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme dhe më debitori, ALUIZNI janë isntitucionet shtetërore që s’kanë paguar sigurimet shoqërore.
“Janë 250 mijë shqiptarë që kanë rrezikuar të mbeteshin pa pension. Ja disa institucione që s’kanë paguar sigurimet e punonjësve të tyre: Ministria e Mbrojtjes, mijëra ushtarakë, do të mbeteshin pa pension nëse nuk do ishte evidentuar ky problem nga Ministrja e Mbrojtjes e cila po paguan sot edhe sigurimet e 8 viteve. Ka reparte që s’kanë paguar deri në 1 mln dollarë sigurime; Ministria e Arsimit, rreth 35 mijë mësues rrezikonin pensionin; Ministria e Shëndetësisë, QSUT dhe Spitali Ushtarak, institucionet më deficitare, punonjësit pa sigurime shoqërore; ALUIZN-i me debinë më të madhe përtej ministrive. Institucioni që bënte legalizimin, ishte institucion totalisht ilegal. Drejtori aktual mund të ketë 1000 strese dhe 1000 drama por ju siguroj se ka filluar të paguaj sigurimet shoqërore edhe të 8 viteve të kaluara. Ministria e Brendshme, Garda e Republikës, një nga debitoret më të mëdha të sigurimeve shoqërore. Heronjtë e atyre që ikën, të pasiguruar, ata që duhet të na mbrojnë, s’kishin mbrojtjen minimale; Ministria e Punës, nuk ka paguar sigurimet shoqërore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, dega Elbasan. Inspektorati i Punës që bën verifikime vetë si institucion nuk paguante. Me urdhër të kryeministrit kanë filluar pagesat e prapambetura, që asnjë qytetar i RSH të mos ngelet pa pension”, ka thënë Veliaj.
Veliaj tha se gjendja paraqitet e rëndë dhe theksoi se viti 2015 do të jetë viti i luftës kundër informalitetit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të paguajnë sigurimet shoqërore./j.h
Brevo z.Minister ! Kjo tregon se deri me sot muk ka ekzistuar shteti
Likujdimi i sigurimeve nga te gjithe punedhenesit do te ishte me te vertet nje sukses i madh .
Po cfare ka lene ne rregull ai maskara, qe ka edhe goje e flet. Ndaj edhe na fliste per skenarin Papandreu?. Atij vetem per kete i duhen vene hekurat. Phy rrace e poshter.