Ish-pronarëve do t’ju duhen edhe disa vite që të kompensohen. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato në një intervistë për “TemA TV”. Sipas znj. Qato, kompensimi i ish-pronarëve tejkalon buxhetin e një viti, ndaj dhe qevria po punon për hartimin e një ligji të ri , ku do të përcaktohet edhe mënyra e kompensimit të tyre. Qato thekson se qeveria mbetet e angazhuar për zgjidhjen e problemit të pronave, teksa ka sqaruar se shumë shpejt në Shqipëri pritet të mbërrijë një delegacion me përfaqësues së BB-së dhe KE-së për t’i dhënë zgjidhje dhe trajtim kësaj problematike.
Nga Anisa Xhani
Znj.Qato, institucioni juaj përgjatë këtij viti ka publikuar rreth 9000 dosje të pronave të rregjistruara nga viti 1993. Si do të procedohet më tej me këto prona?
Gjatë vitit 2014 Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ndërrmori një nismë e cila kishte të bënte me realizimin e një transparence, pas një mungese të gjatë transparence në këtë institucion mbi procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave.Parë dhe njohur me gjendjen ku ne nuk kishim asnjë të dhënë satistikore dhe nuk kishin asnjë datë të konfirmauar se çfarë ka ndodhur me procesin dhe kthimin e kopensimit të pronave përgajtë 21 viteve, nga një proces i nisur zyrtarisht në vitin 1993, ne morëm përsipër të bënim këtë transparencë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përgjatë 2014-tës mori përsipër të bënte pikërisht këtë transparencë.Në transparencën e realizuar kemi regjistruar rreth 49 mijë dosje të cilat janë regjistruar nga strukturat në fuqi ndër vite në këtë proces dhe 47 mijë vendime të dhëna në këtë hark kohor prej 21 vitesh. Ndërkohë, kemi regjistruar një numër të konsiderueshëm dosjesh pashqyrtim, ku janë rreth 9400 dosje të cilat presin një lloj vendimarrje nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dosje të cilat janë aplikuar prej vitesh pranë Agjencisë së Kompensimit të Pronave apo zyrave rajonale të hapura në çdo qark të vendit, por që nuk janë trajtuar asnjëherë me një vendim përfundimtar.Paralelisht me këtë proces transparence, ne kemi arritur të realizojmë edhe një grumbullim të dosjeve që kanë të bëjnë me procesin e kthimit të pronave, por që nuk ndodheshin në arkivën e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave , por në zyrat vendore të arkivës së shtetit apo pranë arkivave të bashkive kryesore.Ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe në funksion të qytetarëve, pasi Agjencia në çdo proces verifikimi, iu drejtohej arkivave të shtetit dhe kjo ishte një procedurë që tejzgjatej, për konfirmimin dhe verifikimet tona në këto dosje. Ndaj mendoj se së fundmi kemi krijuar një arkivë tekniko-shkencore , e cila mban në vetvete, një informacion shumë të rëndësishëm mbi një process dhe mbi një reformë që ne duam të ndërrmarrim sëshpejti, pranë Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave në kuadër të këti ligji.
Çështja e pronës, një gangrenë e shoqërisë shqiptare. Si po operon institucioni juaj për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, i cili është edhe një pikë kyçe e axhendës së integrimit të vendit në BE?
Pronat kanë qenë një nga 12 rekomandimet të BE-së sigurisht është në vëmendjen e qevrisë dhënia e një zgjidhje konkrete dhe reale çështjes së pronave.Tashmë është i ditur fakti që pronat përbëjnë një nga elementët më gangrenë dhe më problematikë , midis problematikave të shumta që ka vendi. Ndaj është shumë e rëndësishme dhënia e një zgjidhjeje të çështjes së pronave , jo vetëm për përmbushjen e kritereve të BE-së , por edhe për ti dhënë zgjidhje përfundimtare sqarimit të situatës së pronave në vendin tonë. Qeveria e ka konsideruar pronës si një nga 6 prioritetet e saj, ndaj edhe vëmendja e qeverisë Rama është goxha e madhe në dhënien e një zgjidhje çështjes së pronave. Ne jemi duke operuar në një bashkëpunim shumë të ngushtë ndërinstitucional. Jo vetëm Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave , por edhe institucione të tjera që merren me çështjen e pronave, sic është ALUIZNI, siç është ZyraQendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme apo edhe agjenci të tjera. Kemi nisur një tërësi diskutimesh mbi bazën e një reforme që duhet bërë , por ne kemi marrë përsipër të realizojmë një reformë që përputhet me rekomandimet e BE-së, përputhet me rekomandimet e lëna nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe vendimet e kushtetuese e nxjerra nga viti 1993 në vendin tonë , kemi një reformë që synon që të japë një zgjidhje konkrete kësaj çështje që është mbajtur zvarrë përgjatë këtyre viteve .
Shumë pronarë e kanë dërguar çështjen e pronës së tyre në Gjykatën e Strasburgut. A keni bërë ju një vlerësim të faturës me të cilën mund të përballet buxheti i shtetit?
Transparenca që realizuam përgjatë vitit 2014, krijimi i regjistrit themeltar të vendimarrjes, i ndërrmarrë në këto 21 vite n’a ka lehtësuar punën për të dalë me terma konkretë, në lidhje me faturën reale të kompensimit që shteti shqiptar ka ndaj pronarëve. Gjatë vitit të kaluar dhe në ditët e para të këtij viti jemi duke punuar intensivisht për të finalizuar këtë process, i cili është shumë i rëndësishëm për të krijuar ato mekanizma dhe instrumenta që na kërkohen edhe nga KE edhe nga rekomandimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për t’i dhënë zgjidhje reale kësaj problematike. Kam përshtypjen se shumë shpejt qeveria do të dalë me një zgjidhje konkrete të cilën do ta çojë edhe në parlament nëpërmjet miratimit të një ligji të ri.Fatura e kompensimit, është një faturë që përmban në vetvete shumë komponentë, siç janë vlera ekonomike apo edhe vlera financiare e vlerësimit të këtyre pronave, ndaj ne jemi duke punuar shumë ngushtë me konsulentë të huaj të Bankës Botërore dhe KE-së, të cilët presim të na vijnë shumë shpejt për t’i dhënë zgjidhje dhe trajtim kësaj problematike . Uroj që në muajt e parë të këtij viti të mund të dalim me terma konkret në lidhje me këtë faturë.
Ndonjë shifër paraprake?
Shifrat paraprake janë relative, dhe kanë të bëjnë me formulën që qeveria në fund do të miratojë për të ekzekutuar, ndaj është paraprake nxjerrja e një formule nga ana ime.
Znj.Qato, sa do t’i kushtojë fatura e kompensimit të ish-pronarëve buxhetit të shtetit shqiptar?
Fatura e kompensimit ka një vlerë të konsiderueshme në buxhetin e shtetit.Është një vlerë që mund të tejkalojë edhe një buxhet shteti të një viti. Ne jemi duke punuar që t’i japim një zgjidhje, e cila do të ketë një zgjidhje me një afat të përcaktuar të përfundimit të saj, por që sigurisht do të dojë të shtrihet në disa vite buxhetor në mënyrë që të mund të trajtojë të gjithë vendimet. Nëpërmjet regjistrit të krijuar ne kemi numëruar rreth 21 mijë vendime të cilat presin të kompensohen financiarisht, apo një nga mekanizmat që ligji i ri do të krijojë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Ndaj konsideruar faktin, që numri i vendimeve është shumë i madh , të cilat presin një zgjidhje dhe një lloj kompensimi nga ana e qeverisë, konsideruar faktin që nga viti 2005-2013 janë kompensuar pjesërisht vetëm 700 vendime do të thotë që mekanizmi që duam të krijojmë , do të jetë një mekanizëm që do të shtyhet në kohë, por që do të ketë sigurisht një përfundim të planifikuar, sipas instrumentave që do të dalin nga ky ligj i ri.Por vlera është e konsiderueshme ndaj nuk mund të ezaurohet brenda një viti, apo dy viteve. Do të duhet një periudhë kohore më e gjatë, për të përmbyllur këtë proces.
Institucioni juaj ka vënë theksin tek një kompensim kryesisht fizik të pronarëve , por edhe financiar.Si do të kryehet ky proces?
Edhe me ligjin që kemi sot në fuqi , format e kompensimit janë të ndryshme. Ekzistojnë rreth 6 mënyra kompensimi, ku më i kërkuarai nga pronarët është kompensimi fizik apo finaciar. Pastaj ka edhe mënyra të tjera kompensimi, siç është nëpërmjet obligacioneve, nëpërmjet pjesëmarrjes në privatizime apo edhe në mënyra të tjera.Vëmëndja jonë për momentin është e përqendruar tek kompensimi financiar dhe fizik për shkak se edhe nevojat në raport me interesin e tyre, në raport me këto dy mënyra kompensimi janë më të kërkuara.Megjithatë jemi duke bërë një vlerësim të të dyja formave të kompensimit. Në fund të këtij vlerësimi do të shohim se çfarë mundësie për pronat ka shteti shqiptar për të iu’a lëvruar pronarëve, çfarë vlere ekonomike do të kenë këto prona dhe sa mundësi kompensimi financiar do të ketë qeveria për tju dhënë pronarëve. Në një vështrim krahasimor midis dy llojeve të formave do të merret edhe një vendim se cilat do të jenë, edhe përqëndrimi i qeverisë në formën që do të zgjedhë për kompensimin e pronarëve, nëse do të jetë kompensim fizik apo kompensim financiar. Edhe sot ndodh një lloj kompensimi në bazë të 21 mijë vendimeve që kanë dalë për kompensim. Qëllimi ynë është që reforma të sjellë një formulë të re e cila do të përfshijë në një farë mënyre të 21 mijë vendimet për kompensim.Urojmë që ta realizojmë, ky është pikësynimi.
Në janar të këtij viti institucioni juaj ka hapur një aplikim për kompensim financiar t ëish-pronarëve për tokën truall , të shpronësuar për interes të investimeve. Si paraqitet fluksi i aplikimeve?
Në fund të muajit dhjetor qeveria miratoi një vendim, i cili bëri të mundur hapjen e procedurave për shpërndarjen e një fondi për kompensimin e pronarëve në vlerën 300 milionë lekë.Procedurat i kemi nisur më datë 5 janar dhe në interesin e qytetarëve është se përfundojnë në datën 5 shkurt. Agjencia i ka dyert e hapura për të mirëpritur të gjithë qytetarët e interesuar deri në datën 5 shkurt për të aplikuar për përfitimin e këtij fondi. Kërkoj të sqaroj qytetarët që do të bëhet kompensimi vetëm për zërin kadastral truall.Fluksi i qytetarëve të cilët kanë aplikuar në zyrat tona gjatë kësaj jave kanë qenë goxha i madh , rreth 500 aplikime. Fluksi do rritet dhe në fund të janarit , brenda një afati 1 mujor do të bëhet i ditur edhe numri i aplikantëve.
Gjeni PRA nje mundesi dhe kompensojeni ate te shkrete toke. U bene 24 vjet qe vime verdalle me dokumenta. Dhe gjysherit tane nuk vodhen e bene me djerse token. Jo si politikanet e sotem qe Jane miliardere me para te vjedhura.
nuk besoj qe kjo shifer eshte kaq e madhe dhe kaq e veshtire
besoj se te gjithe ata qe kane zene toke me ndertime jani gati te pagujne ket toke qe kjo gjakderdhje te mbaroi
mos kujtoni se keto para do i paguaj shteti????
jo aspak ai duhet te jete ndermjetsi dhe gjygjtari qe te dyja palet te fillojne jeten pa probleme
Po me kafshet e egra qe tregojne forcen si do behet pasi me eshte kthyen fizikisht shtepia dhe trualli nga komisioni I kthimit te pronave ne vitin 1996. Por mbahet me force se nuk ka patur shtet dhe hajduti ka ndertuar ne kete vend. Kurse kryekari I komunes ka leshuar dokument sikur trualli eshte jashte vijes verdhe . Vajtja ne dyert e gjyqeve te shfaqte perpara plepat te cilet nga rrobaqepes dhe gomar duan leke dhe nuk te mbarojne pune.
Gjepura,asgje konkrete,aplikimet jane bere nga te gjithe,perse sa here aplikime do bejne,pleqte po vdesin me shprese te arrijne ve marrin ndonje lek,shtet hajdut mjaft u tallet e i bini verdalle,giysherit tane te vuajtur
Ne fillim te ishte llogaritur KETHIMI i PRONES, pastaj kur s’ka mundesi te jete KOMPENSIM PRONE.
Por qellimi ishte te zbatohet me zhdervjelltesi UDHEZIMET dhe DIREKTIVAT e KATOVICES qe pronareve ti japish nje LETER BAKALLI ne DORE dhe ti sorollatish nga gjykata ne gjykate, nga zyra ne zyre dhe ne kete menyre levizin si budallenj, si idjot duke folur edhe me vehte dhe duke lepire gishtin ne goje dhe kjo teper.
Pastaj si tarallake qe dolen ish pronaret dhe ish te persekutuar pranuan qe perfaqesuesi i tyre ligjor dhe i interesave te tyre te ishte “burri i ndershem, i sinqerte” me ta Komunisti ekstremist SALI BERISHA.
I cili u tregua “Burre Fisnik” ne te gjitha drejtimet, ku per te marre ndonje LEK duhet te digjesh dhe te vdesesh si LIRAK BEJKO.
Ku “shoket” e tij trima dhe te ndercem e “ndihmuan” sa munden duke lene ne balte. TALLUNI me keto SHTRESA sa te KENI QEJF se nuk thone gje se jane HANDIKAPAT te LINDUR dhe genjehen me nje luge kafeje bosh. 25-se vjet kaluan, jam i sigurte se pas 50-te vjet te tjerash ne vitin 2065 gjithcka do te jete “e rregulluar dhe sistemuar” duke “shkuar” tek PRONARI i VERTETE.Tung.
IK MOJ ZOGE MERRI NDONJE GJE NE GOJE ATIJ QE TE KA VENE NE ATE POST, SE NUK JE PER GJE TJETER.
SHTETIT I INTERESON ALUIZNI RAMA E KA BER LLOGARI DO LEGALIZOJ 200 MIJE OBJEKTE ME 4 PERSONA NE SHTEPI 800 MIJE VOTA,GJITHE JETEN NE PUSHTET PRONARET TE PRESIN ,DERI ATEHER NUK DO KETE ME PRONA SE I KANE MARRE PUSHTETARET DHE ATO QE KANE MBETUR….
ne SHqiperi eshte nje lemsh qe nuk ja gjen njeri anen ,dhe sistemi i diktatures qe vertet i sekuestrovi pronat por nuk futi duart neper kadastra .Prandaj ne radhe te pare te gjenden pronaret e vertet te tokes dhe te demshperblehen nga ata qe kane zaptuar token ,c’faj ka nje taksapaguse i thjeshte ku as nuk ka zaptuar toke e as nuk pret demshperblim ta ndaj kete fature me zaptusin .Nejse ne SHqiperi e kane beler lemesh sepse ashtu ju ka interesuar klases politike