Kokaina/PD: Prokuroria të hetojë kumbarët e vërtetë të drogës

18 Janar 2015, 13:54Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat mbi lidhjet e trafikantëve me deputetë e zyrtarë të lartë të Qeverisë, që sipas partisë më të madhe opozitare, po konfirmohen cdo ditë nga faktet e reja për lehtësinë që ka gjetur grupimi kriminal në aktivitetin e tij.

Deputeti demokrat Alban Zenelaj i bëri thirrje prokurorisë për hetim të thellë e të plotë deri tek kumbarot e vërtetë të kokainës.

“Faktet e reja që tregojnë lehtësinë me të cilën është ndërtuar fabrika e kokainës në zemër të Shqipërisë, dhe aktiviteti i saj 1 vjecar pa u shqetësuar nga askush, janë dëshmi tronditëse dhe kriminale të lejimit të narkotrafikut në vend nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Rezulton se Porti i Durrësit, është përdorur për të sjellë paisjet dhe lëndën që i duhej grupit kriminal për të instaluar impiantin më të madh të Kokainës në Ballkan, e për ta prodhuar drogën.

Po ashtu, kjo portë është përdorur edhe për ta trafikuar drogën.

Kjo qeveri, ky kryeministër, që mburren se kontrollojnë gjithcka, cdo llampë të secilit fukara në vend, kanë lejuar ardhjen e mjeteve e të materialeve, kanë lejuar ndërtimin e Fabrikës së Kokainës.

Eshtë provuar dhe pohuar edhe zyrtarisht, se kjo fabrikë dhe ky grup kriminal do të ishin edhe sot duke prodhuar e trafikuar kokainë, nëse nuk do të ishin ndalur nga policitë partnere.

Më e pakta, kemi të bëjmë me një dështim, me një kapitullim të qeverisë në luftën ndaj drogës.

Por mekanizmi dhe personat e përfshirë në këtë trafik, janë një akuzë që flet për lidhje të trafikantëve me deputetë e zyrtarë të lartë të qeverisë, për të cilat Edi Rama ende nuk po shprehet.

Kjo fabrikë kokaine, kishte nevojë për energji elektrike. Si e lidhi energjinë elektrike fabrika e kokainës, kur kjo qeveri, për një tel të dyqanit që kryefamijari e kishte kaluar në sahatin e familjes, i mori atij jetën, pasi e la në burg për më shumë se dy muaj?

Apo kjo ishte fabrika e sponsorve dhe miqve të deputetëve e zyrtarëve të qeverisë, dhe nuk duhej kontrolluar?

Si mund të zhvillohej ky aktivitet i ngjeshur kriminal prej një viti, dhe asnjë polic të mos kishte dijeni, kur sot policia po mbush qelitë e vendit me të pamundur që duan të rregullojnë catinë ose të vendosin një tullë në murin rrethues të shtëpisë?

Apo të gjithë përgjegjësit mbyllën sytë dhe veshët, sepse kjo ishte fabrika e miqve të Partisë?

Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të bëjë transparencë. Lehtësia e ngritjes së fabrikës dhe mbështetja që kanë gjetur anëtarët e grupit kriminal, është po aq kriminale sa droga që ata prodhonin e trafikonin.

Partia Demokratike nxit Prokurorinë të bëjë hetime të thella e të plota, për të nxjerrë në dritë gjithë mekanizmin e madh të kësaj fabrike kokaine, e të shkojë deri tek kumbarët e vërtetë, pavarësisht lidhjeve të forta që mund të kenë ata me qeverinë dhe Edi Ramën”, tha ligjvënësi demokrat. /gj.k/

12 komente në “Kokaina/PD: Prokuroria të hetojë kumbarët e vërtetë të drogës”

  1. ermir says:

    Keni te drejte po keshtu si flisni do i beni varrin vehtes se kumbari eshte Xeni i biri i Saliut keshtu qe e keni ne byth ju te PeDes…

  2. albana says:

    MORE PLEHRA TE TE KALUARES! POLICIA I KAP JU BENI HUM HUM! PO SI NUK JU VJEN TURP MORE! PO SI MORE FLISNI JU QE NE TETE VJET ME BASHKEPUNIM TE PLOTE LEJUAT MBJELLJEN, PRODHIMIN DHE SHITJEN E DROGES NE LAZARAT! 5 MILIARDE USD DROGE SHITEJ CDO VIT NGA LAZARATI. KUSH E MBYLLI ATE SUPER LABORATOR QE JU E KISHIT NEN ADMINISTRIM CDO DITE PER 8 VJET? PO CA KUJTONI JU, SE KRIMI NUK KA LABORATORE NE VENDE TE TJERA TE EUROPES? PO DETYRA E POLICISE KJO ESHTE. TI KAPE. ME JU NE PUSHTET FABRIKA LAZARAT EKSPORTONTE NE EUROPE QINDRA TON CDO VIT! SIPAS LLOGJIKES TUAJ JU DUHET TE ISHIT NE BURG TE GJITHE SOT! DHE NE FAKT DUHET TE ISHIT. SEPSE NUK PUSHONI SE SULMUARI POLICINE SI PER LAZARATIN ASHTU EDHE NE KETE RAST! TJU VIJE TURP. DERRA TE NEVERITSHEM

  3. Toni says:

    obobobo-kufomat e SHQUP-it more plera car boni qenefi-llalla i prokurorise dhe loku gjin gjoni per dasho alikon e SHPK-Tuaj LAZARATIN qe per plot 24-vjet e kini shtryllur+shfrytezuar pa hesape duke blere vota dhe duke paguar PODESTEN-DORIS PACK-ORBAN-FRATTIN-etj plera pas,jo mo jo se ai laburator eshte perqindja juaj nje mire-organizim i tille nuk ndodh kurre per 1-vit,por ne 8-vjet po nuk don as mend e as laps,nuk mbulohen pislleqet qe kini bere per vite me radhe duke qelbur opinionin publik qe tashme ju njeh fare mire se car lugatesh jini…

  4. Treviso says:

    Partia Demokratike do jete e besueshme ne deglaratat qe ben kur te denoje kriminelet dhe mafjozet si Sali Berishen, Luzim Bashen, Arben Ristanin e te tjere. Te gjitha deglaratat qe ka mbajtur partia Demokratike jane per te mbrojtur figurat mafjose dhe kriminale te saje.

  5. ligor says:

    I dashur Alban .E lexova artikullin tend dhe gjithe artikujt e tjere ne lidhje me kete teme, jam befasuar nga perjashtimi I shikut ne kete mesele .Ku jane informatoret e sherbimit inteligjent ?

  6. Majlo says:

    kane te drejte dhe jemi dakort qe te hetohen kumbaret,…..SEPSE JANE ATA VETE DHE DO BIEN NE GROPE BRENDA ME KEMBET E TYRE!

  7. !!! says:

    Eshte teper e qarte ,qe kjo fabrike ishte e qeverise ,por kete here i ngeci sharra ne gozhde,sepse adresa s blereseve ra ne duar te sigurimit Gjernan .
    Ato ashtu paraqiten si trafikante droge ,por jane te sigurimit.
    Nipcja e Enverit nuk ka faj se ajo ishte pune me miq ,ai dhe gjithe soji i tij do te beheshin zengjina. Ajo fabrike do te fitonte shume para dhe per dhtetin si dhe per pulitikanat e mutit qe e kane mendjen te milionat.
    Shqiperia eshte e mbushur me droge nga veriu deri ne jug .Rrofte PPSh.

  8. Kapelja says:

    Bravo; Ermir: i ke rene pikes, aty nuk eshte pjestare vetem Xheni i Saliut po edhe Lul Basha,Arben Ristani dhe shume te tjre, keta te PD po lujne rolin e hajdutit,kriminelit,trafikantit, bertet hajduti kape hajdutin, bertet krimineli kape kriminelin, bertet trafikanti kape trafikantin, harrojne keto llapaqenet e PD-se se ky grup eshte kriju qe ne vitin 2009, do vite qe te grumullohet gjithe ai materjal qe u kap ne xibrake, prandaj mos llapni kot ju te PD-se, jeni mesuar qe tja lini kopilin e preher te tjereve, eshte rasti i dyte, mbas Lazaratit, qe po deshtoni si trafikante te PD.

  9. liri a vdekje says:

    prokuroria ska si i heton se nuk esht e paanshme atu ke shqypi ka material te bollshem duke filluar nga ty i pari qe zdrype ne tirane e u bere milioner dhe politikan o dell

  10. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Kjo mesele do te harrohet,sic u harrua aropllani i Divjakes,vjedhja e bankes,vrasja e Santos dhe 1001,bemave te tjera te kriptokomunisteve !

  11. leka says:

    Ky kok bytha ka te drejte qe i ben thirrje prokurorise per te hetuar ceshtjen, por nuk na thote qe pse nuk i ben thirrje kesaj prokurorie qe ka ne krye nje militant qe nuk pranon te hap dosjet e krimeve tuaja, qe nga vjedhja e parave te rruges se kopmbit,Gerdeci , 11 Janari dhe qindra dosjeve te vjedhjes se Shqiperise. Ju nuk keni turp, se nuk jeni njerez por robot, qe ju ka vene ne rradhe perdhunuesi juaj, dhe merreni me mashtrime qe mazhoranca per cdo akuze duhet te beje padi. Ku e gjen kurajon ti mer birbo qe akuzon mazhorancen qe me qeverine e saj po lufton krimin e cdo forme, qe ju krijuat duke e kthyer shqiperine ne Medelin , ku politikanet tuaj ishin te lidhur kembe e koke me te. Shkoni mer rezila ,se po na cani derrasaat me genjeshtrat pa limit te Saliut.Policia po ja cjerr masaken krimit te tuaj dhe po arreston te gjithe Reformatot qe pagoi banda e Saliut qe te lidhte qeverine me drogen. Ora e drejtesise se vertete po vjen ,dhe keta militante qe e kane kthyer drejtesine ne seksion te SHQUPIt jo vetem do te largohen, por do te denohen per mbrotje te krimeve kundra shqiptareve

  12. DAKU says:

    Ore zoteri po pse nuk i hetoni cfare prisni LLALLEN ju e kini edhe VISHON po ju e kini,por ruaji se do te kete edhe nga trimat e SALI PROTOPAPES aty brenda si RISTANI, PALOKA, LULUSHI etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje