Kuvendi nis punimet nesër/ Brenda 3 javësh zgjidhet Guvernatori i ri i BSH

18 Janar 2015, 13:24Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë çel të hënën sesionin e ri parlamentar, në një seancë plenare që është parashikuar të mblidhet në orët e pasdites, ndërsa kalendari i punimeve ka të përcaktuara një serë nismash dhe diskutimesh të transferuara nga sesioni i mëparshëm.

Në rendin e punimeve trejavore, sipas kalendarit të miratuar në Konferencën e Kryetarëve, është përfshirë edhe shqyrtimi dhe hedhja për votim e dekretit të Presidentit Bujar Nishani për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, i cili është miratuar nga mazhoranca si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Listës së nismave parlamentare së fundmi i është shtuar edhe ligji i ri për huamarrjen, që kreu i shtetit e ktheu për shqyrtim në Kuvend.

Ndërkohë që priten diskutime e debate intensive edhe për faktin se në planin e punës janë një sërë komisionesh hetimore për t’u ngritur, por janë paralajmëruar edhe një sërë nismash të rëndësishme, si ajo për lustracionin apo për decentralizimin e pushtetit vendor, që do të përcaktojë kompetencat e njësive të reja vendore. /gj.k/

1 komente në “Kuvendi nis punimet nesër/ Brenda 3 javësh zgjidhet Guvernatori i ri i BSH”

  1. Shqiperia, eshte 'feja' ime! says:

    Kuvendi,duhet te nise punimet me 21 janar dhe ta filloje seancen me heqjen e mandatit te kriminelit Sali Berisha dhe hetmin ndaj tij per vrasje te shumefishte !!!
    Vetem keshtu krijohet besimi i popullit ndaj ketij kuvendi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje