Pas atentatit që iu bë Ardian Trotës mëngjesin e së shtunës, ai është arrestuar nga ana e policisë.
Shkak për këtë është bërë fakti se ai kishte shkelur urdhërin e gjykatës, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit të shtëpisë.
Gjykata kishte caktuar këtë masë ndaj tij, pasi akuzohej se nuk kishte vjedhur energji, por edhe për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
“Në datë 17 janar 2015 rreth orës 09:30 në vendin e quajtur Shkallnur të qytetit Durrës, në rrugën dytësore Plepa-Golem, ka ndodhur një shpërthim në automjetin tip “Mercedes Benz” me targa “AA 765 FN”, në pronësi të shtetasit Ardian Trota, 44 vjeç, lindur dhe banues në Kukës.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor në përbërje të të cilit kanë qenë edhe specialistë të Njësisë Antieksploziv Tiranë, si dhe specialistë të Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë.
Nga hetimet paraprake rezulton se në momentin e shpërthimit Ardian Trota ka qenë duke drejtuar automjetin pranë banesës, tek Shkëmbi i Kavajës.
Si pasojë e shpërthimit Trota ka pësuar dëmtime fizike dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës është jashtë rrezikut për jetën.
Nga këqyrja e vendngjarjes janë gjetur dhe administruar në cilësinë e provës materiale mbetje të shkaktuara nga shpërthimi i lëndës plasëse.
Po vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Pas verifikimeve të kryera në lidhje me shtetasin Ardian Trota ka rezultuar se:
Gjykata e rrethit Gjyqësor Kukës në datë 12 janar 2015, ndaj këtij personi ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për veprat penale të “Dhunës në familje”, “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Në kushtet kur Ardian Trota është larguar nga banesa dhe nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës nga shërbimet e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale të “Largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit””, thuhet në deklaratën e policisë./b.l
Edhe gjykatesi qe e ka lene ne arrest shtepie kete person duhet te dergohet per ndjekje penale. Si mundet te lesh ne shtepi nje njeri qe mban arme luftarake dhe te dergosh ne burg nje qe kapet me nje cigare hashash psh. Eshte nje paradoks i papare ne shqiperi qe ben pergjegjes kryesisht gjykatesit te cilet jane te padrejte.
Ardian Trota eshte legjende atentatesh, nje misherim i thenies qe jetagjati num behet dot jeteshkurter. E kam njohur rastesisht aty nga viti 1992 te fortin e Gostilit, ku me te kam bere nje udhetim neper nate, me nje Opel Askona, pa e ditur se ishte ne kerkim nga policia, qe ne ate kohe. Hengrem dhe shalqin ne mesnate, ne Shpal te Mirdites. Shume e forte qe te arrestohet per vjedhje energjie, e jo per bema te tjera te panumerta. Megjithate, mirenjohje per aq sa beri ate nate shtatori te para 23 vjeteve, teksa hapi krahun e me morri ne makine, kur ora shenonte 23 e mbremjes, mu tek Ura e Fanit.
Po Muli(ish-Ministri Brendshem i Sales) e ka paguar energjine elektrike?
Beni nje liste me ata te fortet e Sales ish-ministra, ish-deputete, por dhe deputetet e Lulit qe nuk e kane paguar energjine elektrike.
Si “arrest shtepie”i akuzuar per dhune ne familje!?
Te “fortet” po pakesohen dhe kjo eshte tregus pozitive i ndertimit te shtetit ligjor si ne gjithe demokracite perndimore
Na lujtët menç me lajmin “i forti” “i forti” ore debila gazetarie.
Akuzohet se nuk kishte vjedhur energji !!!!!?
O tema po kontrolloheni tekstin para publikimit se late name.
jo vetem, por edhe
“arrestit te shtepise”
“ne vendin e quajtue Shkallnur te qytetit Durres
Gazetar me diplome Kristali
Atij do ti beni nder ta mbani ne burg per gjithe pjesen e mbetur te jetes,