Kur lindi Ermali, Enver Hoxha tha: Nipi do të bëhet dragua!

17 Janar 2015, 15:37Politika TEMA

Një nga arrestimet më të bujshme të ditëve të fundit është ai i nipit të diktatorit komunist Enver Hoxha, Ermalit. Lexuesit në internet ka dhënë komente të ndryshme për këtë ngjarje. Por, janë interesuar dhe për personalitetin e Ermal Hoxhës, që e morën në mbrojtje të dy prindërit e tij, Ilir dhe Teutë Hoxha.

Dyrrah riboton një fragment nga libri i rrallë publicistik i babait të Ermalit, Ilirit, me titull: “Babai im, Enver Hoxha”, ku flitet për lindjen e të arrestuarit dhe interesimin e udhëheqësit komunist për të. Fragmenti i shkëputur nga libri, mban titullin: “Një dhuratë e veçantë për ditëlindje”.

 Teksti:

“Së bashku me Teutën menduam që për ditëlindjen e tij [të Enver Hoxhës], në vend të dhuratës, t’i jepnim një lajm shumë të gëzuar dhe po kaq të veçantë, që do t’i binte në dorë nëntë muaj më pas…

‘I dashur baba.

Unë dhe Teuta të urojmë ditëlindjen. U bëfsh dhe 100 vjeç.

Kur ishim të vegjël, në ditëlindjen tënde bënim ndonjë vizatim ose merrnim angazhime që të dilnim mirë me mësime. Tani këtyre gjërave u ka ikur koha dhe ne të kemi bërë një dhuratë që besoj se do të të pëlqejë. Vetëm se na vjen keq që do ta marrësh pas nëntë muajsh.

Rroftë gjyshi se na jep lodra (ishin fjalët e vendosura në gojën e një bebeje që kisha vizatuar).

Të puth, Lilo.

16 tetor 1974’…

U gëzua shumë. Kur u takuam na përqafoi gjithë qejf për sihariqin që i dhamë. Por, siç e thashë, peshqeshi do të vinte pas disa muajsh dhe koha herë dukej sikur ecte shpejt e herë avash.

Kur dita e mezipritur po afrohej, unë e pyesja babanë:

‘Çfarë do të bëjë Teuta’?

Ai më përgjigjej:

‘Nuk mund ta përcaktoj unë se ç’është, djalë a vajzë. Ti mund të thuash se ç’dua unë. Unë dua qoftë djalë’, dhe pasi u mendua pak shtoi, ‘qoftë çupë’ dhe qeshi. ‘Që të dy i mirëpres me padurim. Po preferoj më mirë djalë, meqenëse të kam ty djalë më të madh, tjetri më bëri një çupë të mirë e të bukur dhe unë kërkoj që ti, domethënë Teuta’ dhe qesh, ‘se ti s’bën gjë, të bëjë një djalë që të bëhet trim, të bëhet dhe i vendosur për atdheun, të jetë i zgjuar e të mësojë mirë’.

Ditën e ‘peshqeshit’ gëzimi ishte i madh për gjithë familjen. Edhe kësaj radhe e para e mori vesh mamaja, megjithëse çdo gjë ishte organizuar që kësaj herë lajmin ta merrte vesh i pari babai. Por, s’qe e thënë. E kishim organizuar që lajmi të vinte me zarf dhe ashtu u bë, por në atë moment ai i kishte duart e zëna se po pinte kafenë dhe i tha mamasë që t’ia hapte ajo zarfin. Ajo e hapi dhe kur nxori letrën me lajmin e lindjes së djalit, lëshoi një klithmë gëzimi. Kështu dhe këtë herë ajo e kishte marrë e para vesh lajmin…

Të nesërmen babai i çoi këtë letër Teutës në maternitet:

‘Shumë e dashura Teuta.

E merr me mend sa i papërshkruar ishte gëzimi im dhe i gjithë familjes, tani kur morëm lajmin gazmor që ti u çlirove dhe linde çunin e dashur që kishim paravendosur dhe na e linde të shëndetshëm e të bukur. Ma gëzove zemrën pa masë, vajza ime e dashur. Të na rrojë Ermali: siç ia kishim zgjedhur dhe vendosur emrin së toku, sa malet, të rrosh ti, Iliri, dhe ta rrisni të lumtur dhe të gëzuar, se dhe ai do na e bëjë dhe ne pleqve, gjyshes dhe gjyshit, jetën të lumtur edhe të gëzuar. Pres me padurim e me mall që ti dhe Ermali të më ktheheni sa më parë në shtëpi, do t’i shtyj me zor këto dite, por mendjen e kam tek ju, të dashurit e mi, që ju puth e ju puth me mall.

Zërin e Ermalit e dëgjova të incizuar në magnetofon. Me të vërtetë ishte zë i fortë, si i partizanëve në male, si era që fryn e vrullshme nga malet dhe i hodhi në det armiqtë e atdheut. I tillë, dragua, duket se do të na bëhet vëllaçkua i Valbonës: Lumi dhe Mali. Kur të rriten ca, do ta bëjnë të gëzuar, do të buçasë nga zërat dhe lodrat e tyre dhe unë do të bëhem i ri, do të gëzoj tok me ta.

Teuta e dashur, si kur lindi Valbona, ashtu dhe kur lindi Ermali, isha i fundit që e mësova lajmin. Doja për Ermalin t’ia merrja unë asaj, Nexhmijes, sihariqin, dhe ky rast më erdhi, por më shpëtoi nga dora. Kur të vish në shtëpi do të ta them me hollësi si më ndodhi.

Kur e morëm vesh, ishim në sallën e bukës, dhe jo në krevat, si natën që lindi Valbona. Të ishe nga ndonjë anë e të na shihje: ishim çuar të gjithë në këmbë dhe të gëzuar në kulm bërtisnim: të na rrojë Teuta, Iliri. ErmaIi, e putheshim e përqafoheshim! Suloja [Gradeci] na merrte ne në film, doktor Isufi [Kalo] kishte hapur magnetofonin dhe Ermali gërthiste.

Morëm Reshatin dhe Belin në telefon, i uruam, dëgjuan dhe zërin e çunit, ishin në kulm të gëzuar.

Ilirin ç’e mbante nga gëzimi, që u çlirove ti dhe që i linde djalë. Ai na mburrej edhe sikur na thoshte: ‘Di unë ç’bëj, çdo gjë e kam me plan’.

E dashura Teutë, të puth e të përqafoj me mall. Mos u mërzit, se pak ditë do të rrish në maternitet. Të presim ne padurim në gjirin e familjes tënde që të do shumë, të presim me padurim: gjyshi dhe gjyshja që ju duan shumë ty dhe Ermalin.

Babai tënd, Enver

9 qershor 1975’…

Ndërsa mamasë i drejtohej me një si vjershë të improvizuar nga gëzimi i momentit dhe me kujtimet e tij të largëta. Ja ç’i shkruante: ‘Nexhmijes, ta lexojë duke pirë çajin kur të çohet. Dërgon Enveri, gjyshi i Valbonës dhe i Ermalit: Letrën tënde unë e mora, / Me një etje e këndova, / Çka më shkruaje e mësova. / Me sy hapët ëndërroja! / Te Teuta edhe te djali. / Se aq shumë më mori malli! / Desh Ermali që të vinte, / Të vinte të më pushtonte, / Sa shumë do më gëzonte! / Lum si ne, Nexhmija ime, / Jeta mbushet me gëzime! / Këndon Valbona kristali, / Mrekulli ia kthen Ermali. / “Gjyshe, gjysh, shumë ju duam, / Pse në lumenj e në male, / Ku atje juve luftuat, / U njohtë dhe u dashuruat. / Ne atje kemi burimë, / Mëmëdhe kemi Shqipërinë”.

Enver.

Shkruar më datën 9 qershor 1975’…

Dita e mirëpritur erdhi. Unë vajta në mëngjes dhe e pyeta babain ç’ndiente dhe ai m’u përgjigj: ‘Sot është 14 qershor. Natyra qesh, shiko se ç’blerim është, mirëpo qesh dhe zemra c gjyshit se më hyn në shtëpi për herë të parë i vogli im i dashur, Ermali, djali i Ilirit dhe i Teutës. E pres me padurim, o Lilo. U çova në mëngjes, i hodha një vështrim fotografisë të tij që kam te koka e krevatit dhe i thashë: Buçko, sot do të më vish dhe do të të marr në duar dhe do të të çoj në krevatin tënd, që ka qenë krevati ku ka fjetur dhe babai tënd kur ka qene i vogël si ti. Dëshira ime është të arrij të rroj, të shoh në po të njëjtin krevat, dhe djalin tënd, o Ermal. Kjo nuk është e pamundur, se gjyshi është kockë e fortë. Po shko, shiko se ç’bën gjyshja’…

Pasi bëmë fotografi, regjistruam filma, incizuam në magnetofon, me djalin në duar, shkuam te dhoma, ku do ta vinim në krevat.

‘Dale-dale, se do ta vejë gjyshi në krevatin e tij. Hë, të na rritesh. Ky është i bukur, mo! Ju ndaloj ta puthni, veçse Teutës i lejohet. Shiko, unë them se i ngjan Teutës nga fytyra, ndërsa kokën e ka të bukur si të Lilos. Qesh pak, o trimi i gjyshit ti! Prit t’i flas njëherë dibrançe (‘Jo, jo, thotë mamaja, qe është nga Dibra). E po mirë do t’ i flas gjirokastritçe: Si i ke sitë, jeshile apo si thëngjill. Ja, shiko si i merr erë gjyshi në faqe prandaj ia vuri Ermal. Të mori gjyshi në fotografi, film, kur të rritesh do t’i shohësh’.

Nga muhabetet djali fillon të zgjohet dhe ai i thotë: ‘Qaj një çikë të të dëgjojë gjyshi, shih si i dridhet buza’…”.

50 komente në “Kur lindi Ermali, Enver Hoxha tha: Nipi do të bëhet dragua!”

  1. coli says:

    epo te jetosh nenje shtet njezetepesevjet hajdut trafikante e te korruptuar e me diplloma kristali edhe sa duhet te shohim e te durojme nga mallkimet qe na rane ne popullin pa pune pa shtet pa arsim pa shendetesi me syte perpjete nga hija e vdekjes demoraci

    1. zef says:

      Familje me mbiemer hoxhe alldup oriental 100000%

      1. Ramy says:

        Jo me mbemer Prengi jan te zgjuar ahahahah ik ore leshko

      2. Bip bip says:

        Ti qenke debil o i shkrete!

    2. KATHERINA DIE GROSSE says:

      Un kom qen turni i tret ksaj jave ene se di çka ka bo Ermali nipi i Enverit??
      Por di se çka ka bo Xeni nipi i serbit qi perclloi njerzit ne Gerdec.
      nersa Kokaina osht ilaç qi te fut ethet…
      Un per vete,tamom si Iris Gjoni ja boj Zakes tem,duke ja lyej mir qi ti rrin ngreft.
      Ky osht kapitalizmi,duhen furnizu artistat dhe pulitikanet ne Bruksel me koks.
      Ermali osht bo biznesmen se njikshtu e kerkon tregu Evropjan-

  2. dhe 4 dite 4 vjetori i 21 janarit... says:

    vazhdon marrezia kombetare ku ne balle te kesaj menxyre eshte dhe shtypi shqiptar..

    shume inteligjent ka qene ai staf nderkombetar qe menxhon situaten e “luftes” ne shqiperi duke i hedhur shashka ne kohen e duhur.

    aq shume jane “tronditur” shqiptaret nga kjo histori me tullumbace sa pothuajse e kane harruar qe arkitiketi i droges ne shqiperi Saleh Mulla Berishaj & son kane vrare barbarisht 4 kokplare dhe drogmene…

  3. Lumi says:

    Ai qe burre o vlla, po me keq te vjen qe nuk i ngjau asnjeri nga femijet e tij. Njeri me i mbaruar se tjetri ju bene.

      1. kasemi says:

        Ermalit do ja rrujn te gjithe nga 1 cik, ka plas qe tashi sherri mes gjyqtareve cili do ta marre ceshtjen e ato milionat e eurove nen tavoline, Ka te tjere qe e bejne Ermalin te duket kelysh e jo dragua.. Per 3 muaj do dali si bos perjashta

  4. Shkodrani says:

    Po del ne pah,per c’do qenie njerzore mjalti
    i mjaltit.Ju u’roj te gjithe gjysheve,
    te kene kete mundesi.
    Me te vertete nipat dhe mbesat jane,
    me bereqet.I pacin me jete te gjithe Shqiptaret.

  5. Besa says:

    e ku ta dinte Enver Hoxha se Ermali do te rritej ne nje shoqeri dhimokratike ku droga,prostitucioni do te ishin kryefjala e saj.Ku shpifja,mashtrimi,korrupsioni te mbysin qe diten qe femija lind?Me cfare u perball shoqeria shqiptare kete cerek shekulli,edhe enderr do ishte llahtari…..

    1. joel shkodra says:

      Po pse, moj Besa, ne kete shoqeri “dhimokratike” te gjithe merren me droge e prostitucion? Besa, kete besoj nuk e beson as ti. Pse te merrej ai me droge qe vinte nga nje familje “e mire”, “fisnike”?

      1. Gregor says:

        Jo, ne kete shoqeri dhimokratike njerzit merren edhe me lufte, vrasin njeri tjetrin, therin njeri tjetrin si ne thertore e sa e sa te tjera gjera na mesoi dhjemokratia juaj jo-el shkodra.

        1. joel shkodra says:

          As me vrasje nuk merren te gjithe, o Gregor, ata qe duan mund te bejne çdo gje. Ne “dhimokraci” shifet tamam se cili je.

        2. Realiteti says:

          Tani vriten ore Gregor,per kokainen e Ermalit,nderesa ne kohen e xhaxhit i pushkatojshin ne Gruppe,per nje fjale goje ose te qenit atdhetar.Diktatura i vrau dhe i burgosi cunat dhe gocat me te mire te kombit,te cilet nuk paten fat te lindin femijet e tyre,si Ermalin dragua dhe trafikant droge,mjerisht!

  6. antikomunist says:

    BIOGRAFIA:

    Gjyshi nga PEDERAST aventurier pa shkolle ne VRASTAR sadist
    Nipi nga DRAGUA komunist ne BOS mafioz kokaine

    1. Po ti? says:

      Po ti ca ke qene, morr i shtypur ne ate kohe e morr me flamur partie tani?

  7. genti says:

    Cfar i ben vendit te vet Shqiptaret,nuk ja ka ber popull tjeter vendit te tij.Nga nendeteset e avionet,jemi katandisur me opinga e pushk me gjalm,e brek te falme,e shajn Enverin qe solli topa e tanke,e hekurudha.Kurr ska per te ber hair ky popull

  8. mono says:

    Aaa i shkreti e ka degjuar keq…dragua… e ka ngaterruar me …droge…

  9. read says:

    Ne kohen e Enverit te gjithe jetonin me pune te varfer por te lumtur ata qe u kamufluan si luane si doktor alla muti S.Berish, te rekrutuar nga ish U.D.B prisnin diten ! Ne 1992 keta mutra te kamufluar ne antare partie dikur e zhyten Shqiperine ne kryqezate rrenimesh si fetare me Vorio_Epirit ne jug duke prure mjekren ne krye te kishes si edhe gjakmarrja qe ai vete e mbolli ne Shqiperi me vrasjen e Halkajve ne Tropoje ! Varferia abandonimi total i shtetasve Shqiptare e ktheu Shqiperine nga vete ditari i serbit S.Berisha ne nje nga cerdhet e korrupsionit me te madh Ballkanik Lazareti dhe me mijra Shqiptare qe merren me kultivimin e hashishit! Enveri ishte burre shteti por te gjithe ishin kundra tij ne realitet!

    1. Realiteti says:

      Read trushperlari,i ke perzi kabllot,xhaxhi ishte zbatues i uredherave te Milladinit,Mugoshes,Titos dhe Rankoviqit.Diktatori la vendin psikopat dhe me trauma,per kete i denoj zoti per tu marre me trafikim droge,me laboratore dhe furnizim ne tere Europen.Kete nuk e bene dot askush vetem dragojte e Enver psikopatit.Ne koment nuk behet fjale per serb as per ish kryeministra.E shof se po te djege,por ngushllime per niperit e diktatorit dhe dhashte zoti e hyne edhe ti ore shpellare rondokopi.

  10. daku says:

    Kur lindi Ermali, Enveri (rahmet past) ra nga pema e fikut!

  11. Nexhmija &Teuta says:

    Keto jane gezimet e te gjithe njerzeve ,mos i rafte kujt ne dere ,kjo qe i ka rene priderve te Ermalit.Burgjet e Enverit jane te paharrueshme ,ndodhta ziti i miri hakun tek nipcja i cili nuk ka faj per gjemat e gjyshit Thone qe mos beni te keqia ne kete bote ,se Zoti ju merr hakun tek femijet .Gjithesesi me vjen keq per kete qe i ka ndodhur kesaj familje,
    panvarsishf se kush ishte Enveri ,Femijet e tij Iliri dhe Sokoli kane qene
    Shembullore .

  12. jersey boy says:

    what is going around is coming aroound cfare shkon perqark do te vije perqark

    1. mane jo TCI says:

      fiks si nga jersey e ke thene, he me te lumte

  13. Giacomo Pucini says:

    Cfare diktatori i tmerrshem paska qene dreqi. Shih, shih si flet, sikur eshte njeri i dhjeshte dhe ti thua pse ky paska qene Enveri i Tmerrshem? Jo, more se per vec diktato ka qene edhe mashtrues, bente sikur e donte popullin dhe bam ja u kepuste haleve te ndyra, hajdute, kopuke, fashiste dhe qelbanike dhe nuk i vintge keq fare. Hipokirt fare i keq paska qene. Edhe Ermail atij i paska ngjare!

  14. E keni degjuar gabim se Veri tha:Nipi do te behet i droguar.

  15. Arber Iliri says:

    Ne c’ka treguar Ilir Hoxha per reagimin e Enverit teth lindjes se nipit duket e vertete dhe tregon sa ordiner ishte ai udheqesi I madh I Partise, vertet shume ordiner dhe emocional, pa klas udheheqesi, ndaj edhe e mori ne qafe vendin.

  16. labi says:

    Teuta eshte motra e Ilirit

  17. labinot says:

    Ermal droga,e paska paracaktuar gjyshi!Koken i paska keputur,se edhe enveri,e luajti rende me italanet kontrabanden e pijeve dhe cigareve.

  18. david says:

    Dragua apo Drogaxhi, perngjajne…..

  19. CANI says:

    Po mose te ishte Enver Hogja nuke do te ishte sote shqipria ,e ju sote flitni sa te doni kunder Enverit dhe familjes se ti ,ju mashume i doni ata mretat e shqipris qe e shiten shqiprin edhe pas ramjes se komunizmit prap u kthyen ne shqipri si heronje ,kurse familja e Enverit kurre sja kthej shpinen shtqtit shqiptare .

  20. ceni nga usa says:

    Po kur lindi Luli…cfare tha Enveri, a dinte gje per Sokoli…

  21. Leone-53 says:

    Ndoshta mallkimet e popullit te ndershem e fukara po japin “shenjat” e para.
    Ishallah qofte keshtu!

  22. ani says:

    vallaj, e cuditshme. Po keta paskan folur ne shtepi si ne mbledhjet e Partise.
    Zhgenjyese po ta mendosh se atehere 90% e Shqiptareve i thoshin “marresh nga ditet tona” … nga ana tjeter, Hitleri, Musolini, Stalini .. me ka rene rasti te flas me nje deshmitar te luftes se dyte boterore, me thoshte se ne Itali njerezit akoma betoheshin per Musolinin dhe se ai ishte nje fshatar i thjeshte.

    Sa per ata qe thone turp dhe nipi i gjyshit dhe bla bla … ju te gjithe do shisnit gjyshin dhe gjyshen bashke per nje Ferrari, mos beni moral kot se nuk na beson njeri se jemi me katolik se Papa

  23. JO ME DROGE TE MERREJ ERMALI PO EDHE ME CDO GJE TE NDALUAR ,,,,NGA MUA ESHTE I FALUR ….VETEM SEPSE ESHTE NIP I TE MADHIT Enver Hoxha !

    Ai ,kete npopullsi te eger e zbuti dhe i beri …qingja !

    1. Jace says:

      C’fare ngjashmerie me qenin, paskeni Ju zoteri! Vetem qente mund te jene kaq besnik ndaj te zotit.Bravo! Keshtu vazhdo deri sa te dali shpirti! Te tille te do Partia…

      1. Jace !

        ngjashmeria me qenin eshte nji virtyte besnikerie….burrnie …kulture/

        kurse ngjashmeria me bukshkalurin eshte virtyte bastardi !

        fute veten ne njeren nga keto kategorite !

        1. Jace says:

          Qeni eshte nje kafshe e dashur, zoti Detari. Une aspak nuk doja t’ju fyeja. Ju, besoj, e dini se ne kohen e sotme bashkejetesa midis kafsheve (sidomos qeneve) dhe njeriut eshte ne mode. E veshtire ne kohen qe jetojme eshte bashkejetesa e njeriut me njeriun. Vetem se,ajo qe me bene t’me vije keq per Ju eshte fakti se edhe ndaj jush si individ besnikria duhet te jete reciproke. Sepse e meritoni, ndoshta edhe me shume se ata qe Ju u qendroni besnike.

  24. marin says:

    Gjeneral–Lejtnant Luan Hoxha, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, I dënuar me 6 vjet burg në procesin gjyqësor “Gërdeci”, fiton azil politik në SHBA. Lajmi konfirmohet për “ABC News” nga avokati i të shpallurit në kërkim, Ibrahim Lahi.

    Gjeneral Hoxha, sipas sitemit TIMS, rezulton i larguar nga Shqipëria më 1 janar 2012 në drejtim të Kosovës, nga ku mendohet se ka udhëtuar në Itali dhe prej atje ka përfunduar në SHBA, ku tashmë shteti New York-ut i ka dhënë statusin e azilantit politik. Për këtë status, burimet policor konfirmuan faktin se autoritetet e drejtësisë Amerikane, kanë njoftuar edhe zyren e Interpolit pranë Ministrisë së Brendshme. Ish-shefi I shtabit Hoxha, është shapllur fajtor dhe është dënuar në formën e prere me 6 vjet heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” të kuadrit komandues. Këtë akuzë, vet gjenerali e ka mohuar para Gjykatës së Tiranës më 25 nëntor 2011 kur ka dëshmuar si I pandehur. Pavarësisht masës së dënimit dhe azilit politik, për avokat Lahin çështja penale nuk ka përfunduar, pasi dosja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
    Nëse edhe kjo Gjykatë nuk jep drejtësi, sipas avokatit, ai do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Gjeneral Hoxha u dënua së bashku me disa të pandehur, si përgjegjës direct dhe indirekt për pasojat e shpërthimit në Gërdec.

  25. Mallakastrioti says:

    @@ Po c´na bere keshtu mo Ermal!…Harrove Luften e Kllasave, dhe na u bere trafikant droge?? Po ne te Birose Politike Prishem Fejesen e Djalit te Mehmetit(Shehu), vetem se kishte Biografi te keqe..po me ti..si do te dallim perpara Partise dhe Popullit??me c´fare fitire??Na Turperove..na prishe Biografine…na more ne Qafe Partine…..ect…

  26. mirel says:

    Jam dakort me Detarin.

  27. mirel says:

    Po me vjen keq qe paska shkuar dem per nje rruspi

  28. Daullja says:

    Kur lindi Zeni saliu i vuri emrin e nje mali njelloj si Enveri dhe i tha kur te rritesh te besh malet si fusha per tu zhdukur dhe emrin malok qe na ka ndje gjithe jeten.Shkelzeni e rrafshoj Gerdecin

  29. eri says:

    Mire gruaja e pare dhe djalin adolishent se kjo biba ja del si milionere qe eshte! http://vip.shqiperia.com/artist/67/Rezarta-Shkurta.html

  30. Daullja says:

    Kur lindi Zeni saliu i vuri emrin e nje mali njelloj si Enveri dhe i tha kur te rritesh te besh malet si fusha per tu zhdukur dhe emrin malok qe na ka ndjek gjithe jeten.Shkelzeni e rrafshoj Gerdecin

  31. 50 vjet pas says:

    O Mero.Nuk te njoh,pra nuk mund te flas dhe as me lejohet te flas kot, qofte edhe per ty.Vec nga komentuesit e shikoj se ke nje audience krejt nga sa propagandon.Te gjithe ato qe benin ligjin para 50 vjeteve lexojne e komentojne sipas oreksit cdo rresht qe flet per ishnomenklaturen.Kjo flete gazete qe quhet eshte si Zeri i Popullit e asgje me shume.

  32. pjatalarsi says:

    Ermali dragua? E pse jo!? Po te merret me ato eksperimentet me drogen, ndonje dite mund te zbuloje nje substance qe e fut ne goje dhe nxjerr flake nga goja. Kohe ka. Keshtu nis kjo, (sic thote nje komentues me lart), droge, dragua. Enveri ka per t’na dale edhe profet tani, meqe si klasik nuk u be dot.

  33. e verteta says:

    cdo gjysh uronte per nipat e mbesat te beheshin me vlera.
    kete te drejte e kish edhe ENVERI, si gjysh,
    uroj qe pjatalaresi kur te behet gjysh
    te enderoje per nipin ti behet kuzhinjer…….
    fajin per cdo femije e ka familja,prinderit aq me teper kur ajo e mbron krimin apo veprat kriminale qe sjlle ne rastin e ermalit…
    gjyshi eshte fajtor i fundit

  34. Zef Kallami says:

    E kam vetem me fotografine!

    Mbaje veten he burre edhe te tjeret kane lindur djem nanash po i ke vrare zemren dhe shpirtin padrejtesisht kjofte edhe per nji fjale goje.Si te duket qe pasardhesi nuk tu be drangua po finacier drogagji.
    Marr guxim ne filozofine tende:

    “Cilido pa frige dhe me shkrojna te medha te shkruaj per njerzit dhe per punen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje