Zëvendësministri Alfred Dalipi, ka reaguar pas akuzave të opozitës, se ai është i lidhur me personat e arrestuar për trafikun e kokainës në Xibrakë.
Dalipi thotë se kjo është shpifje e pastër.
Ai shprehet se nëse rezulton qoftë dhe një lidhje fare anësore mes tij dhe trafikut, është gati të përballet me ligjin dhe pasojat politike.
“Përfshirja në listën e te ndaluareve nga policia per trafikun e droges te personave qe mbajne mbiemrin tim i ka dhene shkas opozites se Lazaratit te hedhe insinuata balte ndaj meje dhe familjes sime.
Kur nje opozite eshte ne hall te gjeje argument kunder nje qeverie qe lufton trafikun, katandiset ne argumenta mbiemrash.
Lidhjet e gjakut, te aferta apo te largeta nuk jane zgjedhja e askujt prej nesh.
Zgjedhjet tona jane, perkundrazi, lidhjet qe krijojme cdo dite e qe per mua jane ato me njerez qe ndertojne dhe jetojne jeten me ndershmeri dhe me djerse, ashtu sic une kam ndertuar jeten time dhe te familjes sime.
Nese dikush, jo vetem nga organet hetimore, gjen qofte dhe nje lidhje mes meje dhe te ndaluarit, qofte edhe anesore, ndonje telefonate, kontakt fizik lidhur me kete histori jam gati te perballem me te gjitha pasojat ligjore dhe politike.
Te njejten gje duhet te garantojne edhe lexonjesit e opozites, qe nuk kane pasur lidhje me kete histori, perdorimin e kokaines apo financim fushatash te tyre.
Ne te kundert, shpifesit dhe perbaltesit e mi do te ndeshen me pasojat ligjore qe burojne nga deshperimi dhe impotenca e tyre per tu perballur me betejen e qeverise kunder droges”, thotë zëvendësiministri në reagimin e tij./b.l
z.Dalipi, ne vendin tone qe quhet Shqiperi,ka nje fenomen negativ qe pushtetaret jan bashkepuntor te krimit,dhe krimi lulezon ,dhe zgjerohet,dhe nje fenomen pozitiv,qe nje njeri i aferm me pushtetin,eshte trafikant,po nuk ka ka perkrahje te pushtetit politike,ne pozite ,por ka perkrahje totale te opozites nje vjecare,por te pozites 8 vjecare,para nje viti.i dashur djal keta krokodila nuk bindin njeri,perkundrazi.Vazhdo me koleget arestimet,se ne fund do harini ne krye te P.D.se po e kini seiozisht.Kini besim tek i gjati,ai di se cfar porosite…ju lumte,populli ju do shume.
ca gallate! kujton se eshte ceshtje vullneti te perballesh me ligjin!