Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi se ditën e shtunë dhe të dielë, do të bllokohet sërish aksi rrugor që lidh Tiranën me Elbasanin.
Policia thotë se me kërkesë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ky aks do të bllokohet për dy ditë, duke filluar nga ora 08:00 e mengjesit e datës 17.01.2014, e deri në orën 20:00 të darkës të datës 18.01.2015. Ky vendim thuhet se vjen për shkak të punimeve që do të kryhen pranë fshatit Ibë, vend në të cilin pak javë më parë u shemb një masiv dheu.
“Më datën 16.01.2015 ,Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet një shkrese i ka kërkuar Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes në rrugën Tiranë- Elbasan në fashtin Ibë , duke filluar nga ora 08.00 e mëngjezit të datës 17.01.2014 deri në orën 20.00 të mbrëmjes së datës 18.01.2015, pasi Njësia e Menaxhit të Projektit të rrugës Tiranë- Elbasan së bashku me Kotraktorin që po kryen punime ,gjatë dy ditëve do të kryejë punime për heqjen e masës shkëmbore dhe masivin e dheut që është shumë pranë rrugës ekzistuese”,-thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia sqaron drejtuesit e mjeteve se nuk do të lejohet të qarkullojë në këtë aks rrugor asnjë automjet, si dhe nuk do të lejojë banorët që të lëvizën në zonën ku do kryhen punime.
Policia e Shtetit bën me dije të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë në këtë aks rrugor gjatë fundjavës që lëvizja do kryhet nga rruga e Durrësit.
can’t fix stupid….
Go fix it smart..
Kur nuk i kupton gjerat mos shkruani kot. Rruga per ne Elbasan nuk eshte vetem permes tunelit por eshte edhe rruga e Krrabes, por per shkak se pjesa e rruges ku do te punohet eshte pikerisht perpara ketyre dy drejtimeve, do te bllokohet trafiku. Keshtu qe titulli eshte nje gafe e madhe nga ana e juaj.