Artan Lame: Informaliteti si fenomen shqiptar, nga antikiteti në ditët e sotme

16 Janar 2015, 20:06Politika TEMA
Artan Lame: Informaliteti si fenomen shqiptar, nga antikiteti në ditët

Togfjalëshi “Tokë e zanun” e përdorur në Shqipëri pas viteve ’90 është një shprehje që përkufizon më së miri fenomenin e ndërtimeve informale dhe stigmatizon të ardhurit nga fshati në qytet duke ndërtuar pa leje, por a është ky problem një problem i ri që lindi bashkë me demokracinë?

Drejtori i Përgjithshëm ALUIZNI-t, Artan Lame, thotë jo. Sipas tij shqiptarët dhe informaliteti kanë një lidhje të hershme që nga antikiteti apo Mesjeta dhe informaliteti vjen si pasojë e mungesës së një tradite rregullimi në këtë aspekt.

Gjatë një leksioni të hapur me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Lame bëri një analizë të këtij fenomeni, ndërsa theksoi se dyndja e aq shumë njerëzve nëpër qytete të mëdha që ndodhi pas rënies së regjimit komunist ishte e kushtëzuar nga disa faktorë të ndryshëm.

Lame në fjalën e tij preku çështjen e informalitetit si një fenomen që i ka rrënjët jo në vitin 1990, por që në antikitet e mesjetë. Lame bëri një tablo të gjatë të historisë së urbanizimit në shoqërinë shqiptare që nga Mesjeta, Perandoria Osmane, me ndërtimet e para sipas rregullave në fund të kësaj perandorie, për të ardhur tek lulëzimi i vërtetë i ndërtimeve me dy luftërat botërore, të mirat dhe të këqijat e regjimit komunist në këtë pikpamje dhe deri në ditët tona kur janë mijëra ndërtime pa leje dhe zona informale.

“Unë kam vite që merrem me çështje të planifikimit, urbanistikës, etj. Duke qenë për shumë vite anëtar i shoqërisë civile dhe duke qenë dhe ‘dashnor’ i përjetshëm i trashëgimisë kulturore e kam vrarë mendjen shumë për t’i hyrë në themel nga vjen ky ilegalitet i lartë në Shqipëri, ilegalitet jo thjesht në konceptin e ndërtimit, por në përgjithësi në mungesën e formalizimit të gjërave në Shqipëri. E nisa me këto 20 vjet, por kuptova se ishte dhe më thellë, tek regjimi komunist, por më pas doli që kishte rrënjë më të thella, në periudhën e parë të shtetit shqiptar, po në atë periudhë doli që kishte problematika të trashëguara nga periudha e perandorisë osmane, aty doli që ajo vinte si pasojë e asaj çfarë kishte gjetur në terren kjo perandori që nga periudha e Mesjetës, kur hyra tek Mesjeta më rezultoi se Mesjeta u formatua në mënyrë të tillë në trojet shqiptare se e tillë erdhi nga antikiteti ….dhe eca më përpara deri sa arrita tek dy njerëzit e parë, tek dy njerëzit e parë që takuan njëri-tjetrin dhe vendosin që t’i vendosin rregullat njëri-tjetrit”, tha Lame në nisje të bisedës me studentët duke marrë më pas në analizë të gjitha periudhat dhe karakteristikat e tyre në aspektin e urbanizimit.

Në këtë aspekt sipas tij në Mesjetë kur shoqëritë europiane nisën të vendosnin sistemin e rregullave, shoqëria e atëhershme shqiptare (arbëre) ishte një popullsi rurale dhe në fshat nuk ka rregulla ku do të ndërtosh. “Duke qenë e tillë shoqëria shqiptare nuk kishte nevojë për rregulla të forta dhe për më tepër duke qenë një shoqëri e shpërndarë nëpër kodra, nëpër male, kishte akoma më pak kontakte me njëra-tjetrën. Në Kanun ka rregulla të tilla që “shpia nga shpia duhet të jetë një e shtënë pushke larg”, pikërisht sepse paaftësinë për të mos i vendosur rregulla njëri-tjetrin e zgjidhnin duke i qëndruar larg njëri-tjetrit. Problemet fillojnë në momentin kur shoqëria fillon grumbullohet, kur fillojnë lindin qytetet, kur fillojnë lindin konglomeratet. Mesjeta ka elemente të shkëlqyera nga kjo pikpamje edhe në Shqipëri, si shembull do të sillja Statutet e Shkodrës. Ato janë të shekullit 13-14 dhe kanë rregulla shumë të qarta se si ndërtohet, si hapet dritarja, si duhet të jeta shkalla, si duhet të jetë rruga në zonë të pjerrët, sa dyer lejohen në çdo mur, e me radhë. Është një gjë e jashtëzakonshme, por e fshehta e kësaj është se ato statute nuk janë tonat, janë të transferuara nga Venecia, nga rregullat e Italisë që ishte tashmë e organizuar dhe për fat të mirë i imponohen qyteteve tona, që përgjithësisht ishin me qytetarë të huaj, por edhe shqiptarë kishin nisur të zbrisnin nga fshati dhe hap pas hapi filluan të organizoheshin. Kjo ndodhi me qytetet mesjetare, por ky rregullim mesjetar, për fat të keq erdhi Perandoria Osmane dhe e fshin të gjithën duke rifilluar prapë sistemi nga fillimi”.

Ndërkaq Perandoria Osmane do të kthente në një pikë nisje këtë problem duke imponuar sipas Lames karakteristikën e saj të urbanizimit lindor pa rregulla, shembull janë qytetet e vjetra si Berati. “Koncepti lindor është koncepti i konglomeratit pa rregulla të brendshme. Secili hapet deri aty ku është “brryli” i fqinjit dhe kështu krijohen dhe shtresëzohen qytetet osmane. Të gjithë qytetet osmane që ne trashëgojmë janë të tilla. Po të marrësh Beratin e vjetër nuk ka asnjë rregull në ndërtimin e lagjeve”.

Për të ardhur pas disa shekujsh në momentin kur fryn një erë perëndimore në Shqipëri me disa përpjekje në Korçë e në Fier nga vrionasi Aziz Pasha apo me Pazarin e ri të Tiranës nga Esat Pasha dhe për sjellë ndërtime të reja që janë dhe sot nga italianët apo austriakët gjatë dy luftërave botërore.

Por koha kur ndërtimet dhe urbanizimi njohu stabiliteti sipas Lames është ajo e Zogut.

“Zogut unë i njoh nga kjo pikpamje vetëm një meritë të madhe, kishte qenë kaq vite sa duhej për të marrë imputin nga jashtë dhe kishte një meritë të madhe se nuk bënte asgjë vetë, që është e keqja e madhe e ligjbërësve e politikanëve shqiptare që duan ti bëjnë gjërat vetë. Për planet rregulluese ai mori më të mirët për këtë gjë, italianët, kur bëri xhandarmërinë mori ata që ishin më të mirët në këtë fushë anglezët, ekspertët e financave i mori nga Austria. Planet rregulluese që u bënë krijuan një rrjet të qyteteve që ekzistojnë dhe sot. Aty ku u lanë në mes ne nuk qemë në gjëndje ti vazhdonim dhe degraduan. Kjo periudhë vazhdoi dhe me pushtimin italian sepse ata e imagjinonin Shqipërinë në përgjithësi dhe aksin Tiranë-Durrës në veçanti si qendër të perandorisë së tyre Ballkanike”, tha Lame duke përshkruar këtë periudhë.

Po çfarë ndodhi në komunizëm? Ideja që ne kemi për ndërtimin e Shqipërisë nga e para sa qëndron sipas Lames? Drejtori i Aluizni-t mendon se kjo peirudhë ka disa të mira nga pikpamja urbane por “ka dhe disa të këqija të tmerrshme të cilat i trashëgojmë ne sot. Për shembull, një të keqe shumë të madhe që humbi vlerën e dokumentit dhe të pronës që do të thotë letra nuk kishte më vlerë në kohën e komunizmit sepse u kthye çdo gjë në pronë e përbashkët. Humbja e vlerës së dokumentit është një nga krisjet më të mëdha që kemi pësuar”.

Ai e ndan ndërtueshmërinë gjatë periudhës socialiste në tre epoka. “Në periudhën e parë deri në vitin 1960 është akoma ndikimi italian shumë i fortë dhe të gjithë arkitektët dhe planifikuesit e asaj kohe janë me frymë italiane. Periudha e dytë, një 10 vjeçar ku mbizotëron fryma sovjetike dhe pastaj vjen periudha që unë e quaj “periudha e shterpësisë” nga vitet ’70 e mbrapa, ku kishin humbur idetë e vjetra, arkitektët dhe projektuesit ishin mbyllur brenda vetes dhe nuk prodhonin dot asgjë, kishin humbur stilet e vjetra, çdo lidhje me të shkuarën dhe ishte shterpëzuar çdo gjë”.

Rrëzimi i komunizmit e gjeti Shqipërinë në një situatë ku 65 për qind e popullsisë ishin detyruar të jetonin në fshat nga regjimi dhe me rënien e digës që kishte vendos komunizmi au dyndën në qytete.

“Në këtë krizë vjen ‘90-a, ku ne u gjendëm në një farë mënyre si në “Far Ëest” sepse regjimi kishte ndërtuar një digë të fortë që ishte dhuna, me anë të së cilës kishte detyruar 1 milionë shqiptarë të rrinin në fshat. 65 përqind e popullsisë ishte në fshat, raporte që ne i kishim në fund të shekullit 20, ndërsa Europa i kishte në shekullin 18. Papritur kjo digë u hoq dhe gjithë kjo masë njerëzish, që jetonin një jetë shumë të keqe në fshat, u dynd pa asnjë kontroll drejt qyteteve. Me një shtet shumë të dobët dhe pa eksperiencë, që po kalonte nga një shtet i vjetër në një shtet të ri, pra e ndërrojmë dhe një herë sistemin nga fillimi, gjendet në këtë situatë. Strukturat e vjetra bien, pengesat bien dhe kjo masë njerëzish, rreth 1 milionë, dyndet rreth qyteteve duke krijuar një unazë të hekurt dhe sot jemi në situatën që jemi”.

Në çfarë situate jemi sot? Lame nuk e sheh aspak optimiste gjendjen ku ndodhen qytetet në Shqipëri nga pikpamja urbane. “Kemi një bllok të madh unazash që kanë rrethuar qytetet tona duke mos lejuar më që të shpërthejnë dhe zmadhohen. Durrësi, për shembull, po mbytet brenda vetes sepse nuk mund të hapet më pasi ka këtë unazë rreth 1 km ndërtimesh informale që e kanë bllokuar dhe është i detyruar të gjenerojë brenda vetes, të riciklojë veten, të shkelë mbi të shkuarën e vet sepse nuk hapet dot. Kjo ndodh me Tiranën, Elbasanin, Shkodrën,etj..”, thotë ai.

Ndërkohë drejrori i ALUIZNI-t bëri një tablo të situatës së legalizimeve duke theksuar se metoda që po ndiqet është legalizim dhe urbanizim i ndërthur.

“Ajo që ne kemi përqafuar sot është një shkrirje e të dy elementëve, urbanizim në letër, legalizim dhe urbanizim në fakt. Kjo do të thotë, bëjmë në letër planet se si duhen urbanizuar këto zona, bëjmë legalizimin sipas këtyre planeve dhe pastaj bëjmë urbanizimin në terren. Kjo është skema që me shumë vështirësi po zbatohet aktualisht në vend. Sot jemi në një Shqipëri që ka 280 mijë objekte pa leje në listë pritje, janë legalizuar në 8 vjet të PD-së 21.700, këto 9 muaj janë legalizuar 21 mijë dhe me këto ritme i bie të mbarojë pas 30 vitesh, ndërkohë që rihapja e procesit të vetdeklarimeve ka sjellë dhe 82 mijë objekte të tjera. Por duhet të pranojmë që ka një parim të madh në këtë aspekt. Në momentin që një njeri, dy apo tre bëjnë një kundravatje, faji është i tyre. Kur e bëjnë të gjithë, faji nuk është më i tyre, por i ligjit, i qeverisjes”, përfundoi Lame.

13 komente në “Artan Lame: Informaliteti si fenomen shqiptar, nga antikiteti në ditët e sotme”

  1. raimond vlonjati says:

    Lame ,kur flet per parregullsite e Komunizmit , e tregon veten se je nje sharlatan dhe qesharak i pandreqshem

    Si ka mundesi more , se ti qenke edhe kolonjar dhe je kaq deficent ne arsyetim?

    Komunizmi vertet nuk e njohu letren e pronarit , por ama cdo gje u be me regulla urbanistike ,
    dhe letrat e pronareve nuk u prishen por u mbajten nen ruajtje , ndaj edhe jane sot te paprekura , q e ne te ardhmen nqs sitemi do ndryshonte , keto letra do perdoreshin sic edhe po perdoren-
    -Megjithse sot , shoket e tu i shkateruan fare ato letra

    Pastaj ka edhe dicka , se ne kohen e Komunzimit u hap toke e re ne cdo vend te Shqiperise, ne male dhe ne fusha
    Le qe ca them une , Shqiperia nuk kishte fusha fare. Fushat i krijoi Enveri , qe thau zonen kenetore nga Lezha deri ne Vlore

    Biles Vlora kishte 3 keneta, dhe te mbyste malarja -Vdisnin njerezit si mizat

    Vlora dhe gjithe Shqiperia bregdetare , me perjashtim te Sarandes , nuk kishte plazhe fare , Plazhet i krijoi komunizmi
    Dhe aty ne ato plazhe u krijuan mbi regulla te forta urbanistike , dhe antyrisht kjo toke qe u perfitua , ka apsur pronar, prose pronari kete toke e kishte lene kenete
    dhe ishte populli qe e cliroi nga keneta ate lloj toke

    Ndaj pronari i asaj toke nuk ka te drejte pronesie totale, sepse populli qe e bgatoi ate toke, ka te drjeten e hsitorise mbi ate toke –keshtu qe ajo toke duhet te jete ne bashkepronesi me popullin dhe pronaret , jo ta kene vetem pronaret

    O Lame, po kur thua se vitet 60-te ishin akoma nen ligjet italiane ndaj dhe ishte ok, sipas teje ..loooooooooooooooooool

    Je tipiku i skllavit qe nuk ke asnje sens ne mendjen tende te kalbur nga nenshtrimi ndaj te huajes
    qe te kuptosh Lirine, si nje ndjenje qe te cliron energjite me te fuqishme per te krijuar te mira materiale per veten dhe shoqerine

    Po ku e shikon ti “ndikimin italian” ne vitet 60-te , o kokeqyp i PS-se ?

    Mos i lejoni more keto krijesa me karakter zvarraniku si ky Lame , tu flasin te rinjve se ne ket menyre ata i mesojne me percmim ndaj vlerave tona shqitpare

  2. Artur Duka says:

    Po hap nje debat dhe nuk dua te pretendoj se interpretimi im eshte me i drejti:

    Nuk e lexova artikullin deri ne fund, por po ta marrim holle-holle, edhe per serbet i i bie qe Kosova te jete historikisht ceshtje inmformaliteti.

    A nuk ishin tokat e Kosoves, pyjet e kullotat etj prona te Kralit Serb, te kishave, kuvendeve e manastireve serbe, te feudaleve e senjoreve serbe ne mesjete ?

    Nuk po kundershtojme aspak faktin se shqiptaret ishin autoktone ne ato troje, por si te thuash me ligjet e shtetit mesjetar serb, me dokumente pronesie sic themi sot, Kosova njihet si domin/ciflig/ serb disa shekuj rresht para pushtimit turk, apo jo?

    (Nqs del e me thote njeri se ato toka ishin te shqiptareve me tapi, atehere i bie te kete qene ndonje revolucionar qe beri reforman agrare ne Kosove duke ja marre tokat feudaleve dhe duke ja shperndareve fshatareve vendas !!!)

    Me ardhjen e turqve ne Ballkan, shteti serb mori fund, dhe shqiptarve u erdhi rasti te zene ato toka duke u kthyer ne myslimane nderkohe qe kauret, (zoterit serbet te krishtere te tokave) me shembjen e shtetit te tyre, mbeten nje popullsi e perbuzur, pa te drejta.

    Ky eshte dhe strumbullari i sherrit qe vazhdon prej shekujsh.

    1. Toni KS says:

      Me thuaj ti si e mbajten mend fshataret analfabete serbe kete histori per shekuj (edhe po te ishte e vertete) ? Feudalet serbe humben ne histori , pasi sherbyen si vazal besnik te sulltanit dhe ruajten pronat, si dhe furnizuan haremet e sulltanit me bijat e tyre. Kur u ringjall shteti serb me ndihmen e Rusise ne shek XIX princ u be nje hajdut me gjysh shqiptar Kararagjorgji (Gjorgji i zi) dhe me vone nje tregtar derrash Millosh Obrenoviqi. Ne kete pike Kosova nuk kishte asnje lidhje me Serbine. Pastaj kur u rriten apetitet e serboruseve u krijua miti i Kosoves nga popat xhihadist ortodhijaks serbe se gjoja kjo qenka Serbia e Vjeter (qe perfshine edhe Shqiperine e Veriut dhe Maqedonine). Serbia e beri politike shtetrore kete ne gjysmen e dyte te shek XIX me Nacertanien. Kur pas Luftrave Ballkanike nuk e lejuan te mbaje Shqiperine e Veriut, si kompenzim ktheu syte nga Bosnja dhe me atentatin ne Franz Ferdinandin shkaktuan Luften e Pare Boterore. Ky shtet neurotik serb edhe sot vazhdon me brockulla te njejta dhe rrezikon paqen.

      1. Artur Duka says:

        Toni KS- Kete histori nuk e ka qene nevoja ta mbajne mend fshataret analafabete serbe sic thua ti, por e ka regjistruar kisha dhe shteti (mbreteria serbe). Sado e njeanshme dhe e influecuar te kete qene kjo histori, sllavet shkruajne ne alfabetin e tyre qe ne shekullin e IX te mesjetes (Cirili dhe Metodi shpikesit e alfabetin monumentine te cileve e gjen ne Oher) kurse shqiptaret fiksuan alfabetin e tyre ne vitin 1908. Kosova ka 1285 kisha, kuvende dhe manastire serbe qe datojne qe nga shekulli X-XI i mesjetes kurse shqiptaret nuk mburren dot me asnje monument mesjetar pervec hamameve dhe xhamive qe u ngriten me ardhjen e turqve. Sic thote nje fjale latine “Cuius Regio, huis religio” dmth Sundimi i takon atij qe ka dhe religjonin. Edhe regjistrat osmane citojne shume banore sllave ne krahine, por historianet mendojne se kane qene shqiptare qe kishin nderruar emrat per t’u perputhur me pushtetin. Ne histori permendet shkarazi se Skenderbeu dogji disa fshatra te Kosoves se ato ishin prone te kralit Gjergj Brankovic se ky nuk e la te bashkohej me Huniadin. Eshte fakt Super i njohur historik qe popullsia raja, e krishtere nuk kishte te drejte te zoteronte toka ne perendarine osmane sespe ato u jepeshin spahinjve, bajraktareve dhe feudaleve myslimane prandaj feudalet serbe i humben tokat ne Kosove se i zune malesoret shqiptare qe u konvertuan ne myslimane. Osmanet u njihnin kaureve te mbanin truall aq sa nje oborr rreth objekteve te tyre fetare si dhe te merreshin me tregti. Pra per serbet Kosova (fjale sllave – fusha e mellenjave) u kthye ne “toke te xanun” me ardhjen e turqve dhe kthimin e shqiptareve ne fene islame.

        1. it'sme says:

          Zoti Artur Duka,

          Une nuk i njoh kredencialet e tua shkencore, as profesionale, as publicistike dhe as ato karakteriale, sepse nuk te kam ndeshur gjekundi dhe, madje, as nuk e di nese, emri Artur Duka, eshte emri juaj i vertete apo thjesh nje pseudonim komentesh.

          Pra identiteti juaj mbetet ne diskutim: Mund te jesh nje serb shqipfoles, mund te jesh nje shqiptar ne sherbim te çeshtjes serbe ne Kosove ose mund te jesh nje studjues i sponsorizuar qe sjell ketu gjysem te verteta arkivore, ne dobi te Serbise.

          Megjithate, jam suprizuar nga parashtrimi qe ju beni ne lidhje me pronesine e tokave te Kosoves nga serbet, perkatesisht nga manastiret, princat apo edhe mbreterit e Serbise.

          Nuk e kisha ndeshur deri me sot kete argument askund, perfshire edhe si argument juridik pronësor te pales serbe ne kontestimin e shkeputjes dhe pavaresise se Kosoves, ne institucionet apo tribunat nderkombetare.

          Mbase mund te jete nga padija ime, ose eshte nje zbulim i ri i juaji, por une do të të bej nje pyetje më të thjeshte:

          Edhe sikur te jete keshtu siç thoni ju, ne lidhje me pronesite serbe ne Kosove, gje qe une nuk e besoj, pse nuk keni sjelle ne vemendje faktin qe serbet jane te ardhur ne Ballkan, me se hershmi, ne shekullin e 7-te, ndersa shqiptaret jane vendas autoktone, te pakten nje mijevjeçar para serbeve dhe, per pasoje, dikur pas shekullit te 7-te dhe ne nje çfaredo menyre, me shume gjasa me dhune dhe grabitje, pronesia e tokeve eshte tjetersuar ne dobi te serbeve.

          Prirja juaj antishqiptare vihet me shume ne dukje kur sillni si prove te se drejtes ne krahun e serbve, numrin e kishave ortodokse serbe dhe pronesite e tyre mbi tokat, ndërsa vëreni me shume tinëzi, se shqiptaret nuk kane ndërtuar asgje.

          Eshte po ai argument qe greket mund te perdorin neser per kishat qe po nderton Janullatosi sot, jo vetem ne jug te Shqiperise, por deri ne lumin Drin e pertej, per te provuar se ortodoksit shqiptare jane greke dhe se gjysma a me shume e Shqiperise eshte Greqi.

          Ne nje pamje me te gjere, argumenti qe sillni ju zoti Duka, do te dukej akoma me qesharak po te aplikohej ne Ameriken e zbuluar ne shekullin e 15-te, dhe sot e 300-400 vjet prapa, kjo Amerike, eshte e mbushur me kisha protestane, katolike, mormone dhe plot objekte te tjera kulti, te cilat, ato vete dhe antaret e tyre, kane edhe pronesite e ketyre objekteve, por edhe te tokave, maleve e fushave, lumenjve e liqeneve, te ketij kontinenti, dikur ne perdorim, pa tapi sigurisht, nga vendasit lekurekuq.

          Por, gjithkush e di se keto “prona” u jane GRABITUR lekurekuqve.

          Te vjen vertet te përzjerë, kur ne bllogjet dhe portalet shqiptare, çfaqen vemje të tilla që, nën argumente imorale, bëjnë serbin, madje edhe më ortodoks dhe shoven se vetë serbi.

          Edhe pse, me shume gjasa, ju zoti Duka, mund te jeni i zyres se djallit Janulla, sivëllai i tij Irinej, duhet të të varë nje dekorate te madhe ne gjoks, ndersa shqiptaret duhet te nxijne fytyren me llucen e tradhetarit.

          1. Artur Duka says:

            Zoti me psedudonim Its’me.

            E shoh qe nuk keni kuptuar asgje nga sa shkruaj sepse une nuk mohoj kerrkund qe shqiptaret jane autoktone.(Studimet antropologjike vertetojne teresisht perputhjen racore te skeleteve te banoreve te vjeter te Kosoves me ate te shqiptareve te sotem)
            Eshte fatkeqesi e madhe qe shqiptaret si puna jote e mbrojne atdheun me komente te tilla sic beni juve sepse ne fakt e shkallmojne fare. Thone me mire te kesh nje armik me teper se sa nje mik budalla. Keshtu dhe “armiqesia” ime ndaj shqiptareve qe te duket ty ne komentin tim, i vlejne me shume intelektit shqiptar se sa fyerjet dhe budalllalleku i komentit tuaj. Eshte metode super e njohur akademike ne perendimin e lire, dhe jo ne pjesen injorante te Serbise ose te Shqiperise qe ju si person perfaqesoni, qe per te nxjerre te verteten e nje teze ose argumenti, nje pale duhet te beje ‘avokatin e djallit’ pra te parashtroje argumentet e kunderta per te nxitur debatin dhe per t’ju afruar te vertetes. Keshtu kam bere edhe une ne komentin lart.
            Serbia nga serbet njihet si jeruzalemi i Serbise, si djepi i Serbise, si vendlindja e kultures serbe. Dhe ne fakt ata e kishin Kosoven si cifligun e tyre, qendren ku zhvilluan kulturen e tyre kishtare dhe shpirterore, pra feudalet e kralit te serbise ishin sundimtare ne ato toka ndersa shqiptaret autoktone ishin popullata e shtypur dhe nuk mund te udhehiqnin as ideologjine fetare dhe as nuk mund te predominonin pejsazhin arkitektonik te asaj treve. Duhet ta dish qe ne mesjete vetem senjoret feudale ndertonin keshtjella dhe financonin ndertimin e shtepive te zotit (kishave) ndersa populli jetonte ne kasolle.
            Tani cfare ka ne kete koment per te qene antishqiptare?
            Koha qe shqiptaret filluan te predominojne ne krahine eshte pikerisht ardhja e turqve se shqiptaret u kthyen ne myslimane sepse NUK I LIDHTE ASGJE ME KISHEN SERBE, AS ME PRIFTERINJTE E SAJ DHE NDOSHTA AS DHE ME KRISHTERIMIN SE AI U PREDIKOHEJ NGA SUNDUESIT E TYRE.
            Sllavet vershuan ne Ballkan ne shek 7-8 por dyndja e tyre konsiderohet si nga me paqesoret ne histori sepse ata ishin popullsi qe merreshin me bujqesi dhe zune vend kryesisht neper fusha te cilave u dhane dhe emrin (me dhjetra emra fushash ne Shqiperi mbajne emra sllave). Shtetet gjakatare sunduese ata i krijuan me vone sepse ishin popuj te shumte ne numer ne krahasim me arberoret (pasardhes te ilireve) qe kishin mbetur nje grusht me se shumti neper zona malore ku nuk kishin depertuar te huajt.
            Perderisa serbet kishon formuar gjuhen, mbreterine, kishen, shkrimin dhe kulturen e tyre, ata e perjetuan keqas humbjen e Kosoves ne ndergjegjen e tyre kombetare.
            Ajo qe shkruani per indianet e Amerikes eshte budallallek i paster. Une nuk le kuptoj kerkund ne koment qe amerika u takon lekurekuqve ndersa Kosova Serbise!!

            1. Artur Duka says:

              Dhe asnje shqiptar-kosovar sado patriot te kete qene, nuk eshte kurre e mundur te kete zoteruar qofte dhe nje cope te vetme toke para ardhjes se turqve SEPSE NE MESJETE TOKAT, PYJET DHE KULLOTAT I ZOTERONIN VETEM FEUDALET DHE KUVENDET KISHTARE DHE JO NJEREZIT E THJESHTE (psh nje feudal kishte nen hyqem 5 mije apo 10 mije fshatare). Shqiptari mund te zoteronte toka vetem nqs do te ishte feudal vasal i kralit dhe ndjekes i riteve ortodokse.

              1. raimond vlonjati says:

                Po ka dicka ketu ne rastin e Kosoves
                Kur erdhi turku, serbi qe ishte zot I Kosoves ishte aleat I ngushte I Sulltanit, sepse qe ne betejen e Kosoves ,Brankovicet u reshtuan ne krah te Sulltanit dhe kunder ushtrise se ballkabasve
                Dhe nga ajo kohe familja e Brankoviceve ka qene ne shekuj aleate e Sulktanit, biles ,nje cupe e Brankpviceve ishte nena e Sulltan Mehme pushtuesit.Ky Sulltan qe luftonte kunder Skenderbeut ka bere krime te perbindeshme kunder shqiptareve, dhe e bukura esht se ky e ka xhamine ne qender te Prishtines..
                Dhe po ky sulltan ka kerkuar fronin e mbretit te Serbise ,me arsyetimin se e jema e tij ishte nga dera e Brankoviceve
                Pra ,serbet dhe kisha e tyre kane qene plotesisht nen mbrojtjen Absolute te Sulltaneve te Turqise,sepse edhe vete sulltanet ishin vetem 1/4 turq, ndersa3/4 ishin ortodokse…

                Kjo sa per vertetesi historike.
                Tani nqs serbet nuk kane dokumenta nga pronesia e tokes ne Kosove,kjo tregon se ata kane aene pushtues,
                Dhe nuk do te thote azgje fakti pse serbet kane kishat e tyre ne Kosove, sepse ato tregojne edhe manine ae kishin serbet kur pushtonin vendet e huaja…

                Dhe ne 1919 ,ne Konferencen e Paqes ne Versaje,
                perfaasuesi serb kerkoi qe rajoni rumun I krahines se Banatit ti jepej serbise me arsyetimin se atje esht toke serbe meqe ka kisha dhe manastire serbe…..

                Mirpo perfaqsuesi I Rumanise ja ktheu menjehere,duke thene: …te gjithe e dime manine e serbve,qe kur pushtojn nje vend ndertojne aty kisha serbe, qe ta quajne me vone si toke te tyre…

                Dhe kjo pergjigje e futi ne hale Serbine, dhe komisioni nuk e perkrahu aspak ambicjen serbe

                Ndersa kur erdhi tek puna e Kosoves, amerikanet ishin me Serbine,
                Se nuk kishin ndonj konaiderate kushedi per ne…..
                Porse duhej then se Amerikanet,sidoqofte na ndihmuan me gjysem zeri qe te mos prisheshim fare, pavaresisht se drejta ishte ne anen tone.
                Nejse, se dola nga tema, por aty ne Kosoveserbet kane vetem te drejten e pushtuesit dhe azgje tjeter aq me teper qe serbet e Kosoves kane qene bashkepuntore te Sulltaneve.
                Porse e drejta e pushtuesit, nuk njihet me ligjin e drejtesise civile ,dhe ato manastire ,duhet te hiqen se kane ndertuar ne token e tjetrit,me leje. E pushtuesit…serb ,ose turk

  3. agostin says:

    Ketu duket qarte se çfare pasojash katastrofike kane lene turqit ,dhe “gjonturqit”komunist per kombin shqiptare.Keto duhet ti mesojne filoturqit Pellumb Xhufi e Avdi Baleta ,dy plehra islamik.

  4. fatmir says:

    Lidhur me kete shkrim Artan Lame eshte zbatues i politikes se Katovices qe mundohet te justifikohet me leksione lart e poshte. Ai nuk ka asgj te perbashket me shqiptarizmin me patriotizmin apo me demokracine apo politiken e majte. Thjesht nje zbatues i politikave te agjensive antishqptare. Nuk eshte aspak e vertete se pervetesimi i prones , mjafton te analizohet si e rregullon Kanuni te drejten e prones. Sa per komentin e bere nga Arturi, ka nje psaktesi te plote ose qellim per te justifikuar pas vitit 1991 . Shteti serb ne kufijte e tij shteterore ne fillim te shekullit 19 sipas dokumentave serbe , (por ato i gjenkudo) ndodhet ne veri te Nishit. Te pohosh se kosova na pasej qene prone e sebeve do te thote te shikosh enderra me sy hapur ose fantazi qe bie ndesh edhe me hartat qe boton enciklopedia serbe.

  5. sulomoloni says:

    sipas ksaj qe thot ky kur ligjin e shkelin jo nji apo dy por me mijra atehere esht faji i ligjit.
    ky rregull i shkon per shtat edhe situates se droges.
    nuk kan faj kriminelet por ligji!

  6. Kominatsi says:

    Lame ma te drejte shqiperia Nuk hyne ne europe keshtu …karakter grindavec dhe inatci shqiptar

  7. hahaha says:

    edhe nje amator do kishte nxjerre nje konkluzion me te matur se ky idioti. sipas tij nuk ishte politika e sali mutit qe mbylli sye dhe veshet perpara adyndjes se parregullt te popullsise se veriut ne pergjithesi drejt tokave buze detit duke edhe eleminuar gjitone dhe pronare te vertete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje