“Shqipëria duhet të vazhdojë në të njëjtën rrugë për të arritur objektivat si vend anëtar i NATO-s dhe aleat i SHBA-ve”, -i tha sot Ministres së Mbrojtjes, ambasadori i ri i SHBA-së në vendin tonë Donald Lu.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë z. Donald Lu, të cilit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri.
Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli shprehu vlerësimin e saj për marrëdhënien e shkëlqyer mes dy vendeve dhe e garantoi ambasadorin Lu për vullnetin e qeverisë shqiptare për t’i forcuar akoma më tej këto marrëdhënie.
Znj. Kodheli vlerësoi mbështetjen e SHBA-ve për vendin tonë dhe për Forcat e Armatosura në kuadër të NATO-s dhe misioneve të përbashkëta në funksion të paqes dhe stabilitetit në botë. Shqipëria, tha ajo, do të vijojë të jetë përkrah aleatit të saj strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjen e paqes dhe demokracisë.
Ministrja e Mbrojtjes e garantoi diplomatin amerikan se do të vazhdojë të ndjekë rrugën pozitive përballë sfidave të sigurisë. “Ne po përmirësojmë, modernizojmë dhe po luftojmë korrupsionin”,- theksoi ministrja Kodheli.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqiperi z. Lu u ndal tek marrëdhënia e mirë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe tek miqësia mes dy popujve duke theksuar se Shqipëria duhet të vazhdojë në të njëjtën rrugë për të arritur objektivat si vend anëtar i NATO-s dhe aleat i SHBA-ve.
Ministrja i jep garanci Perendimit, por ne te njejten kohe lejon fushe te lire veprimtarie per financime dhe propagande te islamizmit radikal nga ana e “vellezerve” te Azise se Vogel ne territorin shqiptar!!!!