Dy shtetasit kolumbian, të arrestuar në laboratorin e kokainës në Xibrak të Elbasanit janë të vetmit mes 11 të arrestuarve që kanë pranuar të dëshmojnë përpara grupit hetimor. Ata kanë pranuar se në Shqipëri kanë ardhur për përpunimin e kokainës pasi janë kontaktuar nga dy shqiptar, por nuk kanë qenë në gjendje t’i identifikojnë ata. Shtetasit kolumbian kanë deklaruar se në Shqipëri kanë ardhur ilegalisht 2 muaj më parë pasi ju ishte premtuar pagesë e mirë nga shqiptarët, por sipas tyre, ata ende nuk janë paguar, raporton “Mapo”.
Dy shtetasit kolumbian, të identifikuar si Cezar Avila, 67 vjeç dhe Walther Moreno, vjeç 42, e kanë nisur rrëfimin e tyre me njohjen “rastësore” me dy shtetas shqiptar në Bogota të Kolumbisë. Ata janë shprehur përpara grupit hetimor se me dy shqiptarët janë takuar rastësisht dhe nuk i njohin këta persona. Ky takim mendohet të jetë kryer rreth 3 muaj më parë në kryeqytetin kolumbian, ku dy të arrestuarit pranojnë se kanë marrë një ofertë nga shqiptarët për përpunimin e kokainës në një laborator në Shqipëri. Shqiptarët ju kanë premtuar se do të paguheshin mirë për punën që do të kryenin dhe dy shtetasit kolumbianë kanë rënë dakord të vinin në Shqipëri si specialistë të ndarjes apo përzjerjes së kokainës sipas rastit.
Kolumbianët e arrestuar kanë deklaruar se pas kësaj bisede ata janë nisur sëbashku me dy shtetasit shqiptar dhe pasi kanë përshkuar disa vende, në Shqipëri kanë hyrë ilegalisht. Ata nuk kanë qenë në gjendje të thonë se nga cila zonë e vendit kanë hyrë në Shqipëri, por i kanë qëndruar deklarimit se në Shqipëri nuk kanë ardhur zyrtarisht, por në mënyrë ilegale.
Pas mbërritjes në Shqipëri ata janë dërguar në zonën e Xibrakut pranë fshatit Labinot në rrethin e Elbasanit, ku “punëdhënësit” ju kanë marrë një shtëpi me qira dhe ju kanë thënë se nuk do të paguanin asgjë për shpenzimet e strehimit dhe ushqimin. Pasi janë sistemuar në një banesë me qira në zonën ku ndodhej magazina, dy shtetasit kolumbian janë çuar në laboratorin e kokainës i cili ishte përshtatur nga shqiptarët me të gjitha mjetet e nevojshme. Bëhet fjalë për furra pjekjeje, makineri centrifugë, peshore, fuçi për përzierjene e kokainës me lëndë të tjera me qëllim shtimin e sasisë, si dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme që dy shtetasit kolumbian të kryenin si duhet punën për të cilën ishin kontraktuar.
Pune drogaxhish.Gallate eshte kur media thote laborator modern.Se ku ishte modernizmi aty nje zot e di.
po laborator modern ka vetem CIA, qe ka licenc te rregullt qe ta coj ne Holland per cunat. :)))
Gjynah,duhen paguar!
Rilindja po e trumpeton si sukses ate qe ne fakt u erdhi ne pjate nga Gjermania. Pse nuk thone qe ekspertet shqiptare i lidhen dhe i mbyllen per dy muaj ne nje zyre qe te mos dekonspironin planin dhe forcave te policise ua treguan vetem minutat e fundit se ku po i conin…?1 Po lidhja qe ka nipi kopil i Enver Hoxhes me Koço Kokedhimen dhe me burrin e halles se tij (goces se Enverit, Pranveres), Klement Kolonecin, me te cilin pastronin parate e kolumbianeve ne ndertim, duke ndertuar rezidenca me vila dhe pallate ne zona turistike…keto kur do te behen publike??
Po pyesni se ç’lidhje ka kopili Ermal Hoxha me banden e kokaines (Xibrakun)??? Po eshte shefi more! Ai qarkullonte te gjithe parane kesh. Kryemnte transaksionet me ane te bankave, pastronte parate, kryente shitjet dhe blerjet, paguante dhe Spiropalin kur malli kalonte nga doganat qe monitorohen nga britaniket e Blerit (nuk e dime ne se keta te fundit mernin pjesen e tyre). Dhe ne fund nipi kopil i xhaxhit, tregtonte me ane te Koço Kokedhimit edhe nje pjese te kokaines per klientet vip ne Tirane, ku Bora, vajza e Koços dhe Brixhida ishin degustatoret e para te mallit te “paster”…
Po dritat i kane paguar keta? … Ermali te thot shyqyr qe gjyshi ka vdekur, se do ta kish rrasur ne te njejtin varr me burrin e halles babit.
Sa shkerdhata. Po si lihen punetoret pa u paguar? Keshtu perfundon kur nuk paguan punetoret.
Тu paguhen dhe sigurimet shoqerore, ndryshe punedhenesit ne burg. Keshtu ka urdheru shef Rama.
Per familjen Hoxha kane punuar 50 vjet shqiptaret ne menyre vullnetare, e te mos punojne 2 kolumbiane….