Zgjedhjet Vendore/ KiE: gati t’iu vëzhgojmë në 61 bashkitë

15 Janar 2015, 16:17Politika TEMA

KiE ka theksuar se është gati të vëzhgojë zgjedhjet vendore që do të mbahen në Shqipëri për herë të parë në 61 bashki.

Gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit për Autoritetet Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës (KiE) dhe Alfonso Zardi, Drejtor i Departamentit të Demokracisë në KiE ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi vuri në dukje ecurinë e reformës administrativo-territoriale dhe hapat që po ndërmerren për realizimin e strategjisë së decentralizimit.

Ministri Çuçi theksoi hartimin e dy nismave të rëndësishme ligjore si ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe ligji për financat lokale.

Ndërkohë zyrtarët e KiE kanë theksuar mbështetjen për ecurinë e reformave në strukturat e qeverisjes vendore në Shqipëri.

Gjatë takimit u fold he për reformat që po ndërmerren për fuqizimin e qeverisjes vendore dhe respektimin e demokracisë vendore.

Këshilli i Europës i cili ka një rol udhëheqës në çështjen e reformave territoriale që po realizohen në shumë vende të Europës, do të vijojë të mbështesë reformat prioritare të qeverisë shqiptare në këtë fushë. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje