Basha-Lu: Mbështesim cdo vendim apo veprim të SHBA

15 Janar 2015, 18:06Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim Ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri, Donald Lu.

Duke vënë në pah ndjenjat e miqësisë dhe mirënjohjes së shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Basha tha se shqiptarët e cmojnë si të pazëvendësueshëm rolin vendimtar të SHBA që nga krijimi i shtetit shqiptar, e deri tek demokratizimi dhe integrimi Euroatlantik dhe mbështetja përcaktuese për clirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria është anëtare e aleancës më të fuqishme të lirisë që bota ka njohur deri me sot dhe është rreshtuar krahë saj dhe vende të tjera të botës së qytetëruar në luftën kundër terrorizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që i bëhet demokracisë, lirisë dhe vlerave të saj”, tha ai.

Kryetari i PD-së e ka konsideruar detyrim për Shqipërinë të jetë në krah dhe në mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës jo vetëm si aleatë në NATO, por edhe si partner kryesor strategjik në mbrojtje të vlerave demokratike, të cilat kërcënohen nga terrorizmi, regjimet oligarkike dhe krimi i organizuar.

“Ashtu si dje, në qeverisje të vendit dhe sot në opozitë, PD mbështet fuqimisht çdo vendim dhe veprim të SHBA dhe aleatëve të saj në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë kudo në botë”, vijoi Basha.

Kryetari i PD-së shprehu mirënjohjen për ndihmën e madhe që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë në kryerjen e reformave të nevojshme për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike dhe mirëpriti angazhimin e ambasadorit Amerikan Donal Lu për të vijuar ndihmën ndaj Shqipërisë në konsolidimin e këtyre institucioneve.

Kjo theksoi, Basha, është e një rëndësie të veçantë në këtë kohë kur vlerat dhe standartet demokratike në Shqipëri janë para sfidave dhe kërcënimeve të mëdha. /gj.k/

5 komente në “Basha-Lu: Mbështesim cdo vendim apo veprim të SHBA”

  1. Treviso says:

    Redaksia munde te ribotoje dhe takimin e pare qe eshte bere me zotin Arvizu si ambasador i Amerikes dhe te shohim kontrastin, nese ka.
    Ku kriminel perpara te premton dhe nga mbrapa shkel vijen e kuqe.

  2. Mirela says:

    Po nese merita e antaresimit ne NATO i takon (me te drejte) Amerikes, atehere pse na e ka servirur Ebu Sali Berisha si arritje te qeverise se tije, ku bente pjese edhe ky jargamani Lulzim Basha ( Gorani)

  3. rip albania & charlie says:

    zoti ambasadori Lul!

    Ju njoftojme se kryekrimineli Lu basha

    si minister I jashtem eshte vrases i 21 janarit

    si minister e jashtem eshte tradhetar i detit jon

    edhe me flori ta shtroje amerika shqiperine nuk mund te mbuloje poshtrimin qe po i beni atij kombi me vampirin lu basha.

    take it easy zoti Lul i ambasades

  4. NO PASION says:

    JU TE TEMES KENI CENSURUAR PJESE NGA BASHKEBISEDIMI I BASHES ME DONALD LU..PJESEN KU BASHA I THOTE SE NE NUK JEMI SI PARTIA SOCIALISTE QE REFUZOI CAKTIVIZIMIN E ARMEVE KIMIKE SIRIANE ME PRETEKSIN SE NE NUK KEMI KAPACITETE DHE GENJEU GJITHE POPULLIN PER KETE GJE POR ATA E BENE SE JANE KOMUNISTA PRA ANTIAMERIKAN…OSE PJESEN FBI ESHTE E MIREPRITUR NE CDO INVESTIGIM APO NDIHME PER NGJARJE TE NDRYSHME E JO SI EDI RAMA QE NUK I MORRI PARASYSH KONKLUZIONET E FBI PER NGJARJEN E 21 JANARIT POR THIRRI DY HIDRAULIKE DHE NXORI KONKLUZIONIN SE FISHEKU MUND TE BEJE RIKOSHET EDHE TEK GJETHJA E PALMES SE KRYEMINISTRISE DHE NE BAZE TE KESAJ PROVE DETYROI GJYKATESIN E NDERUAR TE LAJTHIT E TE THOTE SE NUK ESHTE VRASJE ME DASHJE SE AUTORI NUK E NJIHTE VIKTIMEN….

  5. niksoni nga pogoni says:

    sa bukur qe ja shtron bythen rosa rosakut!
    dhenije bythe lirshem fare,falas,me vullnet te plot,dhe me kenaqsi kolosale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje