Bllokimi i lejeve të ndërtimit/ Kushtetuesja rrëzon vendimin e KKT

15 Janar 2015, 19:01Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, që bllokonte lejet e ndërtimit në të gjithë vendin, deri në zgjedhjet e ardhshme vendore, duke e cilësuar si anti-kushtetues.

Në këtë mënyrë drejtuesve vendor u rikthehet e drejta të shqyrtojnë dhe të japin leje ndërtimi për njësinë administrative të tyre.

Trupi gjykues ka vendosur ta pranojë pjesërisht kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, duke shfuqizuar përkatësisht dispozitën që u hiqte të drejtën vendorëve mbi dhënien e lejeve të ndërtimit.

Vendimi i KKT, në atë kohë u cilësua nga vendorët si cënim dhe asfiksim i drejtpërdrejtë i autonomisë së pushtetit lokal. Më 22 gusht 2014, Këshilli kombëtar i Territorit i kryesuar nga kryeministri Edi Rama vendosi pezullimin e të gjitha lejeve të ndërtimit dhe planeve urbanistike deri pas zgjedhjeve vendore që do të mbaheshin këtë vit.

Ky vendim sipas kryeministrit parandalonte rrënimin e mëtejshëm të territorit, ndërsa shtoi se lejet e dhëna deri më sot nuk do pezullohen, por do të verifikohet ligjshmëria e tyre.

Kryeministri deklaronte në atë kohë se “do të pezullohet dhënia e lejeve të reja zhvillimore dhe do të pezullohen planet e detajuara vendore nga të gjitha autoritet vendore deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e 2015.

“Kemi raste flagrante të dhënies së qindra lejeve brenda 2-3 muajt e fundit para dhe gjatë fushatës, që kanë sjellë plagë të panumërta. Mjafton të shikojmë gjithë vijën e bregdetit dhe të bëjmë përputhjen e atyre shëmtirave që shohim për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit erdhi si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para dhe gjatë zgjedhjeve”./gj.k/

3 komente në “Bllokimi i lejeve të ndërtimit/ Kushtetuesja rrëzon vendimin e KKT”

  1. Poseidon says:

    O burraaaa kryetare kamunash…filloni lejet se dhe 5 muaj ju kane mbetur.

  2. fllad says:

    PO NDOSHTA LIDHUR ME LEJET E NDERTIMIT KRIMI KA PERFSHIRE EDHE GJYKATEN KUSHTETUESE.

    Do mjaftonte qe perkohesisht (se trojet aty jane nuk i merr era)krimi i mafie se ndertimit te nderpritej dhe gjykata do te lante nje pjese te gjynaheve qe ka.

  3. mao ce dun says:

    Mos u beni merak, kryetari yne mendjendritur ua ka futur ketyre kryetareve piciruke duke shfuqiqizuar fare ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje