Partia Demokratike për zgjedhjet vendore të 2015 do të ketë një kandidate grua për cdo në pesë kandidatë për njësitë vendore. Kjo konfirmohet nga Albana Vokshi, kryetare e LDGSH, e cila është autorizuar nga kreu demokrat Lulzim Basha për të pohuar një gjë të tillë.
Në këtë kuadër demokratët duket se i janë përgjighur strategjisë që do të ndjekë Partia Socialiste, e cila sipas Kryeministrit Edi Rama do të kandidojë për listat e Këshillave 50 % gra dhe 50 % burra. Por gjithashtu duket se demokratët kanë hequr dorë edhe nga idea se mund të bojkotojnë zgjedhjet, sikundër është pohuar disa herë prej tyre pas ndarjes së re territoriale.
“Edi Rama duke kopjuar paltformën tonë gjinore tha që do ishin 50% gra në këshillat bashkiakë. Sfida jonë shkon edhe më tej se ne zotohemi për 50, është zotim i kryetarit Basha më ka autorizuar që të them që PD do të ketë jo më pak se 1 në 5 gra si kandidate për bashkitë.
Nuk duket shifër e madhe por është hera e parë që një parti bën këtë hap, në 20% të bashkive nga sa është numri i përgjithshëm (minimum 20 %) do të jenë gra, gara duhet të jetë e barabartë”, tha Vokshi.
Një ditë më parë , Kryeministri edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në 23 vjetorin e themelimit të FRESSH tha se në zgjedhjet lokale të 2015-ës këshillat bashkiakë do të kenë përfaqësi të barabartë, 50% gra e 50 % meshkuj. /gj.k/
pse aktualisht bashkia tirane ka kryetar mashkull??
More nuk po di po si vllezer prej babe apo prej nane,po ky Luli dhe Ermali jane vllezer apo po me duken….a ka ndonje shpjegim andej nga Shqiperija o vllezer gjaku e zemre
Ka kopjuar Rama Berishen ahahahhahahahahahahahhahaha,ik o tyryfyl ik,partia jote tribale me shpellarin ne krye gruan e quan si mall per te shit…
Po ca jane keto budalleqe grua, grua, grua. Vetem ne Shqiperi ndodhin. Shqiperia duhet te behet nga talenti dhe aftesia jo meshira per grate qe deri tani te thuash te drejten nuk eshte qe kane shkelqyer ne poste drejtuese. Zgjedhja duhet te jete vetem aftesia, talenti dhe popullariteti. Kaq.Une jam vete femer e me duket si meshire e tepert kjo. Asnje femer nuk duhet te perfitoje nese nuk eshte e afte, vetem e vetem se eshte femer.