Partia Socialiste ka reaguar pas akuzave të opozitës në lidhje me aksionin ndaj trafikut të kokainës në Elbasan.
Sipas deputetit Besnik Bare, është qesharake që opozita akuzon policinë.
Bare thotë se opozitës i djeg ky operacion, ashtu si ai i zhvilluar në Lazarat.
“Dëshiroj t’i bëj sot një apel Partisë Demokratike. Një apel për të qenë më realiste dhe mbështetës, të paktën në ato raste kur Policia e Shtetit arrin suksese të padiskutueshme në luftën kundër krimit dhe trafikut.
Është normale që opozita të kritikoje qeverinë, por opozita bëhet e pabesueshme kur e sulmon policinë pse ndërhyri në Lazarat, apo pse i dha fund një operacioni të fshehtë prodhimi dhe trafikimi lëndësh narkotike.
Pyetja nuk është pse policia arriti me sukses të arrestonte dhe sekuestronte një laborator sekret droge.
Pyetja është pse gjatë gjithë viteve të qeverisjes së PD një laborator i hapur, në natyrë, drogë, që nuk ishte mister për askënd, u la në liri të plotë?
Ndaj, përveç debateve politike të cilat edhe pse të tepruara janë deri diku normale, të paktën në suksesin e policisë le të jemi të bashkuar pasi lufta ndaj drogës dhe krimit nuk duhet të ketë ngjyrime politike”, tha Bare./b.l
Pergjigja me e thjeshte per keta te pa cipe eshte :
Qent le te lehin , karvani ecen perpara !
dhe :
Pershendetje nga Lazarati !