Pittella-Balla bizneseve italiane: Shqipëria toka e premtuar

17 Janar 2015, 12:03Politika TEMA

Në një inicijativë të përbashket ndërmjet Partisë Demokrate Italiane dhe Partisë Socialiste Europiane u zhvillua në Bari Konferenca ndërkombëtare “Shqipëria-Puglia, Perspektiva të reja zhvillimi të përbashkët”, me pjesemarrjen e shumë bizneseve italiane, përfaqesues të shoqerise civile dhe  institucioneve shtetërore.

Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokrateve në Parlamentin Europian Gianni Pittella u shpreh se “Shqipëria po bën hapa të shpejtë dhe të qëndrueshëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Edi Rama premtoi se do ta rilinde Shqipërinë dhe rilindja po ndodh në cdo ditë  dhe në shumë sektorë ekonomike dhe sociale. Shqipëria është tashmë një destinacion tërheqës dhe inspirues për ne italianet.”

Kryetari i Delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian Taulant Balla gjatë fjalsë së tij tha “lexova para disa ditësh një gazete italiane që shkruante “Shqipëria toka e premtuar për italianët”.

Po e vërtetë. Me reformat ekonomike që kanë lehtësuar procedurat dhe që kanë inkurajuar investimet, Shqipëria është sot një destinacion kryesor për investitorët italiane dhe jo vetëm”.

Deputeti socialist bëri një prezantim të ofertës që Shqipëria i ofron bizneseve italiane në sektorë si energjia, agrikultura, manifaktura, IT, etj. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje