Epokë të re për Shqipërinë e ka konsideruar kryeministri Edi Rama reformën e pensioneve dhe aplikimin e skemës së re. Përmes një komenti në rrjetin social Facebook, kreu i Qeverisë shkruan se 5 mijë gjyshe dhe gjyshër të përjashtuar nga skema e vjetër, përfitojnë sot pensionin social prej 6700 lekë në muaj.
“Shpresë e re edhe për emigrantët. 35 mijë emigrantë do të marrin pension për cdo vit pune në Belgjikë. Janë mbyllur negociatat me Kanadanë, Rumaninë e Hungarinë.
Brenda vitit mbyllim negociatat edhe me Gjermaninë e Austrinë, dhe po hapen me Italinë”, shkruan Rama. /gj.k/
Kjo eshte nje nder reformat me te rendesishme qe eshte ndermarr nga kjo qeveri dhe vullneti mesa duket nuk mungon po duhet te vazhdoje keshtu gjithmon. Varet e ardhmja nga puna e tanishme.
Edhe me greqine ju lutem shume e ndertuam greqine dhe skemi te qarte te ardhmen .ju lutem flisje me cipras se ka dhene sinjale…flm Ed rames
Mjere ata we jane bere 20 vjecare ne 1991 e kendej, shumica nuk kane asnje dite pune. kush do i mbaje ata?