Partia Demokratike paralajmëron nisjen e një aksioni me cdo mjet demokrat për të detyruar Qeverinë të ulë cmimin e naftës.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku përmes një konference për mediat tha se shqiptarët paguajnë sot më shumë për naftën dhe benzinën se sa shqiptarët e Maqedonisë, më shumë se sa shqiptarët e Malit të Zi.
“Qeveria e cila ndërton aksione për të vendosur në rreshtore të pafuqishmit, nuk lëviz gishtin aspak ndaj oligarkëve të cilët nuk lejojnë çmimin e naftës të ulet në të njëjtën masë sa në vendet e rajonit.
Maqedonia e ka çmimin 15% më të ulët. Serbia e mbërthyer nga një krizë ekonomike dhe nga një recension e ka çmimin 11% më të ulët se sa ne. Bosnja Hercegovina e ka 19% më të ulët se sa vlera që shqiptarët blejnë sot në pikat e karburantit.
Të gjitha këto vende e kanë çmimin e karburanteve më të ulët sepse qeveritë e këtyre vendeve kanë vendosur mos ta vdesin ekonominë përmes rritjes së taksave. Kanë vendosur që mos ta vdesin konsumin përmes rritjes abuzive të taksave dhe arrogancës në llogaridhënie.
Qytetarët e vendit tonë u duhet të shpenzojnë 10% nga të ardhurat për të paguar një litër karburant. Ndërkohë që vende si Kroacia, Bullgaria, Sllovenia, Çekia, Polonia dhe Greqia nuk e kalojnë kufirin e 5% të të ardhurave për një litër karburant.
10 lekë në cdo 100 lekë të cdo qytetari shqiptar shkon për shpenzimet e karburantit.
Ndryshe nga cilido vend i rajonit, qeveria aktuale është përgjegjëse për 60% të çmimit që ende nuk zbret në kufinjtë e normales. Sepse është po kaq shuma që ajo i merr cilitdo prej nesh në një litër karburant përmes rritjes së taksës së qarkullimit. Ne arrijmë shifrën rekord të 1000 lekë për litër taksa!”, theksoi Tabaku. /gj.k/
Kjo cupa ta ul apo ta ngre ?
Car detyron ti moj batani e shqepur,po harrove ti se yt at u be milioner me hidrokarburet ne kohen kur monstra berishe ishte preident ndaj dhe sot i moj laraske plerash ndodhesh ne PD,Kjo eshte e keqja e ketij vendi se juve qe kini vjedhur-vrare-plackitur+uzupuar dilni dhe na beni moralistin 24-vjet pa shtet+rrumpalle se po te kishte shtet-drejtesi yt ate sot moj jurida tabaku do ishte ane nga 313-ta apo gjikundi tjeter,hajduter qe per 8-vite rrjeshte e shtrydhet mire kete komb…
Eshte katastrofe qe nafta ne shqiperi eshte me shtrejte se ne Europe,jo vetem, cdo gje, edhe aspak cilsore,vetem per rrogat jua kalojme europes jo vetem edhe ballkanit edhe azise,rrogat me te ulta! kjo eshte merita e politkaneve tone urime.
po pse mi goc8 vjet s bone zo per naften a thu t ken ardh ment apo varianti klika