INTERVISTA/ Skënder Gjinushi: Kush ja serviri Ramizit, Sali Berishën

17 Janar 2015, 15:28Politika TEMA

Nga Mira Kazhani, DITA

 

Zoti Gjinushi, ka disa ditë që po komentohet një intervistë e Xhelil Gjonit, numrit dy të regjimit komunist në fundin e tij, i cili thotë hapur në të gjithë rrëfimin e tij, se ndërrimi i sistemeve është dirigjuar plotësisht nga figurat kryesore të regjimit me në krye ish Presidentin Alia. Ju jeni një nga dëshmitarët e asaj kohe, keni qenë Ministër i Arsimit. Para se t’ju pyes për versionin tuaj, është pak e çuditshme pse ju nuk e keni përmendur që keni qenë me Ramiz Alinë në Qytetin Studenti, teksa dihet që ju dhe Lisien Bashkurti keni negociuar me studentët…

 

Unë s’e kam fshehur kurrë, por nuk e di si e pse mediat dhe persona të caktuar e kanë censuruar një fakt të tillë. Më vjen shumë habi që është ky perceptim dhe ju mendoni kështu. Madje sot më pyesni për çfarë të doni. Unë do ju tregoj fakte dhe ju pastaj konkluzionet nxirrini vetë.

 

Aq më mirë atëherë. Qenkeni i dëshiruar për të folur për atë kohë. Psh, zoti Gjoni thotë të vërtetën apo ka shtrembërime faktesh siç pretendon Arben Imami?

 

Ka thënë absolutisht të vërtetën!

 

Pra gjithçka qenka dirigjuar nga Ramiz Alia dhe të tjerët. Ju ishit pjesë?

 

Unë kam qenë disa herë në atë kohë në Q.Studenti. Për herë të parë e kujtoj që ka qenë ditë e shtunë dhe jam thirrur nga Adil Çarçani, për të inspektuar punimet në Q.Studenti, sepse në atë kohë ishin ndërtuar shumë godina dhe kishte një vëmendje të ministrisë për Qytetin. U çudita pak që duhet të shkonim kështu papritur, për të inspektuar punimet. Kemi qenë unë, Adil Çarçani dhe ministri i Ndërtimit Ismail Ahmeti. Pamë edhe atë kaldajën dhe aty kemi marrë vesh që një grup studentësh kërkonin takim. Jemi ndaluar te një godinë vajzash. Mund të them që ndihej që ziente diçka. E vërteta është që ka patur nja dy a tre studentë që po e ngrinin zërin më shumë. Ironizonin me kushtet, me të ftohtin. Por nuk bëhet fjalë që të ketë pasur ndonjë acarim, të jenë lëshuar sharje. T’i them këto se kam lexuar lart e poshtë plot sajesa të kësaj natyre. Ka qenë vetëm një vajzë, e cila i dha një sens politik çështjes; ajo i tha Adil Çarçanit pasi iu drejtua me respekt dhe i foli për kushtet, diçka të tillë: “Ka thënë Foto Çami që këto masat i merrni sa për sy e faqe të botës”. Në të vërtetë këtë e kish thënë dikush, por jo Foto Çami. E kish thënë një tjetër, po pak rëndësi ka. Aty jam ngritur unë e i kam thënë asaj vajzës që edhe po e ka thënë këtë Foto Çami, këtu je duke folur me kryeministrin. Dhe nëse e ka thënë Foto Çami, shumë gabim ka bërë. Por kaq ishte biseda, nuk është se ajo studentja doli më hapur duke folur për ndonjë ndryshim më të madh. Por nuk ishte histori investimesh në Q.Studenti, se atje po investohej sa nuk ishte investuar në 20 vjet.

 

Pse, sistemi do ndryshohej pse nuk kishte investime në Qytetin Studenti? Ishte kaldaja që nuk punonte tek studentët, që do rrëzonte një regjim?

 

Sigurisht që jo. Ua kam thënë edhe atëherë studentëve: Po jeni për kushtet e Q.Studenti, jeni më mirë se Shqipëria, po jeni për kushtet e Shqipërisë atëherë është tjetër gjë dhe hajde dhe flasim se ishte koha që duhej dhe pikë. Sistemi kish marrë rrugën me kohë.

 

Ju ishit të vetëdijshëm si kabinet qeveritar që kishte ardhur fundi i atij sistemi? E diskutonit këtë me njëri-tjetrin?

Ka qenë një Enver Halili*, ju jeni e re dhe s’e kujtoni, por ai ishte njeriu i afërt i Ramizit dhe vinte na maste pulsin neve se çfarë mendonim. Dhe kam diçka që më duhet ta rrëzoj absolutisht, se nuk ishte kjo histori studentësh. Pse sipas jush e kishin kuptuar këtë gjë më mirë studentët dhe nuk e kuptonin intelektualët?! Ka vend ku të rrijë?! Do s’do, më me përvojë sesa ata ishim, kishim parë më shumë. Për shumë specifika, kishim vetë detyrim të reflektonim më shumë. Realiteti është se në të gjitha shtresat e popullsisë kish njerëz që e kuptonin ndryshimin dhe kishte nga ata që e kishin me urgjencë, dhe kishte që e kishin edhe me avash-avash.

 

Ju si e mendonit?

 

Unë dihet sesi e mendoja. Se në mënyrë qesharake, shumë i janë referuar gazetave të kohës të cilat siç jua thashë, ishin të kontrolluara. Unë e kam thënë në Kuvendin e Shqipërisë, 1 muaj para lëvizjes studentore, ku kam folur hapur për ekonomi tregu, për pluralizëm politik dhe emigracion të ligjshëm. Fakti është që ka bërë shumë jehonë ky fjalim, por më i prekshëm ishte pjesa e deklaratës për emigracionin dhe këtë e ka thënë Alfons Gurashi, ndërsa “Zëri i Popullit” e ka çensuruar të nesërmen. Nëse disa mburren që kanë bërë ndonjë artikull dhe që nuk ishte kaq i avancuar, artikullin tim e censuruan ndonëse isha ministër Arsimi. Ky fjalim ishte dhe një nga kreditet që në ambientet studentore unë atëherë isha i mirëpritur. Kur ka nisur lëvizja studentore, jam lajmëruar nga Pirro Kondi dhe hera e parë që kam takuar Azem Hajdarin ka qenë një mbrëmje, ku më kujtohet se nuk pranonin të ndiznin dritat se kishin frikë se filmoheshin. Nuk mbaj mend se nga iku rektori në një çast, dhe kam parë me sy të lirë që mund të ishin rreth 200 a 300 vetë, dhe një oficer i prapavijës. Aty hymë në dialog, unë me ata. Ata thoshin se e mbështesnin Ramiz Alinë, dhe jo ftohja e jo ngrohja. Aty kam njohur për herë të parë Azem Hajdarin, i cili mbante një xhup të zi dhe më ofroi mikrofonin duke më thënë, ‘folu ti ministër, se ty të dëgjojnë’. Atëherë nuk është se dinim shumë edhe nga këto të folurat si në mitingje. Në një moment, Azemi ka thënë, ikim drejt sheshit Skënderbe; dhe i thashë: Mirë, do ikni, po ç’do bëni atje? Atje nuk ka asnjë veç Skënderbeut! Tani atje s’ka këmbë njeriu. Më kujtohet që thonin, ‘mbështesim Ramizin kundër merimangës’, e këto historitë kështu. Por nuk ishte ndonjë hata. Ishin reagime të lokalizuara dhe vetëm ata të vijës së parë ishin më të informuar, dihet! U sugjerova që të qëndronim në sheshin e tyre dhe të dialogonim aty. Dmth, nuk dija se çfarë mund të flitej me një turmë por kishte edhe spontanitete. Erdhi njëri dhe thirri “Para, para”, dhe ç’të bënim? Ecëm para, unë si ministër dhe studentët. Nazarko thotë që në atë kohë ka ecur në krahun tim; nuk e kujtoj me siguri, se kush i mban mend të gjitha, por prapë them mirë se paskam edhe dëshmitar. Por sigurisht kam edhe studentët e mi të matematikës si ai Fundo, që del ndonjëherë, por këta të matematikës janë edhe më të zgjuar disi.

 

Çfarë ndodhi më tej?

 

Pastaj kanë filluar të këndojnë disa këngë patriotike dhe vargje, ‘mjaft me robëri, o e mjera Shqipëri’, që Saliu thotë ishin thirrje për armë. Në fakt jo. Pas pak kohe, studentët kërkuan takim me Ramiz Alinë. U vendos që një përfaqësi të takohej me Ramiz Alinë. Aty mora vesh që ishin shpërndarë një pjesë e tyre me shkopinj. Në fakt “duheshin rrahur” një çikë, që të rritej presioni se e kishin marrë me shumë qetësi, se tjetër logjikë s’kish ajo rrahje (qesh). Pyeta se çfarë ndodhi që u krijua kjo atmosferë dhe më thanë që kish humbur revolja e një oficeri. Se ça përralle ishte kjo, nuk e mora vesh asnjëherë. Të nesërmen bëhej një mbledhje qeverie dhe atë ditë bëhej mësim se në atë kohë zëvëndësoheshin ditët e festave. Na njoftuan se ata kishin dalë prapë dhe këtë herë pranë ambasadës italiane. Unë isha në zyrën time, kur më mori dikush që as sot s’e kam gjetur se kush më mori, ndonëse ishte numër që merrej vetëm nga zyrat kryesore – dhe më thotë që duhet të jesh në Q.Studenti për gjysmë ore, sepse do të shkojë atje shoku Ramiz në një takim me studentët. Kur nisem, afër ambasadës franceze dallova që rruga ishte tullë, e zbrazët. Nuk më pëlqeu boshatisja. Nisem tek konviktet dhe vijnë me vrap. Isha në një pozicion jo shumë komod, sepse në fund të fundit isha anëtar i qeverisë. Ndala makinën dhe takova studentët, të cilët disa ishin rrahur e më tregonin, shiko ç’na bënë. Kuptohej që sa më shumë kohë kalonte, vinin këta kryesorët. I pyeta, çfarë kërkoni? Se ngrohje-ftohjen s’e kërkoni te policët. Po kishte kështu, lëvizje spontane. Erdhi njëri e thoshte, “shiko ç’më bënë” dhe përmendi fjalën, “diktatura”. Dëgjo, – i thashë, – deri tek shkopi e guri quhet demokraci, po hyri plumbi quhet diktaturë.

Vendosëm që do i prisja në një takim dhe u largova. Pasdite na kërkuan në komitetin e partisë (të Tiranës) dhe kur shkoj atje, dukej alarm i madh. Hyr e dil. Më kujtohet që Xhelili (Gjoni) qe shumë i tensionuar, i merakosur për ndonjë dalje të situatës nga duart, dhe aty gjeta kohë për të treguar një histori që u shkonte përshtat rrethanave. “Ishte njëri në mbledhje organizate dhe u çua e tha: “Po qe e nevojshme, do marrim armët e do mbrojmë pushtetin”. Hë e shikon – më tha ai (Xhelili). Prit, i thashë, se pas 10 minutash ishte ngritur nga vendi ai dhe e kishin pyetur: Ku po shkon, të marrësh armët? Jo, ishte përgjigjur, “u çova se po shkoj pak në banjë, se prostata…”. Ma kishin thënë në vërtetë këtë histori. Populli ka humor edhe në çaste të vështira. Xhelili më tha që duheshin takuar studentët. I thashë që i kisha takuar edhe mbrëmë, dhe i shpjegova se janë turmë pa kokë. Më tha që atë natë do vinin edhe Saliu me Besnik Mustafajn. Më thanë që ata të dy kishin ardhur të protestonin se ishin dhunuar studentët. Kjo ishte fraza që dëgjova. Ndërkohë që po rregulloheshim nëpër makina, na thanë se shoku Xhelil kërkonte Saliun. Saliu u ngjit, zbriti dhe pastaj shoku Sali që supozohej do vinte me ne, i hipi makinës së Xhelilit. Tani ai e pranon vetë se nga aty ka ikur te Ramizi. Në mbrëmje shkuam sërish në Q.Studenti dhe aty mora vesh që ishte caktuar Saliu për të negociuar. Diçka kuptova, qëkur na rrëshqiti. Në darkë nuk ndodhi ndonjë gjë. Të paktën për t’u mbajt mend. Të hënën më thonë, do të shkosh tek Ramizi. Shkova aty tek-pullë. Më tha që kishte lënë një takim doktor Berisha. Më tha që të merrja edhe doktorin dhe i thashë, “ku ta gjej?”. Ramizi më tha se ai kish 3 orë që ishte në zyrën e Xhelilit. Dëgjojini, tha. Erdhi pas pak edhe Saliu, i cili rrinte si nxënësi para mësuesit, kokëulur. Kështu rrinte ai. Unë e pyeta se çfarë qëndrimi do mbahet, cili është pozicioni ynë. Ramizi u kthye nga Saliu dhe i tha: Si e the ti, Sali? Iu referua Saliut për takimin me intelektualët. Saliu s’po përgjigjej. I thashë unë që Saliu ka thënë (neve s’na kishin ftuar në atë takim të intelektualëve, nuk na kishin konsideruar të rëndësishëm ne grupin e ministrave që kishim mendimin tjetër) se masat e ndërmarra kohët e fundit janë më të avancuara se psikologjia shoqërore. Ideja e Saliu kishte qenë se partia po ecte më shpejt sesa populli.

-Atëhere, – tha Saliu, – tani jo më. Dhe atëhere ai e kishte fjalën për 3 muaj më parë. Aty kuptohej se kishte ndërruar skema. Ose të paktën kështu e lexova unë.

 

Troç zoti Gjinushi, lëvizja studentore ishte e dirigjuar nga regjimi i kohës. U zgjodhën studentët apo ishte diçka spontane?

Tashmë pakënaqësia ishte e akumuluar. Presioni i lindjes kish mbërritur këtu. Tani vërtet Ramiz Alia nuk i parapriu, por as nuk frenoi me gjak. Unë gjithmonë kam bërë një krahasim mes Ramizit dhe Saliut. Ramizi ka luajtur gjithmonë me balona dhe e di gjithmonë kur duhej lëshuar peri. Ndërsa Saliu s’ka luajtur, dhe sa më shumë i fryn era, aq më shumë mban litarin pas pemës dhe i këputet. Balona të mëson shumë politikë.

 

Pse ja dha perin e pushtetit Ramiz Alia, doktor Berishës? Ai nuk i rrëfeu kurrë motivet që e çuan në atë përzgjedhje. Pse vallë e qepi gojën udhëheqësi i fundit komunist?

 

Atë unë nuk e di. Mundet t’ja kenë servirur, ndoshte lobe të caktuara. Mundet të ketë qenë një zgjedhje personale. Unë këtë s’e di.

 

A e ke takuar më vonë Ramiz Alinë? Ke pasur kuriozitet ta pyesësh? Psh, ju ishit i ri dhe ministër Arsimi në atë kohë. Një figurë që fliste për ekonominë e tregut dhe pluralizmin. Studentët nëse është siç thoni ju, ju pëlqenin. Dhe Berisha shfaqet nëpër makinat e aparatit të regjimit. Pak e çuditshme.

 

Nuk e di pse unë edhe të tjerë si Ismail Ahmeti psh, u anashkaluam. E kam pyetur njëherë Ramizin. I kam thënë që nëse e ka njohur më parë se çfarë është Saliu dhe e ka zgjedhur, i ka borxhe të mëdha këtij vendi. Nëse ja kanë servirur, është tjetër gjë. Ai më tha që jo, nuk ishte kështu. Por e ndjeva që nuk ishte i sinqertë dhe se nuk donte të fliste.

 

Ju vetë çfarë mendoni. E keni një ide në kokë? Çfarë gjeti tek Berisha që ju s’e kishit…

 

Ne në atë kohë mendonim se Berisha ishte si lëngu i parë i fasuleve. Që ishte zgjedhur sa për fasadë dhe se ishte energjik dhe i përshtatshëm për frymë mitingjesh. Tani që nuk rezultoi lëngu i parë i fasuleve, mendoj që Berishën ja kanë servirur Ramizit. Arsyet dhe kush, këtë unë nuk e di vërtet.

 

Po krijimin e PD-së e kontrolloi gjithashtu regjimi, siç thotë dhe zoti Gjoni?

 

A ju shkon në mendje se ka ndonjë regjim që nuk ushtron kontroll mbi një lëvizje? Aq më tepër, mbi një lëvizje që e kish zgjedhur vetë që të ishte e tillë. Sistemi kish marrë fund dhe studentët ishin alternativa më e paqtë. Ramiz Alia nuk ishte dot një Gorbaçov, por ka meritën e tij të një qetësie dhe që siguroi një kalim të butë pa viktima. Në çdo vend, studentët dhe minatorët janë ata që mund të bëjnë ndryshimet. E dini pse? Sepse ata kanë solidaritet. Në Shqipëri, disidenca nuk ishte e organizuar. Nuk bëhej bashkë. Nuk kishte fare. Më kujtohet, gjatë takimit me opozitën, ku ajo antikomunistja e thekur Mesila Doda thotë që unë kam dalë nga banja e Ramizit. Ka të drejtë ajo, se në fakt mbajti gjallë grevën e urisë. Por gënjen dhe ka folur në emër të Saliut, kur e ka thënë diçka të tillë; se e para e punës, ai takimi është bërë në një korridor. Nga cila banjë do dilja unë?! Gjithsesi më kujtohet nga ai takim, që ka qenë një numër i revistës “Shkenca dhe Jeta” me foton e bustit të Enverit dhe Azemi i ka thënë Ramizit: Nesër do e rrëzojmë këtë, duke e treguar me dorën që kthehej përmbys. Ik se s’merr vesh ti, i tha Ramizi. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Ishin të gjitha shenjat që kjo ishte një skemë. Mund të kishte dhe të papritura, por koha tregoi që gjithçka shkoi në paqe.

 

M’u duk sikur e kishit peng që nuk ju ka zgjedhur ju Ramiz Alia?

 

Jo, nuk po them për vete. Po në atë kohë kishte intelektualë dhe ndoshta Ismail Ahmeti do kish qenë një zgjedhje e mirë. Dhe diçka tjetër, se më kujtohen gjërat kështu. Kaq aq shumë, sa nuk del koha as një intervistë. Kemi qenë diku unë, Gramoz Pashko dhe Lisien Bashkurti. Aty kam parë për herë të parë edhe futjen në skenë të Gramozit. Erdhi Berisha dhe u foli atyre të dyve, dhe pashë që mua s’më vuri re. Iu drejtua atyre duke u thënë: “Ti Gramoz dhe Lisien, do uleni të shkruani programin e PD-së”. Kur më pa që isha aty, m’u duk se nuk i pëlqeu.

 

Programin i PD është bërë në shtëpinë e të ndjerit Gramoz Pashko. Janë edhe pamjet filmike. Të jetë e mundur që kudo të jetë dora e regjimit?

 

E vini në dyshim…?!

46 komente në “INTERVISTA/ Skënder Gjinushi: Kush ja serviri Ramizit, Sali Berishën”

  1. Gjini says:

    O Skender,tash te gjithe Ju duhet me patjeter me dalë jashte ,politikes shqiptare,ne mos te …………….!!!

    1. tani says:

      Me mire politikane me eksperience dhe tituj shkencore sesa keta rinia qe skane as shkolla as kontribute na bejne si trendi me floket me xhel.

      1. Pilo Lala says:

        Skender Gjinushi eshte burre. Une e kam lexuar fjalimin e tij ne Kuvendin Popullor para demokracise.
        Gjinushi, Ismail Ahmeti dhane te paret doreheqjen si Ministra nga Qeveria e Adil carcanit.
        Gjinushi eshte shkencetar. Gjinushi dhe President Moisiu jane dy vete qe kurre nuk jane pajtuar me dyshen qe shkaterroi Shqiperine Nano-Berisha

        1. spartaku says:

          Eshte e vertete se Skender Gjinushi eshte nje nga inteletualetme te shkelqyer.Ai dallon nga te tjeret edhe nga menyra e te folurit me nje mendje te ktjellet,te sakte.Le te false kushe te doje si pas qejfit te tyre,por e verteta Zoti Gjinushi, eshte nje kuader i mire,i edukuar.

  2. genti says:

    Po cte ndjerit Gramoz Pashko more?Po Gramoz Pashko i vuri ferren ketj vendi,me teorin e nivelit Zero,qe mos gjet qetesi kurr atje ku ka vajt

    1. iliri says:

      Atje ku e çoi Saliu deshe të thoshe.

  3. Treviso says:

    Ish ministri i arsimit, zoti Skender Gjinushi ka shprehur realitetin e ndryshimit te sistemit.Ish Byroja bolitike dhe ish K.Q. e kishin programuar ndryshimin e sistemit, por kishin bere programin dhe per veten e tyre, qe te mos humnin as nje privilegj nga ato qe kishin.
    Pse Ramizi zgjodhi Doktor Berishen qe te formonte partine e dyte per te vertetuar se ne Shqiperi u vendos prualizmi politik?
    Zoti Gjinushi ka pikepyetje pse Ramizi vendosi Berishen. Jo vetem Gjinushi por te gjithe paten dyshime. Koha e vertetoi, pse Ramizi vendosi Berishen.
    Mendoj se dhe pyetja e Doktor Gjinushit pse Ramizi caktoi Berishen ishte per ate kohe. Sot e dinete gjithe shqiptaret pse e vendosi Ramizi Berishen ne krye.

      1. titi says:

        Pse? sepse ai ishte komunist me fanatik,me servil, me karerierist,me spiun e…..dhe me i besushem sepse ishte i njohur me shume byroiste dhe me femijte e oxhakut qe i ndizte zjarrin qe i shetiste me varke.
        Mbi te gjitha ishte nje fshatar (malok) ambicioz qe erdhi me brekushe nga fshati dhe e besuan se ashtu sic kishte zbatuar vijen e partise per 25 vjet qe nga lufta e klasave,prishja e kishave dhe xhamive,lufta kunder ideollogjise huaj (ai i dergonte studentet te qetheshin apo te ndronin pantallonat)……ashtu do zbatonte edhe udhezimet e rambo alise.
        Dhe me te vertete ai doli qeni besnik i ish komunistava dhe sigurimsave,ai qe mbrojtsi i tyre sa nuk i hapi dosjet i beri te pasur……
        Ky komunist i flakte zbatoi nje per nje te gjitha detyrat qe i ngarkoi PPSH,qe nga mosdhenia e pronave,trajtimi i te persekutuarvedhe deri mosdenimi i bllokmeneve.
        Dhe ne budallenjte qe bertitem atehere kunder komunistave dhe bllokmeneve ,na e futi salikomunisti,prandaj dhe gjinushi e co ligjerojne tani si i do trapi,dhe keta duhet tja dine per nder salisekretarit qe nuk i denoi.
        Bllokmenet e e rinj si saliserbi me co. u bene me te rrezikshem se ata qe menduam se i luftuam ne dikur.
        Nuk ka me te poshter se komunistat antikomuniste.

        1. ou says:

          O Tit kokgdheja! Ja ke fut kot!!! Me siguri do jesh ndonje pinjoll i kolaboracionisteve,ndaj flet qiqrra ne hell! Llogjika jote eshte e trashe dhe qesharake.Me mire rri dhe mos u pergjigj.Pra…
          PSE?

          1. joni says:

            Titi dhe ou duhet te shifni faktet.
            a u takua ramizi me berishn para se te shkonte tek studentet?
            PO
            Kur u shpall demokracia a falenderoi berisha ramizin ne miting?
            PO
            a njifej berisha me bllokmenet para protestave?
            PO. NJIFEJ ME HOXHAT, KAPOT, DHE ALINE.
            A futi berisha fuksa ne partin dmokratike?
            PO.
            te gjitha kto jan fakte kokforta. Tregojn lidhjen e bershes me regjimin.

            1. ou says:

              Or Jon!Keto qe thua ti jane gjera te dukshme dhe te thjeshta! Tit kokgunga tha nje tufe me budallalleqe,si ballist pulash qe eshte.Ceshtja ishte se PSE Ramizi zgjodhi Salen? Kush ja serviri dhe pse!? Pra…
              PSE?

  4. k....ALB says:

    U zgiua dhe Skenderbeu nga gjumi letargjik.
    nder kryehajdutet e pare bashke me Fatos nanon e Sali Berishen.

    1. E verteta says:

      KA VJEDHUR TE TEME,por fajin e ka redaksia qe lejon edhe shpifjet e idiotsirat si opinione te lira…Ata qe quajne hajdut kedo pa asnje fakt sjane tjeter vetem kelysha qe imitojne shefat e tyre kryehajdut.Ndoshta faktet i kane pare vetem ata kur dilnin nga e semes..

      1. ceni nga usa says:

        mos u nxef o Skender…

      2. k....ALB says:

        nuk e dija qe je e bija bastarde e Skenderit,dhe ai ta paska q.r nenen,por pallati madheshtor i Skenerit u ndertua qe ne 1991 tek stacioni i trenit,me parate e pelikanit sigurisht,prandaj mos fol kurve e vogel gojeprishur

      3. pyka says:

        Dashnorja e Skenderit,i ke marre dhe pipe,me fal interviste,domosdo te vjen keq.

      4. pyka says:

        dashnorin tend e ke apo te mamase,apo ta ve ne b..the.
        Skenderi e ka ndertuar qe ne 1991-shin pallatin gjigand tek stacioni me parate e pelikanit,por ti do te jesh ndonje prostitute qe nuk prostituon ne tirane,por ne ndonje katund.

    2. k....ALB says:

      nuk e dija qe je e bija bastarde e Skenderit,dhe ai ta paska q.r nenen,por pallati madheshtor i Skenerit u ndertua qe ne 1991 tek stacioni i trenit,me parate e pelikanit sigurisht,prandaj mos fol kurve e vogel gojeprishur

  5. Xhimi says:

    Po dihet kush e serviri po edhe ai ka frike ta thote. Serbet e Ramizit duke e pasur te tyrin e serviren prandaj kemi kercyer deri tani tango dy mbrapa dhe nje perpara.

  6. faro says:

    Gjinushi eshte me realisti nga te gjithe keta qe derdellisin per ate kohe. Madje ai eshte me inteligjenti nga te gjithe. Ai di edhe me shume per Berishen, por akoma nuk i ka thene te gjitha.

  7. Sali says:

    Besoj se edhe Gjinushi edhe Xhelili kane 100% te drejte. Saliu dhe shumica e drejtuesve te levizjes studentore ishin te caktuar nga Ramizi per te bere nje kalim paqesor ne demokraci, te kontrolluar nga komunistet. Fakt eshte qe demokracia erdhi pa perplasje te dhunshme, tamam ashtu sic e donte Ramiz Alia me shoke. Natyrisht qe asaj levizjeje te shumepritur iu bashkuan studentet, disidentet dhe gjithe populli qe donte ndryshim. Por qe udheheqja ishte e paracaktuar nga Ramizi, kjo ishte e qarte. Lengu i pare i fasuleve doli nga kontrolli me vone dhe “harroi” si e qysh arriti deri aty. Kush beson ne “trimerine dhe heroizmin” e Saliut, Azemit, Pashkos dhe Imamit eshte naiv. Po te ishin aq trima ata, ketu do ishte bere si ne Rumani.

    1. fatmir says:

      kjo qe ju po e quani demokraci eshte zbatim i Katovices. Skender Gjinushi qe ka mend e zgjuarsi, ka pergjegjesi per kete dhe le ta kundershtoje ne nje interviste tjeter.

  8. david says:

    Po si mund te vihet ne dyshim, qe PD-ja eshte formuar nga ish blloku, kur te gjithe ish komunistet e medhenj,po behen 100 vjeç e nuk ka pasur asnje denim konkret. Edhe budallai me pak logjike mund ta kuptoje.Por me duket se ne shqiptaret jemi budallenj, por pa logjik.

    1. e di si eshte puna says:

      Thjesht nuk ka patur asnje arsye pse te denohen komunistet! Denimi eshte ligjor dhe jo sipas deshires se ndokujt.Nese ti deshiron te besh vetgjyqesi per arsyet e tua,shume thjesht mos e kruaj bythen,se ta djegin mire.Normalisht qe te denohesh duhet te kesh shkelur ligjin! Asnje komunist nuk e shkelte ligjin,sepse ishin qytetaret me te rregullt dhe te respektuar ne Shqiperi.Ndaj s’ka patur,s’ka dhe s’ka per te patur asnje arsye qe te denohet ndonje ish-komunist!!!

  9. Skafist punetor ne te zeze i gjinushit says:

    po per skafet e tija qe kane mbytur me 10-ra kineze me vetedije per te mos folur per shqiptaret e mbytur pa dashje kur do flase kjo gerdalle e kuqe

  10. Altin says:

    Mesa duket shume njerez kane qejf ta barazojne levizjen studentore me Saliun, dhe PD. Mesa kuptoj une spaskan kuptuar asgje nga levizja studentore, se lexoni shkrimet e Xhelilit dhe Skender Gjinushit!

    Levizja studentore kerkohente ndryshimin e kursit te Shqiperise, lejimin e pluralizmit politik si e vetmja mundesi qe do sillte fundin e shkaterrimit ekonomik te shqiptareve qe jetonin ne kufijte e mbyllur te atij shteti. : E duam shqiperine si gjithe Evropa!” Ku njerezit te kishin shtepi, makina, kompjutera jo thjesht te mendohej te korrja e bukes, qe nga fundi as ate se siguronin dot!

    Levizja e studenteve kishte dhe Pandushin, dhe Ilir Meten. Pluralizmi politik solli dhe PR, PSD, etj etj se kishte nja 130.. Ky ministri harroj qe shpiku lloj lloj marrifetesh te genjente popullin e ta mbante nen sundim! I hapi dyert e universitet ne vit te pare dhe u a mbylli ne vit te dyte studenteve! Ku nga 13 klasa te para do kalonin 3 klasa te dyta- me urdher te ketij marifetçiut! Ku studentet e dhjetes trajtoheshin si ngelesa! As nuk u korrigjohej fletorja farre! thjesht i ngelnin e s’kishin ku te ankoheshin! Ky marifetçiu qe lexoni sot me 2% elektorat drejtoi Shqiperine per 12 vjet a me shume! duke shkuar sa nga Sala e sa nga Nano! O Tema – Peshojini edhe vet çfare dëgjoni, mos ja fusni kot se ne kohen e Dulles!

  11. Arben says:

    ATA QE KANE PATUR DOSJE TE SIGURIMIT TE SHTETIT NUK DUHET TE PUNESOHEN NE ADMINISTRATE QOFTE EDHE SI PASTRUES.

    ARSYEJA ESHTE SHUME E THJESHTE, NJE NJERI ME DOSJE I SHERBEN DOSJES DHE JO PUNES.

    PRA, UNE NUK MUND TE PAGUAJE ME PARATE E MIA NJE NJERI QE NUK ME SHERBEN MUA, POR DOSJES SE VETE KRIMINALE.

    KJO E SHPETON SHQIPERINE, NDRYSHE DO NGELIN EDHE FEMIJET TANE ME MUHABETET E DOSJEVE (SE NE QE VENDOSEN TE RRINIM NE SHQIPERI, KUR KISHIM MUNDESI TE IKNIM E HENGREM CAIRIN)

    1. shih shih says:

      E para,nga e di ti se te kesh dosje,domosdoshmerisht je negativ!?
      E dyta,dihet se ata qe kane patur dosje bashkepunetori ne Shqiperi kane qene nga shtresa jo-komuniste.Por bashkepunetoret e jashte Shqiperise ne pergjithesi kane qene nga shteresa komuniste!
      E treta,te kesh dosje nuk do te thote se je kriminel,mund te jesh nje atdhetar i flakte qe ke punuar ne sherbimet e fshehta ne sherbim te atdheut!
      E katerta,dosje mund te kesh edhe ti dhe mos u cudit hic!
      E pesta,mos u bej idiot me deshire!

  12. Po mire mo gjinushi pse duhet te zgjidhte ty ramizi?kishe mja 5 vjet minister arsimi zotrote e kush do besonte pluralizmin pastaj?te vertetat ti dhe krimineli xhelil gjoni i thoni pergjysem se keshtu ju intereson.fakri qe godisni saliun i ben nder atij…plera komuniste qe sju shkulet fara…

    1. titi says:

      o deputet i droguar qe te thuash saliserbi ka qene komunisti me i qelbur qe kishte besim ramizi,nuk dote thote qe je komunist.
      ju qe mbroni salikomunistin ,o jeni sigurimsa,o sekretara partish,ose hajdut qe vodhet pronat e atyre qe saliqeni e co.nuk ja dha te drejten ti mari se keshtu i kishte udhezimet ,dhe shpirtin e tij komunist gjakatar.

      1. uhahaaa says:

        O tit,o CAR kolaboracionist… ?

  13. Zef Kallami says:

    Si ka mundesi te censurohesh o i madhi Gjinush!
    Duhet te te besoj por paksi e veshtire te te kaperdihet censurimi i ligjeratave te tua prej matematicini te zgjuar qe “Zeri I popullit” te kete censuruar.Mbasi,Kryeredaktori u shkarkua pikrisht per keto moscensurime.Ishte e para gazete dhe per ma teper organ i Kom.Qenderore qe shpalosi ate pjesen e dyte te propogandes se Partise.”Kur flet Partia,vendos Populli”.”Cfare thote Populli ben Partia”.
    Tashti si ta kuptojme censurimin tend kur Zeri botonte cfare thoshte Populli dhe partia nuk bente po imponohesh dhe detyrohesh bashke me juve zoti matematicien si ma te zgjuar na e servire sot ne kete interviste te benit cfare deshte populli.Mos fjala e yte ishte me e fuqishme se artikulli i Ylli Popes “Ne kerkim te kohes se humbur” Qe dhe sot po me busullen e Ylli Popes akoma nuk e kemi gjetur kohen e humbur se na e ngatrronte rruges demokracia e Saliut.Apo kur “koha te shkurton vendin e punes” ku kritikonte sekretaret deri ne byro politike qe drejtonin dhe nuk dinin te lidhnin dy fjale po ia servireshin keshilltarve per ndihem,e rrahnin gjoksin se ishin te zgjuar po jo matematicient si puna yte.Une do te vertetoj qe ti edhe pse matematicient i zgjuar dhe me gjuhe te huaj nuk e lejove popullin e Vlores te marrshonte drejt Tiranes ne vitin 1997 ku donin ta shkyenin zhelesh Berishen.Po i genjeve bashke me Fatos kumarin hajdutin kriminelin e Shkallndurit qe shperblente veten para se te tjeret.Kjo tregon se ishte lekist.Nga lekisti cfare nuk pret.Mshef dhe krimin e Shkallnduritqe ia mbulon dhe Berisha ne pushtet dhe ia kerkonte zbardhjen kur ish ne opozite.

  14. dealfa says:

    Xhimi ka shume te drejte ! Ate qe kam thene shume vite me pare se Berishovicin e piketoi UDB-ja
    sebashku me biberajt ,etj.etj. Dyshimin dhe aluzionin qe shtron Z. Gjinushi ka rendesi te vecante
    dhe deri-diku perkon me te gjithe komentatoret, por sidomos me intervisten e fundit te Ramiz
    Alise ,i cili i tha Sokol Balkes, ne mos gaboj se Fatos Nanon e kam propozuar une per t’u vene ne
    krye te PS, ndersa nguli kembe jo nje here se Berishen nuk e kam propozuar une . E theksoi kete fakt
    jo nje here. Une e besoj kete katerciperisht duke patur parasysh ,dy fakte :
    1. Udhetimi i paparashikuar i R. Alise ne OKB. Ishte parashikuar te shkonte Adili . Por vendimi ndryshoi
    brenda nates . Ramizi mbajti fjalimin ne OKB ….! Gjate nates se asaj date Ramizi ”zhduket ” per 2-3
    ore sebashku me djalin e tij. Ku shkoi dhe cfare takimi sekret ka patur dhe cilin apo cilet .?????
    2. Ne ate kohe, pas Dajtonit , maredheniet SHBA- Serbi u ngrohen shume , keshtu dalin ne skene 3
    figura qe do te kryesonin proceset e permbysjes se komunizmit ne Shqiperi me inklinacione te
    ndryshme sipas simpative . Keta ishin S. Berisha , me bordero ne Beograd, Gramos Pashko benja-
    mini i grekeve dhe Neritan Ceka , njeriu tradicionalisht njeriu i gjermaneve . Babai i ketij te fundit
    ka qene kolaboracionist i gjermaneve gjate pushtimit por jo ne shkallen e eksponentit .
    Nga te tre keta persona fitoi krahu serb mbi bazen e maredhenieve te mira SHBA-Serbi dhe ne mes
    si ”lajmes ” ishte Biberaj . Kujtoni viziten e Bejkerit ne Shqiperi ku perkthyes ishte Elezi !?.
    Prandaj 2 insinuatat qe ben Skenderi lidhur me Salen jane shume te verteta por ai prap se prap nuk
    e ka thene acik te verteten ….!

    1. tomorr says:

      @dealfa e ka thene i ziu popull qe budallalleku nuk ka brire por kush degjon thuaj. Biberaj??? Nje gazetar me 2000 USD rroge ne muaj dhe i ardhur nga nje popull 3 milionesh, paska qene i zoti te beje gjeopolitike. O i ziu ti per trute qe paske. Nejse, kur u ndane keto na rane.

  15. safo says:

    Eshte qarte qe Skenderi Gjinushi qe kishte bere doktoraten ne France nuk mund te ishte nje zgjedhje per regjimin, atyre u duhej nje njeri i besuar qe do punonte sipas instruksioneve te tyre. Kurse Gjinushi , si intelektulal me studime te gjata pasuniversitare do te percillte nje fryme vertet perndimore ne Shqiperi qe ne fakt nuk ishte opsioni i kastes ne ikje. Madje fryma perndimore e Gjinushit u pa sa erdhi ne fuqi si minister, sistemi arsimor filloi te marre nje fizionomi reforme, rektoret e universitetit dhe instituteve pedagogjike dhe Kamez u zgjodhen me vota drejtperdrejt nga pedagoget per here te pare ne histori, koncepti shkollor ndryshoi krejt dhe ai e konsideronte pedagogun nje student te mire, dmth qe duhej te lexonte dhe perfeksionohej vazhdimisht, per here te pare u fut metoda problemore e provimeve dhe e mesimdhenies ne te gjitha nivelet-mund te themi se ate fizionomi qe morri sistemi arsimor nen drejtimin e tij, Shqiperia nuk e ka arritur deri ne ditet e sotme.
    Nga ana tjeter te qenit e tij minister, ashtu si dhe e Ismail Ahmetit nuk i vinte ne ndihme Skenderit per tu prezantuar si force e re, regjimit ende ne fuqi i duhej nje nga nomeklatura,jo i rangut te pare qe te behej i besueshem si perfaqesues i te djathtes por pa ndjekur asnjehere kauzen e te djathtes. Dhe historia e provoi me se miri, nje Berishe (pa njohje te demokracise perndimore-disa vizita te tij ne France nuk i sherbyen gjekund-vetem per te blere ndonje televizor me ngjyra- kurse Gjinushi e kishte kete njohje nga qendrimi disavjecar ne France), pra Berisha i gatuar ne kazanin e nomeklatures, u be i besueshem dhe nga te burgosurit politike-apo ish pronaret-kaq mire e luajti Berisha karten antikomuniste. Te tjerat dihen…

  16. katarakti says:

    Keq me vjen per demokratet e qametit, qe kujtojne se ne Shqiperi komunizmi u permbys me dhune fale studenteve dhe Sali Berishes. Eshte per te qeshur. Kete mund ta thone vetem ata qe ne ate kohe kane qene me dhi e dele ose kane qene te arratisur jashte shtetit. Pra qe ishin larg ngjarjeve. Kalimi ne pluralizem ishte ne rradhe te pare merite e Ramiz Alise si dhe mos derdhja e gjakut. Por Ramiz Alia deshironte nje pluralizem sa per sy e faqe. Ne fillim ne Komitetin Qendror te ish PPSH-se u mendua qe Organizatat e Bashkimeve Profesionale, ajo e Gruas ose ish – Fronti Demokratik te paraqiteshin si parti me vete gjate zgjedhjeve te ardhshmme, krahas PPSH-se. Por ngjarjet u rrokullisen me shpejtesi dhe Ramiz Alian u nxitua te krijonte nje parti te re qe te mos ishte “hallke” e sistemit monist. Por synimi i tij ishte qe vendin e baballareve ta zinin djemte dhe qe nga nje sistem komunist diktatorial, Shqiperia te kalonte ne nje kuazi demokraci me nje parti social demokrate qe nuk do te vinte ne pikepyetje “arritjet” e deriatehershme dhe do te nderronte vetem formen dhe jo permbajtjen. Por ai deshtoi plotesisht kur promovoi Sali Berishen, qe e konsideronte si njeri besnik i PPSH-se dhe i lidhur me familjen Hoxha. Gjithçka eshte luajtur ne prapaskene nga Ramiz Alia. Edhe demonstratat e studenteve, edhe nderrimi i regjimit. Vito Kapo, e mirinformuar, nuk ka thene kot qe Ramiz Alia asnje ore nuk ka qene komunist ne jeten e tij. Nderkohe edhe Ismail Kadare eshte shprehur ne nje film dokumentar te shfaqur ne France se Ramizi fshehurazi numeronte ataket qe pesonte Enver Hoxha. Po e perseris: Ramiz Alise nuk iu realizuan planet vetem sepse zgjodhi Sali Berishen si udheheqes te gjoja opozites shqiptare. Saliu e tradhtoi siç ka tradhtuar gjithkend, miq, shoke, aleate dhe gjithe Shqiperine.

  17. shqip hesapi says:

    R,Alia ishte Spiuni numer 1 (nje ) i UDB-se,Saliu numer 2.dhe Luli numer 3 dhe UDb-ja vazhdon.

  18. Opinionisti says:

    Këta vazhdojnë të dëshmonjnë se janë të papërgjegjshëm si para 25 vjetësh apo më 1997.
    Japin intervista të tila a thua se po nxjerrin xhevahire nga goja. Pohojnë se kanë trajtuar njerëzit si dele e kanë dhunuar ndjenjat dhe idealizmin e tyre.
    Si pretendojnë t’iu shkojnë njerëzit e zakonshëm në votime?
    Nuk e vënë re që vetëm militantët kamikazë me familje shkojnë të votojnë?

  19. arber1468 says:

    U bashkua edhe hiena gjinushi ne luften kunder komunizmit. Gjynafet e Berishes kemi ne te te paperlyerit ti gjykojme dhe jo vartesit e dirigjuesit.

    1. eeeeej says:

      Gjinushi nuk ka bere e s’po ben asnje “lufte” kunder komunizmit! Thjesht po thote te verteten e vet!

  20. rty says:

    Ramizi nuk mund te zgjidhte Gjinushin per te drejtuar levizjen demokratike sepse ishte “shume i ekspozuar” si komunist besnik dhe i paepur… pavaresisht se sot ky gjinua hiqet sikur te ishte nje nga kandidatet e Demokracise se Re.

    E thene kjo, Ramizi ne fakt u nis me zgjuarsi dhe perzgjodhi disa figura te cilat duhet te plotesonin dy kritere; Te ishin te besueshem nga masat si intelektuale te ardhshem demokrate dhe kriteri tjeter; te ishin te moderuar sa mos merrnin “superxhiro” me permbysje te dhunshme te pushtetit.

    Ja ku jemi sot ne kete demokraci teater ku te gjithe aktoret shtiren. E verteta eshte se nuk ka as socialiste dhe as Demokrate. Njerezit mund te ndahen vetem ne dy kategori; me dhe pa moral.

    Asgje tjeter nuk qendron.

    1. ec aty says:

      Po pse Salia nuk ishte “komunist besnik dhe i paepur”!?

  21. Afrim says:

    Ky la nam me seline qe uzurpon prona. Eshte vere lecke fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje