Terrorizmi/ Rama: Gjykatat, dënime të buta ndaj akteve terroriste

17 Janar 2015, 19:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat në drejtim të sistemit të drejtësisë në lidhje me politikat penale të ndjekura në rastet e terrorit.

Duke marrë fjalën në mbledhjen e Keshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti Bujar Nishani, Kreu i Qeverisë theksoi se pavarësisht bashkëpunimit mes Policisë dhe Agjensive ligjzbatuese, sistemi i drejtësisë ka ndjekur politika penale të buta, duke i qenë i kufizuar dhe duke mos i vënë emrin që kanë vepra të tilla si shpërthimet me tritol, që janë akte terroriste.

“Zhvillimet e fundit e kanë çuar në një nivel të ri sfidën, por edhe rrezikun e terrorizmit islamik. Shqipëria është e ekspozouar nga rreziku i terrorizmit ndërkombëtar.

Qytetarët shqiptarë por edhe nga rajoni i janë përgjigjur thirrjeve të organizatave terroriste të Shtetit Islamik për të luftuar në fushata në Siri apo Irak. Disa prej tyre kanë humbur jetën duke lënë fëmijët, familjet dhe shumë probleme të tjera sociale dhe të sigurisë.

Unë do t’i ftoja të gjithë tha Rama, që të mos e shohim të shkëputur luftën tonë me pjesëmarrësit shqiptarë në këto fushata egërsirash nga lufta ndaj akteve të brendshme të terrorit.

Ndonëse fatkeqësisht nga sistemi ynë i drejtësisë në disa raste është aplikuar një politikë penale e butë dhe jo rrallë një gjuhë relativizuese e papërshtatshme përballë faktit.

Vepra të tilla si sulmet me tritol kundër linjave të energjisë elektrike, sulmeve me eksploziv në mes të qytetit, trafikimi i eksploziveve janë krime të mirëfillta terrori. Kodi penal i konsideron si krim, me të cilat vendi është ndeshur shumë kohët e fundit.

Ndërsa artikulimi i sitemit të drejtësisë ka qenë më i kufizuar për ti vënë emrin që ka, terror”, tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria është e ekspozuar nga rreziku i terrorizmit ndërkombëtar dhe sfida e re dhe e panjohur më parë e luftës me frymëzim terrorist, është edhe e jona siç është edhe e mbarë Europës demokratike.

Kreu i Qeverisë tha se samiti i NATO-s që u mbajt në Uells por edhe strategjia e sigurisë kombëtare që hyri në fuqi po në shtator të 2014, e vlerësojnë terorizmin si një ndër kërcënimet e kohës.

Duke vënë në dukse se terrorizmi dhe krimi i organizuar paraqesin të njëjtin rrezik, Rama tha se lidhjet e tyre janë të shumëfishta sikurse dhe dëmet që u sjellin qytetarëve dhe vendit nuk janë të ndryshme.

“Janë enë komunikuese që ushqejnë njëra tjetrën. Prandaj dhe terrorizmi nuk është thjeshtë vetëm çështje sigurie dhe qasjet ndaj si një çështje ekskluzive sigurie,  është premisa e një dështimi thuajse të sigurtë lidhur me të.

Me terrorizmin do të përballemi padyshim në vijën e parë të frontit antiterror organet e policisë,  të drejtësisë, të shërbimeve inteligjente dhe padyshim edhe ato të ushtrisë në raste të caktuara”, tha ai.

Kryeministri nënvizoi më tej se qeveria ka marrë masat e nevojshme në interes të forcimit të sigurisë kombëtare.

“Unë mbështes konstatimin e Presidentit lidhur me masat e marra, por edhe me faktin se në këtë fushë ka bashkëpunim intensiv dhe të suksesshëm mes strukturave.

Do të ishte e udhës që të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare të marrin mesazhin për t’u përfshirë në një program të përbashkët stërvitje, trajnimi që të gjitha strukturat të provohen në kushte të stimuluruara.Nëse vihemi përballë në sprovë të kemi i gati një mekanizëm të sigurtë”, tha Rama. /gj.k/

5 komente në “Terrorizmi/ Rama: Gjykatat, dënime të buta ndaj akteve terroriste”

  1. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkk………..

  2. Arben says:

    O ZOT O ZOT O ZOT,

    PROBLEMET ME TE MEDHA PER SHOQERINE SHQIPETARE JANE

    1- CESHTJA E SIRISE
    2- CESHTJA E IRANIT
    3- CESHTJA E PARISIT.

    ME ILIR MUTIN MORE, ME LSI QE PO E RRJEP KETE POPULL DERI NE PALCE A MERRET NJERI KETU APO VETEM ME CESHTJE FALLCO.

    O NJEREZ ZGJOHUNI NGA GJUMI, SE ME DUKET EDHE VDEKJA DO TE NA GJEJE NE GJUME E NUK DO MARRIM VESH ASGJE NGA KJO DYNJA.

  3. zef says:

    Qeverria shqiptare ka per detyre te ruaj identitetin
    kulturor kombetar shqiptar dhe te mos lejoje ngritjen
    e shkollave alldup-arabe ne shqiperi.

    Ne qofte se pranojme qe ne shqiperi jeton nje minoritet
    alldup-arab atehere mund te themi qe po rrespektojme te
    drejtat e njeriut sic themi per minoritetin grek.

    Shqiptaret e vertete nuk kan fe orientale-arabe por
    jan popull evropian dhe perendimor dhe jo alldup.

  4. Kristi says:

    Edi, nje pjese te fajit pse gjykatat e saliut japin denime te lehta e ke ti vete dhe maxhoranca pas teje. Reformo drejtesine!

  5. ago says:

    Reformo Drejtësinë, se shumë çështje madhore janë sfidë para drejtësisë. Rruga e Kombit, Gërdeci, 21 janari, marrëveshja e detit me Greqinë, etj,etj, etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje