Siguria kombëtare, Nishani: Terrorizmi nuk njeh kufi, të shtohen kontrollet kufitare

17 Janar 2015, 17:51Politika TEMA
Siguria kombëtare, Nishani: Terrorizmi nuk njeh kufi, të shtohen

Aktet terroriste të ndodhura në Paris, si dhe masat që duhet të marrë Shqipëria në kuadër të parandalimit të akteve të tilla, ishin në qendër të takimit të thirrur nga Presidenti Bujar Nishani me drejtues të institucioneve të sigurisë, Kryeministrin Edi rama, ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, Kryeprokurorin Adriatik Llalla etj.

Nishani theksoi se nisur edhe nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Paris, ishte i nevojshëm ky takim i krerëve më të lartë të Sigurisë Kombëtare pasi ashtu si e gjithë Europa, edhe vendi ynë duke qenë anëtar i NATO-s, por edhe për shkak të pozicionit gjeostrategjik, është i ekspozuar ndaj një rreziku dhe një sulmi të mundshëm terrorist.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit nënvizoi si të suksesshëm dhe shembull për t’u marrë  bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ në këtë fushë. Por ai shtoi se nevojitet një koordinim i avancuar i të gjithë autoriteteve ligjzbatuese, dhe të institucioneve tjera partnere.

“Së pari ju falënderoj për praninë tuaj në këtë takim që gjykova ta zhvillojmë si takim informues në lidhje me një prej sfidave mjaft problematikave, siç është ajo e akteve të terrorit, dhe risqet që mund të ndodhet siguria e qytetarëve shqipotarë.

Njëkohësisht angazhimet e Shqipërisë në aksione globale, me rrezikshmëri të lartë e të rritur, dhe për të konkluduar në masat e ardhshme. Nisur edhe nga ngjarjet me të fundit të aktit terrorist në Paris, është mëse evident fakti se aktiviteti, i nisur në mënyrë të strukturuar që në shtator të 2001, dhe në vijimësi me krijimin e organizatave të tjera, ngjarjet në Irak dhe Siri, tregojnë se ky aktivitet terrorist nuk njeh kufi.

Çdo vend dhe çdo qytetar ndihet i rrezikuar, dhe është detyra ë institucioneve tona për të vlerësuar realisht këtë rrezik global, dhe për të qenë të koordinuar për akte dhe veprime të përbashkëta. Duke qenë në aleanca, duhet të vlerësojmë angazhimin e konsoliduar të Shqipëri
 
Dhe të qeverisë shqiptare në aleancën botërore kundër terrorit, me kontribute konkrete, duke ofruar vullnetin e një shteti të lirë, por duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të këtij kontributi të vlerësuar gjerësisht të Shqipërisë.

Vlerësoj punën e bërë deri tani nga të gjitha institucionet ligjzbatuese deri më tani. Po ndeshemi me praktika që po vënë shoqërinë shqiptare në fokus dhe rrezikshmëri të akteve të ndryshme terroriste.

Duke parë se jemi anëtar të NATO-s, duke patur parasysh pozicionin gjeostrategjik si një udhëkryq, mes Europës, si një vend që është target për të shfrytëzuar territorin në kuadrin e një fluksi të madh të emigrimi të paligjshëm për të kaluar në vende të tjera, krahas arritjeve që ka Shqipëria, kërkohet një koordinim më i avancuar i të gjithë autoriteteve ligjzbatuese, dhe të institucioneve tjera partnere.

Shqipëria është ndeshur me fenomenin e luftëtarëve të huaj. Kontingjente nga Shqipëria ndodhen në organizata terroriste në Irak dhe Siri. Janë raste të evidentuara dhe do të doja të bëja një vlerësim të veçantë të një koordinimi të shkëlqyer, mes policisë, prokurorisë dhe shik në rastin e investigimit, shkëmbimit të informacionit.

Rastet e përballjes së kësaj sfide janë shembujt më të mirë të koordinimit institucional që kemi pasur dhe kjo na inspiron për të thelluar bashkëpunimin edhe me aleatët tanë edhe në nivel rajonal”, theksoi Nishani.

Duke marrë në konsideratë faktin që Shqipëria ka kufij dy nga vendet anëtare të BE, Nishani theksoi se  krahas avancimit të dukshëm të bërë në kontrollin dhe menaxhimin e kufijve, dhe pajisjen me dokumente të nivelit të lartë, të shkëmbimit të informacionit, kërkohet që të avancojmë më tej, në përmirësimin e të gjitha mekanizmave, që janë bërë domosdoshmëri, qoftë në aspektin e trajnimit të resurseve njerëzore të këtyre institucioneve që kanë për detyrë kryesore goditjen e këtyre celulave.

“Jam i bindur, jam vlerësues për nivelin e lartë të profesionalizmit, që pjesëtarët e institucioneve shqiptare janë të gatshëm të ofrojnë, por edhe në koordinimin me partnerë ndërkombëtarë shumëpalëshe.

E konsideroj këtë takim për të pasur, për të vlerësuar dhe për të marrë së bashku rekomandimet e nevojshme për të gjitha masat, dhe or të qenë në mënyrë të suksesshme operacional në këtë sfidë që është e hapur, prodhon terror, dhe siç e tregoi edhe rasti i fundit në Paris, nuk mund të na përçojë frikën, por ajo që ndodhi në ditët e mëpasme tregoi kohezion të institucioneve të demokracisë, të shpirtit të lirisë, dhe kontributit për ta ruajtur këtë liri, dhe me krenari themi se Shqipëria edhe me kontribute është krah këtyre vendeve aleate”, u shpreh ai.  /gj.k/

 

3 komente në “Siguria kombëtare, Nishani: Terrorizmi nuk njeh kufi, të shtohen kontrollet kufitare”

  1. tfgs says:

    EUROLIGA
    Fenerbahce-Olympiakos 68-78

  2. allah allah says:

    Fuck Presidenc dhe kte show ciganesh .
    Shqiperia rrezikohet pikerishte nga kjo rrace qensh gabeli president dhe gjithe myslot e kurves se dovletit .
    S’e kuptoj perse Rama i lejon vehtes te behet loje e ktij plehre antishqiptare

  3. Hesapi says:

    Minuta e 80 Empoli 0-Inter 0 barazim pra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje