E hëna e tretë e janarit, rikthen jetën parlamentare në vend. Në fund të 6 muajve bojkot, opozita do të jetë në sallën e Kuvendit, pas një marrëveshje të negociiuar nga ndërkombëtarët.
Kryefjala e debatit për politikën, mbetet kërkesa e PD-së, të cilën e përdori edhe si kushtin e plotësuar nga mazhoranca, për dekriminalizimin e parlamentit.
Në draft-programin tre javor, që pritet pasditen e 19 janarit në seancë, është parashikuar akti normativ për Buxhetin e vitit 2014, si edhe dekreti i Presidentit Bujar Nishani për Gjykatën e Lartë.
Gjatë këtij tre-javori do të diskutohet edhe dekreti i Kryetarit të Shtetit për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejkon, si edhe ligji për Forcat e Armatosura, i ndryshuar.
Për shumicën parlamentare, prioritet mbetet reforma në drejtësi. Pasi kanë miratuar ndarjen territoriale në sesionin e kaluar, PS e LSI nuk shohin nismë tjetër më të rëndësishme sesa reformimi i gjyqësorit.
Komisionit të posaçëm parlamentar i konstituuar në fund të Dhjetorit, pritet t’i bashkohet dhe opozita.
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesat për ngritjen e disa komisioneve, atë për dekriminalizimin e politikës, Komisioni për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si dhe Komisioni për emërimet në Administratën publike.
Shqipëria ka hyrë në vit elektoral dhe shumë energji pritet të shpenzohet në këtë fushë.
Por ajo çka i mbetet urgjencë Kuvendit, është plotësimi i vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Dekrinalizimi i kuvendit eshte llafollogji persa kohe qe nuk dekrimi nalizohen vete partite , kryesissht udheheqiet e tyre si puna e nr 2 te PD- Viktor Hoti