Kunati njihet me këshillat e Tritanit për zgjedhjet në Greqi

22 Janar 2015, 19:01Antena TEMA

Kunatin e mori sot në mëngjes Tritani në telefon dhe i kërkoi që të shpërndahej një thirrje për popullin grek, që në votimet e datës 25, votën t’ia jepnin “Nea Demokracisë”.

-Po ku di unë, tha Kunati. A na dëgjon ne populli grek?

-Ne të bëjmë tonën, i tha Tritani. Letrën unë e kam bërë gati. Vetëm ta vulosësh ti duhet.

-Po mirë, i tha Kunati. Ma jep një herë t’i hedhë një sy.

Në letër thuhej:

Me anë të kësaj letre i drejtohemi popullit grek, i cili është një popull i lashtë dhe krenar, që ka një traditë demokratike mijëravjeçare. Të gjithë e dimë që në demokraci vota është e shenjtë dhe fituesi i zgjedhjeve është ai që merr më shumë vota. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që Nea Demokracia të marrë shumë vota për të fituar.

Duke e ditur rëndësinë e shumë votave, Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje popullit grek të votojë Nea Demokracinë për disa arsye:

E para, ajo është partia që e dorëzoi vet pushtetin, se Greqia hyri në krizë, dhe i paralajmëroi socialistët të mos e marrin pushtetin, se do t’i gjente belaja. Socialistët nuk dëgjuan, se u ishin verbuar sytë për pushtet. E morën pushtetin dhe e futën Greqinë edhe më thellë në borxhe. Për këtë u desh të vinte prapë Nea Demokracia, që ta nxirrte nga kriza.

E themi këtë nga përvoja jonë. Dhe ne si Parti Demokratike e pamë që vendi hyri në krizë dhe e dorëzuam pushtetin. U thamë socialistëve mos e merrni, por ata vrapuan pas pushtetit. Tani vendi është gjithnjë e më keq dhe populli po lutet natë e ditë ta marrim përsëri pushtetin. Por, Doktori po tregon qetësi dhe thotë prit, se nuk jam bindur akoma që më meritoni mua apo jo.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me skandalet apo vrasjet politike. Më 21 Janar, katër vjet më parë, Edi Rama vrau katër demonstrues para Kryeministrisë. Ai mobilizoi disa njerëz me thika me helm dhe çadra pistoletë dhe i vrau. Tani pas katër vjetësh Doktori po kërkon të vihet në vend drejtësia dhe Edi Rama fshihet. Kështu ndodh, kur pushtetin e marrin njerëz që nuk dinë ta mbajnë.

Një arsye tjetër përse Nea Demokracia duhet të marrë pushtetin janë dhe marrëdhëniet e këqija të Greqisë me Gjermaninë. Nëse e marrin këta majtistët, raportet me Gjermaninë do acarohen. Nëse e merr Nea Demokracia, ne si PD e Shqipërisë do ndërhyjmë pranë Gjermanisë të normalizohen marrëdhëniet, pasi gjermanët kanë respekt për ne, si vendi i dytë më i zhvilluar i Evropës pas tyre. Por, nëse fitojnë të majtët, ne nuk u japim fjalën se do t’ju ndihmojmë.

Por mbi të gjitha, unë që po ju shkruaj kam dhe një arsye personale. 25 Janari është një ditë e hidhur për mua. Më 25 Janar të vitit 1997, në një stadium në Lushnjë mua më kapën turmat e egërsuara dhe gati më përdhunuan, duke më futur edhe fruta e perime poshtë vetes. Unë nuk mbaj mend se humba ndjenjat, por mjekët më gjetën dhe gjurmë preshësh në prapanicë. Duke e ditur rrezikun e kësaj date, shpresoj që 25 Janari të mos kthehet në ditë trazirash në Greqi, por në ditë feste dhe që asnjë politikan të mos pësojë fatin tim. Mua ma futën preshin bandat e armatosura komuniste, si ato të Cipras, që duan të marrin pushtetin. Ndaj ju bëj thirrje dhe për shkak të asaj që më ka ndodhur në datën 25, që ajo ditë të mos përsëritet kurrë. Dhe që kjo të arrihet, duhet të votoni Nea Demokracinë”.

I juaji, Tritani”.

Kunati e lexoi dhe ia dha Rulit për një mendim.

-Po ç’të të them, djalo, i tha Ruli. Ky u bën thirrje grekëve, që kur të votojnë, të kenë parasysh bythën e Tritanit. Kam frikë se ata kanë hallin e bythës së tyre!

13 komente në “Kunati njihet me këshillat e Tritanit për zgjedhjet në Greqi”

  1. Pras Kashari says:

    I madh Mero sa kom qesh. A di kush te me thote se cfare varieteti ishte prasi qe ju mballos ketij lolos-mut-burri Tritan Shehu? Fakti qe ky loloja ka humbur ndjenjat do te thote se prasi ka patur permasa te konsiderueshme dhe keto karakteristika i ka ai i Kasharit.

    1. ardi says:

      Tritan Shehu eshte personalitet dhe njeri me vlera te medha e kontribute te jashtezakonshme ne shedetesi

      1. Genti says:

        E vertete eshte o Ardi qe ka vlera, por ti mos harro pak te permendesh uzurpimin e sipermarrjes shme vejcare dhe shumje milioneshe qe tashme ka emrat Tritnore “zoja e keshillit te mire etj. duhe te tishte nje institucion shteteror se vepra per bamirei u nis. tani tritani e ka kthyer ne biznes privat te vjedhur se bashku me eksponentet e vatikanit…

        1. Drita says:

          Ai universitet eshte prone e Kishes Katolike.I vetmi pronar eshte Kisha.Nuk besoj se ky Tritani eshte aq i zoti Sa te coje per vizite ne ate Universitet PAPEN,per disa ore qe qendroi ne Shqiperi.

  2. lumasi says:

    Varieteti ka qenë i preshit që rritet në Myzeqe. Me siguri ata të Tritanit do të kenë qenë presha të Karbunarës. ?

  3. shqip hesapi says:

    E c’te keqe ka ketu ? Tritani e hengri ne b… dhe tani ben palle arapi si deputet,pronar spitali qe nuk idhemb b..per asnje gje.Mjafton t’i serviloset Saliut.

  4. Tak says:

    Tash e ka radhen tfg te aj presh ne kolo bashk me sisterin vet

    1. Dorian says:

      tfg mezi pret te kete ndonje revolte ne Lushnje qe te shkoje si Tritani e te bisedoje me njerezine :D…..

  5. ivani i madh says:

    me sa duket paska bere efektin e tij PRESHI Tritanit qe i del krah vllezerve te tij greke

    1. Goni says:

      Eshte e vetmja figure me integritet ne politiken shqiptare.Asnje fjale nga ato qe thote nuk i bie ne toke pasi eshte mjaft i sakte po ti Mero qe sle njeri pa share i ve bishta.Shih dhe nivelin e komentuesve te tu.Si ty pa argument jo prasi jo qepa.Kundershtoni me argument.Tung

  6. Gimi says:

    Po ja fusni kot.Eshte personalitet,e kam pas ne shkolle ,shkoni edhe sot ke gjimnazi partizani dhe keni emrin e tij si nderi shkolles,shif ne fakultet te mjeksise po ashtu.Kush e njef me mire se ai sistemin shendetsor.Reforma u bene vetem ne kohen qe ishte ai minister ,Ka 20 vjet qe seshte bere asgjo ne mjeksi

  7. Keti says:

    O Mero….diferenca fillon qe ke emri Mero dhe Tritan.Ti 18 vjec ke shkel ntirane dhe qelbeshe ere ai eshte le e rrit Tirane.Sta ka fajin Tritani se je i frustruar deri ne dhimbe dhe ke inat me gjithe boten.Dhe mos e publiko si gjithmone kur dikush te del kunder ne malinjitetin tend

  8. Tak says:

    Na cat trapin ju post shpellar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje