Pas dështimit të parlamentit grek për të zgjedhur një president të ri deri në fund të vitit të shkuar, zgjedhje të parakohshme do të zhvillohen më 25 janar. Pas kryesimit të zgjedhjeve të parlamentit evropian në vitin e shkuar, partia radikale e majtë që është kundër masave shtrënguese, Syriza, kryeson sondazhet. Syriza do të rinegociojë kushtet e marrëveshjes së borxhit grek. Shumë analistë besojnë se zgjedhjet, që kryeministri në ikje Antonis Samaras i partisë së qendrës së djathtë Demokracia e Re i ka përshkruar si një referendum mbi Europën, mund ta kthejnë eurozonën në një krizë.
1 Një poster me një foto të Alexis Tsipras, kreu i partisë opozitare Syriza të krahut të majtë në Greqi, dekoron kioskën e partisë në Athinën qendrore. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)
2 Foto e Alexis Tsipras, ku lexon ‘Të gjelbrit mbështesin Syrizën’ dhe ‘Shpresa po vjen’. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)
3 Sondazhet e opinionit publik në fundjavë treguan se ka shumë gjasa që votimet e së dielës të nxjerrin një koalicion qeverisës. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)
4 Njerëz ecin pranë një muri me postera të Partisë Komuniste Greke, në Athinë. (AP Photo/Petros Giannakouris)
5 Një e moshuar lexon një poster elektoral të partisë së vogël të krahut të majtë në Athinë. (AP Photo/Petros Giannakouris)
6 Një burrë ecën pranë një kioske të Partisë Demokracia e Re me shenjën e flamurëve grekë dhe evropian në Athinë. (AP Photo/Petros Giannakouris)
7 Një burrë hapën një kioskë të partisë Demokracia e Re në Athinë. (AP Photo/Petros Giannakouris)
8 Një i moshuar rri ulur brenda një kioske të partisë Syriza të krahut të majtë në sheshin e Athinës. (AP Photo/Yorgos Karahalis)
9 Një poster i kryeministrit konservativ Antonis Samaras është i dukshëm përmes një hapësire në një mbikalim, Athinë. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
10 Një teknik përgatit Alexis Tsipras, kreun e partisë opozitare Syriza, për një intervistë online në platformën e tij elektorale në zyrat e partisë, Athinë. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Pergatitur: BIRN | BETA/AP | Athinë
kushdo te fitoj skane as njerez as buxhet te ndryshojne kursin
bravo Greqia!!! Perpara Syriza. Ka ardhur koha per progresivizem. Zgjedhje mbar Evropiane. Ne, ne anen tjeter, na u sos durimi. Duam protesta per benzinen ne 21 Janar. Vend lunatik!!
LESHZINJT MES VEFTE, PO DISKUTOJNE…
Sa ngjaka me cunat e enverit
Nuk e kuptoj,c’pune kane gyzelet e erdoganit me zgjedhjet ne Greqi!!
kur shume mire mund te merreshn me ndonje trecereksh ISIS-i,vrasjen e ndonje kimineli,tregtimin apo kultivim hasisi,bourka-n e gruas se erdoganit,der tek varrimi ”gigand” i byrzerit arab Abdullah……..
Lerna more gyzele te qete neve xristianeve, te shijojme vendin e bekuar nga Zoti me dete te kaltra e 365 dite me diell,normalisht pa harruar ouzo kai mezedaki……………ade geia!
@tfgs, hehehehehehehehe, po cfar “xristiani” je ti mor ta futsha malluten n´hunde?
Me falni Ju te Temes.Ç’do te thote dekoron kiosken?D.m.th.i japin dekorate kioskes?
greqia merr miliarda nga evropa po neve si i behet halli se populli grek esht i pasur
forca sirizaaaaaaaaaaaaa .greqia i dha botes drite kulture dhe tani erdhi koha ti jap mendje per ndryshim .vdekje fashizmit .