AAK e Haradindaj mbeshtet protestat popullore

22 Janar 2015, 17:46Rajoni TEMA
AAK e Haradindaj mbeshtet protestat popullore

Aleanca e sheh me shqetësim të thellë gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Tanimë është evidente se pushteti i instaluar nuk e ka për qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e vendit, por akomodimin e aparatqikëve partiak dhe zaptimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ky pushtet iu ka premtuar qytetarëve rritje të pagave prej 25 deri në 43 për qind vetëm sa për t’i marrur votat e tyre, ndërsa vetëm dy ditë pas instalimit në pushtet e ka rritur numrin e ministrive dhe të të emëruarve politik. Kjo qeveri nuk gjen mjete për rritje të pagave, por pa problem gjen mjete për rritjen e shpenzimeve qeveritare.

Ky pushtet i fyen qytetarët e vet pa pikë respekti dhe në vend se të merret me ndryshimin e disponimit të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre provon në mënyrë të padinjitetshme ta relativizojë secilin problem.

Ky pushtet ende pa e nisur punën e ka filluar ndarjen partiake të pozitave nëpër borde të institucioneve të pavarura, prapë për akomodime partiake e jo në interes të qytetarëve. Të dy partitë në pushtet po bëjnë plane për zaptimin e plotë të shtetit e jo për lirimin e tij.

Ky pushtet po e zapton mëtutje mediumin publik dhe po iu bën presion mediave tjera. Ky pushtet menjëherë pas instalimit ka filluar t’i shantazhojë dhe t’i kërcënojë edhe bizneset private.

Se këtij pushteti nuk i intereson fare zgjidhja e problemeve tregon edhe sjellja e tyre me Trepçën. Duke provuar ta shpëtojnë vehten nga problemet që po i krijojnë, këta i fyen edhe më tepër si minatorët, ashtu edhe gjithë qytetarët e Kosovës duke i ndryshuar vendimet e veta brenda natës dhe duke e turpëruar shtetin duke u nënshtruar.

Këtij pushteti nuk i intereson fare fakti i hidhur se qytetarët tanë po ikin nga vendi, sepse e kanë humbur shpresën për jetë më të mire. Në vend se të fillojnë të gjejnë zgjidhje për hallet e qytetarëve, ky pushtet, prapë, provon ta relativizojë problemin duke u sjellur kinse asgjë serioze nuk po ndodh.

Ky pushtet e ka nisur punën me mashtrim dhe me mashtrim po vazhdon.

Aleanca beson se në demokraci qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kur pushteti fillon t’i cenojë interesat e tyre. Shteti është i qytetarëve e jo i pushtetit. Në këto rrethana qytetarët më shumë se kurrë kanë arsye për të protestuar kundër ngulfatjes së lirisë dhe perspektivës së tyre për një jetë më të mire.

Për këto arsye Aleanca i mbështet dhe do t’iu bashkohet protestave gjithpopullore.

4 komente në “AAK e Haradindaj mbeshtet protestat popullore”

  1. O nuk dilet nga kriza edhe me koken tende o Haaaaajredin ,leri te punojne ata qe Populli i zgjodhi,apo edhe ti si puna e Lul Sali antishqiptarit je,Boooo sa pasijon e kane Politiken shqipfolsit,e kane ne gjak mashtrimet,genjeshtrat etj-etj prandaje o burrrra Revolte Popullare kunder kujte ?edhe vete nuk e din ky Haaajredinini

  2. a peqini says:

    ore
    akoma po merreni me kte rramush karadinin ju a?
    po ky tip asht nji rrot kari!
    ky asht tipik shqiptarqiq qe i nenshtrohet t fortit dhe ndaj te dobtit s ka pik humanizmi
    ky tip per me perfitu personalisht shkel cdo nder bes fe e karakter!
    ky tip me plot gojen merito medaljen “bythqimi i shekullit”
    ky esht nji mi i birucave te burgjeve te Hages
    ky esht nji spiun i sherbimeve sekrete jo shqiptare
    ky esht nji plehr me kutërbim biblik
    ktij ja kan qi grun hetuesat e Hages dhe e shlun t pafajshem masanej. gruja e ktij ushtonte per hag cdo uikend dhe pallohej hoteleve te hollandis me policet nderkombtar
    o rrambush
    o voglush
    je karush
    jo rrote kari

  3. spartaku says:

    Ti Ramush Haradinaj je nje kriminel,si vellai yte ne shqiperi Sali Berisha.Qe te dy ju kini lindur ne kete bote per te bere krime dhe te deshtabilizoni vendin,ti Kosoven,Saliu shqiperine.

  4. Mallakastrioti says:

    @@rRITJE PAGESH, deri 43%…bej “Tumin” kesaj Pune..ik o se late Name…GENjeshtar te Medhenje…dhe po Budallenje te Medhenje…rritja e Pagave behet ne baze te te Ardhurave, si dhe Produkteve Bruto-Netto..me ju te Kosoves-Shqipetare..nganjehere nuk vlen te diskutosh, genjeni por jo Kaaaaaqqqqqq…Turpi i Juaj, kush ju Degjon..keni mesuar shume nga Sali Berisha..qe e beri Shqiperine te dyten pas Gjermanise…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje