Për një kohë të gjatë, Petros Tacopoulos vetëm sa kishte pohuar atë që shpesh të tjerët e thoshin e ishte ankuar sa herë që kriza bëhej temë në vendin e tij. Autori i preferuar i romanëve dilte në TV rregullisht me politikanë të përgjegjshëm për të folur mbi rrugën më të mirë për të dalë nga gracka e borxheve.
Më pas ai donte të përzihej dhe të merrte vesh edhe vetë se si është kjo punë kur je në pushtet. “Ishte një kërshëri e pastër”, thotë shkrimtari, tashmë 55-vjeçar, “duhet të qëndrosh në kuzhinë, për të marrë vesh, se sa nxehtë bëhet kur gatuan”.
Në maj 2012, ai hyri në Parlament për lëvizjen radikale majtiste Syriza. Mirëpo nxehtësinë e sobës, autori i famshëm i romanëve, arriti ta durojë vetëm për një vit e gjysmë. Në fillim të vitit që shkoi, ai e braktisi sërish fraksionin e Syriza-s, pasi mendimet e ndryshme për një njeri që rronte me kokën e vet, ishin thjesht “të mëdha”. Syriza dhe shefi i saj, Aleksis Cipras, ishin “peng i demagogëve e populistëve”, thotë sot autori. Partia, sipas tij, e kishte trajtuar si një të huaj.
Tashmë Tacopulos është hedhur sërish në krahët e të njohurve të tij të vjetër. Pasi Aleksis Cipras, 40-vjeçar, dëshiron që më në fund të zgjidhet shef i ekzekutivit grek, dhe edhe Tacopulos do ta dijë një herë se: ai kandidon në zgjedhjet e parakohshme më 25 janar vetëm për partinë e re të sapothemeluar, To Potami.
Lidhja e intelektualëve të rinj të majtë liberalë dhe të pavarur është në rrugë të mbarë për t’u bërë tashmë forca e tretë politike në vend dhe vlerësohet si një partner koalicioni me perspektivë për Cipras, nëse do të jetë e nevojshme.
Thuajse një e treta e do Cipras kryeministër
Prej javësh, Syriza e Cipras kryeson në sondazhe me 28 deri në 30 për qind. Së fundmi, ata kapën madje edhe vlerën e 33,5 përqindëve – plot 6,5 pikë më shumë në përqindje sesa konkurrentët e tyre direktë. Rreth 65 për qind e grekëve besojnë te një fitore e Syriza-s, por vetëm një e treta e tyre e dëshiron Cipras në krye të kabinetit qeveritar. Një 40 përqindësh i mirë i zgjedhësve do të kishin dashur më mirë që të kishin Antonis Samaras si shef qeverie, partia konservatore e të cilit, Nea Dimokratia, ndodhet në vendin e dytë dhe kërcënon seriozisht të mos zgjidhet – një paradoks politik ky.
Fajtorë për këtë situatë janë edhe veçoritë në sistemin zgjedhor: partia më e fortë, pak rëndësi ka nëse është me 28 apo me 48 për qind, merr 50 ekstra nga 300 vendet në Parlament, e kjo do të lehtësojë disi formimin e kabinetit qeveritar.
Deri në atë kohë, Cipras duhet të bindë zgjedhësit se ai nuk është vetëm i këndshëm e plot sharm, por edhe i besueshëm dhe se mund të marrë vendime që sjellin ndryshime. “Cipras ka ndryshuar shumë”, thotë eksperti partiak dhe profesori i historisë, Antonis Liakos, 68 vjeç: “Ai është pjekur politikisht dhe u qëndron strikt bindjeve të tij. Dhe ai nuk ka pas vetes asnjërën prej familjeve të mëdha”. Liakos mendon se ato dinasti politike, e kishin ndarë vendin mes tyre: “Ky mund të jetë fillimi i një rinovimi të klasës politike”.
Si fillim, shefi i të majtëve europianë i ka tronditur borxhlinjtë europianë: me kërkesat e tij për një ndarje borxhi radikale prej 60 përqindësh, një moratorium për shtetet në krizë dhe lajmërimin e aksioneve “të bamirësisë” e atyre sociale për një vlerë prej 13,5 miliardë eurosh.
Në këtë rast, Cipras nuk është një ideolog i zellshëm, e as një tip që të kall tmerrin mes qytetarëve. Me zërin e tij të qetë, ai u flet zgjedhësve dhe kundërshtarëve, qesh shumë e nuk tërhiqet pas nga rezervat emocionale. “Nuk ka asnjë arsye të mos e duash atë, kur e takon”, thotë Tacopulos. “Djalin më të preferuar të mamasë”, e quan atë eksperti partiak, Liakos.
“Jo oportunist, por një realist”
Me sharmin e tij rinor, ai ndikon edhe te zgjedhësit tradicionalë e konservatorë. “Presidenti” e quajnë ata me përkëdheli atë plot respekt, apo dhe “Aleksi”, për ata që pretendojnë se e njohin edhe më nga afër. Ai u shmanget ekspertëve të sigurisë, por jo turmave njerëzore. Të huajt e përshëndesin atë me puthje majtas e djathtas, në faqe, si ta kishin një të njohur të moçëm për të cilin i kishte marrë malli. “Është dashur kohë të më kuptojnë e të më pranojnë”, thotë ai. “Por përndryshe ata të mbajnë edhe për një të paturpshëm. Tek e fundit unë vij çdo ditë te ta në shtëpi, deri në dyert e banesave e apartamenteve”, përveçse edhe në televizione.
Por për njeriun që fshihet pas politikanëve, ata nuk afrohen. Jetën e tij private inxhinieri i ndërtimit dhe planifikuesi urban, baba i dy fëmijëve, e ruan në mënyrë konsekuente. As në kutitë e votimit madje, ai nuk paraqitet me partneren e tij, Peristera Baziana, një inxhiniere e teknologjisë së informacionit, lidhje që daton nga koha e dashurisë së tij rinore, nga e cila ai posedon në fakt, vetëm pak foto.
Profesionisti politikan vjen nga një familje me prejardhje qytetare të mesme, por me një profil shumë të lartë politik. Prindërit e tij mbështesnin socialistët e PASOK-ut, ndërsa motrat e vëllezërit kanë qenë të angazhuar në Partinë Komuniste. Fëmijërinë dhe veten ai e cilëson si një arratisje nga jeta private.
Lidhje informale në Europë
Si një fëmijë i lindur me distancë nga motrat e vëllezërit, ai dha gjithçka që ta zeronte këtë diferencë sa më shpejt e më shumë të ishte e mundur. Qysh në klasën e parë, ai kishte mundur të lexonte shumë mirë dhe të hidhej në gazetat e babait, tregon ai.
I prekur nga debatet e zjarrta familjare, ai u zhvillua herët politikisht, më shpejt se të tjerët. Qysh në kohën kur ishte nxënës në fillore, ai gjendej në listat e më të mirëve dhe proklamonte të drejtën për të munguar.
Mbi atë se çfarë pritet prej tij si kryeministër, këtu mendimet ndahen më dysh, sepse Cipras po e ndan vendin më dysh. “Ai është ngërthyer në retorikën e proklamimeve dhe premtimeve të tij elektorale”, beson romancieri Tacopulos. “Nëse ai u mbetet atyre besnik, atëherë po ju them se vendi i tij do të izolohet nga pjesa tjetër e Europës. Nëse jo, pas zgjedhjeve ai do të jetë një njeri krejt tjetër nga ai që kemi parë më parë”.
“Ai nuk është një oportunist, por një realist”, thotë përkundrazi profesor Liakos, “dhe ai ka një ekip rreth vetes me ekspertë të mirë ekonomie”. Përtej kësaj, Cipras prej javësh po vendos kontakte informale të rëndësishme në kryeqytetet europiane.
Në zgjedhje, puna do të vështirësohet
Siç ndodh gjithnjë me zgjedhjet, shumica bie me vështirësi për pak vota e shumica e re që ngrihet, është lehtësisht e kërcënueshme, po për shkak të votave. E për më tepër, për Cipras do të jetë akoma më e vështirë të mbajë fort e të ndalojë rrjedhjen e anëtarëve të rëndësishëm nga partia e tij. Para së gjithash, një krah i fortë majtist duhet të kënaqet mirë me koncesione. I kryesuar nga lideri i vijës së ashpër, Panajotis Lafazanis, ky fraksion përkrah daljen nga euro dhe nga BE-ja. Dhe Lafazanis kërkon një politikë qeverisëse, që sipas tij, të jetë “konsekuente dhe e qëndrueshme” ndaj të gjitha aksioneve kursimtare europiane. Një partner koalicioni, për këtë arsye, do të kishte qenë, sipas ekspertëve zgjedhorë, “një alibi e mirëpritur” për Cipras.
Marrë nga “Der Spiegel”
jo “ndien” por “ndjen” o analfabetet e TEMA!
Anonim
Po ndiej.
Si shkruhet ndjej?
O katundar . Nuk mesohet as shqipja as ndonje gje tjeter ne internet dhe you tube.
ndonjehere (ose perhere) eshte me mire te mos flasesh hic…
Shume e drejte ,njerzit shpesh here shkruajne ashtu sic flasin.
ME CIPRAS,OSE PA CIPRAS GREQIA E KA MARRE RRUGEN E MUtIt.
KLASA E MESME ESHtE ZHDUKUR,KEMI 5%tE PASUR DHE 95% tE VARFER,tE VARFERIt DO tE NGORDHIN FARE,NE MESIN E tYRE DHE 700.000 SHQIPEtARE
Siriza nuk eshte nje parti unike ajo mund te quhet 12 fiset e izraelit,
Ne te bejne pjese anarkiste komuniste konservatore komuniste te moderuare sociale demokrate.
Pikerishte ky qe edhe shkaku i largimit te tacopulosit nga ajo
Tacopulos ky intelektual me mendim kritik dhe me nje shpirt trazues shprehte gjithmone si njeri i penes mendimin e lire
Por ja qe kjo nuk munde te falet te siriza
E keshillonin te mos fliste e urdhronin te mbyllte gojen dhe te qe thjeshte nje numur qe te mbeshteste atoo qe thote partia ( ju kujton gje kjo)
Fraksioni i Lafazanit flet hapur per nje europe bolshevike!!!!!!!
Ai i Diamantopulit per anarkizmin si e vetmja menyre per persosmerine e shoqerise
Plus kontrastet e medhaa qe ka ne te tera aspektet me politiken europiane!!
Si mund te qeverise cipras me tere keto kotraste edhe vete brenda partise se tij.
mund te kete marre rrugen e m…. por me shqiperine eshte si nata me diten.