Kreu i Partisë SYRIZA Aleksis Cipras e mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme në Greqi që mbahen të dielën, me deklaratën se “poshtërimit kombëtar po i vjen fundi”.
Me këtë ai nënkupton fitoren e radikalëve të majtë, çka do t’i jepte fund politikave financiare të Europës mbi shtetin helen.
Ai tha se do në krye të qeverisë së re greke, do të anulojë një pjesë të borxhit publik, do të rinegociojë masat shtrënguese, por edhe do të tentojë të ripozicionojë marrëdhëniet mes Trojkës dhe Athinës zyrtare.
Rivali i së majtës në këto zgjedhje, lideri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras tha se “në zgjedhjet e 25 janarit, do të fitojë jo vetëm e djathta, por edhe vetë Greqia”.
Në takimin përmbyllës, Kryeministri në detyrë akuzoi liderin e SYRIZA-s, për rrezikun e instalimit në shtetin grek të një modeli qeverisje si në Korenë e Veriut.
Tregjet financiare ndërkombëtare janë të frikësuara nga fitorja e radikalëve të majtë, që pason rrezikun e daljes së vendit nga zona euro.
Surpriza e zgjedhjeve të janarit në Greqi, pritet të jenë 2 formacionet e reja politike, partia “Lumi” e gazetarit Theodhoraqis dhe social-demokratët e Papandreut, që u shkëput pak javë më parë nga PASOK-u.
Edhe ky premton 300.000 vende pune. asgje nuk bejne vetem se duan te fitojne fronin.
PO ORE SHOKU PO.
HENGRE SI DUCJA DHE TANI NUK DO TE PAGUASH FATURAT.
NE TE S’EMES DO VENE EDHE GREKET.
@@ Uroj qe SYRIZA TE Fitoj, dhe le te shohim se sa Pragmatik eshte Aleksis Cipras…
1-Vetem per nje gje jame Dakord:Partite Dinasti si PASOKU- ND-dEMOKRACIA E RE, duhet te dalin jashte Lojes se Politikes Greke…Hengen, Vodhen, dhe rrenuan Popullin Greke, (Por edhe ne Shqipetareve).
2-Ajo qe eshte per tu Theksuar, se That-e..e Aleksit me Kujtojne That-e e Papandreut te Madhe…qe thoshte:Tha kanoumai(Do Bejme)..e eipamai tha Kanoume..(E thame do te bejme)…dhe thate..e tije ne me te shumeten e 80%-mbeten pra THa..(Do te bejme)..???Por c´fare??.
3-Aleksis Cipras, si Ide i ka te mira Thate e tije(Do te):..por ka nje Pikepyetje akoma me te madhe kur shikojme se Europa nuk eshte ne nje MENDJE, te Degjoje THane(do te ) e tije te Famshme…
4-ne greqi nuk ekzistojne Programe te Qarta per te Rinjte Greke..si dhe me keq akoma nuk ka Ligje qe lejojne Integrimin e Emigranteve-Refugjateve, ne jeten e Vendit..p.sh..nuk ka Kurse per mesimin e Gjuhes Greke per Emigrantet….
le te mos Zgjatemi dhe le ti Urojme Fitoren Aleksis Cipras…
Dhe nje Fjale per Jorgos Papandreun:Ai themeloj nje Parti te Re, qe ti marre votat Partise SYRIZA;qe te mos Fitoje SYRIZA;..Papandreu eshte Marjonet e Amerikaneve si dhe Euse…Levizja e Papanfreut, na kujton Partine e Formuar me 1991-shin nga Andonis Samaras….pra Lufta e “Brrylave” Vazhdon…lol
po fiton diktatura e proletarjatit me vota
tamam sic thoshte trocki