Shpëtimtari apo destabilizuesi i Greqisë?

23 Janar 2015, 11:28Rajoni TEMA
Shpëtimtari apo destabilizuesi i Greqisë?

 

Çështje e ditës në këtë dimër është: a do të dalë Greqia nga zona e euros? Prej disa ditësh ndodh që qeveria gjermane shpërndan skenarë kontradiktorë: ndonjëherë kancelarja Angela Merkel dhe Wolfgang Schäuble, ministri i financave, i shohin gjërat pa shqetësim, ndonjëherë ata shqetësohen për rreziqet ekonomike.

Në janë shtuar spekullimet për një dalje të Greqisë nga zona euro (me shumë pak gjasa), kjo ndodh për shkak të një njeriu që sot duket se është kandidati më i mundshëm për postin e kryeministrit: ky është kryetari i koalicionit të partisë së majtë Syriza, të cilin në Berlin dhe në Bruksel e shohin si një politikan konfuz dhe me kërkesa radikale.

Eliminimi i borxhit dhe fundi i masave shtërnguese që ai rekomandon janë në shënjestër të të gjithëve. Mirëpo Tsipras mundet që më shumë të kontribuojë në “rregullimin” e tragjedisë greke, të cilën shumë drejtues politikë nuk duan ta besojnë. Radikalizmi i Tsiprasit të bën të dridhesh, por kërkesat e tij janë të justifikueshme.

Ndarja me establishmentin

Tsipras do të jetë kryetari i qeverisë greke, i cili nuk i përket rrethit të partive që e kanë drejtuar vendin si një self-service qysh prej dekadash.

Paaftësia e klasës politike greke për të bërë reforma, përfshirë këtu kundër klientelës së saj dhe të të krijojë një administratë fiskale efikase, është një nga shkaqet kryesore të krizës së vazhdueshme. “Greqia, qysh prej brezash, është udhëhequr nga një elitë e vogël e cila gjykon më të rëndësishme të ruajë pushtetin dhe të sigurojë përfitime, se sa të ngrejë institucione efikase dhe të përfshijë gjërësisht qytetarët”, shkruan Marcel Fratzscher, këshilltar i qeverisë gjermane dhe drejtor i Institutit të Kërkimeve Ekonomike DIW, në një artikull të botuar në gazetën “Süddeutsche Zeitung”.

Tsipras nuk mishëron vetëm fundin e sistemit të vjetër, ai i ka shpallur “luftë” të hapur atij. Një nga njoftimet e tij: në rast fitore në zgjedhjet, do të ulë influencën e oligarkëve që kontrollojnë sektorë të tërë të ekonomisë, të lidhur me një numër politikanësh të korruptuar.

Edhe Brukseli dhe Berlini kanë filluar të shohin gjëra të mira në mesin e gjithë kësaj frike. “Donatorët e fondeve vlerësojnë se me Tsiprasin do të kenë më në fund një njeri i cili nuk bën pjesë në elitat e vjetra, të cilat e kanë zhytur Greqinë në këtë zallamahi”, shkruan e përditshmja e Mynihut.

Masat shtërnguese, jo të dobishme

Tsipras dëshiron të shkëputet nga politika shtrënguese që solli uljen e shpenzimeve publike, largimin nga puna të nëpunësve publikë dhe uljen drastike të pensioneve dhe pagave. Ajo që ishte një nevojë absolute deri në një farë shkalle, pesë vjet më vonë u bë një nga arsyet kryesore të vazhdimësisë së krizës. Megjithëse ekonomia ka filluar të rritet lehtësisht qysh prej disa kohësh, shumica e ekonomistëve janë të mendimit se masat shtrënguese kontribuojnë për recesionin.

Qysh prej vitit 2010, ekonomia ka rënë 20 % dhe përqindja e papunësisë është dyfishuar. Sipas vlerësimeve të Hans-Werner Sinn, drejtor i Institutit të Kërkimit IFO [Universiteti i Mynihut], ekonomia greke është “me mijëra milje” larg të qënurit konkuruese në nivel botëror. Për ish komisionerin evropian Günter Verheugen, një gjë është e sigurt: “Ajo që po përballojnë grekët do të shkaktonte një kaos të përgjithshëm për shumë pak kohë në Gjermani. Gjermanët nuk do të kishin durimin e grekëve”.

Tsipras ka nisur një debat të nevojshëm, megjithëse ka shumë pak gjasa që ai të mund të zbatojë premtimet e tij në letër. Berlini është ndërgjegjësuar që Aleksis qysh prej disa muajsh është më pak agresiv dhe nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë i hapur për negociata.

Borxhi i papaguar

Tsipras nuk shpreson të rimbursojë të gjithë borxhin grek. Donatorët e fondeve i kanë premtuar popullsisë së tyre që ato do t’i marrin shumat e tyre. Sipas të gjitha gjasave, Greqia nuk mundet të rimbursojë borxhet e saj, të paktën në një të ardhme të afërt. Pra Berlini dhe Brukseli nuk mund të injorojnë debatin që Tsipras sapo ka nisur.Qeveria gjermane nuk dëshiron të hapë këtë front për momentin. Gjermania ka dhënë 50 miliard euro të ndara në dy plane shpëtimi.

Ekonomistët gjykojnë gjithësesi që këto fonde nuk do të jenë rimbursuar në total. Ekonomisti Thomas Straubhaar kohët e fundit është shprehur për një “ngrirje” të këtij skenari: “Nuk bëhet fjalë më që të evitohen dëme të tjerë shtesë dhe në veçanti që të sigurohet pagesa e interesave”.Shumë propozime qarkullojnë aktualisht mbi mënyrën e zbatimit të projekteve të Tsiprasit. Ekonomisti Hans-Werner Sinn kërkon që të mbahet një konferencë ndërkombëtare për borxhin. Greqia sidoqoftë asnjëherë nuk do të mundë të rimbursojë huatë e saj, argumenton ai. Duhet pra më mirë të thyhet spiralja. DIW propozon një variant të moderuar: borxhi të mbesë zyrtarisht, por interesat do të jenë të lidhur me përqindjen e rritjes ekonomike. Nëqoftëse nuk ka rritje, do të ketë vetëm pak ose aspak interesa. Nëqoftëse ka rritje, interesat do të rriten.

*Die Zeit- bota.al

29 komente në “Shpëtimtari apo destabilizuesi i Greqisë?”

  1. psy says:

    Brez i ri Lidershipi…pse jo!

    1. Pilo Lala says:

      Evropa e ka thene Troc, ne nuk ulemi me keta Neo-naziste ne tavoline.
      Ashtu si i tha edhe Kosoves, qe ne nuk ulemi ne tavoline me nje te burgosur te Hages.

      1. Pirrua i Epirit says:

        O Spiro, qe kur je bere Pilo e ke humbur realitetin Grek. Nuk jane Neo-Nazist por Neo-Komunista.

  2. net says:

    Aftos ine komplet loqe! Allahu Po u jep denimin zullumqareve!

    1. tfgs says:

      ik ti mer bithcpuar i Davoutoglout,korraket jane non grata qe te japin mendime pr nje MEG’ALEX………….!

      1. real says:

        lajm! nqs fiton syriza tourkofagos do te nxjerre bythen ne ankand.

      2. iliria says:

        tfgs te fala motres dhe robeve te shpis o taliban i ndyr

  3. Dardan says:

    Shkrimi i Buzhales eshte semplist. Nga ana e tij Buzhala per nga prejardhja dhe formimi (si edhe nga menyra e jeteses) nuk i ka mundesite intelektuale te beje analize per Kurtin edhe pse ne parim levizjet politike te VV mund te jene te deshifrueshme.Buzhala si shume shqiptare ne te dy anet e kufirit qe kane nje kompiuter nuk e kontrollojne dot mllefin kunder bites, ziline ndaj djemve dhe vajzave qytetare dhe hidhesine perse jane ata qe jane. Ndaj ju kisha ftuar te mos intoksikonit (helmonit) psiqiken tuaj me kesi “analizash” “gazetareske” qe per fat te krq publikohen cdo dite.

    1. PATRIOT says:

      Te ka mbetur ora oreeeeeeeeeeee

  4. leka says:

    Cipras eshte simboli i Europes se ardheshme , i pamvaresise se shteteve dhe simbol i popujve qe po trajtohen nga neoliberalet , si skllever dhe jo si pjestar te krijimit te kapitalit. Zhvillimi eshte liri veprimi ekonomik dhe jo monopolizim dhe komandim te drejtes per te zgjedhurit. Fenomeni cipra do jete sistemi domino ne Europe ,qe do ta zgjoj nga gjumi ate dhe ti japi ate qe meriton, si kontineti I demokracise dhe mireqenies. Me neoliberalet qe rrjepin shtetet nepermjet fajdeve, eshte modeli I falimentimit ekonomik si dhe ai sistem qe solli pabarazine dhe recensionin ekonomik.

  5. neri says:

    Gjermania e krijoi si shtet ,dhe ajo e ka detyre ta mirmbaje Grekaret ??

    1. Luani says:

      Po Shqiperine qe e krijoi Italia. A ka detyre Italia te mirmbaje Albanine ?

      1. Pirrua i Epirit says:

        Jo kete detyrim ja ka kaluar Greqise. Greqia i mban me “buke” dhe bejne duvan e Italianit dhe Turkut. Haruan qe Greqia dha shkendijen e pare per pamvarsin e popujvete Ballkanit 100 vjete para se te “Pamvaresohej” Shqiperia.

        1. trojani says:

          po me heronj shqiptar,apo jo!!!???

  6. kujtim says:

    C’na duhet ne greqia,koken hengshin.

  7. Gora says:

    Cudi spaska dale TFG!

  8. juli says:

    Ne fillim te krizes shteti grek nuk dinte se sa nepunes shteti kishte!
    Ai qe beri regjistrimin e tyre qe J Papandreu
    Nga regjistrimi doli se kishte mbi 1 milone nepunes shteti ,dhe nga keta mbi 200000 mije nuk shkelnin fare ne pune merrnin rrogat kot dhe kishin hyre ne strukturen shteterore me dokumenta fallso!
    Shume nga keta u larguan nga puna
    Ky revolucionari cipra ne emer te propogandes dhe ideologjise se radikalizmit te majte thote se menjehere pas zgjedhjeve do ti ktheje ne pune tere dembelet dhe te paaftet qe u ndoqen nga sektori shteteror!!!
    Ky zoteri eshte i ri vetem ne moshe se nga pikpamjet dhedhe zgjidhjet qe u jep problemeve kujton partite e majta te viteve 70-80
    Ne nje kohe qe tere bota aplikon sistemin sa me pak shtet dhe burakraci shteterore aq me mire
    ky do te rikthej shtetezimet kudo dhe nje adimistrate te madhe shteterore dmth sektori privat te paguaje ate shteterore
    Ne nje kohe kur anglia me 80 milonebanore ka vetem 800000 nepunes shteti
    Ky e quan te logjiksheme qe Greqia me 10 milone banore te kete 1milone punojs shteti??
    Keshtu shpjegohet mbeshtjetja e madhe qe ka kjo parti nga tere adimistrata shteterore ,

  9. Mallakastrioti says:

    @@ ne Gjemani Levizjen e Aleksis Cipras, jo te gjithe e shohin me “Frike” ka shume Analiste Gjerman,qe Mendojne se Europa duhet te Funksjonoj Ndryshe…pra duhen gjetur Rruge te reja..dhe Aleksis Cipras shikohet si nje Alternative e re…Dhe c´do gje e re..ka edhe Konseguencat e saj…pra shkurt nuk e dime se c´fare pasojash do te kemi…urojme qe Aleksis te Fitoje..Pse jo???? nE Alvanoset(Shqipetaret)…duhet ti fusim Hyne,,politikes se Vjeter..si PS-pd-LISI-pR::Na duhen Politikane me Vizjon Kombetar, si dhe te Devoteshem per Popullin…se sa permenda me siper Politikanet e Mesiperm jane te Devotshem :per Shkaterrimin e shqiperise..dhe varferimin e saj:::::

  10. Agamemnoni says:

    Ç’na duhet Greqia , thote nje fare Kujtimi me lart ….po ne Greqi , more derdimen , jeton nje e treta e popullit shqiptar , si nuk na duhet neve Greqia ? Nuk na duhet asnje vend i Botes , sa na duhet te jete mire Greqia dhe Italia . Ne nuk na duhet fare , fjala vjen Turqia , qe nuk na lidh asgje , po jo vendet fqinje , qe na duhen qe ç’ke me te , se jeta jone eshte komplet e lidhur me keto shtete .

  11. Gerti says:

    Ca do bejne te “majtet” e Shqiperise kur ne krye te Greqise te vi nje vertet i majte?

  12. ai says:

    mendoj se tsipras si shume te tjere perpara tij nuk do ta mbaje fjalen e dhene.nje arsye eshte se nuk eshte ai qe komandon,tashme ne bote bejne ligjin grupe finanziare qe nepermjet levizje valutash dhe menyra te tjera jo plotesisht te ligjshme shembin ose vendosin qeveri.nje tjeter arsye eshte se kapitalizmi ose ekonomia e tregut ne keto vitet e fundit verifikuan pikat e dobeta te tyre,por gjithashtu verifikuan me shume kenaqesi se nuk kishin me kundershtare te fuqishem si ne shekullin e kaluar qe ti detyrojne te heqin sadopak dore nga superprivilegjet dhe superpasurimi i perhershem.tsipras eshte produkt i kohes qe jetojme,eshte mirazh i deshires se popujve per drejtesi sociale.tsipras eshte nje ideal qe nuk ka baze materiale,sepse me thene te drejten nje pjese e mire e grekeve “te varfer” qe mbeshtesin tsipras e kane ndonje shqiptar qe punon per to.

  13. pjatalarsi says:

    Kam frike se Tsiprasi do ua fus me lezet prasin grekerve, sepse nuk e kuptoj nga do i nxjerr parat per gjith ato premtime si fllucka sapuni!?! Me duket se do i paraprije trazirave te viteve te mepasme!

  14. Akilis says:

    Oh sa krenar te jesh Shqipetar nga Albanistani.
    Dikush me pyeti nga jini ju,i thashe nga Shqiperia Albania.
    Si e ke emrin Qemal,po ti je Turk me tha?
    Jo i thashe,jemi Pellazg,por gabimisht 75 % kemi emra Turq,besojme ne Allah dhe i kosiderojme vellezer,pamvaresisht qe na degjeneruan,na vrane,na moren pengje nga gjiri i nenave,por kemi qene Pellazg.
    Po pse i shani ata qe i ndrojne emrat ketu ne Greqi?
    Se kemi identitet Turk prandaj.Po perpara vellezerve Turq si i kishit emrat?
    Si ju Orthodoks Vasil,Vangjel,Thoma,Sotir,Ilia.
    Po heronjte tuaj si quhen?
    Qemal,Eqerem Bej Vlora,Shemshedis (sami)Frasheri,Tereza,Ahmet Zogu,Ali Pasha.
    Po une nuk degjova ndonje emer Pellazge.
    Ne quajme heronj ata qe jane pro turq dhe urrejne Grekun1
    Po pse kini ardhur ketu kur kini helm 500 vjecar ne shpirt?Kjo eshte kenaqesia jone i thashe dhe ika.

    1. Zigur Qarri says:

      Historia ka logjiken e vet,sipas kohes.Feja ka sjelle vetem sherr deri tani,sidomos nga shtetet ku feja njesohet me shtetin,si ne Greqi.
      Dardha,rrushi apo kumbulla,mund te thuhen ndryshe ne gjuh te huaja,por emertimi nuk ja ndryshon shijen ama.Shqiptaret i dallon pamja dhe gjuha nga te tjeret,ky eshte fondamenti i nje kombi dhe jo feja.
      Kur thua pellazg,nenkuptohet indetitet rracor dhe jo fetar.Ti perçmon nje
      besim per ti dhene vlere nje tjetre.Ke mundesi ti vleresosh te dyja,ose me
      mire ti rrespektosh te dyja.
      Nuk eshte e vertete qe ne rrespektojm herojt pro turq(ke marre veset e grekeve,genjeshtare).Skenderbeu ishte pro turk?Eqerem Bej Vlores,Shteti turk ja sekuestroi te gjitha pasurite ne Turqi,sepse doli ne krah te nacionalizmit shqiptare.Ismail Qemali ishte deputet ne Turqi,por i doli kundra.Ahmet Zogu u martua me kristiane dhe hoqi prapashtesen -olli
      (Zogo-lli) per te treguar ndarjen nga ndikimi turk.
      Pro turk ka qene Haxhi Qamili,me te vetmin qe kan bere marrrveshje Greqia,
      Kisha greke dhe filogreket e Shqiperise,qe benin marrveshje me djallin dhe jo me me turkun kur vinte puna kundra interesave te Shqiperise.Edhe Kisha greke ka bere marrveshje me osmanet,pradaj edhe nuk iu preken pronat
      dhe iu njoh e drejta e gjuhes greke ne shkolla.Greket dhe Kisha greke kan qene proturqit me te medhej.Ne Qipron afer Turqise,Kisha eshte akoma pronarja me madhe e tokave dhe aksionerja me e madhe ne Banka.

      17 Maj 1914 : Kryengritësit të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi me thirrjet “Dum Babën” shpartallojnë tek Ura e Limuthit në afërsi të Tiranës një grup vullnetarësh tiranas dhe kosovarë të cilët po shkonin në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër forcave vorio-epiriote që kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut.
      11 Korrik 1914 : Kryengritësit nënshkruajnë një marrëveshje antikombëtare me vorio-epirotët duke ju lënë atyre nën dorëzim Gjirokastrën dhe Korçën.

      Mesoje mire historine e vendit tend,dhe meso ta duash shqiptarin jasht ideologjive fetare apo politike(ne fakt feja eshte politike).
      “Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet.” Këtë porosi e jep prifti Kosta Papa Tomorri.

    2. Taulant says:

      Injoranca nuk eshte argument, qiries Aqilis!
      Po kur kerkohet qe nga Shpetim te kthehet ne Sotir? Po Arbeni perse duhet te behet Andreas?!

  15. bekim says:

    greku do perdori kalin e trojes perseri duke perfituar nga rasti kerkone qe borxhet te ulen dhe te shtyhet afati i clyerjes ,per BE eshte situate e veshtire ,jo se del greku nga BE por ka friken e dominose kur kemi Portugalin,Spanjen Italin po dhe situata ne FRance nuk duket mire .DHe me absurde eshte per ne shqipetaret qe gezojme qe greku ne fundos fare por harrojme se ne jemi cope -cope per vete ,

  16. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Greqia po doli nga UE,te behemi gati ,per te pritur refugjatet grek ne Shqiperi.

    1. Nga varferia dhe injnoranca jemi popull qe akoma ne ditet e sotme kerkojme te jemi Azilant ne Europe,keshtu djalosh kemi shume gjera te pa pastra per tu bere Komb i pasur ekonomikisht,nuk ushqehemi dot me buken tone,figurati fqijet.

  17. PrapambetjetOsmane says:

    Tsipra eshte pepe grillo i greqise, qe per fatin e keq te greqise ka mundesi te fitoje zgjedhjet, dhe ne qofte se krijon qeverri, shume shpejte greqia ka per te kuptuar gabimin fatal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje