"Shqipëria Jo Duhanit"/ Beqja: Ligji antiduhan, efekte të kënaqshme

24 Janar 2015, 13:41Sociale TEMA

“Shqipëria Jo Duhanit!” ishte aktiviteti i organizuar në qytetin e Elbasanit  pas atyre të Tiranës, Korçës, Beratit dhe Vlorës, iniciuar nga një grup nismëtarësh te shoqërisë civile me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky aktivitet sensibilizues  synon rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të opinionit publik për zbatimin e ndryshimeve që kanë hyrë rishtazi në fuqi në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit.

Aktiviteti ndërgjegjësuese antiduhan u organizua në qendrën e qytetit, pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit, me pjesëmarrjen nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Elbasanit, ku edhe është organizuar një lojë basketbolli në mbështetje të nismës “ Shqiperia Jo Duhanit”.

I pranishëm në këtë aktivitet sensibilizues ka qene edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, përfaqësues të pushtetit lokal, Institutit te Shëndetit Publik etj. Ministri Beqja ftoi qytetarët në pjesëmarrje aktive për mbrojtjen e mjedisit.

“Shkencerisht është provuar dëmi që shkakton pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive janë provuar shkencërisht se kryesisht shkaktohen nga pirja e duhanit. Ndryshimet e ligjit për pirjen e duhanit u bënë për të forcuar zbatimin e tij”, tha  Beqja.

Në vijim ai shtoi se “një falënderim për sensibilizimin e mospirjes së duhanit i shkon qytetarëve që po zbatojnë ligjin. Ne si ministri do të punojmë në tre drejtime, informimin, shtrenjtim të kostos së duhanit dhe inspektime dhe ndëshkime për ata që e thyejnë ligjin. Këto masa jemi të bindur se do të na japin efekte të kënaqshme”.

Kreu i bashkisë, Qazim Sejdin, i ftoi qytetarët dhe pronarët e lokaleve, të sensibilizohen dhe të ndalojnë pirjen e duhanit në ambjente publike, pasi sipas tij, ky sensibilizim është në të mirë të komunitetit duke evituar sëmundjet. /gj.k/

5 komente në ““Shqipëria Jo Duhanit”/ Beqja: Ligji antiduhan, efekte të kënaqshme”

  1. Trimi says:

    Bravo mendoj se jeni ne rrugen e drejte dhe po vazhduat keshtu nuk do kete duan ne asnje lokal brenda ketij viti, kepuni ne gjoba njerezit qe te shkunden .

    1. bimi says:

      Per ligjin anti duhan, hallall. Vetem se hallall Eltar Deda dhe jo kokemishi Ilir Beqja. Po te ishte per beqirin, edhe duhani si gjithe shendetesia do kishte perfunduar…

  2. era says:

    tralala zura nje gale… ç’na ka gjet!

  3. Shpellari says:

    S´po di cka u bo keshtu, une njof shume njerz qi pine duhon dhe hala jone gjall, kom njofte po aq shum njerz qi s´kan pi duhon kurr dhe t´gjithe kane vdeke para vakti, ku oshte problemi? Edhe ish-kancelari gjermon Helmut Schmidt pin cigare njo mas njones, edhepse i ka 96 vjet!

  4. A T Z says:

    Kujdes,se edhe Jorgo Papandreu ne Greqi keshtu e filloi aventuren ne Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje