Kush është Alexis Tsipras, kryeministri i ardhshëm grek?

25 Janar 2015, 19:47Rajoni TEMA

Politikani i majtë grek, Alexis Tsipras shihet si mjeshtër i politikës realiste. Ai është karizmatik, i drejtpërdrejtë dhe miqësor në takime. Po çfarë dëshiron të arrijë ai?

Krijimi i mazhorancës dhe ruajtja e saj – kjo moto është lajtmotiv i politikës së Alexis Tsipras. Për këtë dëshmon biografia e tij. Pikërisht në vitin historik 1989, zëdhënësi i nxënësve, Tsipras futet në organizatën e rinisë së partisë komuniste greke, KKE. Ajo përkrah pozicione të ashpra komuniste dhe ende sot ka në stemën e saj draprin dhe çekiçin. Meritat e para Tsipras i merr si bashkë-organizator i bllokimit të shkollave, të cilat në televizion ai i mbron me elokuencë. Pak vite më vonë, ai është pjesë e “Koalicionit të Majtë dhe Përparimit” – partia paraardhëse e Syrizës.

Por dita e e Alexis Tsipras erdhi në zgjedhjet lokale në vitin 2006. Ish-kreu i koalicionit të majtë, Alekos Alavanos e ka hapur partinë e akuzuar si rreth debatues edhe për lëvizjen e gjelbër e lëvizje të tjera jashtëparlamentare. Alvanos ka nevojë për një fytyrë të re, të pakonsumuar. Vendimi bie mbi Tsiprasin, 32 vjeçar, i cili kandidon për postin e kryetarit të bashkisë dhe arrin një sensacion të vogël. 10,5% e athinasve votojnë për partinë e Majtë, tre herë më shumë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2004.

Rruga drejt një partie popullore

Emri i Alexis Tsipras skalitet tanimë në politikën greke. Në kongresin e partisë Syriza në vitin 2008, Alvanos tërhiqet për arsye shëndetësore, dhe e ndihmon Tsipras të ngjitet në krye të partisë –kundër rezistencës së fortë të politikanëve me emër. Ish-ministri i drejtësisë, Fotis Kouverlis largohet dhe themelon në zemërim e sipër një grupim të ri politik. Megjithë mbështetjen për babain e tij politik, shpresa e re e partisë, Tsipras nuk heziton aspak ta lerë në baltë Alvanos, kur ky del kundër linjës së re të partisë. Arsye e zënkave brenda partiake –çështje personeli, dhe jo pak edhe pikëpamjet e ndryshme për qëndrimin e Greqisë në eurozonë.

Alavanos është pro kthimit tek dhrahmia dhe krijon një parti të re me emrin “Plan B”. Lidhur me konfliktin me Tsipras ai nuk flet. Ndërkohë ky i fundit punon për krijimin e një partie të re të majtë, përmes bashkimit të grupimeve të ndryshme dhe rrymave që në zhargonin partiak quhen “komponentët e Syrizas”. Këtu bëjnë pjesë trockistët, maoistët, euro-komunistët, ökosocialistët, intelektualët e majtë, dhe grupime të tjera që duan të japin tonin e vet në drejtimin e partisë.

Në paradhomën e pushtetit

Tsipras di të jetë miqësor. Ai jeton i thjeshtë në qendër të Athinës, me dy djemtë dhe dashurinë e kohës së rinisë, përziehet me popullin, nget me dëshirë motoçikletën. I sjellshëm dhe i drejtpërdrejtë. Po kur duhet të krijojë mazhoranca të reja, situata ndryshon. Tsipras nuk le dyshime se pas zgjedhjeve parlamentare është i gatshëm të bëjë koalicion edhe me partinë populiste djathtiste, “Grekët e pavarur”, po qe se nuk gjendet partner koalicioni. Partitë i bashkon retorika e ashpër kundër kursit të kursimeve, si edhe një qëndrim veçanërisht kritik ndaj Gjermanisë.

Por shprehjet për aleanca të preferuara politike nuk duhen marrë edhe aq seriozisht. Këtë u desh ta kuptojë para pak javësh edhe ish-konkurrenti i tij politik Fotis Kouvelis, sot drejtues i një partie opozitare socialdemokrate. Para dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së kandidatit për president, Nikos Dimas, pati spekulime se disa deputetë të partisë së Kouvelis do t’ia jepnin votën Dimas, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme. Menjëherë Tsipras i ofroi socialdemokratëve të Kouvelisit perspektivën e partneritetit – me kërcënimin mes rreshtave të mos votonin për Dimas, dhe të mos ua prisnin rrugën ambicieve për pushtet të partisë së Majtë. Sapo dështoi zgjedhja e presidentit, humbi edhe aleanca me Kouvelisin nga axhenda politike.

Nëse Tsipras do të ruajë retorikën e ashpër edhe në skenën europiane të politikës apo nëse ai do të ndryshojë – kjo është një pyetje ende pa përgjigje. Vëzhguesve nuk u ka shpëtuar se politikani i majtë javët e fundit po përdor tone më të buta, dhe siguron se nuk do të ketë hapa të veçuar. Me sa duket politikanët e Syrizas nuk kanë gjë kundër një buxheti të balancuar.

22 komente në “Kush është Alexis Tsipras, kryeministri i ardhshëm grek?”

  1. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Ky siprasi ka tradhetuar alvanosin se evropa e ka blere levizjen e majte me kujdes.do zhgenjehenbprap tkfgsit grek.
    Gjynah.
    Keshtu do na shkoje jeta.
    Evmbanivment obamen ne diten e pare? Gjithe bota u ngazellye. Change, change.
    Cfare ndryshoi?
    Vetem ngjyra e presidentit

    1. Dardha says:

      Tani, nese i vetmi ndryshim qe ke pare Ti tek Obama eshte ngjyra, nuk do te thote se ndryshoi vetem ajo. Truri yt vetem ngjyren ka kapur. C’ti besh, kur u ndane, kaq te rane.

      1. Pilo Lala says:

        Obama coi Stock Market nga 7,949 ne 18,000.
        Obama vrau Osama. Doni me?

    2. Mbreti i Epirit says:

      Mja publikuat lajme per Greket, mja ingarkuat forumet me lajme per Gabelet!!!!

      1. JA KY JAM UNE says:

        bravo mbreti i epirit shum mire e the ata jane GABELA dhe nuk jan si ky ketu:
        https://www.google.gr/search?q=BUJAR+NISHANI&tbm=isch&tbo=u&source=univ&sa=X&ei=hmnFVOLjIcn6UL2fgfAE&ved=0CIgBEIke&biw=1366&bih=610
        ky po qe eshte rrace e paster rrace arjane.

    3. Kolonjari says:

      Cipras, komunist,draper & cekan,varferi,mjerim,ghetto ,evgjite komuniste greke.Mund te presesh dite te bardhe nga kjo race??.Greqia kohet me te mira te arta ( si kudo), I ka patur ne kohen e Padhopullit 1968.

  2. dori says:

    Se mos esht si ky rilindasi yne qe votuam se do i shtrengoje me keq se Salamarasi

  3. sali berisha says:

    Zgjedhjet jane ble, me leket e krimit, shullazet e europes drejtojne komunistin cipras, ata bashk me krye bllokmenin rama, blen votat e grekve, me leket e droges, me leket e ndyra mor zotri he he he.

    1. Mbreti i Epirit says:

      PSE MENDOJN GREKET QE DO U FALEN BORXHET AA.. RAJUNI MO UA LISHOI GJERMANIA ME ANGLIN TURKUN TUA MARR JO VETEM QIPRON KOMPLET , PO KAM FRIK MOS UA FSHI EDHE THESSALONIKIN EDHE DO KUFIZOHET ME NEVE SHQIPTARET, PASTAJ DO KEMI PROBLEM TJETER ME 300 euroshat Shqiptar qe do deklarohen turqe!!!

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kryeminister me grope financiare 300 ml euro,me xhepa bosh !
    Borxhi eshte borxh,duhet te paguet,nuk ka vend per alternativa.
    Te pretendosh per ndrim te sistemit,per ta bere EU komuniste,duhet te ngjallet Lenini.
    Kjo ender e grekerve do mbaroj me zhgenjim,ne nje kohe shume te shkurter.

  5. dispora says:

    Varja kari grek muti ku ka grek te mire

  6. kuq e zi says:

    cipra?????????
    nqs premtimet e tij do i bej me forcat e veta do e kerkoj te bej kryeminister dhe ne shqiperi…
    por nqs per idete qe ka do shkoj bankave te botes ahahahaaaaaaaaaaaa
    keni shkuar ndonjeher ne banke per borxh????????
    nqs po e dini mire kush i ben rregullat edhe sikur ti kercenoni se do i hiqni parate prej asaj banke
    prandaj z cipra fushata mbaroi tani te ka ngel me e thjeshta te sillesh si para ardhesi yt

  7. perkthyesi says:

    ..ne fund te fundit 80% e te ashtu_quajturve Elinas..=jane Arbanites ose Arbereshe!Shteti Elades u krijua nen bekimin e Ottos e Ludovigut te Bavarise Gjermane me vitin 1881!..Shiko edhe Dokumentarin e Skay:Revolucioni 1881!!!!!..pra dhe ne dejet e Tsipras=Shqipras apo Alvanosit=shqipetarit.Samaras=Samarxhiut..;etj….rrjedh gjak Shqiptaresh..Lexo te Pavdekshmin:Aristidh Kola!

    1. eu_al says:

      Po dhe ajo 20% beri qe 80% te flasi greqisht.Mortja.

      1. perkthyesi says:

        ..mortaci tua!..pezzo di merda!..a fa n’culo!..greket e sotem flasin”kathrevusan!” dhe e quajne greqishtja e re.., se aje A U TOK TONE e vjeter ne ato TROJE ishte PELLAZGO-ILIRO-Arbanitika!

    2. askushi says:

      Me pelqen qe perpiqesh te gjesh fjale shqipe ne emrat e grekeve. Shume per tu pergezuar.
      Po te lutem me gje se çfar ka shqip ne emrat qe kane njerzit ne Shqiperi si psh Mahmut Mahmutaj, Simon Puca,etj

  8. Fotis says:

    Po te taksoje kishen ky dhe te gjithe bizneset e kishes Arrin ta ngreje ekonomin po kam frike se do I bejne pucin qe kete vere.

  9. bekim says:

    thuhet se eshte cam me origjine

  10. AAAA says:

    Thone te paret tane Greku s’ behet mik.
    ZOTI e k afale gjithmon me qene i lig !

  11. Laveri says:

    Ne qofte se Greqise i kane rene breket ne fund te kembeve ky tipi qe e ka marre me shume vrrull jo qe nuk do mundet tja ngreje breket e rena por do i leje Greket pa breke fare

  12. Taulant says:

    Po sikur, nga zgjedhjet ne Greqi (sikurse edhe nga shumica e shteteve te tjera ne bote), te nxjerrim ndonje mesim per veten tone?!
    Jane gati 10 milione votues dhe rezultati perfundimtar jepet afersisht per 12 ore. Perse nuk i bejme pyetjen vetes se cilet jane ata qe pengojne qe te behet nje gje e tille edhe ne Shqiperi?

  13. lala says:

    VARI K…N PUNE GREKESH,HAJDUT,TRADHETAR, KOPILA,MASHTRUS,HILEQARE,KUR KANE HALL TE NGJITEN SI MUTI NBAS KEPUCE.E NE TE KUNDERTEN TE SHKELIN ME KEMBE,NUK SHOHIN DOT NJE NJERI MIRE GJTHMON MBAJNE NE GOJE HELM PER TE TJERET.PRA NJEREZ SAPO KANE DALE NGA JETA E XHUNGLES KANE INAFEKTUAR EDHE GREKOFONET E TYRE ME KARRAKTERIN QE KANE. KJO ESHTE PERGJIGJE PER TURKUFAGUN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje