Syriza: Fitore e popullit kundër masave shtrënguese

25 Janar 2015, 19:17Rajoni TEMA

Komentet e para të fituesve potencial të zgjedhjeve parlamentare, përkatësisht të drejtuesve të Syriza-s kanë qenë të kujdesshme, por duke dërguar një mesazh të qartë në Bruksel.

“Është një fitore historike. Është fitorja e një populli që është mobilizuar kundër masave shtrënguese”.

Ky ka qenë komenti i një drejtuesi të SYRIZA-s, së majtës greke që ka fituar thellë zgjedhjet e së djelës.

Rezultati  

Sondazhet e para të publikuara në Greqi, të ashtuquajturat exit-polle, i japin SYRIZA-s së Alexit Tsipras një fitore të thellë, me një diferencë prej 12 pikësh.

Menjëherë sapo është mbyllur procesi i votimit, në orën 19.00 me orën greke(ora 18.00 orën tonë) janë publikuar exit pollet e para, gat ë gjitha mediat botërore. Kështu sipas shifrave të shpërndara nga euronevvs: SYRIZA ka marrë 35.5%-39.8%, Nea Demokratia e Kryeministrit Samaras ka marrë 23-27%, e treta në radhë është partia Potami(Lumi, parti e qendrës së majtë), me 6.5-8% ndërkohë që në të njëjtat shifra qëndron Agimi i Artë. Në vendin e pestë dhe të gjashtë qëndrojnë komunistët dhe PASOK-u tashmë i dërrmuar.

Rezultatet zyrtare do të nisin të shpërndahen prej orës  20.30, bëri të ditur Ministria e Brendshme, e cila është në krye të organizimit të procesit të votimit. Lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, ka deklaruar sot ndërsa po votonte se “Sot bëhet historia, do të rifitojmë demokracinë”.

SYRIZA 33,5-37,5%

 

Demokracia e Re 25-28%

 

Agimi i Artë  5-7,5%

 

Lumi 5-7%

 

PASOK 4-6%

 

Partia Komuniste 4,5-6,5%

 

Grekët e Pavarur 3,5-4,5%

 

Lëvizja Social Demokrate 2,2-3,2%

 

Partitë e tjera 7,3-9,3%

12 komente në “Syriza: Fitore e popullit kundër masave shtrënguese”

  1. paparja says:

    dhe dardha e ka bishtin mbrapa.

  2. ismeti says:

    ju popull i poshter do hani te sales

  3. mondi says:

    turgofagos . alles klar bei dir .keputja nje te shar ketyre korrakeve

  4. Kominatsi says:

    9 milion votuesit grek Nuk mund te kerkojne peshe ne Europe dhe ne euro sikur kan 90 milion.nje lajm per konsum te brendeshem ,gazeta mis I kushtojne me shume rendesi sec duhet. Urime Syriza mos te merret me austery lo te filloj te ndaj shtetin nga Kisha ,te luftoje evazoret qe Nuk paguajne taksa (filtet per 77 miliardi Eyro) te shkurtoj shpenzimet ushtarake ta reformoje ushtrine se mos I vejne grusht shteti dhe te likujdoje kreditoret.URIME CIRAS

  5. Wendy-B says:

    Tamam fitore historike dhe e paparashikueshme e komunizmit ne Greqi. Nqs ishin te varfer deri tani, te shohim ku do perfundojne mbas disa muajsh. Mbase “shesin” disa ishuj te lajne borxhet.
    Shume shpejt Shqiperia do hapi kampe refuggjatesh per ta.
    Kot nuk thone , bota rrotullohet…

    1. real says:

      Yppp xhixhi yyyyppppp!

  6. enter says:

    Forca Greqia, vendi i bekuar!!!

    1. Bartolemeu says:

      Ha mut enter moj sorre e zeze.

  7. antirumpalla says:

    Futini be burg spekullatoret e burses, spekullatoret e real estate, spekullatoret e tregut te mallrave dhe ushqimeve. Ndiqni politiken e cmimeve tavan per qerate dhe te gjitha mallrat e perdorimit te gjere. Shporini emigrantet nga greqia dhe reduktoni 50 perqind shpenzimet per ushtrine e policine dhe administr. Kontrolloni me grusht te hekurt investimet, shfrytezimin e pasurive kombetare dhe vjeljen e taksave.
    Greqia do te jete shteti me i begate i mesdheut.

    1. elinor,.,.,. says:

      Rrumpalla vetequhet antirrumpalle! Idiot i vecante!

      1. enter says:

        Dhe ju mbani trofeun per idiotin e GT

  8. alban says:

    Fitore kunder masave shtrenguese – kjo tregon qarte karakterin dembel te arapve grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje