Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski u arrestua mbrëmë në Shkup.
Sipas portalit Press24, Verushevski dyshohet për disa vepra të rënda penale, mes tyre posedim i paligjshëm i armëve dhe për pornografi me të mitur.
Ky portal bëri të ditur se autoritetet e MPB-së kanë konfirmuar arrestimin e tij, dhe se ai është dërguar para gjykatësit hetues. Për sot paralajmërohen detaje lidhur me arrestimin e tij.
Zoran Verushevski ka qenë kuadër i partisë opozitare LSDM, dhe ish-drejtor i shërbimit sekret i njohur si DSK.
Ai gjatë periudhës së ushtrimit të kësaj detyre përballej me problemin e djalit të tij, i cili në shumë raste kishte shkelur ligjin, për shkak të kryerjes së veprave të ndryshme të dhunshme. (INA)
Jane te te birit. Ndodh ne perendim shpesh.
Po tani, çdo thote “tfg” per vellain e tij – korrakun ordhodhoks? ?