Alexis i kuq, apo djali borgjez i babait?

26 Janar 2015, 11:04Rajoni TEMA

Politikanët, do të thoshte Forest Gumpi, janë si çokollatat: mund të shohësh letrën që i mbështjell, por nuk e di asnjëherë se çfarë mund të gjesh brenda. Letra që ka mbështjellë shkaktarin e frikës së Europës, Alexis Tsipras, triumfuesin e zgjedhjeve në Greqi, lë pak dyshime:  është flamuri i kuq. Në vend të kryqeve dhe të ikonave ortodokse, në zyrat e partisë janë varur portretet e Rosa Luxemburgut dhe Karl Marxit. Eshtë fytyra e Che Guevarës në bluza, në shirita, në manifeste. Eshtë ylberi i lëvizjeve “no global”, ekologjistëve, libertarëve dhe pacifistëve të rritur në vitet nëntëdhjetë, jetimë të komunizmit të vërtetë. Në paketim mungon tërësisht drapëri dhe çekani, por vetëm sepse ka mbetur në zotërim të KKE, Partisë komuniste greke, e cila është e bindur se nën “zarfin” e Syrizas është i fshehur një Tsipras socialdemokrat, ose siç e kanë shkruajtur në karikatura, një i shitur tek “financa ndërkombëtare”.

Tsiprasi është prej vitit 2008 president i një koalicioni të të majtës ekstreme (Syriza), e cila përpara se ai të merrte udhëheqjen merrte jo më shumë se 2% dhe që më vonë, me të riun në krye të saj, u rrit nga zgjedhjet në zgjedhje. Një vit më vonë ishte 5%, në vitin 2012 16%, më tej 26% dhe sot diçka më pak se 40%.

“Armët” e partisë mbetën të njëjta, por presidenti i ri ishte diçka më mirë. Në mënyrën e të folurit, të veshurit, të qëndrimit në tv, të shënjestrimit me radhë të objektivave politikë dhe të bindjes së të gjithë bashkëpunëtorëve për t’i ndjekur. Apo për t’u larguar. Tsiprasi ka dëbuar shumë konkurrentë, themelues, ish mentorë, duke e ruajtur gjithmonë lidershipin me forcë, karizmë dhe fitore.

Po ta shohësh nuk të ngjan si revolucionar, më shumë një radikal “chic”. Pakëz llak në flokë, golfe dhe xhupa “Burberry”. Kravatë nuk mban asnjëherë, sikur të ndiejë një fetish për të kundërtën. Edhe e ka premtuar madje: “Do të mbaj një kollare vetëm në ceremoninë e anullimit të borxhit publik”. Një kravatë për 320 miliardë euro do të ishte goxha biznes, sigurisht më bindës se sa i vetmi ves i tij i njohur, parukieri në sheshin Kolonaki, më eleganti i Athinës, ku një qethje dhe larje kushtojnë 60 Euro.

Kush ndodhet poshtë mbështjellëses? Ndoshta ekzemplari i parë i një specieje të re politike, ajo e Robin Hoodit të Europës së re, të varfëruar dhe kinezëruar. Eshtë një djalë borgjez që nuk arrin të pranojë se demokracia nuk bën më rimë me mirëqenien. Që Europa nuk do të thotë më të drejta njerëzore dhe mikpritje për emigrantët. Që dikush është keq dhe nuk ka një spital për ta shëruar. Ndoshta ka ai të drejtë, ndoshta jo. Por po e provon. Dhe grekët bashkë me të. Qëndrimi në Euro, për Tsiprasin, do të thotë qëndrim në një kuadër vlerash që përfshijnë demokracinë, shëndetin publik, arsimin dhe shanset e barabarta.

Eshtë 40 vjeç, është inxhinier civil me master në urbanistikë. Shkolla publike, laike dhe vetëm greke. Anglishten e ka mësuar kur ishte i rritur, ende jo rrjedhshëm, pavarësisht kurseve intensivë vitin e fundit. Edhe babai i tij ka qenë inxhinier, sipërmarrës ndërtimesh. Ka disa zëra për të, që thonë se arrinte të punonte edhe me regjimin e kolonelëve. Eshtë folur për një hallë të Tsiprasin, që ishte martuar me numrin dy të diktaturës. “Familje progresiste – ia pret shkurt Tsiprasi – sigurisht jo komuniste”. Një që nuk ka punuar kurrë në jetën e tij, që bën revolucionarin me paratë e babait, e akuzojnë kundërshtarët.

Dora Antoniu, gazetare e Kathimerinit, thotë se Alexis është një lloj përsëritësi. “Gjestet dhe lëvizjet i ka si Papandreu i dikurshëm (ish lideri i gjithëpushtetshëm i socialistëve grekë të viteve ’70). Dalëngadalë madje ka mësuar të përdorë edhe tonin e tij të zërit”. Për shumë lexues centristë të poshtëruar nga Krizë, të qënurit një “Papandre i ri” nuk është fyerje, por një kompliment. Ndërkohë, për frymën super të majtë të Syrizas tingëllon tmerrshëm.

Deri dje ka qenë kjo merita e tij kryesore: thoshte gjëra që nuk ka thënë kurrë askush – si për shembull mos pagimi i borxheve – dhe në të njëjtën kohë qëndrim në Euro, me buzëqeshjen e djalit të mirë të stampuar në fytyrë. I besueshëm dhe qetësues. Si atëherë kur merrte tragetin për në Bari, për të shkuar në manifestimet antiglobal në Itali. Në fakt u dëbua dhe u kthye po me traget.

Ka lindur në vitin 1974 kur në Greqi u rikthye demokracia. E tija është bota e garancive, e sigurive. Studentët bëjnë studentët: protestojnë, zënë hapësira, ulërasin. POlicët janë policë: bastisin, godasin, por në fund të fundit në Xhenova vetëm një viktimë kishte. Zakonisht nuk vdes askush dhe pas manifestimit të gjithë shkojnë bashkë të shohin ndeshjen. Përse Tsiprasi duhet të mendojë se në Bruksel apo në Frankfurt bota duhet të jetë ndryshe? Grekët janë të uritur. Nuk është e drejtë, nuk është “demokratike”, pra dikush duhet t’i dëgjojë. Mjafton të protestosh, të dëgjohesh, ashtu si në kohërat e protestave studentore.

“Shpresa po vjen” ka qenë slogani i fushatës së tij elektorale. Greqia kishte nevojë, ashtu si kishte nevojë për dikë që bashkon revolucionin dhe stabilitetin. “Në Greqi dhe në Europë, me fundin e masave shtrënguese do të rikthehet demokracia”. Eshtë një refleks i kushtëzuar, një shtrembërim semantik. Demokraci do të thotë mirëqenie. Europë do të thotë drejtësi. Për të fituar zgjedhjet, i funksionoi…

Corriere della Sera-bota.al

 

27 komente në “Alexis i kuq, apo djali borgjez i babait?”

  1. xha Jaho says:

    super perkthim. Ka paragrafe qe s’merren vesh fare c’thone

  2. Mbreti i Epirit says:

    Thon qe ky esht Shqiptar nga Babai , qe esht nga Epiri!!

    1. Sh. says:

      Per ne ka shume mundesi ,qe dhe Mandela te dali Shqipetar.

  3. Trm says:

    Ke te drejte o Xha Jaho. Nuk kuptohet. Eshte nga ata shkrime ku ca gjera duhet t’i dish perpara qe pastaj tkesh mundsi tbesh lidhjen “se ca thot qy” o xhaxha

  4. perkthyesi says:

    ALEXIS TSPIRAS ESHTE ENVER HOXHA ME SHKOLLE GREKE

    dhe ka shume gjasa ta transformoje shume shpejt Greqine sic e beri Enver Hoxha ne Dimrin e Vetmise se Madhe. ka vetem nje pengese dhe ajo eshte se populli grek nuk eshte fare dru me pre si populli shqyptare dhe shume shpejt ka per ta kuptuar te VERTETEN nga kjo eufori dallkaukesh.

  5. Albani says:

    Nuk me intereson fare shkrimi i mesiperm,por dua te sqaroj per disa trushpelare te cileve do tu behej qejfi qe greqia ve perfundonte sa me keq.
    Ne Greqi duhet te dini perpara se te komentoni se jeton 25% e popullit tone,pra c’dokush nga ne ka atje ,nje vella,prind,halle,daje,teze,xhaxha,kusheri,pra mos u beni zemerzinj per njerezit tuaj dhe as idiote dhe raciste per inat te ‘tfgs’.Nga parate qe kane hyre nga Greqia ne Shqiperi,kemi ngrene buke,jane bere shtepi,kemi punuar.Pra te urojme qe greqia te dale sa me shpejt nga kriza,dhe te forcohet ekonomikisht,dhe te mos e kemi inat sepse ne nuk bejme dot perpjete dhe jemi te varfer,ata nuk na kane faj,fajin ne e kemi,qe jemi keta qe jemi dhe na udheheqin keta qe zgjedhim.
    Urime popullit Grek,per zgjedhiet e perkryera dhe te lira qe zhvilloi,treguan qe iane vtempulli i demokracise.
    9.000.000.votues ne 20.000 qendra votimi asnie incident sado i vogel,dite feste.
    Rezultati per 50% te votave ne rang kombetar doli per 4 ore dhe perfundimtari per vetem 9 ore,dhe ishin 9.000.000 vota dhe jo 1.000.000 qe kemi ne dhe ku duhet 9 muaj per rezultatin perfundimtar.
    Kundershtaret politike e uruan fituesin Cipra qe mbreme kur qene numuruar vetem 30% e votave,tek ne nuk e urojne kurre kundershtarin,nuk e pranojne kurre rezultatin,sepse te gjithe jane pirate dhe hajdute,ky eshte shteti yne,kaq afer Greqise,por sa mbrapa ne te gjitha gjerat,e pakta nje shekull.
    Perse e them kete;Greqia i ka keto zgjedhje te 64-a,qe nga 1840,
    Zgjedhjet me te keqia,me jo-demokratike dhe jo te lira ne Greqi,jane shume me te lira dhe te sakta sesa zgjedhjet me te mirat tonat.

    1. Gjergji says:

      O Alban (ne fakt nuk e meriton kete nic),

      Po e shohom qe i din shume mire shifrat greke, sidomos ato qe “na mbajne ne buke”. Por po te bej nje pyetje, pse kjo fryne “dashakeqese” nga ana jone? Epo po te kujtoj se:

      – ata emigrante me djersen e tyre e kane bete kopesht me lule greqine e dembelave;
      – greket asnje here nuk u treguan fqinje te mire me ne, (kujto pengesat per te hyrr ne NATI, heqjen e vizave, mos njohjen e Kosoves, etj)
      – ata duan te na rrjepin lekuren ne shqiptreve, dhe me lekuren tone te bejne litare per te lidhur kepuce;
      -ata e dun Shqiperine te coptuar, dhe nuk lene gje pa bere per te mare ate qe ta e quajne Vorio-Epir;
      -ata kane mare trojet me te bukura qe ndodhen ne Greiqi, duke perzene e bere genocid ndaj çameve,
      -ata mburen me historine e grekerve te lashte, kur DNA-ja e tyre eshte nga lindja e mesme;
      -mund te te numeroj akoma, por kaq mjaftojne qe ne shqiptaret sapo te degjojne fjalen “grek” na ze alergjia.

      Alban, te lutem mos na e bastardo emrin ALBAN, ky emeri i takon ndonje shqiptari e jo nje filogreku,

  6. Albani says:

    Greket e kane te drejten morale qe te mos e kthejne borxhin,dhe per kete ata nuk mund te quhen te pabese.Perse?
    Sepse borxhi i sotem Grek ne kapital fillestar eshte i shlyer dy here me shume,por shuma qe ka ngelur jane perqindiet e larta te interesit dhe kamate-vonesat.
    ARSYEtIM.Shqiperia e ka PPB-ne kombetare(prodhim-pergjithshem-bruto)afersisht 20 miljarde dollare ne vit(sa 8% e Grekut).
    Borxhi Shqipetar i tregjeve financiare evropiane,boterore,apo nga marrveshje ndershteterore eshte 70% e PPB-se,pra 70% e 20 miliardeve na bejne 14.000.000.000$borxhin tone.
    Shqiperia me rritje ekonomike 3% te PPB-se,pra 3% e 20 miliardeve bejne qe ne te fitojme 600.000.000$vetem.
    Mirepo neve me 600 milione dollare qe fitojme nuk i paguaime dot vetem interesav e borxhit kombetar,sepse ato 14 miliarde dollare borxhe jane marre me interesa nga 4% deri ne 10% ne vit pra mesatarisht 7%.
    7%interesi i 14 miljardeve na ben qe ne duhet te paguajme 980 milione dollare ne vit vetem per interesin.
    PRA fitojme 600 milione nga rritja ekonomike dhe paguajme 980 milione interesa,kjo do te thote qe ne i paguajme borxhet duke marre borxhe te tjera,paguajme borxhin me borxh,dhe kjo na zhyt gjithmone dhe me thelle.Dhe ne e marrim borxhin nga institucione apo shtete si Gjermania te cilat marrin vete borxhe per te na dhene neve borxh,por ato e marrin me interes 1% dhe na e japin me 10%.
    PRA EKONOMIA SHQIPEtARE PUNON PER tREGjEt DHE SHtEtEt E tjERA,PER 15 MILjARDE DOLLARE KREDI NE PAGUAjME 30 MILjARDE INtERESA PER 20 VjEt DHE BORXHI KAPItAL PREj 15 MILjARDE ESHtE PRAPE I PASHLYER.
    PRA SHQIPERIA ESHtE NE tE NjEjtEN SItUAtE SI GREKU.
    A NUK KEMI tE DREjtE NE PAS DISA VItESH PASI tE NA KENE RRjEPUR tREGjEt FINANCIARE tU tHEMI;SHKERDHEHUNI,VAFSHI NE DjALL,MjAFt ME,SHPIRtIN NUK E jAPIM.

  7. Albani says:

    Dhe absurditeti eshte qe tregjet financiare shteteve te zhvilluara u japin kredi me interesa pothuaj zero,ndersa shteteve si Shqiperia ja japin kredite me interesa 7-10%,Pra i pasuri qe ka mundesi ta shlyej borxhin merr kredi me 1%,dhe i varferi te cilit nuk dihet si i ven halli mer kredi me interes 10%.Prandaj dhe shume shtete kane dhe borxhe per te shlyer,por japin dhe borxhe.Eshte sikur une te marr borxh me interes 2%,dhe te jap borxh diku tjeter me interes 12%.
    SHtEtEt E PASURA NEPERMjEt MEKANIZMAVE tE HUA-DHENjES(BANKAVE)PO PASUROHEN DHE ME SHUME NE KURRIZ tE SHtEtEVE tE VARFERA,DUKE I CUAR NE SItUAtA DERI NE SHItjE tE SOVRANItEtIt.PER AtA PARAjA PjELL PARA.

    1. 2x says:

      Vëlla, shyqyr që lexova një koment që ia vlen. T’iu hapen sadopak sytë këtyre syleshëve. Të lumtë!

    2. populli zulu says:

      e zem se ke te drejt..kush e ka fajin ne ket mes????

    3. asder says:

      Te lumte Alban

  8. Gattamelata says:

    Inxhienier Civil? Mos ndoshta Inxhinier Ndertimi? ?

    1. albcan says:

      Mire e ke ti Gattamelata, po gazetari ka perdorur Google Translate dhe keshtu i doli perkthimi.

  9. Eraldi says:

    Ore legena, do ti beni ju biogrfafine Ciprasit, i cili u zggjodh ne fund te fundit nga populli i tij, ne zgjedhje demokratike, pa KQZ, pa gjykate kushtetuese dhe pa kuti Lundre?

    Te rregullojme njehere halen tone, pastaj te merremi me politikat e gjitonit!

    Populli Grek, i cili na ka ndihmuar ne ditet me te veshtira ne Shqiptareve (Nuk jam filo Grek, dhe jam Shqiptar 600 karat qe dua te verteten dhe vetem te verteten), beri zgjedhjen e tij dhe hallall i qofte se dinte te zgjidhte jashte partive kryesore, ter cilat e kane masakruar, shfrytezuar dhe futur ne borxhe keto vitet e fundit!!

    Rrofte populli Grek dhe demokracia aty, dhe ne Shqiptaret kemi shume per te mesuar nga keta njerez. Sa me shpejte aq me mire, sepse shteti Shqiptar na ka borxh mundin, gjakun dhe jeten tone dhe rrumpallen e trasheguar ne keto 23-vite! Greket duhen lavderuar dhe ne duhet qe te mesojme shume prej tyre, ose ose do ti vuajme neser si i vuajme sot!!!!!

    Sa Shqiptare po pranohen ne Itali, Gjermani, Suedi. Danimarke dhe vende te tjera qe te jetojne dhe punojne?

    Ju garantoj qe te gjithe Greket e kane rrugen e hapur ne BE, prandaj mos u merrni me shashka o popull legen, por shikoni hallin tuaj, se jeni katandisur kotherja e Europes!!!!

    1. Gjergji says:

      Qe je filogrek, o legen sanatoriumesh, as qe e veme ne dyshim.

      1. Eraldi says:

        Sa i varfer qe je nga mendja. U mendova shume qe te te ktheja nje pergjigje, sepse nuk ja vlente, megjithate po e thyej llogjiken time dhe po te kthej nje pergjigjigje per kete koment

        Pergjigja ime?

        Ti nuk ja vlen nje pergjigje. Kaq kisha une me ty.

        Gjithe te mirat.

        1. it'sme says:

          Qirio Eraldi, mire bëre që u mendove dhe gabim bëre që ktheve përgjigje.

          Që je legen, kjo nuk ka dyshim, sepse prandaj i ke quajtur shqiptarët popull legen, duke u nisur nga vetja.

          Që je grek, edhe kjo nuk ka pikë dyshimi, sepse përndryshe, po të ishe shqiptar, edhe po të kishe vërejtje për komentuesit shqiptar, do thoje hajde të shikojmë hallin tonë, se jemi bërë si kotherja e Europës, dhe nuk do thoje “shikoni hallin tuaj, se jeni bërë si kotheja e Europës”.

          Deri këtu, jemi në rregull, sepse dikush edhe mund të jetë grek, madje edhe shqiptar filogrek dhe qëllon që të jetë edhe legen, si zotrote, qirio Eraldi.

          Problemi yt me shqiptarët fillon kur ti fillon i shan shqiptarët, i përbuz ata, je nje gojëbythë i malukatit te zi Janulla dhe e bën këtë në bllogjet e tyre, në bllogjet shqipfolëse, ku shqiptarët ndër vedi, mund të shajnë dhe të shahen sa të duan, te përflasin veten dhe botën, plagët e tyre dhe mutrat e grekut a të turkut, sepse janë në vend të tyre dhe në të drejtë të tyre.

          Ti, qirio Eraldi, je ne vend të gabuar dhe me fjalë të gabuara.

          E paç pas qafe, mërinë dhe hakën e tyre.

  10. Albani says:

    Giergji.
    Une nuk jam filo-Grek ne kuptimin qe ti mund te mendosh,as filo Italin dhe as gjerman,por shpreha mendimin tim per ate qe Greket kane te mire dhe ne nuk e kemi,dhe para se gjithash po te deklaroj qe une e denoncoj POLItIKEN SHOVINIStE GREKE KUNDER SHQIPEtAREVE NGA SHUMICA E QARQEVE GREKE,POLItIKEN E PRESIONIt QE NUK tE jAPIN 1 CENt PA tE MARRE 10 EURO.
    Por fola per borxhin Grek.
    Per ate qe greket dhe shoqeria Greke e kane dhe ne nuk e kemi.
    Greket kane demokraci dhe dine te bejne zgjedhje,dine te respektojne njeri-tjetrin dhe kundershtaret,situata ne Shqiperi ti e di si eshte,vote qe tjetersohet dhe njerez qe vriten,njerez dhe politikane qe nuk dine te respektojne.PRA DEMOKRACIA DHE SHOQERIA GREKE ESHtE SHUME ME E ZHVILLUAR SE E jONA.
    Shqipetaret po hame buke ne Greqi,nuk po na e falin,po e fitojme me djerse,me pune,por ama ata Greket po na japin mundesi te punojme dhe te jetoime atje,ndersa politika jone nuk po na e jep kete shanc per 25 vjet.Greqine ne Shqipetaret te zhvilluar e gjetem dhe ne 1990 kur vajtem per here te pare,pra ajo ishte e zhvilluar nuk e zhvilluam ne,se po te ishte ashtu do zhvillonim Shqiperine ne,bile e kunderta Greqia na zhvilloi ne,sepse 30% e atyre vilave dhe shtepive te bukura ne Shqiperi jane bere me para te bera ne Greqi.Perpara se te flas per shovinizmin Grek,po te them qe n.q.s. Greket do emigrante tek ne ashtu si vajtem ne atje,ne Shqipetaret do te sillenim shume me keq nga sa u sollen Greket,sepse ne per cdo veprim te keq te tyre do te hakmerreshim personalisht,dhe ti e di si hakmerremi ne,ne shqyejme njeri tjetrin dhe jo me Grekun,ata do ishin si pulat ne strofkullen e skiles.Sa Greke erdhen per pune ne Shqiperi,dhe kush punoi ketu.
    Erdhi Greku,solli kamjonin dhe ja mori ortaku Shqipetar.
    Erdhi Greku,solli makinerite per perpunim mermeri dhe ja vodhi ortaku Shqipetar.
    Erdhi Greku solli makinerite dhe hapi duralumine,e perzuri punetori qe mbante 10 vjet me buke ne Greqi,i mori makinerite dhe e rrahu.
    PRA KOMBI YNE E KA HUMBUR IDENtItEtIN.

  11. ! says:

    Nje burre po vraponte ne mes te xhungles, fshihet pas nje peme dhe thoshte me vete “Obobo c’m’u q.. nena! Obobo c’m’u q… nena”.
    E degjon nje papagall dhe i thote “Cfare ke?”
    Po ja i thote burri, i shikon ata zulute qe po vijne ketej? Po me ndjekin mua dhe ata jane shume kurse mua me ka mbetur vetem nje plumb ne pushke.
    Obobo c’m’u q… nena!
    Jo jo, i thote papagalli. E shikon ate tipin qe ka kurore me pupla? Ai eshte kryetari i fisit. Vrite.
    Burri merr nishan, qellon dhe bertet i gezuar “E vrava! Shpetova!”
    Jo, jo, i thote papagallit, TANI t’u q… nena.

    Perralla thote qe papagalli quhej Cipras.

    1. Albani says:

      Hahahahahaha e bukur si barsalete,por me duket qe me Cipran do te jene me mire gjerat.perse.
      Situata politike ne Greqi qe nje aresye kryesore qe evropianet dhe Dragi do te hedhin ne treg 3 mije miliarde euro,te cilat shpresojme te vene ne levizje motorret e zhvillimit ekonomik ne evrope.
      Shtetet evropiane,shumicat kane borxhe te larta,mirepo qe te shlyhen borxhet ekonomia duhet te prodhoje,te rritet,por qe te rritet pervec reformave duhet te financohet dhe ekonomikisht,te investohet.
      Kete problem e pati Amerika para 5 vjetesh,Amerikanet ne kundershtim me politikat e Berlinit,te kursimit nepermjet uljes se rrogave dhe pensioneve,shkurtimit te shpenzimeve buxhetore dhe investuese,zgjodhen rrugen e kundert,te financimit te tregut,rriten shpenzimet,prene dhe hodhen ne treg kater mije miljarde dollare(4.000.000.000.000$).
      Fale kesaj politike Amerika sot ka rritje ekonomike mbi 3%,papunesia u ul,kriza kaloi.Pra politika e kursimit e berlinit qe nepermjet Samaras e aplikoi ne Greqi solli tkurrje ekonomike,papunesi,varferi.pra deshtoi plotesisht,dhe me hedhjen tani ne treg te tre mije miliarde eurove tregon qe po e kuptojne gabimin.Dhe evropianet jane te detyruar te ulen ne tavoline me Greket,se nje situate e papelqyeshme do prekte dhe ata.

      Dikush mori kredi dhe bleu nje gomar,bente dru dhe i shiste 100 leke nje gomar,50 leke i donte vete,40 leke i hante gomari dhe 10 lek ne dite paguante kredine.Ne banke i thane qe ti jepte me pak gomarit qe ta shlyente kredine shpejt.diten e dyte per gomarin shpenzon 30 leke,i pelqeu kjo pune dhe diten e trete ja ben 20 leke ushqimin gomarit,perse mos tja bej 10 leke qe te fitoj me shume tha,dhe me te thene e me te bere.Kur shkoj te merrte diten e peste gomarin per pune,gomari kishte ngordhur.
      Si gomari do e pesonin dhe greket me Samaras dhe merkel.

    2. Albani says:

      Kredite ne bote i jep kupola qe perbehet nga bankjeret me te fuqishem ne bote,mbajne takime sekrete,c’do fjale,vendim i i tyre ndikon direkt ne financat boterore,me c’do vendim te tyre e fusin doren direkt ne xhepin e taksapaguesve te gjithe botes.Ata vetem fuqizohen nepermiet kredi-dhenjes,per ata paraja pjell parane.

      1. populli zulu says:

        Oreee, do ti lesh keto fjalimet ti apo si e ke hallin? Po ata jane, ateher? Qe kur ka lind bota, keshtu ka qen..na zbulove ndonje te paber ti? Po na marrin per leshko keta qe kemi ketu, vaj halli ata te botes. Kupton apo jo? Sa me zell e kan shqiptaret punen e spiunit….pupupupu

  12. Albani says:

    Gjergji.
    Greket jane te lindur shoviniste.
    Qe ne fillimet e kriimit te celulave te shtetit Grek ketu e 3000 vjet me pare ne gadishullin ballkanik shovinizmi ishte ajo qe atyre nuk ju nda kurre.Pra me shovinizem kuptojme krijmin e nje shteti nga hici,pervetesimin dhe stampimin e ‘Made in Grece’ne cdo gje te huaj,por te dobishme per ata,pervetesime mitologjish dhe historish,asimilime popujsh,spastrime popullsish,.Pra faktikisht Greket ja kane pare hajrin shovinizmit te tyre,ata nga hici krijuan nje shtet qe nga siperfaqia tokesore dhe ujore eshte nga me te medhenjte ne bote.Zhvilluan kulturen e tyre duke asimiluar kulturen pellazge,pra civilizimi i lashte Grek eshte ne pjesen me te madhe pervetesim i civilizimit pellazg.Pellazget dhe Iliret vellezer ishin,por duhet te pranojme qe Iliret ishin me pak te civilizuar,te pagdhendur,autoritare,te eger.Qe te mos e zgjat shume,Greket u bene keta qe jane jo per meriten e tyre por per naivitetin dhe paaftesine tone per tu mbetur Shqipetare.
    Pra dhe ti e pranon qe Greket qe ne lashtesi e bene shtetin dhe vazhdojne ta bejne ne kurrizin e kombit Shqipetar,kjo tregon qe ata jane superiore kundrejt nesh.Nuk na e kane fajin pra Greket por Shqipetaret,qe kujtoine se jane kollose,por harrojne qe dhe nje mize tu germoje nen kembe do ti rrezoje.
    Fajin e kemi ne te cilet qe ne lashtesi beme pazare ne kurriz te kombit,shitemi,blihemi,lejoiome te tjeret te na blejne me pensione te paligjshme,te ndertojne varreza monumentale,te na vjedhin arkeologjine,u shesim detin,dhe pastaj u themi perse e doni kufirin deri ne Lezhe.Esad pasha ua dorezoi janinen Grekeve ne 1912,qyteti ishte i fortifikuar dhe nuk mund te merrej nga Greket por nje grusht florinj taman ishin qe komandanti yne ta shiste,dhe per Berishen nje grusht florinj taman ishin qe e shiti detin,se e kishte te tijin,dhe tha,he se uje eshte.Pra Greket jane me patriote se ne,ata blejne dhe nuk shesin,ata nuk blihen apo te shiten,ne blihemi dhe shitemi.
    Pra Shqipetaret te mos ishin armiqte e vetvetes,Greket do ta kishin kufirin ne Arte.
    PER SA KOHE SHQIPERIA DO tE UDHEHIQEt NGA POLItIKANE tE NGRItUR NGA BOtA E KORRUPSIONIt DHE KRIMIt,QE NUK I INtERESON KOMBI POR XHEPI I tYRE,SHQIPERIA DO tE SAKAtOHEt DHE ME SHUME DHE SHQIPEtAREt SI ZOGjtE E KORBIt DO ENDEN GjItHMONE NEPER BOtE.
    A e dini perse politikanet tane jane inferiore ndaj atyre Greke dhe te tjereve?sepse nuk jane fare politikane por ordinere te ardhur nga krimi,qe nuk dine politike por vetem te mbushin xhepat,kush u hedh nga nje kocke.
    FAtOS NANO qe shume e duan ne politike akoma,me te drejte burgaxhi sepse vodhi te gjitha ndihmat e operacionit PELIKAN,burgaxhi,drogaxhi,hajdut,la nam tavernave te Greqise kur ishte kryeminister,pinte behej tape dhe e tregonin Greket me gisht,ky eshte kryeministri i Shqiperise,pra kur kryeministri i tille c’respekt do kishin per ne,dhe politikanet e tjere njelloj jane.
    Shteti yne eshte i pallogaritshem dhe inferior karshi te tjereve,sepse te pallogaritshem dhe inferiore jane ata qe e qeverisin.
    CAMERINE dhe ceshtjen e tyre te paret qe e kane te shitur jane perfaqesuesit Came Muhedini dhe Idrizi qe e bene partine per xhepat e tyre per te marre ndonje koncesion nga qeverite,asgje nuk kane bere por tallen me shpresav e Cameve te thjeshte.Pyeteni Muhedinin dhe Idrizin n.q.s. realisht besojn ne zgjidhien e problemit,absolutisht qe nuk e besojne,por nuk e thone se humbin milionat qe ua garanton te qenit politikan Shqipetar.CAMERINE e kane tradhetuar te gjithe politikanet dhe qeveritaret tane,kur vjen puna per nje rezolute disa nuk shkojne fare ne parlament,dhe Gramoz Ruci shpreh mendimin socialist qe nuk merremi me ceshtje te shekullit te kaluar.Pra ceshtja Came eshte e shitur nga shteti Shqipetar nuk e di per florinj apo dicka tjeter.

  13. pegasus says:

    Alban…nuk e di cfar filo-je , je,por shpresoj qe te lexoje reagimet e tua EdiRama, e kushedi mbase vjen nje dite dhe e kupton se ciles mushke i ka hypur.Te urojme qe ajo dite te mos jete e larget.Gjermania,sa per sqarim ,merr kredi me interes minus,qe do te thote i paguajne interes nese merr kredi.

  14. albanian says:

    Ky eshte vorio epiriot komunist

  15. kaonia says:

    Bravo ! Per nje njeri te tille kemi nevoje dhe ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje