Pengu i Gent Demaliaj, një këngë për babain

29 Janar 2015, 09:09Lifestyle TEMA

Këngëtari i njohur Gent Demaliaj është përcjellë dje për në banesën e fundit.

Kushëriri i tij, Tedi Ngjela, thotë se këngëtari la amanet një këngë për babain e tij, të cilën sapo e kishte përfunduar.

“I vetmi peng ishte kënga e fundit, të cilën e kishte bërë për babain.

E bëri, por nuk arriti dot ta këndonte.

E ka lënë amanet që ta këndojë dikush tjetër në vend të tij”, ka thënë ai për “GSH”.

Demaliaj ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa vitesh.

Ai ka një vajzë 16-vjeçare, e cila merret me muzikë dhe konsiderohet shumë e talentuar./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje