Një grup të rinjsh protestojnë para Bashkisë: “Basha na gënjeu, në Tiranë s'ka asnjë vend kushtuar të rinjve”

30 Janar 2015, 14:40Sociale TEMA

Një grup të rinjsh janë mbledhur sot pasdreke para zyrës së kryebashkiakut Lulzim Basha duke i kërkuar atij të mbajë premtimet për më shumë ambiente dhe hapësira për të rinjtë. Ata kanë deklaruar se nuk ndihen të përfaqësuar nga Bashkia e Tiranës dhe se në kryeqytet nuk gjendet qoftë edhe një vend kushtuar të rinjve.

 “Prandaj jemi mbledhur sot, para Bashkisë së Tiranës që drejtohet prej 4 vitesh nga një kryetar i pavullnetshëm, për të thirrur me zë të lartë se ne, të rinjve shqiptarë, nuk na mungon as vullneti, as kreativiteti, as energjia dhe as intelekti. Por, ajo çka na mungon janë qendrat rinore, hapësirat publike dhe një vëmendje më e madhe nga Bashkia e Tiranës”, deklaruan të rinjtë.

Me tej ata  kanë vijuar duke thënë:  “Sot nuk po kërkojmë tramvajin që na premtoi për të shkuar në shkollë, por të paktën kartën e studentit dhe një hapësirë për ne të rinjtë, me anë të të cilave na gënjeu dhe na mori votën 4 vjet më parë. Ajo çka po kërkojmë sot është të mos na gënjejë më sepse askush nuk e beson. Kësisoj, i bëjmë thirrje kryebashkiakut të Tiranës që të paktën, minimalisht, të na kërkojë ndjesë për mashtrimin që na bëri 4 vjet më parë dhe të mbajë përgjegjësi për lënien pas dorë të të rinjve kryeqytetas”./j.h

 

13 komente në “Një grup të rinjsh protestojnë para Bashkisë: “Basha na gënjeu, në Tiranë s’ka asnjë vend kushtuar të rinjve””

  1. Labi says:

    Me ne fund po ndergjegjesohen te rinjte, bravo!!!

    1. Regres says:

      Si ka mundesi qe ne 4 vjet e la Tiranen kaq baterdi!!! Qe ishte Basha hajdut e dinim, po qe kaq shume nuk e prisnim!!!

    2. jom luli says:

      Lulushi duhet paditur, ndryshe nuk ve mend. Vetem shkopi gomes e drejton.

    3. lengu says:

      siguriaht qe Basha eshte mashtrues Por qe te rinjte te behen vegla te Veliaj dhe Fresh me duket e gabuar. Te rinjte duhet te kerkojne pune dhe salla leximi, kushtw arsimimi dhe pstaj qejfi. Erion Veliaj fondet e te rinjve i harxhoi per koncertin e Jessie J. Plot 270 milione lek. qe sigurisht jane vjedhur se nuk kushton aq shume Jessie j( te cilen e paguajti vodafoni).

  2. tani says:

    po erjonka i g99 ishte

  3. arbri says:

    po mire jua beri , ishit ju qe ju pelqeu kjo, se ndryshe nuk e votonit per 50 euro te qelbura , ky eshte realiteti shqiptar , shitet fjala, shitet dinjiteti per 50 euro , ne cdo sistem , ne cdo kohe , ne cdo qeveri , barboni barbon ngelet, do shitet per 50 euro , si ju .

  4. kallipso says:

    trami iku si muhabet, per qendrat rinore ka shpresa po jo nga basha

  5. Edi Tr. says:

    PO C’BASHKI ZEZA, BIRI I SHPELLARIT 4 VJET FRESK!!!!

  6. neri says:

    Decibaot kineze,popull i kurdisur na hoqi mallin e rinise ne kohen e dulles,qe u ngriten ne lufte kunder fese , zakoneve dhe tradites shqiptare per tu bere si kinezet,ate here ekzistonte nje parrulle Tu qepemi maleve dhe ti bejme pjellore ashtu si kodrat ,ndersa nen ze u transformua kjo parrulle ne Tu qepemi vajzave dhe ti bajme ato pjellore ashtu si dhe grate??

  7. Brraka says:

    Hajd mo se sikur ca ishin 4 vjet…ja kaluan,eshte bere Tirana si Parisi e Milano mor i morsha te ligat Sales.

    Ps.e kam fjalen per rrugen “Paris” dhe “Milano” te Kamzes ore…mos ju shkon mendja me larg ?

  8. Treviso says:

    Krimineli Lulzim Basha ka paditur Engjellushe Bicin per mashtri! Dhe ju si terinjte e Tiranes keni te drejte ta padisni Kriminelin Basha per Mashtrim. Krimineli Basha thote se zonja Angjellushe munde te denohet deri ne 5 vjet per mashtrim, po ky i fundit pse te mos denohet per mashtrimin e votuesve, qe si mbajti asnje premtim nga ato qe tha? Apo te mashtrosh elektoratin eshte nje gje e zakonshme per politikanet.

  9. endri says:

    E shikon zoti Lul Basha se ca behet? Qeveria po te ben proteste te dera jote e bashkise. Kurse ti rri rehat ti. Fshihu dhe mos bej asgje. Po pse kjo eshte opozita qe do besh ti mor zoteri? Po bej ore nje proteste se nuk ka lezet , gjithe ajo opozite me gjithe ate seli partiake rri e fshehur.

  10. Shuman says:

    Ca domethn grup t rinj?FRESHI i mero FRESSHIiiii me ato bucet e vogla qe ka pr kryetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje