Reagimit të shoqërisë civile për prishjen e vendbanimeve ilire në Koman nga ndërtimi i Linjës së interkonjeksionit Shqipëri Kosovë i është bashkuar dhe Andis Harasani, ish drejtor në KESH dhe deputet i PS. Ai deklaron se nuk ka asnjë problem për linjën nëse do të spostohen katër shtylla të tensionit të lartë për të shpëtuar vendbanimin ilir të Komanit.
“Linja mund të spostohet. Nuk ka asnjë problem. Nuk ka asnjë vështirësi të lëvizësh apo të spostosh katër shtylla” tha Harasani. I pyetur Gazeta Shqiptare mbi kostot e këtij projekti, Andis Harasani thotë se nuk ka ndonjë shpenzim të madh.
“Punimet nuk kanë filluar ende. Eshtë fare e thjeshtë të bëhet spostimi i shtyllave”. Harasani kthehet në një tjetër emër që mbështet grupin e intelektualëve, historianëve, arkeologëve, Forumit të Trashëgimnisë që kanë dalë në mbrojtje të vendbanimeve ilire të Komanit.
Disa ditë më parë edhe këshilli shkencor i Institutit Arkeologjik ka kundërshtuar vendimin e ministrisë së Kulturës për ta lënë Komanin në dorën e OST vetëm për katër linja, dhe të prishet pjesa e trashëgimnisë. Debatet po vazhdojnë. Më herët, Gjergj Bojaxhiu, në cilësinë e kryetarit të Forumit për Trashëgimninë, dhe ish drejtor i KESH, doli në mbrojtje të sitit arkeologjik e kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës.
Po ku ishit ju atërhere?
Nuk mbeti hajdut pa folur ne Shqiperi
Me nje ndryshim.
Nga Shqiperia fliste si ata qe thua ti.
Nga Amerika flet si shoqeri civile.
Ha, ha, ha. C’gallate.
Ne Shqiperi ka valle inxhiniera qe mund te flasin per spostime linjash ,humbje te energjise ,apo flasin vetem keta ekspertet e emeruar,vajmedet ku kemi arritur