Karta e Shëndetit/Lehtësira për mjekët, pacientët e farmacistët

28 Janar 2015, 11:04Sociale TEMA
Karta e Shëndetit/Lehtësira për mjekët, pacientët e

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe drejtori i Fondit Astrit Beci prezantuan kartën e shëndetit, një risi në sistemin shëndetësor shqiptar, që krijon lehtësira jo vetëm për mjekët, por edhe për pacientët.

karta e shëndetit, sipas ministrit Beqaj, i kursen 600 minuta në muaj mjekëve dhe farmacistëve që i shërbejnë pacientëve.
“Mjekët dhe farmacitë do të kursejnë 600 mijë minuta në muaj për këtë punë, por edhe qytetarët që prisnin më gjatë në qendra shëndetësore apo farmaci do ia kursejmë këtë kohë. Procesi është i automatizuar.

Në vend të një libreze me dorë kemi kartën, por edhe të gjithë informacionin e lëshuar në momentin e kartës të dixhitalizuar që na ndihmon të kemi një informacion më të plotë shëndetësor, por edhe për të shtuar elementët individuale në dosjen e secilit.

Viti ku jemi, është vit i bashkëekzistencës së dy dokumentëve, kur të mbarojmë me njërën do pajisen me kartë. Nuk është e domosdoshme të kemi dyndje të 600-800 mijë njerëzve në javën e parë.

I ftojmë ta bëjnë pajisjen me kartë gjatë vitit se nuk do mbeten pa shërbim nëse nuk kanë një të tillë. Që mos të krijohet asnjë pengesë”, tha ministri Beqaj.

Karta e Shëndetit mund të merret falas nga të gjithë qytetarët që i plotësojnë kriteret, ndërsa drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor Astrit Beci tha se deri më tani janë shpërndarë 12 mijë kartat e para në Tiranë dhe në rrethe.

Libreza dhe karta ka të njëjtën ligjshmëri, nuk ka pse të ketë ngutje. Karta i shërben mbajtjes në mënyrë elektronike të të dhënave, krijimit të një imazhi të ri për problematikën e sëmundshmërisë në Shqipëri.

Lehtëson punën e mjekut në familje, duke shtuar minutat e kontaktit të drejtëpërdrejtë. Karta është e lidhur dhe me ID kombëtare që lejon njohjen dhe bashkëpunimin për të dhënat në sisteme të ndryshme.

 Pensionistët, verterantët nuk do kenë kohë për të humbur te mjeku, farmacisti për të marrë shërbimin. Karta do u jepet shtetasve shqiptarë që e përfitojnë, e gjitha falas nga Fondi.

Karta i ka elementët e sigurisë”, tha Beci.

“Karta e Shëndetit” është  një hap i cili do të lehtësojë punën e mjekut dhe farmacistit, por njëherësh, do të rrisë edhe shkallën e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së bluzave të bardha.

Përvec shkurtimit të burokracive, por edhe kostove financiare, dixhitalizimit dhe fuqizimit të sistemit të informacionit nëpërmjet kësaj nisme do të bëjë të mundur përfshirjen më të saktë dhe të shpejtë të informacionit, e kësisoj, rritjen e transparencës. /gj.k/

Ku mund të merret karta e shëndetit

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje