MMSR: Klubin e striptizmit e kthyem në Qendër Rinore. Bashkia: Padi Veliajt, po ndërton pa leje

27 Janar 2015, 16:36Sociale TEMA

Pas akuzave të bëra nga Bashkia e Tiranës në drejtim të Ministrit Veliaj, MMSR ka reaguar duke thënë se godina për të ciklën bëhet fjalë nga klub striptizmi po kthehet ne nje qender rinore.

“Sot ndodhemi përballë një objekti publik, pronë e qytetarëve dhe taskapaguesve shqiptarë, i cili deri para pak kohësh funksiononte si një strip klub, një vend i skeduar nga Policia e Shtetit për aktivitete kriminale, si armëmbajtje pa leje, shpërndarje droge dhe prostitucion. Ndërsa sot, në këtë objekt po punohet për ta kthyer atë në një gjendje të jetueshme, për ta shndërruar në një ambient dhe hapësirë rinore për të rinjtë e Kryeqytetit.

Arsyeja pse ju shikoni gjithë këtë armatë të policisë bashkiake këtu është sepse kjo nismë po pengohet. Mundësia për të krijuar hapësira për të rinjtë apo për fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, ka ekzistuar gjithmonë, por asgjë nuk ka ndodhur. Në 4 vjet, Bashkia e Tiranës nuk bëri asnjë qendër rinore, asnjë park për fëmijët, pavarësisht premtimeve të përvitshme boshe. Po të pyesim të rinjtë sot, e para gjë që ata do të thonë është mungesa e hapësirave.

Ajo çfarë po mundohemi të bëjmë është krijimi i hapësirave për ta, në mënyrë që të rinjtë të nxiten për të shprehur talentin e tyre dhe për të qenë më të mirët. Qendra rinore do të hapet, jo sepse e thotë dikush, por sepse është e drejtë që këto objekte publike t’i kthejmë në hapësira për të rinjtë, njësoj siç kazinotë i kthyem në zyra pune”, saqron MMSR në deklaratën e saj..

Para saj,  Bashkia e Tiranës përmes nënkryetarit të saj, Enno Bozdo tha se ndaj Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë do të dorëzojë në Prokurori një kallëzim penal.

Qeveria vazhdon të përdorë standarde të dyfishta. Nga njëra anë burgos dhe shkatërron ndërtime të qytetarëve në pamundësi dhe nga ana tjetër merr në mbrojtje ndërtime pa leje të ministrave dhe familjarëve të drejtuesve të lartë të qeverisë. Një rast flagrant është dhe ai i punimeve pa asnjë leje që po kryen Ministria e Mirëqenies Sociale, vetëm pak metra larg sheshit “Skënderbej”.

Në mënyrë të përsëritur u është refuzuar informacioni punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të cilët kanë bërë disa herë bllokimin e punimeve dhe marrë masat përkatës, siç parashikohen me ligj. Sot, në një akt të paprecedentë, punimet pa leje janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit. Policia ka penguar punonjësit e INUV të kryejnë punën e tyre, duke krijuar mbrojtjen e nevojshme për vazhdimin e punimeve pa leje në objektin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka parë nga afër situatën si dhe ka denoncuar mbrojtjen që qeveria dhe policia po i bëjnë paligjshmërisë.

Ministria e z.Veliaj që ka marrë përsipër të ndërtojë në këtë objekt nuk ka bërë absolutisht asnjë lloj aplikimi sipas ligjit përkatës në Bashkinë e Tiranës, për t’u pajisur me leje zhvillimore. Të ndodhur në këto kushte, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës ka ardhur dhe ka bërë të gjitha konstatimet përkatëse, duke vendosur edhe gjobën dhe duke nxjerrë edhe urdhrin përkatës për ta rikthyer objektin, në mungesë të një leje zhvillimore, në gjendjen e tij të mëparshme”, deklaroi Enno Bozdo.

 

4 komente në “MMSR: Klubin e striptizmit e kthyem në Qendër Rinore. Bashkia: Padi Veliajt, po ndërton pa leje”

  1. Kliti says:

    Duam hapesira per te rinjte. Boll me vetem duke ndertu pallate gjithandej.

    1. ganiu says:

      Ja do shpirti ca bordello atyre te PD te prishin leket qe vjedhin nga fondet publike.

  2. Gimi says:

    Luli erdhi me premtimin qe do te krijonte hapesira publike, jo vetem qe sberi asgje por po bllokon edhe keto qe jane te planifiku nga te tjeret. Turp

  3. t says:

    Po cuni i mamit me pension do e rregullosh kete?
    Nuk te ka dale ne rruge ndonje gabel ta cosh ne spital?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje