OSHEE: Sillni librezat për verifikim nëse jeni debitor, nuk do t'ju ndërpriten dritat

24 Janar 2015, 17:13Sociale TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka permes nje njoftimi per shtyp ka lajmeruar të gjithë abonentët që pretendojnë se kanë kryer likujdimin e faturës së energjisë elektrike, por që në sistemin e pagesës figurojnë debitorë, të paraqesin pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK) dokumentacionin e nevojshëm që provon këtë fakt (librezën e vulosur dhe me firmë, mandat arkëtimin, kuponin tatimor).

OSHEE thekson se nuk do aplikohet asnjë masë e ndërprerjes së energjisë elektrike për rastin e mësipërm deri në verifikimin përfundimtar të ankesës.

“Nëse abonenti i ka dokumentet e kërkuara që ka kryer pagesën, pavarësisht se ajo nuk ndodhet e reflektuar në sistem, ndaj tij nuk merret asnjë masë dhe gjendja e tij debitore fshihet nga sistemi. Asnjë abonenti nuk i është kërkuar dhe as nuk i kërkohet që të paguajë dy herë për fatura që pretendon se janë të likujduara më parë.

Kompania po merr masa për zgjerimin e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, duke hapur rreth 28 pika të reja, me orare të zgjatura, edhe në fundjave, në shërbim të abonentëve”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

2 komente në “OSHEE: Sillni librezat për verifikim nëse jeni debitor, nuk do t’ju ndërpriten dritat”

  1. AK-47 says:

    Ore keta njerez qe vidhnin OSHEE-ne nen hunden e kujt vidhnin?? Nen hunden e OSHEE-se eshte pergjigjja, sepse keta e kishin per detyre deri tani qe te mos lejonin njerez te vidhnin…Por keta tani po luajne nje loje tjeter, kontrollojne njerezit qe kane vjedhur pa dijenine e tyre per te mbushur statistikat dhe per te dale ne rregull me qeverine dhe me xhepin e tyre.

    Nje pyetje kisha: Kush me thote se sa Kw/ore harxhon nje x-qytet ne muaj dhe ne cilin kontator matet ai?? Asgjekundi, prape vazhdon i njejti avaz, te tjere vjedhin e te tjere paguajne, e asnje nuk e di se sa eshte llogaria…

    Pse nuk dalin ne konferenca shtypi dhe te thone vetem dy shifra: Sa kw ore u harxhuan dhe sa u arketuan?? Prape budallenj jane ata qe paguajne…

  2. dafi says:

    Pra qe te vertetojme se kemi paguar duhet :
    Libreza e firmosur dhe vulosur
    Mandatarketimi
    Kuponi tatimor
    Nuk e kuptoj vetem njera nga keto apo te treja se bashku vertetojne pagimin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje