Mjekët kundërshtojnë me forcë, madje me indinjatë inisiativën e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e bluzave të bardha si një veprim që cënon dinjitetin e tyre.
Në emër të mjekëve, infermierëve dhe tenkinëve laburantë të QSUT-së mjeku infeksionist Tritan Kalo, i kërkoi ministrit të Shëndetësisë të kërkojë falje, madje, nëse ka përgjegjësi, të japë dorëheqjen, pasi nuk po rikthen dinjitetin bluzave të bardha, por po i nëpërkëmb ato.
Fjala e plotë e Tritan Kalosë në Komision
Nuk bëhet aspak fjalë për rikthimin e dinjitetit të bluzave të bardha por nëpërkëmbje të tij, çka ka sjellë trishtim zemërim, pakënaqësi dhe frikë për të sotmen e të ardhmen profesionale.
Pa mbyllur procesin 5 vjeçar të kreditimit, pa nxjerrë mësimet e duhura nga ky proces për të përmirësuar fazën e dyte, na shfaqet në horizont një urdhër i ministrit jo mjek për testimin e mjekëve,infermierëve e teknikëve laborantë duke nisur nga muaji shkurt 2015 .
Vend e pa vend, për të krijuar një tymnajë për problemet socio-ekonomike të vendit mbi 23 vite politika jonë vetëm përbalt nëpërkëmb dhe zhvlerëson figurën e lartë të mjekut dhe personelit mjekësor që nuk punon nuk jeton dhe nuk paguhet si në Amerikë.
Pasi tani duan të na mbushin mendjen se kanë zgjedhur modelin amerikan për këtë palo proces të testimit.
Nëse do të perifrazohej një thënie e vjetër thotë: Ku Amerika e ku ne.
Sot jam roje pesonalisht në spital dhe në fund të 24 orëve shërbim do të marr vetëm shpërblimin e një ore pune të një sanitareje në SHBA.
Organizuesja dhe vlerësuesja e procesit të edukimit në vazhdim është vetëm Qëndra Kombëtare e Edukimit në vazhdim e ngritur mbi bazën e një projekti zviceran e cila në bashkëpunim me MSH, MASH urdhrat përkatës të mjëkevë, farmacistëve e infermierëve përcakton modalitetet për organizimin në edukim në vazhdim e kreditimin e tyre.
Si mundet që me një të rënë të lapsit të hidhet poshtë stresi dhe mundimi i mjekëve për të mbledhur kreditet, energjitë, paratë e shpenzuara, sakrificat larg familjes nëse këto kualifike dalin të pavelfshme.
Pse nuk i quani të pavlefshëm edhe diplomimet, specializimet dhe titujt shkencorë të deritanishëm dhe ta fillojmë nga zeroja.
Mentaliteti i vitit zero dhe fillimi i vitit zero na kanë shoqëruar që në fillimet e demokracisë.
Deputetë të dashur nuk testohet produkti final i linjës prodhuese, por hartohet që në fillim një projekt bashkëkohor për këtë linjë,
Nuk testohen dhe ritestohen mjekët e personeli mjekësor sa herë kanë fjetur keq financat e një ministri apo bashkëpunëtorët e tij, por veprohet duke ndërtuar strategji afatgjatë për funksionimin e tij sa më afër perfektes në të gjithë hallkat e tij, infrastructure e më pas mendohet për prapësi të tilla si testimi dhe vetëm ritestimi
Ju lutem kthejani mjekësinë mjekëve dhe mos na testoni më pas.|
Mjekët janë kategoria më e testuar e shoqërisë shqiptare me një zinxhir testimi konstant përgjatë viteve të performancës së tyre. Nuk ka profesion më të testuar.
MSH me vendimin e saj ka shkelur autonominë profesinale të mjekut. Testimi në mënyrën si ofrohet të bëhet është plotësisht antiligjor dhe korruptiv.
Ajo që është më e rëndësishme është se nuk ka programe të qarta dhe platforma të edukimit në vazhdim për mjekë dhe infermierë si në nivel rajonal dhe kombëtar, dhe edukimi nmë vazhdim është bërë përmes profesionistëve në mënyrë individuale apo shoqatave profesionale, dhe MSH nuk ka të drejtë të kërkojë dhe të vjelë frytet e një pune të pakryer nga ana e saj.
Nëse do të përmirësojë sistemin mjekësor ta nisë që nga niveli i universitetit mjekësor.
S’mund të merret një test i gatshëm i nivelit postuniversitar nga një vend tjetër dhe të përkthehet në shqip, sepse ai test është bazuar në kurrikulat e atij vendi në nivelin e përgjithshëm e standardit të kujdesit shëndetësor të atij vendi.
Nëse mendohet se studentët e universitetit mjekësor janë në nivel të ulët atëherë përgjegjëi të madhe kanë pedagogët që u japin mësim. Nëse duhet të bëhet testim atëherë ai të nisë nga mësimdhënësi dhe nga drejtuesit e departamenteve dhe të shërbimeve.
Po vetë piramida drejtuese e shëndetësisë, në të gjithë nivelet e saj deri në ministri a ka përgjegjësi për këtë “nivel të ulët” që ata mendojnë se ekziston?
Po ata a nuk duhen të testohen nëse i plotësojnë kriteret për të qenë aty ku janë? Pse nuk flitet asnjëherë për abuzimet e këtyre 23 viteve në shëndetësi? Korrupsioni na vika nga 200 e 500 lekëshi që na fuskan në xhep infermierët dhe mjekët, e jo nga milionat që fluturonin e fluturojnë në drejtim të paditur?
Ikën një drejtor e vjen një drejtor, ikën një ministër e vjen një ministër në QSUT ku unë punoj sheh vetëm bojaxhi, lulishtarë dhe bileta mbledhës të parkingjeve që janë tepër aktivë apo ngritje e prishje të kioskas por askush nuk flet e analizon faktin se ku fluturuan “milionat”për fasadinat e mëparshme për instalimet që pa u inauguar rrjedhin në çdo qoshe, për mbeturinat spitalore që nuk asgjësohen në përputhje me teknologjinë e asgjësimit por hidhen në landfilldet publike. Asnjëherë nuk është folur për shumë fakte: Pse u zbrazën qëndrat shëndetësore periferike? Ku u sistemuan këto mjekë dhe mbingarkesa e personelit të spitaleve rajonale të QSUT-së
Po raporti personel mjekësor -personel administrativ e ndihmës? A është i mirëstudiuar apo ndërrohu një parti në pushtet zbras disa miq e militant në poliklinika spitale e QSUT? Ata vetëm shtohen e shtohen duke kaluar kohën para kompjuterave duke lozuar Solitaire, po ato vetë a do të testohen?
Këto keqmenaxhime të burimeve njertëzore në mjekësi jo vetëm kanë thelluar hendekun e trinomit qeveri-mjek-pacientë por dhe kanë kontribuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Ka shkaktuar indinjatë dhe fyerje për të gjithë armatën mjekësore me arrogancën e shpërfilljen e tyre duke shkaktuar një stres të panevojshëm tek mjekët që dashur pa dashur rrit marshin e gabimit diagnostik dhe terapeutik dhe ul performancën e tyre.
Mjekët janë të lodhur nga mungesa ndër vite me përbaltjen konstante të tyre, përdorimin për qëllime politike, përdorimit të kapaciteteve të tyre për të kaluar sitatua dramatikie e destabaklitive të theksuar që ka kaluar vendi, mos vlerësimit financiar të mundit të tyre. Ky është limiti i durimit.
Askund dhe askush nuk flet pë rata që quhen mjekësi “shëtitëse” të mjekëve të huaj, që vijën vizitojnë “therin pacientë shqiptarë”dhe më pas ikin e nuk u gjendet gjurma. Si operojnë këto spitale të huaja në Shqipëri?
Po personeli i tyre mjekësor me çfarë statusi punon? A janë ata mjekë të licensuar në Shqipëri? A kanë ata njohuritë bazë të gjuhës shqipe? A kanë ata të ekuivalentuar diplomën me diplomën e specialistëve të tjerë shqiptarë, pra mjekëve shqiptarë me të cilët punojnë ? A e kanë kaluar ata provimin e shtetit?
Dhe më pas a janë ata të licencuar për ushtrimin e profesionit të mjekut në Shqipëri sikundër bëjnë kolegët shqiptarë që detyrohen të punojnë brenda këtij sistemi?
Ministria për medinimin tonë ka marrë një vendim të nxituar jo të mirëstudiuar pa përfshirjen e profesionistëve të fushës, çka tregon se ai nuk e ka kuptuar se çfarë përfaqëson mjeku në tërësinë e tij dhe në këtë pikë duhet të bëjë falje publike dhe nëse është i përgjegjshëm të japë dorëheqjen.
Si përfundim kërkohet prej tij përgjigja e këtyre pyetjeve:
-Me kë po i bën reformat?
-Cilat platforma po ndjek?
-Çfarë modeli po ndjek në testimin në masë të bluzave ët bardha?
-A kishte dhe a ka planifikuar ministri ngritje pagash duke e barazuar ato me vendet fqinje meqënëse u referohet atyre?
-Çfarë stafi ka në ministri, apo bordet me të cilat po punon për këto reforma?
-Çfarë kapacitetesh kanë këto stafe dhe për çfarë meritash janë aty?
-A e njeh Ministri i Shëndetësisë autonominë profesionale të mjekut?
Po e mbyll me një shprehje: “ Duhet të jesh – mirësjellshëm me njerëzit në rrugën tënde drejt karriereës sepse3 në rerugën tënde drejt zbritjes do i takosh ato patjetër”
Sektoret me te korruptuar e me kriminale sot jane drejtesia dhe mjekesia. Keta pseudo mjeke, qe per 25 vjet vetem ropen per se gjalli qytetaret e pambrojtur (pasi Sala e Tritani po mbushnin thaset per vete), i tremben testimit, pasi kane mbi 20 vjet qe s’kane hapur nje liber. Mjeke me te paafte e me matrapaze se ne Shqiperi nuk gjen ne asnje vend te Botes. Prandaj testimi duhet bere me patjeter dhe me pas te zhduken te paaftet e kriminelet. Mire do ishte te testoheshin nga nje komision me mjeke te huaj, atehere do te shihnim se sa te afte jane keta qe bertasin se kemi vite qe jemi mjeke, apo kemi bere specializime jashte e te tjera brockulla. Ne radhe te pare keta (shumica) nuk jane njerez e jo me mjeke. Le me ata deputete mjeke qe s’kane punuar asnjehere ne profesion.
Jam i sigurte qe shumica ketu komenton pa lexuar lajmin!! Lexoni o derra dhe mos akuzoni kot mjekun sepse ne 70 % te materialit qe ka shkruar ju mbron ju kur shkoni neper spitale o derra.
Thote ku shkojne fondet, pse shperdorohen dhe nuk blihen ilace, nuk blihen aparatura? A nuk eshte dhe ky shqetesimi juaj o derra qe komentoni sipas oreksit te partise?!!
O popull i ndyre me drejtues te ndyre e keni hak qe jo tju rrjepin nga taksat dhe te tallin rrocken sic po e bejne por edhe t’jua fusin edhe nga nje sallator nga pas…pushta
O derra o derra!
Mjek human eshte ky?!Mendoni sa mire te “sheron” po I re ne dore.Dinjiteti nuk ruhet duke mos bere testim por duke e bere ate dhe duke dale aq I mire sa je ne te vertete.Ne fund del se sa I larte eshte niveli I mjekeve.Praktika ka treguar qe ne spitalet tona zhvatesh ne menyren me te paskrupullt deri sa vdes nese nuk paguan,prej ketyre mjekeve.Dhe nese jane aq te mire pse e kane kaq me frike testimin.Ministri nuk eshte mjek por edhe nuk ka thene qe do ti testoje ai mjeket.FRIKA E TYRE ESHTE SE MOS I IKIN PRIVILEGJET,D.M.TH. PARET QE FUSIN PERDITE NEPER XHEPA.Ai qe eshte I ditur,ai qe ka lexuar,nuk ka frike nga testimi.Me sa degjoj ankohen me shume ata qe kane pozicione te mira ne spitalet tona ,vende kyce qe jane burim I pashtershem pasurimi.Prandaj edhe gerthasin aq fort.
poshte komunizmi qe i konsideron mjekun sherbetor
Shqiperia cdo gje e ka KERRME fare , jo vetem mjeket !
Eshte vet mentaliteti i ShqipKARVE i tille .
Rast personal – 1 nate vere piva (ashash) dhe shume alkol dhe u bona per spital .Me cun shoket dhe pas 2 serumeve u bona gati me ik , me ndalen shoket e me than vecmas jepi noj lek infermieres . Ngela me sy hapt ,,,thashe me vete po infermieria per ca paguhet ????
I dhashe 1 10 mije leksh dhe as nuk fola fare me ShqipKARAT qe kisha per shoke se do ishte humbje kohe per ti tregu se ne vende tjera do ishin CUDIT me kte “sugjerimin” e tyre .
Kshtu Mjeksia ,Kshtu Drejtsia ,Kshtu Policia e kshtu “shteti” BORDELLO i quajtur SHQIPKARI !
POPULLI!bene nje koment shume te mire.Mjeket kane 20 e ca kusur vitesh qe po rjepin popullin dhe akoma nuk jane te kenaqur. Eshte e vertet qe eshte hedhur balte mbi mjeket dhe mjekesine ne pergjithesi,por shkaketare jane vete mjeket se jane me te koruptuarit ne shqiperi,bashke me drejtesine.Me sa duket Tritan Kola do jete mjek frkacak dhe ndonje pinjoll i pd-ke se ata çdo gje e shikojne me skepticizem,dhe dalin me trungje para qeverise,per te penguar punen e saj.Testimi ne mjekesi eshte me se i domosdoshem.
ne fakt Tritan Kalo eshte anetar i PS , i angazhuar ne fushaten e PS, eshte nje mjek qe ka ekuivalentuar diplomen e vet ne Paris e Kanada , ka punuar respektivisht ne keto vende , madje dhe ne Afrike. Eshte nga ata mjeket dhe njerez mbi te gjitha qe skane frike te thone te verteten
Po kujt ja thu? Turma turme ngelet
Po ti o Popull c’fare profesioni ke? para se te shashe mjeket duhet te shprehesh per vete.Eshte e vertet qe ne kemi inxhiniere te pa afte,mesues te pa afte,mjeke te pa afte,politikane te pa afte,bile dhe pa shkolle fare.Por problemi shtrohet cila eshte rruga per te dale nga kjo situate.Nuk mendoj se eshte testimi,mbasi gjendja njihet.Ministria duhet te ndertoj programet per rikualifikimin e mjekeve, dhe gjate ketyre kurseve le te behet dhe testimi.Per secilin mjeke duhet te hapet dosja, e cila te permbaje te dhenat e shkolles,rezultatet ne pune( sa raste ka te sukseseshme dhe sa te pa sukseseshme), vleresimet gjate kualifikimit,titullin shkencore,sjelljen ndaj pacientit etj.Vetem mbase nje perjudhe te caktuar do te duken rezultatet.Por me kryesorja eshte motivimi i mjekeve.Nqs ata nuk do paguhen mire mos presim mjekesi mmoderne.
po ti popull je e si popull flet , ndaj mbetesh POPULL
per popullin , ky eshte nje mjek dhe nje njeri i mrekullueshem ndaj para sae ta gjykosh merr mundimin ta lexosh
shko more p…. doni akoma ta vdisni kete popull,ju,jeni futur me mik aty,tjeter e rropet kete popull dhe keni goje ju s’jeni mjeke por vrases.
shko mor pirdhu
Mjeksisa ne radhe te pare ka humbur vlerat e veta duke ndjekur politikanet e semure.
Ne radhe te dyte vlerat e mjeksise ruhen vete nga personeli, me punen e dobishme ne favor te pacjentit, qe deri me sot i ka munguar.
Ne radhe te trete eshte institucioni qe duhet ti mbroje keto vlera, pra ministria. Per pacjentet mungojne qe te treja keto.
Ministria e shendetsise eshte ministria me e dobet e udhehequr nga kjo qeveri e re. Nje spital i qendres spitalore ne Tirane ku nuk ka nje aparat per matjen e sheqerit qe nuk kushton me shume se 30 Euro, çfar do presesesh me shume nga ky spital?
Ministri po ben lufte te veshtire Ka kunder klanet e mjekeve qe i kane bere monopol operacionet Shkoni pak neurologjia Petrela ka monopolin aty Po ashtu ke kirurgjia urologjia dhe behet fjale per 20 20 euro ne dite Te mos flasinm per firmat e ilaceve tit vasilin e Lsi pellumb biperon Prandaj mos flisni kot
I nderuar Dr Tritan Kalo, jeni nje mjek me pervoje dhe i respektuar, dhe uroj qe diplomen ta kesh marre me merita dhe si shumica qe kane mbaruar mbas 92. Perse ndiheni i indinjuar kur testimet do tju rrisin vlerat doktoreve si ti dhe do te jeni akoma me nderuar sepse do te dilni me piket me maksimale. si ndiheni kur perbri keni nje pinjoll partie qe i thote vetes mjek qe ti e di shume mire qe eshte nje plehre dhe ai e di shume mire qe eshte nje kokerr idioti dhe nuk ka lidhje me mjeksine. Dhe ka plot mjeke te tille dhe jam i sigurte qe ti njeh shume, ose me qarte nje rast nje drogaxhi i vene drejtor ne rrethin e Elbasanit nga LSI, pijanec dhe perdorues i kokaines, qe tashme eshte transferuar ne Tirane, Per etike nuk po ja them emrin, ka ndertuar nje restorant gjigand brenda rrethimit te spitalit gje qe me ligj ndalohet. Me thuaj si do te doje te distantohesishit nga persona te tille? Ose mjeke te tille. Do te uroja qe te ishte nje testim i ndershem dhe gjithashtu ti behej test edhe per lendet narkotike ketyre vampireve qe po ja thithin gjakun popullit te shkrete, se te shkrete vijne tek spitalet e shteti, Sepse nenat e politikaneve shkojne te amerikani dhe gjetke. Te jesh krenar per diplomen dhe experiencen dhe jam shume i sigurte qe ti nuk je nga ata monstrat hajdute dhe gjakpires.
Ju uroj shendet
Te gjithe ju qe komentoni ne kete menyre te jeni te bindur se vetem me testim nuk zgjidhen problemet e drejta qe ju shtroni, edhe pse jane te fryra.
Ti Pacient duhet te jesh i bindur qe ai drejtori i Elbasanit do te dale shume mire.Ai eshte i zoti dhe ne shqiperi keta njerez te “shkathet” dalin gjithmon mire.Respekte
jo mor zotni tirans i vertete nuk eshte drejtor ne elbasan ai eshte drejtor isksh ne tirane quhet pjerin shkurt pipi i perjashtu nga fakulteti 1987 ngeles periodik mbaru fakultetin ne 1995 shok i bodigardit te saliut izet haxhija testimi ky nuk testohet do testoj pasi eshte drejtor upppppppppppuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
NUk doja tja thoja emrin atij plehres por ai e beri lemsh spitalin e elbasanit tani po ben te njejten gje ne tr.
Shoh qe ketu shkruajne njerez te matur e te mencur ashti sic shkruajne langaraqe dhe idiote!
mjekseia ka shume probleme dhe le shume per te deshiruar ne Shqiperi, une per vete jetoj ne Lion , por kthehem hera heres ne Tirane!
Mjekesia shqiptare eshte ne agoni prej vitesh dhe per kete falijn e ka p[atur dhe e ka vetem POLITIKA !
Politika ve ne drejtim dhe ne menxhim militante dhe aspak profesioniste!
Mbi cfare bazash jane rekrutuar stafi i ministrise se shendetesise?? a e dini ??
Mbi cfare meritash ?
Prof Kalo perfaqeson nje plejade te mrekullueshem mjekesh, eshte elite !
Une personalisht u interesova per tu shperngulur nga Lioni e per te punuar ne Tirane si mjek, i joshur nga fasada e bukur e rilindjes .
Erdha ne Tirane, shkova disa dite rresht ne drejtorine private te Edmond Stojku , dhe me kane perlasur deren fytyres ne menyre permanente mgjs kam disa kualifikime e specializime ne fushen e ORL dhe urgjences. qe te gjitha te marra ne Paris dhe Bruksel.
ne memaxhimin e shendetesise ne Shqiperi ka nje kaste ryshfetxhinjsh dhe vjedhesish qe as duan tja dine per shendetesine!
Ky palo minister vetem per shendetesine shqiptare nuk mendon!
Rekrutimi i mjekeve behet mbi baza korruptive.
Menxhimi i fondeve eshte skandaloz, vidhen.
Drejtuesit e spitaleve dhe te drejtorive jane njerez pa integritet dhe te paafte !
prof Tritan Shehu shkruan me siper: Lerjane mjekesine Mjekeve dhe mos i testoni !
ketu ne France institucioni qe kontrollone punen e mjekut, aftesite dhe etiken eshte Urdheri i JMjekut i cili eshte organ suprem mbi ministrine e shendetesise!
Perse ne Shqiperi urdheri i mjekut eshte i sfumuar dhe minsitria dhe stafi i saj i cili nuk eshte aspak politik por thjesht jane militane zgjedhjesh merr nisma anti profesionale dhe jo etike ??!!
Zoti e befte mire Shqiperine !
Amen !
LUFtA E tE KORRUPtUAREVE,LUM SI NE,SE NE FUND DO KEMI VEtEM NjE PALE tE KORRUPtUARISH.
Te largohen sa me pare monstrat qe kane rrembyer sektorin e shendetesise. Keta klane jane krijuar e ushqehen qe nga koha e hajdut Vasilit dhe ende mbahen ne kembe nga baxhella LSI.
Plotesisht te drejte ke.
Kete idiotizem te ministrit te shendetesise duhet te ngrihet ministri i arsimit t’ia mbyllin gojen keti hajvan ministri qe kerkon te testoje arsimimin,diplomimin profesional te mbrojtur nen pergjegjesin e komisionit arsimor te vendosur me ligj,norme programim i Ministrise se Arsimit Shqiptare.
Cfare kujton ky fare ministri te shendetesise.U ba deti kos me emrimin minister kete fare qytetari qe kerkon pushtet edhe mbi ministrin e Arsimit duke vene ne dyshim.
Mblidhei kembet sa ke jorganin e ministrise tende.Nese Mjeket nuk kryejn detyren ke masat ligjore dhe jo te na besh te ditunin prej hajvani sikur vetem ti po dine e punon dhe lum se tu dha karrige ministrie.
Te lumte Dr Kalo, Do te shtoja qe adresimi eshte imanget duhet perfshire dhe k/ministri.
I kujtoj nje komentuesi se ne !997 kur te gjithe braktisen punen mjeket u perballen me gjithe problematiken e dhumshme te kohes sa qe kur iknin ne pune puthnin femijet se nuk dihet nese ktheheshin me apo jo.
Dhe nje tjeter o “popull” komentues: nese mjeket do te ishin aq te korruptuar sa ne drejtesi do te ishin bere mal me kufoma.
BRUINS!Me sa duket ti nuk jeton ne shqiperi.Mund te jetosh jashte me ndonje vend te botes,por te pakten duhet te dishe se çfare behet me mjeket,qe, po rjepin popullin,dhe po nuk i dhe aq miljona atij,ai te le te vdesesh,dhe nuk i vjen keq.Disa mjeke ketu ne shqiperi jane te pashpirt,sa per çeshte parash, nuk marrin parasush jeten e njerzeve.
Spartaku ! Une vertet jetoj jashte por kam punu 26 vjet aty dhe e njoh ate sektor shume here me mire se ju. Problematika aty eshte shumeplaneshe dhe e komplikuar pasi nuk ka nje strategji kombetare,nuk ka nje mekanizem mbi bazen e te cilit te funksionoje gjithe sistemi. Zoteri cdo sherbim ka nje cmim dhe ne sistemin shendetsor ky mungon ,pra nuk dihet sa kushton sherbimi mjekesor dhe fondet jepen apriori ose ee thene troc rrumpalle.
Zoteri a e din ti kush eshte baza socile e korrupsionit ne sistemin shendetsor? A e din ti se mjeku eshte misionar dhe jo profesionist( nuk perjashtoj sharlatanet qe si kudo dhe ketu nuk mungojne),A e din ti se nje liber profesional(last edition) kushton 400-500$ ?
Duhet me shume mirnjohje dhe me pak urrejtje per kete lloj sherbimite llojit te vecante.
TESTIMI NUK TREMB MJEKET E MIRE E QE E MERITOJNE KETE EMER, POR SHARLATANET, QE JA U KANE DHURUAR APO BLERE DIPLOMEN DHE VETEM EMRIN KANE TE TILLE. KETA E KANE SHTYRE EDHE MJEKUN E NDERUAR KALO, QE TE DALE NE MBROJTJE TE TYRE E TE KUNDERSHTOJE TESTIMIN.
Shko more legen. Ministrat nuk ka nevoje te jene mjeke. Ne cdo vend perendimor ministrat jane politik. Mjeket duhet te certifikohen dhe ti Kalo duhet te ishe mbeshtetes i forte i kesaj nisme sepse ti nuk ke pse ke frike nga certifikimi. Por mjeket e rinj kane dale me diploma te blera dhe po ashtu mund te kete ne sistem mjeke qe i kane blere diplomat. Sigurisht qe mjeket rrumpalle ne Shqiperi kane frike sepse ata nuk dine se si funksionon bota perendimore. Keta qe kundershtojne jane mjeket e komunizmit ku mjeku konsiderohej Perendi. Ka ardhur koha qe mjeku te behet nje sherbetor i njerzve ashtu sic edhe e kerkon betimi i tyre.
dr kalo nje mjek dhe njeri i shkelqyer kurse shume nga komentuesit me shume emra fshihet informaticienti Beqja e ka hobi kete pune prandaj ed rama degjoj mire komunitetin e mjekeve pasi ata jane diplomuar vetem nga fakulteti i mjeksise ku kane bere mbi 70 provime kane dhene shume testime provimin e shtetit kualifikime etj dhe eshte e turpshme ti fyesh fare mire kush jane problematiket ta zgjidhin vete ka shume mjek me 0 kredite ose jo me shume se 150 te detyrueshme jane rregullru meligj provim per tu pergatit pas 6 muajsh Ed RAMA E DI SE I LEXON ZERIN E NJERZVE A STE DUKET E DYSHIMTE QE PLAKU NUK FLET FARE PER KETE CESHTJE AI RI NE PRITJE SE SHFRYTZON RASTIN QE TE ACAROHET PUNE TA THEM SERIOZISHT JANE INSTRUKTUAR NGA DEPARTAMENTI I SHENDETSISE EKZAKTSISHT TITAN PRESHI SHEHU QE TE BEHET PROTESTE DHE REVOLTE DHE DUKE I KUNDERVUN KOMUNITETI I MJEKEVE pS DHE TY PRANDAJ KUJDES MOS JA JEP KETE KENAQESI SI ATO BUDALLEQT E TOS NANOS NE KPD NUK KA ARSYJE TE FUTESH NE TESTIM PER 2ORE MJEKET HIQE BEQEN DHE VENDOS NJE PROFESIONIST NE KETE POST DO TE FITOSH KRDIBILITET
jam plotesisht dakort me propzimet e ministrit , por ti kujto nje qe ai duhet te punoj per standarte jo ti riceritfikoj mjeket ,se po shikoj ca komentojn se po e rjepin popullin , nje gje di ata mjek qe kane dale me zotesi jan dhe te zote ne pune , kane shpenzuar kohe dhe munde dhe tere leket e prinderve qe te dalin mjeke , dhe ne funde te vijne te sherbej me 30000 mije leke ne muaje edhe te studijo ,edhe te ndjek kurse a seminare ku di une ,, me ato pagesa qe marin, ate sherbim do perfitojm , dhe ne qoftese kerkojm standarte standartet duhet te jene ne te gjitha drejtimet , dhe populli te mesohet te paguaj taksa qe te kete te drej te kerkoj sherbim,, imagjinoni nqs keta mjeke do dalin ne greve per nje muaj , ku populli ku do shkoj qe te mjekohet ne bote me cmime shume me te larta, se ne shqiperi qe shut qe thireni mendjes
Ska me keq per shqiptaret e shkrete. Beqa I rrujti ca leke nga helikopteri tani I duhen ca te tjera nga testimi…..e kshu me rradhe..deri ke kryeministri qe thot nena ime ka leke me shku te privati hajde ….vajmedetrilindje hajde
Me pelqeu kjo pjesa “Sot jam rojepersonalisht ne spital dhe ne fund te 24 oreve sherbim do te marr vetem shperblimin e nje ore pune te ne sanitareje ne SHBA”…..Une kam mamin sanitare dhe po mos punoja une do vdisnim per buke, por ne ndryshim nga ty mor mjek i felliqur ne nuk i shikojme njerezit nga duart. ptu fare e keqe
Po aq eshte shperblimi i rroges qe merr profesori per ate dite roje mer toc! S`ja ka fajin dr.Tani mamit tat dhe ty qe ke bo vetem tetvjecaren mer gabel, ik e mlidh nai kanoce aty!
Ministria e sh.me MASH ME PARE SE TE MERREN ME TESTIMIN TE SHIKOJNE GRADAT SHKENCORE TE MARRA NE VITIN 2013 ME FUSHAT.KU PAGUHEJ 10 MI E.2-3 MI E STATICJENI DHE 2 MI E.DREKAME KOMISJONET FAMKEQE.Te shikohen gradat shkencore dhe masterat ne te gjitha vitet qe paguhen nga taksat pagusit shqiptar,ne te gjitha fushat .Sa efektive jane dhe SA PLAGJATURA KANE.KU GRADAT SHKENCORE TEK NE JANE SHKARKUARE NGA INTERNETI.
He mo edhe ju mjeket kot ankoheni, Byqja per te miren tuaj po punon…Testimi, pse jo?!
Kush do i bej??? po ato qe vijne nga Kristali do i bejne qe ta bejme edhe Qsut-ne KRISTAL….
MOS HARRONI
TESTONI PAK EDHE DREJTORET E SPITALEVE SE SHUMICA NGA ATO TE EMERUSAR RISHTAS, JANE ANALFABETE KLASIK
o xhimi mbetsh be dyert e doktoreve o i zi! Bashke me Beqir Beqen qe te paguan te rrish ne blogje
Faleminderit per mallkimin. Ne Amerike thone ‘Karma is a bitch’ – Karma eshte nje bushter’ – Te bie ne koke’. Mua me merr te keqen sepse une kam te gjitha sherbimet e duhura perendimore edhe nese semurem. Shqiperise dhe mjekeve sharlatan si puna e juaj ju kam then ‘Good Bye’ prej 21 vjetesh. Une po flas sepse me vjen keq per ata te mjere qe bien ne duart e mjekeve sharlatan shqiptare – Hajduter dhe Kopuker – sigurisht jo te gjithe. Falenderoj te gjithe ata qe jane njerez te ndershem dhe te devotshem tju sherbejne te mires se njerzve. Sa per pagesen mua nuk me paguan njeri sepse fitoj kaq shume sa qe mund tju jap dhe skam nevoje qe te me japin. Shiko se mos e ben ti ate punen e sherbimeve me pagese.
Mjeket jane ajka e ketij vendi.o popull komenti jot nuk me pelqeu.ty o popull te rropi tjeter kush.me cpo kuptoj jo vetem pasurine por dhe mendjen.
Ata me diplome Kristali jane ne ministri ,po pergatisin tezat e testimit,gjynah qe e mbyllen Kristalin ,ka nxjerre kuadro te afte
Testimi i mjekeve nuk duhet te behet. Ne te gjithe EU eshte edukimi ne vazhdim, sic e kemi dhe ketu tek ne prej 5 vitesh QKEV.
Sigurisht testimi i mjekeve eshte qesharak deri ne marezi. Perfyteroni se shkoni ne treg per te blere perime dhe ne peshore eshte nje majmun orangutang i cili vlereson peshen dhe kujt duhet ti japish paret e mallit. Por mjekesija eshte sektori me i piste dhe shumica e mjekeve dhe punonjesve ndihmes hsjdute te paskrupullt dhe gati e kane ligjeruar ne vehten e tyre se “kafen” e kane hallall mbasi paguhen keq. Te gjithe punonjesit e administrates paguhen jo mire, por askush nuk i ka vendosur me force aty. Vec kesaj, ne shumicen e rasteve mjeket ne spital shkojne per te siguruar paciente per klinikat e tyre private, apo laboratoret e analizave apo farmacive ku marin perqindje.Pra nje korporate mafioze te ciles i intereson politika per ate qe mos i turbulloje ujrat. Kesaj gjendje te rezikeshme, bile do te thoshja me te rezikeshme se gjyqesori ku secili aktor (hajdut), vepron i vecuar nstyrisht Ilir Beqja eshte i fundit qe mund ta stabilizonte.
Mjeksia ka probleme. Mjeket specialiste kane monopolin.Bejne vizitat tek specialitetet,kane repartet e shtrterit ne spitale, kane klinika private me labradoret perkates dhe farmacite e preferuara. Punen ne klinika e spitale shteterore e kane veten per te siguruar klentelen.Pjes tjeter e mjekeve ne qendra shendetsore ne lagje e fshatra nuk kane asnje kualifikim jane disa te vjeter ne prag pensioni qe kane humbur fare reflekset e zanatit dhe disa te rinj qe nuk kane fare aftesi ne zanat. Kjo kategori plotson disa te dhena e receta farmat por nuk kane aftesi per diagnoze e trajtim mjeksor.
Testimi dhe kualifikimi i mjekeve eshte nevoje urgjente e shendetsise. Ndarja e detyres ne pune ne shtet apo privat te mjekeve duhet te perfundoje.
po mir po keta ministra qe kane diploma fallso kush dhe kur do i i testojne ose me mire kur do te vihen para drejtesise per fallsifikim dhe nuk jane pak filloni nje her me kelysha e xhorxh sorosit
O z.Kalo,jetoni ne Shqiperi ju apo ne Hene,nuk e dini ju si jan katandisur universitetet tek ne,e pra keto fare kioskash qe e kan emrin univers-itete prodhojne dhe mjeke,dhe keta fare mjekesh kan ne duar shendetin e popullit,si duhet te veprojme simbas jush te bejme sehir apo te veme dore?!Ne se ke te besh me Isuf Kalon,mjekun e Enverit dhe shokun e Saliut te mirekuptoj per shkrimin.
Te testohen dhe te mos vazhdojne te fshehin paaftesine e tyre. Pergezime ministrit Beqja per nismen. Mos j ndal sepse ata qe Jane te paafte dhe te pasur do perpiqen me cdo kusht te evitojn Testimim. Turp per fjalet e profesorit qekur testimi eshte marrje neperkemb e dinjitetit. Po te trajtosh paciente Duke qene I paafte Apo I pa sigurte per dijet pseudoshkencore cfare eshte nuk eshte marrje neper kembe e hallexhinjve te semure e ne nevoje. Sa turp per ata mjek qe te pakten nuk din as justifikojn Pse I tremben testimit. Testimi ne amerike nuk Ka lidhje me pagen Ka lidhje me nje standard qe duhet to afrohet pacientet kur e quan Veten Mjek. Kaloni ate standart per veten tuaj Edhe pacientet tu besojn. Nuk jetoj Aty por edhe Po te Jem disa dite nuk do te pranoja te me kuronte nje Mjek pa asnje standard. Bravo qeveria Ka ardhur koha per ndryshime
…kjo inisiative kerkon ta shkateroje sistemin, jemi ne kushtet e terrorit psikologjik ,kur ministri deklaron kush humbet testimin iken nga puna ?!, per cfare testimi behet fjale, per cilen faze te formimit profesional, sepse mjekesia nuk ka filluar sot ajo daton nga koha e hipokratit,cila eshte baza ligjore, dhe ne cilen nen te kontrates parashikohet ky testim, ku shkoi sistemi i CME i cili akrediton dijen sipas parimit “secili me hapin e vet” cdo dite nje dicka e re cdo dite nje artikull , cdo dite nje periodik dhe cdo dite nje kredit Ashtu sic e ka Bota, cdo gje e faktuar me certifikata, dhe deshmi shume prej te cilave me komisione nderkombetare.Pra dija eshte proces i perditshem i perditsimit te dhenave shkencore e profesionale .Nuk behet kjo me ultimatum, pa nje sens orientimi paraprak per cilen database, e te ciles problematike,Si mund te testosh nje mjek Obsteter, per njohuri te Mikrobiologjise dhe ti thuash Nuk Je i Afte , ik nga Puna.Ky minister nese eshte i bindur qe ka paaftesi kolektive atehere po ben nje Autogol te Madh ndaj sistemit, sepse ose Nuk Ka paaftesi Kolektive dhe ne kete rast Testimi do te behet vetem per Te qetesuar ndergjegjet e trullosura te nje shoqerie qe ka 1000 probleme dhe per tu marre mjekeve ndonje lek (sic Flitet) ose ndodh qe nje pjese e mire e e mire e tyre nuk do ta marin testimin.(Qeveria ka tani te dhenat e nje testimi te nje kampin te mesuesve te fushates se famshme MESUES ne Profil ku 40% e pjesmaresve fituan testimin kurse 60 % nuk e fituan ) ne keto kushte i bie qe qeveria te largoje nga puna 60 % te personelit shendetsor ?!.Une besoj qe me mire te kemi nje sherbim jo cilesor se sa te mos kemi sherbim fare dhe te vdesin njerezit si kafshen neper cepat e rrugeve, por ka edhe me keq ,befas mund te zeje fill ne kushtet e mosbesimit kolektiv nje klime e ndezur terrori ndaj cdo problematike ne realitetin mjekesor e cila do te kerkoje shpagim penal dhe financiar per cdo fatalitet qe mund te ndodhe ne praktiken spitalore rutine duke thene “MA VDIQ DOKTORI” “KERKOJ DEMSHPERBLIM,SE KETA JANE TE PAAFTE” dhe do te hapet nje fushate gjyqesh ku te paditur do te jene mjeket dhe spitalet per muaj me rradhe sa te dale e verteta (nese do te dale, ku mund te molepsen lloj lloj mashtrimesh per te ndare Milionat e gjobave, kjo eshte makthi me i madh per sistemin shendetsor ne keto kohe te mizerjes.Prandaj shteti te jete serioz, nuk ka kontribuar aspak per trajnimin profesional te mjekeve, nuk u krijon kushte te mira pune, nuk u mundeson mjekimet bashkkohore pacienteve, nuk u mundeson teknologjine e avancuar diagnostike, nuk iu jep mbrojtje fizike dhe nuk I paguan ne pune dhe befas kujtojet te laje Mutin e madh qe i ka bere Shendetsise gjithe keto vite, Fale gjetjes Idiote Beqi_Rama me shurren e testimit ndaj mjekeve per te hequr nga vetja gjithe pergjegjesitye qe ka ne kete mes
Testimi te filloj nga shefat e klinikave dhe profesorave qe kane fituar Po aq sa ne Usa dhe pastaj me rradhe.
Mjeku Dritan Kalo,eshte mjek me shum eksperience dhe me sa di un,eshte specializu ne France dhe vertet eshte mjek i mir.
Pse eshte specializuar ne France nuk duhet te mbaje kete qendrim por tihape rruge rese, se nuk e ka mare me tapi, pozicionin qe ka.
Testimet te behen mbi baza ligjore dhe periodike gershetuar dhe me rifreskim praktik periodik ne spitale me te kualifikuara .Jo cdo minister qe vjen ne pushtet te beje testim te personelit . Ai te kete mekanizmin e tij. Dhe motivimi duhet pare . Specialistet nuk duhen lene me 40000 leke rroge . Merrni shembull nga Kosova dhe lerini llafet .
o komusta, ju edhe nena e rames te dal te shaj ket qeveri, ju prap do shani nenen e rames, qe ajo edi me se nga te gjith qar djali ka, po brey pas breyi komunista mbetet, po vini gishtin kokes, me gjith te metat qe kan mjeket, pyetja esht: kush do i testoj, ka grade shum te larter ne mjeksi, kush? edi (piktor) ose disa mesues ose erion brace kush? ne te lexuar se mjeket nuk ka, se e kan per detyr te lexojn rregullisht, pra esh leht le te testoen , por kush do i testoj me siguri ilir beqaj do jet ay ska tjeter
Beni testimet more horra se po vdisni njerezit.
Eshte fat kur keta pisa te japin diagnozen e sakte.
pooooooooor edhe keta specialista qe e japin te sakte,u del zjarr nga syte per LEK.
Mos beni gabim njerez te ikni ne spitale pa lek se do ju duket vetja si kafshe pa dinjitet nga keta qelbesirat me bluza te bardha te lyera me gjak njerezish
Jam dakort per shume gjera qe thote doktori, por edhe une do desha te kisha nje pension dinjitoz se nuk kam ndenjur duarkryq; por ne kete m__t vendi qe po jetojme marr ne nje muaj me pak sec merr sanitarja e Amerikes ne nje dite.
Vetem nese edhe politikanet tane do kishin te ardhura te peraferta me ne , mund te rregullonin dicka edhe per te tjeret , po ata kane hall kush e ka makinen te markes me te fundit.
Une s’kuptoj PSE tremben mjeket nga testimi kaq shume. PSE e kundershtojne me force. Ata kane kaq vjet pa u testuar. Ne fund te fundit eshte nje sfide qe i bejne vetes.
Ne perendim gjithe jeten testime ke. Do I beje mire dhe do I shkundi nga plogeshtia ku kane rene. PSE e marrin si injorim apo mungese respekti.
Qe mjeket duhet ti nenshtrohen shkollimit per ngritjen profesionle kjo ska diskutim. Shkenca dhe teknologjia ece perpara. kemi mjeke qe nuk dine te perdorin kompjuterin .jo per pune private por per pune profesionale.
Nuk eshte vetem Amerika qe teston mjeket.
jane te gjith shtetet e Europes shkoni e trajnojuni
e mesoni se si ushtrohet profesioni i mjekut.
ne cilin shtet te Europes, se nuk po flasim per Ameriken dhe Azine, mbaron studimet per mjekesi dhe punoon mbi 10 dhe 20 vjet dhe nuk ke hapur nje liber nuk je nenshtruar ndonje kursi per ngritjen profesionale?????
Mjeke medioker…jemi ne vitin 2015
Mjere ju per keto tru dhe llogjike qe keni! Testimi i mjekut absurditet shqipetar, qe nuk eshte pare dhe degjuar ndonjehere ne bote, mbase ne fiset afrikane per mjeket popullor
Semundja Berisha e shkateroj vendin ty doctor mos te vij keq qe te po testojne ke doctore si Flamur Noka qe koqe Berisha i dha emerin doctor
pse ke frike nga testimi prof i vjeter ,autoriteti profesional duhet provuar or mik jemi ne vitin 2015 .Drejtimin duhet ta mare rinia jo ca te mkur frikacake si zotrote. testimi dhe provimi duhet te behen norme per kedo, cdo provim apo testim te ngre ne nje shkalle me lart se te detyron te studjosh. apo keni frike se jubie autoriteti dhe nuk ruani dot vendet I uroj ministrit sukses dhe e vleresoj per guximin dhe punen qe po ben.
Testimi duhet te behet sa me shpejt se ka plot mjeke te paafte e sorrollaten kot e marrin pagen pa punuar.Ne kliniken shteterore stomatologjike ne Elbasan nuk punohet,Shefja e sherbimit gjithe diten punon ne kliniken e saj private duke marre edhe pagen e shtetit te taksapaguesve ne menyre te padrejte. Taksa nuk paguan edhe ne kliniken e saj.A ka kontroll e testim per keto mjeke. Te gjithe punojne privat.Une.si paciente me femijen tim kam shkuar disa here e asnji nuk punon atje ..
Doni te dini me per testimin? Te gjithe mjeket simpatizante dhe anetare te PS-s apo LSI-s do kalojne me rezultate te shkelqyera ne test. Te gjithe mjeket reaksionar do e humbasin testin dhe flaken ne rruge. Do ja fillojme edhe nje here nga e para, si ne 45-n. Pacientave do u kerkohet te paraqesin karten mjeksore ku eshte e shenuar perkatesia partiake. Pacienteve simpatizante du u jepet prioritet, te tjeret do dergohen ne shtepi se nuk i plotesojne kriteret. Cfare perralle! E admiroj idene e minsistrit pa portofol dhe mend, ai popull ate lloj takamit meriton. 1 milion shuplaka po perkthehen ne 1 million ide novative qe vetem ai popull i kupton dhe meriton. Edhe nje gje, se desh harrova, cdo gabim ne korrigjimin e testeve do justifikohet me mungesen e dritave, se korrigjimi do behet me qirinj.
I paafti trembet, e njohin veten cfare niveli kane, e duan ta qorrojne popullin e shkrete qe ka ra ne dore te kasapit e jo mjekut
Respekte doktor,profesionalizmi juaj dhe dhe i disa kolegeve tuaj populli i di shume qarte sepse ndeshet perdite,doktoret pas viteve 90 e kane marre shkollen me leke dhe kjo eshte e padiskutueshme, te kujt krahu te jesh duhet te flasesh me objektivitet nuk hapin dhe shleftojne asnje literature,te bejne nje bllok te tille qe ti nuk ke ku t’ja mbash dhe te bejne t’u japesh leke, dhe jane shume profesore me titull qe hyzmetin ta bejne tek klinikat private dhe jo te shteti, mjere ne te shkretet po te semuremi dhe te vemi te spitali shteteror se te con tek privati, dhe ti doktor i nderuar hase shume gjera kur erdhe ketu me shume probleme dhe me te drejte ke mendimin tend pse te testoheni, po kjo nuk esnte per ju, dihet per ke eshte, po ja dhe u testuan keta te paafte, cfare do behet, qe kur dalin nga orari i punes sirtari i tavolines eshte i mbushur me 10 mijeshe nga njerezit fakir dhe fukarenj qe nuk gjejne dot zgjidhje.
Këta, që nuk duan të testohen, “sepse cënohet dinjiteti i tyre”, janë ose mjekë “të korespondencës”, ose me dipllomë të blerë…(!!!??) Nuk u cënoka dinjiteti i tyre kur rrjepin fukarenjtë në nevojë…!!!???
Përshëndetje: ofroj shërbime për njerëz të ndershëm që kanë nevojë për mbështetje financiare ose aktivitete që krijojnë të ardhura dhe krijojnë një të ardhme më të mirë me një normë interesi prej 2%. Unë jam i gatshëm të jap kredi për të gjithë individët, të ndershëm dhe me karakter të mirë, pa dallim race. Unë ofroj një hua prej € 10,000 deri në € 5,000,000 në Bedingungen.Zngern shumë të thjeshtë që të mos më kontaktojnë direkt me adresën time e-mail: [email protected] nëse jeni të interesuar dhe në më pak se 72 orë problemet tuaja financiare janë zgjidhur.
Unë punoj vetëm me njerëz me reputacion.
Z. Williams Scott