Plotësimi i vendeve vakante në Komisionin qendror të zgjedhjeve duhej bërë më shpejt kështu është shprehur për televizionin Tema, eksperti i zgjedhjeve Kristaq Kume. Sipas tij për të mos pasur më situata të tilla, ku KQZ të mos funksionojë e plotë është shumë e nevojëshme që të ndërhyet në KOD, duke ndaluar dhënien e dorheqjes nga ana e anëtarit të zgjedhur të këtij institucioni. Për sa i përket mundësisë së futjes së teknologjisë në zgjedhjet e ardhëshme lokale, Kume ka theksuar se është gati e pamundur, pasi vetë klasa politike shqiptare nuk ka qenë e interesuar.
-Zoti Kume një ditë më parë janë plotësuar vendet vakante në KQZ dhe përt herë të parë në historinë e këtij komisioni shumicën e ka opozita. Mendoni se ky institucion tashmë mund të vijojë punën e tij pa probleme?
-Plotësimi i vendeve vakante në KQZ, tashmë kur jemi furtur në një proces zgjedhor, është tregues se klasa politike vijojn të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj këtij institucioni, të prodhojë të njëjtat produkte dhe të ketë të njëjtën sjelle ndaj tij,kryefjala e së cilës është presioni që përpiqet të bëjë bë çdo rast dhe në çdo mjet ndaj tij, e them këtë sepse ky plotësim duhej bërë kohë më parë, jo pse e kërkon kodi zgjedhor, por sepse KQZ është institucion i përhershëm, dhe punon pa ndërpreje gjatë gjith vitit. Puna e tij është po aq i kërkuar edhe kur realizohet jashtë kohës kur ka filluar procesi zgjedhor. Fakti dhe justifikimi se ky plotësim është bërë tashmë që kemi opozitën në parlament, nuk qëmdron, sepse mazhoranca i ka pasur të gjitha mundësit për të plotësuar realizuar këtë detyrim ligjor, që KQZ të kishte filluar kohë më parë. Sot ky institucion është i vendosur nën trysninë e afateve kohore për përgatitjen e zgjedhjeve lokale. Sot ku 4 anëtarë janë të opozitës dhe 3 të mazhorancës, referuar kërkresave të kodit nuk duhet diskutuar si i tillë. Kodi zgjedhor parashikon ndërtimin e KQZ-së në bazë të parimit të përfaqësimit politik dhe balancimi5t të plotë, ku 3 anëtarë të jetë në mazhorancës dhe 3 të opozitës. Për sa i përket kryetarit kodi parashikon një procedurë tjetër për zgjedhjen e tij. Një procedurë e cila devijon, kushdo mund të jetë kryetar i këtij institucioni në rast se dëshiron dhe plotëson kushtet e parashikuara në ligj.
Duke qenë se edhe kjo procedurë është përcaktuar si e tillë, që zgjedhja e tij mund të bëhet vetëm me votat e mazhorancës aktuale në parlament është edhe ky një perceptim i cili nuk është në ajër. Por çfarë mund të ndodhë në kushtet kur zhvillohet një proces zgjedhor dhe mazhoranca e radhës nuk ka mazhorancën në këtë institucion, në një kohë kur histyoria e këtij institucioni tregon atë që në shumicën e tij, anëtarësi e këtij komisioni i ka pasur të mirëpërcaktuar lidhjet me mazhorancën e radhës. Çfarë ndodh? A vërtetë mund të ndodhi që të ndodhemi para situatave të cilat mund të na krijojnë probleme në administrimin e zgjedhjeve? Do të thoja që nuk është e pamundur që të ndodhemi para situatave të tilla, duke pasur parasysh atë që ndodhi në zgjedhjet e kaluar, kur tre aënarë u larguan nga komisioni. Që të mos kemi situata të tilla duhet ta pasqyrojmë në kodin zgjedhor. Unë do të rekomandodja që të bëheshin edhe amendimet e kodit për sa i takon pjesës së KQZ-së. Së pari të përjashtohet mundësia për dhënien e dorheqjes së anëtarit të KQZ. së dyti të ketë masa të forta shtrënguese në rastin kur një anëtar nuk merr pjesë në mbledhjeje, nuk ka rëndësi nëse voton apo jo. Nëse ndodhemi në
-Zoti Kume në këto zgjedhje do të kemi garën në 61 njësi bashkiake, mendoni se KQZ do ta administrojë me sukses këtë garë?
-Po ti referohei një për një procedurave që duhen ndjekur deri në nxjerrjen e rezultatit, në aspektin fizik nuk ka ndryshuar asgjë. Zgjedhjet do të zhvillohen në po aq qendra votimi, rezultatet do të administrohen në komisionet e nivelit të dytë. Ajo çfarë unë kam parë në draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mundet që KQZ të jetë shumë më tepër i ngarkuar me punë, sepse njësitë zgjedhore të sotme kanë një madhësi të tillë, sa për të nxjerrë rezultatin për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak, do të duhet që kjo të realizohet jo vetëm në nivelin e KZAZ-ve por edhe në një nivel më lartë. Ashtu siç ka ndodhur në administrimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, ku votat numëroheshin në 11 njësi bashkiake. Pra Komisioni do të ketë më shumë punë seç duhet por jo me punë që do të ndryshojë esencialisht atë çka është shkruar në Kod.
-Ju po thoni që Kod zgjedhur aktual ka nevojë për ndryshime?
-Kodi zgjedhor që ne kemi i miratuar në vitin 2008, është provuar edhe në zgjedhjet lokale dhe në ato të përgjithëshme. Si i tillë kod është vlerësuar si një produkt legjislativ i arrirë. Janë arritur të ndërtohen rregullave të tilla në administrimin e procesit zgjedhor, në standardet e kërkuara nga 5 parimet e trashëgimisë europiane si dhe kushte për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Ajo çka është kërkuar dhe do të kërkohet në vazhdimësi, është vetëm rregullimi i aspekteve të ndryshme dhe i procedurave të ndryshme të parashikuara në ligjin zgjedhor, për faza dhe aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor, për ti bërë në produkte më të arrira. Nuk jemi në kushtet për të bërë ndryshime të thella. është një produkt legjislativ i arrirë, por ka nevojë që të ndërhyhet në të. Kodi Zgjedhor edhe pa ndryshijmet që mund dhe këkohet të bëhen nga vëzhguesit, i ka garancitë e nevojshme opër të realizuar një proces zgjedhor. Ajo çka mungon dhe duket sikur është krhyer në një slogan është se sa dhe si zbatohen kërkesat që parashikohen në ligjin zgjedhor.
-A mendoni se në Shqipëria ka ardhur momenti që të kemi një Komision Zgjedhor të pavarur?
-Është një pyetje e cila është trajtuar vazhfdimisht, e ngritur nga sjhoqëria civile. Jë eksperimentuar tek ne forma të ndryshme në realizim të këtij objektivi, që të kemi një institucion sa më i distancuar nga ndikimi i garuesve politike, kemi këtë zgjidhje që kemi sot. Një institucion politik, por të pavarur referuar ligjit zgjedhor. A mundet dhe a duhet të konsiderohet kërkesa për të realizuar një institucion të pavarur, duhet bërë ashtu siç kemi ngritur shumë institucione të tjera. Megjithatë në kushtet e shoqërive si kjo e vendit tonë, edhe në rastë se do të biem dakord në një moment të caktuar dhe të ndërtojmë nnjë institucion të pavarur, produktet në praktikë prapë do të vuajnë nga forcat politike në vendimarrjen e tyre, sepse ende nuk kemi krijuar kulturën e nevojshme për të respektuar dhe realizuar rregullat e lojës ashtu siç i kërkon një shoqëri demokoratike.
-Po për sa i përket futjes së teknologjisë në zgjedhje, siç ishin parashikuar edhe dy projektet pilot në zgjedhjet e kaluara?
Ma merr mendja se këto projekte kanë për tu hequr nga kodi dhe nuk ka për tu riprovuar nëse jemi apo jo në kushtet e nevojëshme për realizimin e një projekti të tillë. Jemi shumë larg këtij niveli.