Greqia bën amok

1 Shkurt 2015, 15:52Rajoni TEMA

Athina përplaset me Brukselin, madje më shpejt se e priste kryeqendra e Europës. Tani duhet të zhvillohen shpejt strategji kundër këtij zhvillimi, para se Tsipras të fusë në valle të gjithë Europën, shkruan Barbara Wesel.

Ditë me radhë Brukseli vriste mendjen, se si duhej të hynte në bisedime me qeverinë e re. Përgjigja nga Athina tani: Nuk ka bisedime! Ministri i Financave, Yanis Varoufakis nuk do të bisedojë më me trojkën e Bashkimit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Njësoj sikur dikush të mos dojë më të bisedojë me bankën, që i ka dhënë një kredi të madhe. Kjo sepse ai beson se bankat, sistemi financiar ndërkombëtar dhe e gjithë ekonomia globale janë një poshtërsi. Sigurisht askush nuk mund të ndalet të mos e besojë këtë, por duhet të dijë: Në xhirollogari nuk rrjedh më para.

Kush nuk bisedon me kreditorët e vet falimenton

Trojka e tre kreditorëve vendos për pagesa të ardhshme. Dhe ajo nuk ka rrugë tjetër veçse të bllokojë 7 miliardë eurot në fund të shkurtit, të cilat duhet të derdheshin si pjesë e paketës së fundit të ndihmës. Athina në inat e sipër thotë, se as nuk ka nevojë për to. Ndërkohë në shkurt dhe mars duhet të jenë gati 11 miliardë euro që Greqia duhet të paguajë për rifinancimin, normat e interesit etj. Nuk do më ky vend të zbatojë detyrimet e tij? Nëse Athina dëbon trojkën, Banka Qendrore Europiane nuk mund t’i funrnizojë më bankat greke me para. Pra as bankomatët nuk nxjerrin më para. Alexis Tsipras është tallur më parë me këtë, duke thënë se ai nuk do ta fusë vendin e tij në kaos. Por zgjimi i dhimbshëm për qytetarët grekë mund të vijë më shpejt se mendohet.

Me këtë trupë të re qeveritare në Athinë mund të qeshësh, po qe se qëllimi i deklaruar i Tsipras dhe të tjerëve nuk do të ishte të fusë në këtë vorbull të gjithë Bashkimin Europian. Planet e udhëtimit të krerëve të rinj flasin vetë: Londra, Roma dhe Parisi -janë në listë, sepse aty shpresohet për mbështetje. Tsipras e mënjanon Berlinin. Gjermania është një vend ndër të tjerët, thotë ai. Edhe ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble e ka shprehur qëndrimin e tij: Ne nuk i detyrojmë grekët të marrin para. Po qe se nuk duan të flasin me ne, atëherë të mos flasin.

Tsipras kërkon të përçajë BE-në

Tsipras po përpiqet tani të bashkojë italianët dhe francezët kundër Berlinit. Krahas kësaj ai kërkon ndihmë edhe në Londër, ku sundon mendimi, se Gjermania duhet të derdhë para në eurozonë për të stimuluar rritjen ekonomike. Por britanikët nuk janë përgjegjës për këto borxhe, prandaj më mirë të mos merren me këtë temë. Edhe në Romë dhe Paris parimisht ekziston mendimi se BE duhet të shpenzojë më shumë para dhe gjërat rregullohen. Aty me dëshirë do të zbutej edhe më tej pakti i stabilitetit. Por si italianët edhe francezët janë kundër një faljeje të një pjese të borxhit. Sepse jo vetëm Gjermania duhej të përgjigjej për 50 deri 60 miliardë euro, por edhe italianët e francezët e humbasin pjesën e tyre.

Se çfarë do qeveria e re në Athinë dihet – një konferencë borxhesh ku Greqia të lirohet nga një pjesë e madhe e borxheve si Gjermania pas Luftës së II Botërore. Por situata nuk krahasohet nga ana historike. Ju miq dhe shokë në Greqi nuk jeni viktima të tërmeteve, luftës qytetrae apo stuhive, por të elitave tuaja korrupte dhe kleptokratike. Askush nuk është fajtor, ju vetë! Bankat ju dhanë para me mendjelehtësi! Kjo është e vërtetë! Por askush nuk ju detyroi t’i merrni ato dhe t’i shtrini këmbët më shumë se jorganin. Mos e bëni më këtë rol viktime që nuk shkon!

Qeveria greke mund të luajë lojën e saj me BE. Do të shihet se ku do të shkojë. Fondi Monetar Ndërkombëtar në Uashington nuk impresionohet nga delirantë si Alexis Tsipras dhe kërkesat e tij pa bazë. Të shohim si do shkojnë bisedat me kreun e FMN-së, Christine Lagarde.

“Grexit” si një mundësi

Në fund mund të besohet se paturpësia fiton. Mund të jesh edhe i dehur nga pushteti i ri dhe t’i fusësh duart në xhepa kur sapo ndahesh me një koleg europian. Por nuk mund të fyesh pa ndërprerje personat me të cilët je në një tavolinë negociatash edhe sikur të jesh aty për të biseduar për falimentimin e Greqisë apo daljen nga eurozona. Angela Merkel nuk ka pse të lejojë të krahasohet me Hitlerin, dhe Wolfgang Schäuble nuk ka të bëjë aspak me rajhun e katërt.

Tsipras dhe njerëzit e tij zëvendësojnë arsyen e sensin e realitetit me paturpësi dhe stil të pasjellshëm. BE duhet të mendojë shumë shpejt se si duhet të veprojnë mekanizamat për të mundësuar një “grexit”, para se e gjithë Europa të futet në valle. Thuhet se udhëtarët nuk duhen ndalur, e aq më pak kur ke të bësh me udhëtarë të tillë.

49 komente në “Greqia bën amok”

  1. Lala says:

    Gjermania duhet te mendoj per investime afategjate ne vendet e Europes juglindore dhe jo ti trajtoj si vende qe te pranojne kolionalizem shkurt te sillet si lider jo si kolinalist ekonomik

  2. lavdosh says:

    Me vine keq per emigrantet shqiptare, por Greket e meritojne te largohen nga Eurozona dhe te kthehen ne vitet 70-te. Atehere do jemi ne shqiptaret qe do ti mbajme me buke si ne vitet 40-te

    1. malsori says:

      mba shtepin tende mos u qaj hallin te tjeve

      1. elina says:

        hahaha…epo keshtu e kemi ne, edhe ne plan individual, para sesa te merremi me dertet tona, do merremi me punet e komshinjve e te te tjereve…!!!

  3. genjeshtra intriga falsifikime gjithe historia e greqise qe nga formimi i saj says:

    e formuan kete shtet me genjeshtra duke bere 5 rraca bashke dhe duke ju vene emrin helene por helenet e vertete kishin shekuj qe ishin zhdukur. po prape e futen ne bashkimin europian me falsifikime shifrash e genjeshtra sepse greqia nuk ishte gati te futej e thone dhe vete greket dhe sot po e nxjerrin nga europa me genjshtra e intriga
    dmth historia e greiqe genjeshtra mashtrime intriga te pakten en shqiptaret e dime se meritojme jemi te varfer dhe pike nuk e zgjasim

    1. malsori says:

      kush te ka ne hesap se rron apo ke vdekur, ti mendon se shqiperia eshte qendra e botes ,sherbetor i te tjerve kemi qene gjithe kohen mercenare dhe tani u mbushen burgjet e evropes me shqiptaret e droges dhe rruget e evropes me prostituta………

  4. Dhermiu says:

    Keto i ka thene Barbara Wesel, JO Ministri i Ekonomis se Greqise. Nese i referohemi kanaleve greke televizive rezulton se Ministri ka thene;
    – Nuk do te bisedoj me trojken te cilet jane nepunes por do te bisedojm direket me perfaqesuesit e zgjedhur (kokat) e Bashkimit Evropian, Bankes Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Nderkombetar per te te gjetur nej ZGJIDHJE TE RE = A NEW DEAL.

    Cka shkruhet ne vazhdim te kepinterpretimit te deklarates se Ministrit eshte thjesht nje spekullimin i shkrimtares se ketij artikulli bazuar ne nje shtremberin te deklarates se vertet te Ministrit Grek.

    1. trojani says:

      ti nga dhermiu,kur more dhanio(kredi) ne bank,bisedove me samaran apo me papandreun????!!!! ju perfituat boll nga evropa,mos beni rolin e viktimes se nuk ja hidhni dote njeriut.me qe evropianet ja u kane me te futur dhe jane te poshter, kerko 200 mije euro ne nje bank greke,thuaju qe je pa pune dhe s’kam asnje te ardhur mujore te shikojme do ti japin?? ajo qe beri ai dhembehequri ministri juaj,ishte snobizem dhe mosperfillje ,e pra te kete pordhe dhe nje brekegrisur qe e mbane me buke,eshte njesoje sikur te te qi breshka…….

  5. tfgs says:

    St’arxidiaaaaaaaaaaaa masssssssssssss,ne i mesuam botes DIMOKRATIA,kur gjermanet flinin akoma me majmunat……………..
    per gyzelet as qe flitet fare,ata akoma orvateshin neper peme per te kapur ngonje…….korrak !!

    1. Zigur Qarri says:

      Perse atehere greket kan me ngjashmeri me Shimpansen se gjermanet?Mos
      ndoshta gjermanet jan krijuar nga Zoti,kurse per greket vlen evolucioni?!
      http://www.elysiumhotel.com/

    2. beni says:

      shihe shoku dhe mos ha shume fasule….

      http://shekulli.com.al/p.php?id=211371

    3. gegaa says:

      Dhimokratian permend çdo dite ti o pall .ari pa kthejuni punes o arqidhi se nuk jetohet duke share te tj e me borxhe o ilithje

      1. gegaa says:

        Ah harrova ne dege kapem te teme e tet adherfi skuliqi(krimb)

    4. Blendi says:

      Po ti c’ne mesues i dhimokratise? Ti akoma je tek majmunet, aq me teper shqiptar.

      Apropos dhimokratia greke e qemotit. Ishte vendimmarrje nga keshilli i fshatit, nuk ka te beje me demokracine sot. Ashtu dhimokratie kishte cdo fshat ne bote.

      Tung,
      Blendi

    5. Nallbani says:

      Mbaje bishtin perpjete dhija greqe, kesaje radhe as djathi “feta” ska per te shpetua!

  6. Aleksander says:

    Pune evgjitesh…gjelle qensh !-Shyqyr ju hapen syte gjermaneve e amerikaneve te fmn-se e t’i njohin se ç’jane keta qe ne kemi shekuj qe i njohim.

  7. fabian says:

    Po dihet muabeti ky Prasi, kryeministri i ri e kam fjalen nuk e kap vitin qe vjen ne qeverisje.

    1. beni says:

      o shoku mos doje te thoje veren se vitin pak si gjate duket. Prasi me pras iken ahahahaha

  8. arber1468 says:

    Grexit mund te jete mundesia me e mire per greket me ato qe ata mendojne kane. Problemi eshte qe disa greke moren miliarda dhe iken ata qe ngelen moren borxhet. Te pakten ne ti veme gishtin kokes sa te mos jete vone. Shoqeria civile te ngreje zerin per burimet tona natyrore qe po shiten per 1 euro. te eksportojme prodhime dhe jo burime.

  9. Trapi says:

    Barbara Wesel je nje mashtruese e ndyre,tipike e politikes gjermane,beni presion perpara bisedmeve sepse edini qe Greket kane te drejte..Europa nuk eshte e juaja idioter….

      1. Nallbani says:

        Ziegenhirt !

  10. gregory.uk says:

    DW normale qe shikon interesat e shtetit te vet gjermanise. Por europes dmth gjermanise I duhej dikush qe ti thoshte mjaft se popujt europian nuk perbehen nga shifra por nga njerez qe kane nevoje per pune qe te ushqejne femijet e tyre. Gjermanet mos bejne te paditurin se e dinin shume mire se sa borxhe merrnin shtete si greqia italia spanja etj por j’u leverdiste se mbrapa gjithe investimeve fshiheshin firmat gjermene si ziemens etj ndersa tani I thone greqise po te japim tani 7 miliard nga paketa e ndihmes ndersa ti duhet te na japesh 11 per te likujduar kestet. Shouble le t’ja kerkoi leket ziemensit dhe politikaneve e biznesmeneve greke qe kane rreth 600 miliard euro ne bankat zvicerine ( sipas gazetes der shpigel) dhe jo ti paguajne fukarenjte e greqise bashke me emigrantet shqiptare qe nuk kane para as per te paguar qirane e shtepise. Gjermanet po u thone nuk na intereson keni buke te hani apo jo, borxhi eshte borxh dhe ju duhet te na e ktheni. Por kjo nuk mund te quhet europe e bashkuar por europe e pushtuar. Duhet dikush t’ua kujtoje gjermaneve kete. Mbas luftes se dyte boterore u rimekemben me parate e planit marshall te amerikaneve qe u treguan shume bujare me gjermanet, megjithese pesuan miliona viktima dhe deme te pallogariteshme ekonomike ndersa sot qe gjermania eshte ne kulmin e saj ekonomik detyron shtetet e jugut europian te bejne politika extreme kursimesh duke cuar papunesine ne rreth 25%. Greqia eshte e para qe rebelohet por shume shpejt do ta pasojne edhe shtete te tjera te jugut dhe kete do ta shohim shume shpejt duke filluar me spanjen.

  11. pjatalarsi says:

    Titulli do pak ndryshim, pasi amoku nuk behet. Amoku parakupton nje gjendje te caktuar, te dhene nje here e mire. Dhe esht ajo e nje gjendje psiqike ekstreme ku personazhi i caktuar vepron nen ate gjendje. Ndaj ne kete rast duhet thene: Greqia vrapon amok. Apo: Greqia po ecen amok. Ose; Amoku i Greqise.

  12. Al says:

    E mo karofagos doktori nuk te piet si ke qene, te piet si je. Eshte thene me lart qe dhimokracia jote eladhiane edhe sikur te kete ardhur prej andej, vetem emri i tokes eshte se pjesa tjeter eshte konglomerat i piset rracash sot.

  13. shitsi i bulmetit says:

    Une disa dite me pare i kisha dhene 3 muaj jete Spiros pa kravate, por si po duket puna koha e Spiros do te jete me e shkurter.
    Ike Spiro(pa kravate) ike me gjithe Jorgo-Turkofagosin ne gop te Janulles. hihihihi

  14. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Per formatin politiko-ekonomik qe ka BE ,kerkesa e kryeministrit grek,eshte e papranushme.
    BE eshte ne fazen e monedhes se perbashket,por jo te bashkimit ekonomik dhe politik.
    Qeveria e re kerkon te drejtoj Greqine pa “borxhe”,ose me borxhe te fshehura,kerkesa prej adolishenti politik.
    Ne shqiptaret i fshehem borxhet,ne kohen kur drejtonte Berisha,vendi krijoi imazhin e reme te zhvillimit me ritme te larta ekonomike etj,por tani pesha e borxhit,po kercet ne kurizin e shqiptarve.
    Greqia eshte ne fazen e shtrengimit te rrypit,realitetin ekonomik nuk duhet ta barazoj me vendet e BE-s,por mbi mundesit e saj te zhvillimit.
    Ne shqiptaret duhet te perkrahim qeverine greke,por tekat dhe perkedhelit e tyre,per te jetuar si gjerman apo zvicerane,pa punuar,vetem sepse jane brenda BE-s jane absurde !

  15. kuq e zi says:

    greqia percan europen????
    europa i ka bere llogarite me kohe per greqine si mbrenda si jashte dhe mos i shkoi ndermend askujt se greqia i ka kapur ne befasi
    o greqia paguan borxhin o i dorezohet kines apo rusise mbase e trajtojne me mire europa nuk fal borxhe sepse eshte nje kredi e marre nga privati

  16. Teta says:

    TFG. Kur Gjermanet flinin si majmunat neper peme, Greket kishin shekuj qe ishin bo bythqima.

  17. ALEX says:

    Veprimet e ministrit te Financave te Greqise jane lavderueshme per mendimin tim.Ato vine si rrjedhim i nji eksperience negative 5 vjecare e deritanishme e qeverive te mepareshme greke. Nuk mund te vazhdohet me me te rritem, merr bor-xhe per te paguar kestin , dhe kjo ne pafundesi nuk mund te shkoje pasi borxhi do rritet pambarimisht. Edhe trojka duhet te heqe dore nga kjo menyre e pushtimit ekonomik dhe financiar si dhe poshterimin e nji vendi antar te familiesse saj. Ka plot menyra te tjera per rimekembjen e nji vendi,ka plane marshalle,ka protektoriate qe mund ti lejoje nji vendi ringritjen dhe ecjen me kembet e veta. Greqia eshte nji vend i begate dhe me plot resurse. Nji nder detyrat imediate te qeverise se Sirizes duhet te jete ngrirja dhe verifikimi i te gjitha akseseve dhe vlerat financiare te transportuara na bankat e Europes te Zvicrres apo te Qipros nga korrupsioni i qeveritareve dhe biznesmeneve greke. kontrolli i tyre dhe konfiksimi. Nji menyre pagimi e borxhit mund te jete dhe ajo e pagesave ne funksion te rritjes ekonomike, proporcionalisht.
    Populli grek e ka zgjedhur rrugetimin e tij nepermjet votes se lire dhe plebishitare. Pra ka besim tek qeverisja e vendit. Fjalen tashti e ka qeveria!

    1. katarakti says:

      Gjate ketyre 5 vjeteve te fundit, qe kur Greqine e mori ne “kujestari” Treshja ose Trojka, siç thone katunaret, borxhi i Greqise kaloi nga 120 perqind e prodhimit te pergjithshem ne 170 perqind?! Treshja ndoqi nje politike qe pasuronte bankieret nderkombetare dhe Gjermanine dhe varferonte edhe me shume Greqine.Parate qe jepeshin gjoja per te ndihmuar Greqine perfundonin perseri ne bankat perendimore. Te njejten politike perdoren perendimoret edhe ndaj Rusise para 20 vjetesh, kur vendin e kryesonte Jelcini. Atehere borxhi rus njohu nje rritje dramatike. Miliarderet ruse i transferonin dollaret e tyre ne bankat e huaja dhe inflacioni ne Rusi arriti ne permasa te papara. Pas ardhjes se Putinin ne pushtet situata u normalizua. Sot Greqia eshte e lidhur kembe e duar. Cipras do ta kete shume te veshtire. Sipas legjendave te vjetra greke ai gjendet midis Silles dhe Karibes, pra nuk ka nga leviz. Faji nuk eshte i tij, por i klases politike qe ka qeverisur Greqine keto 30 vjetet e fundit. Disa talibane shqiptare gezohen me çfare i ka ngjare Greqise, duke harruar fabulen e deles dhe te dhise.

  18. NAN MYZEQARI says:

    Une kam shansin te jetoj ne te dy vendet. Komentuesite jane large realitetit.

  19. ed says:

    Greqia po e luan pjesën e vet në mënyrë perfekte dhe demokratike, duke i vënë para realitetit gjithë Europën. Edi Rama vepron po ashtu ngjashëm, dhe mirë bën kur thotë se një ditë do të lodhemi nga pritja. Do ndodhë jo se e thotë Rama, por sepse është normale.

    Ca qeverisës së Gjermanisë nuk duan ta kuptojnë se modeli i tyre i Europës thjesht nuk funksionon. Nuk mbahet një perandori super e pasur thjesht me kontabilitet. Bashkimi Europian ka 500 milionë banorë dhe është ekonomia më e madhe në planet. Ça është një Greqi 10 milionëshe për të? 2% e popullsisë. http://en.m.wikipedia.org/wiki/European_Union#Economy

    Europa, një kontinent madhështor që ka bërë histori (të mirë dhe të keqe), në çfarë gjendje është sot?

    E paaftë të kundërshtojë Rusinë, e paaftë të merret me rreziqet që sjell Shteti Islamik, e paaftë ti bëjë ballë Kinës që po e vjedh teknologjikisht, e paaftë ekonomikisht.

    Po doli Greqia, Bashkimi Europian mbaron, dhe plas lufta mes shteteve. Siç ka ndodh historikisht në kët kontinent.

  20. juli says:

    Karfagos n qf se ti je grek atehere une duhet te jem presidenti i SHBA

    Sa per dijeni pasi ben rezistence 4 ditore haaaaaa duke bere xhaba magas
    qeveria e re deklaron se do te paguaje banken europiane fmn dhe ato te vendeve te eurozones pra sic thone greket beri nje kolotuba dmth e ktheu prape duke u kthyer n realizem dhe pas nje jave do te shikoni se do te pranoje edhe reformat q duhet te beje ne menyre qe t marri paketen e parave qe do te lejoje ekonomine e vendit per te qendruare ne kembe
    dmth ne teori behen te tera por kur koha e praktikes behemi realiste ,

  21. Gregor says:

    Megjithese ne pergjithesi jam tifoz i gjermaneve, jo vetem ne sport, por per cdo gje, por tani gjithenje e me shume po me forcohet mendimi qe ate qe Hitleri nuk beri per Gjermanine me lufte (dhe luftrat behen per ekonomine me te forte), po e ben Merkeli, jo me arme por me ekonomi e financat e saj, fale edhe vitalitetit te kombit gjerman, i afte per pune e per te krijuar modele te reja ekonomike, duke iu imponuar te tjereve politikat e veta financiare.

    1. katarakti says:

      Eshte e vertete. Gjermanet jane punetore te medhenj, njerez te disiplinuar qe i kane dhene shume kultures boterore. Por kane nxjerre edhe Hitlerin! Nejse. Ajo qe dua te them eshte se ata jane te zote per veten e tyre, por per tjetrin ne rast se eshte i dobet apo naiv e vene poshte. Dhe jo vetem ata por edhe Franca, Anglia etj etj. Siç kane bere gjate gjithe historise kur kane pushtuar, pergjakur dhe shfrytezuar kombe dhe kontinente te tera. Gjermania ne veçanti dhe Perendimi ne pergjithesi perfituan nga klasa e degjeneruar politike ne Greqi, (si keto 25 vjetet e fundit ne Shqiperi), dhe e mbyten kete vend me borxhe, nen iluzionin e nje Europe te Bashkuar dhe Solidare. Kjo ishte farse. Duhet ta dini mire se nuk ka kenaqesi me te madhe per fajdexhinjte se kur ata te japin para me interes. Ata me kete majmen. Sidomos kur e dine se ti ke asete qe ne qoftese nuk mund te paguash, ata mund te te hipetekojne pasurite e tua kombetare. Keshtu u veprua edhe me Greqine. Ne qe jetojme ne Perendim e dime mire si veprojne bankat. Kerkoju atyre nje kredi per te hapur nje aktivitet. Ne rast se nuk ke pasuri qe mund ta hipotekosh, pra ta lesh peng, siç i themi shqip, ti mund te kerkosh 1000 vjet pa te dhene kush nje grosh. Atehere si spjegohet kjo zemergjeresi me Greqine?! Pergjigja eshte e thjeshte. Per ta vene kete vend nje here e mire nen thundren e Gjermanise dhe institucioneve financiare nderkombetare si Goldman Sachs etj etj. Keshtu eshte vepruar prej shume dhjetevjeçaresh edhe me vendet afrikane. Prandaj Afrika sot eshte ajo qe eshte. Nje kontinent qe po lengon dhe nuk po jep dot shpirt. Per faj te kastave te saj drejtuese dhe te korruptuara deri ne palce. Ne Shqiperi ka pasur dikur nje diktator kriminel dhe sadist. Por qe nuk ishte budalla. Per me shume ishte atdhetar i flakte. Me kushtetute ai e kishte te ndaluar marrjen e borxheve dhe kredive te huaja. Sa e kemi share dhe mallkuar ate kur erdhi Shtrausi qe donte te na nxirrte edhe neve “ne selamet”. Por te pakten erdhi me vone Berisha qe na shpetoi….

  22. Gezimi says:

    Gazetaret te jene te kujdesshem ne perdorimin e termave qe perdoren rrale. Ne kete rast fjala Amok, mund te ishte shqip: Jashte kontrollit!

  23. franko says:

    Gazetarja e sheh problemin nga kendveshtrimi gjerman. Ndersa gazetat amerikane e shikojne problemin dhe me background historik. I kujtojne Gjermanise qe morri pjesen me te madhe nga plani Marshall. Po ashtu me 1953 u be nje konference ne Londer ku 20 vende kreditore, midis tyre dhe Greqia, i falen Gjermanise 50% te borxhit qe kish marre Republika e Vajmarit dhe Gjermania pas 1945. Pjesa tjeter e borxhit u shlye jo cash, por me produkte eksporti.
    Greqia, e ka fajin kush e ka, ka arritur ne ate pike qe nuk mund ti shlyej tere ato borxhe. Nuk ka qofte edhe nje ekonomist ne bote qe te thote se mund te shlyhen ato borxhe. Greket bejne mire qe reagojne ashtu kete moment. Po u vazhdua me ate program shpetimi qe praktikohet, prape te falimentuar jane.

  24. elinor,.,.,. says:

    Perkufizimi i nje te majti: Nje i majte mendon qe borxhi i mikut te tij duhet te shlyhet me… parate tuaja!
    Po ta vendosim kete perkufizim ne praktike ne rezulton se:
    Italia dhe Franca duan qe Gjermania te shpenzoje me shume ne BE ne menyre qe te nxise ekonomite e vendeve dembele por nga ana tjeter nuk duan qe Greqise t’i falet nje pjese e borxhit sepse keshtu ata do humbnin edhe pjesen e tyre!!
    Gjeniale! Vetem te majtet jane ne gjendje te bejne te tilla sugjerime absurde.

    1. EleΥΘeriskeΨi says:

      elinor,,,
      ju shkruajta kete replik si pergjigje ne repliken tuaj me komentuesin Claus, ne artikullin me “Podemos” ku mund edhe te mos publikohet.

      Per kujtes, ne 2010 ne 10/9,
      kreu i ministrave të financave të eurozonës Jean-Claude Juncker në deklaratat e tij rrëfeu ne menyre cinike se “evropianët e dini se një ditë Greqia do të duhet të përballet me krizën financiare. “Pra,” vazhdoi Z. Gounker “, ishte e qartë se një ditë Greqia do të duhet të përballet me këtë lloj problemi dhe unë e dija se ky problem do të vijë, sepse ne ishim duke folur vazhdimisht me gjermanët, francezët, me presidentin Jean-Claude Trichet në Bankën Qendrore Evropiane, ne Komisionit Evropia , rreth perspektivave të asaj që me vone ne quajmë “kriza greke”. “Dhe vazhdoi ne menyre duke bere “zbulimin”- (“per majmunet” se ne Greqi populli ka kohe qe eshte zgjur): “Unë e dija se Franca dhe Gjermania kanë fituar shuma të mëdha nga eksportet në Greqi. Por unë nuk mund të flisja publikisht per atë që dija. ”

      Prandaj, një pjesë e madhe e borxhit grek ka ardhur si pasoje e një marrëveshje të fshehtë te sistemit dypartiak klientelist me firmat kryesisht Gjermane se bashku me autoritetet mbikëqyrëse të BE-së dhe elitës politike dhe ekonomike evropiane në mënyrë që të nxjerrin përfitime ekonomike në kurriz të popullit grek.

      Si rrjedhoj Greqia (populli), u “detyrua” te paguaj pa patur shteti dhe populli Grek ne te njejen kohe ndonjë përfitim përkatës ekonomik.

      Prandaj, shumica e borxhit publik grek në fakt përbën dhe eshte “ODIOUS DEBT” dhe për këtë arsye pala greke e ka çdo të drejtë jo vetëm për të refuzuar ligjërisht rimbursimin, por të shkojnë përpara dhe po te doje te beje edhe fshirje te njeanshme.

      Duhet te kuptoni se Syriza nuk eshte rastesi qe erdhi ne pushtet.
      Fatkeqesisht per ate -Gjermanin per shumë vite ishte mësuar për të “negociuar” me politikan e korruptuar nga listat Lagarde dhe agjendës Christoforakos. Tani kan perpara nje kaste politinkantesh te pakorruptuar dhe qe nuk ndodhen ne asnje liste gjermane dhe kjo ndodh per here te pare ne Greqi.

      Nuk perben sens ti kundervihesh komentuesit Claus i cili ka nje pjekuri politike per tu admiruar dhe eshte shume perpara. Ai mund t ju thote gjithashtu se Harta gjeopolitike e Evropës dhe Lindjes së Mesme e më gjerë eshte hartuar nga fundi i shekullit të 19-të, (konsoliduar ndërkohë që nga 1871) nga nje grup i fortë i të ashtuquajturave “industrive të reja” të Gjermanisë, nën ambicien e Georg von Siemens me krijimin e një zone të unifikuar evropiane qendrore (“Mesoeyropiane”) ku per bazë ka zgjerimin ekonomik nen influencen gjermane, shfrytëzimin e Evropës Juglindore, nje bashkepunim te ngushtë te mundur politik dhe ekonomik te Turqisë Otomane nga Zona Ekonomike gjermano-evropiane, aksesi në fushat e naftës të Mosulit (Kurdistanit të Irakut) dhe Gjirit Persik, por edhe rrethimin strategjik te Rusis e jo vetem.
      Nese beni nje retrospektiv ky plan eshte zbatuar dhe po zbatohet duke patur per baze “ambicjen gjermane” te ciles shume nga ju i referoheni si kompliment.

      Libri i famshëm gjerman politik dhe teorik, Frederick Naoumann ” Meso-Evropi”në 1915 dhe u bë edhe «best-seller» në gjermanisht flet per projektin hegjemonist gjermane qe po perjetojm sot.

      1. elinor,.,.,. says:

        Nuk debatoj me analfabete.

  25. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Qeveria Greke,mori nje mandat per te nxjerre vendin nga kriza financiare,pra shumica e pop.i besoi per te luftuar ata qe e futen ne krize.Ligjet i kane te gatshme dhe do te filloje sekuestrimi i pasurive te atyre qe kane nxjerre fitime te paligjshme.Listat e tyre jane te shpallura boterisht,prandaj pjesa me e madhe e borxhit,teorikisht dhe praktikisht eshte e mundur qe te paguhet nga keto burime.- Ndersa dalja nga zona e euros dhe bashkimit Europian,eshte nje proces qe do filloje me Greqine do vazhdoje me Spanjen dhe shperberja do jete nje procedure normale,secili nen flamurin e vet do perpiqet per prosperitetin e kombit.Ky divorc,do t’i pakesoje ne maksimum tregjet e te forteve,te cilet nuk do kene me fitime,do mbyllen shume ekonomi te cilat deri me sot funksiononin,vetem ne baze te ketij tregu,humbja e tregjeve do te thote humbje kolosale te kapitalit,e si rrjedhim miliona te papune dhe pagesa papunesie.Hapja e nje vendi pune kushton disa mijera euro,te cilat humbasin me shpejtesine e drites dhe kthehen me po kete shpejtesi ne humbje te tjera nga pagesat fiktive per te papunet(qe mund te jene mbi njezet milion njerez).Shperberja e Europes eshte parashikuar edhe ne “Dhjaten e Vjeter”!

  26. ramy says:

    Bravo greku. Ashtu I do mushka drute. Jam krenar qe jam grek.
    Ata ja futen. Edhe keta tja fusin.

  27. Zef Kallami says:

    Mire mo mire se keshtu e ashtu.Po keshilloni greqin dhe nepermjet keshillimit edhe vetevten tuaj te dashur komentator.
    Mua me “vlon” gjaku si do behet me pensionistet prej atyre qe nga shqiptare u ben grek.Per keto me vjen keq sepse paraja ik e vjen,hyn e del neper duar e neper banka.Keto te gjoret do dalin te paseder nuk mund te stabilizohen perfundimisht,do jen shqiptare apo grek.kjo me shqeteson.Pa greku ne te semes te shkoje.Dobesimi i saje do iluzionoje edhe ceshtjen shqiperi etnike.

  28. andrea says:

    greqia nuk vdes kurre ,prandaj shikoni te arrije dhe shqiperia stsndartete greqise pastaj flasim prap tema

    1. andrea says:

      standartet desha te them

  29. Paqja juve, kam marrë email-it tuaj dhe përmbajtje është vërejtur edhe. Unë do të ju ofrojnë kredi si ju kërkohet, të jetë i informuar se duke marrë një kredi nga ne është 100% të sigurt, kështu që të gjithë ne kërkojmë nga ju si një Huamarrësi legjitime është lloj bashkëpunimi juaj dhe ndershmëria. Ne ofrojmë të gjitha llojet e kredive për individët, nga organet dhe bashkëpunojnë në një shumë të ulët normë interesi 3%, kushtet e kredisë përcaktues, bazën e kapitalit ndërmjet shumës së 1,000.00 për 10,000,000.00. Para se të vazhdojmë më tej në këtë transaksion të kredisë. Unë do të duan që ju të marrë një pamje të duhur mbi kualifikimet e kredisë më poshtë dhe plotësoni-out formularin e aplikimit të Huamarrësit, ne do të duan që ju të na japin me kërkesat e nevojshme që është e nevojshme.

    Nëse Po na kontaktoni në këtë email: [email protected] sot

    Huamarrësit INFORMACION

    Emri i parë: __________
    Mbiemri: __________
    Vendi: __________
    Moshë: __________
    Seks: __________
    Numri i telefonit: __________
    Shuma e kredisë: __________
    Kredi Duration: __________

    Email me shpejt dhe Zoti ju bekoftë.
    Ne pritur përgjigjen tuaj urgjente.
    Z. Jonathan Tribbett

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje