TemATv/ Golemi i shpëton rrezikut të rezervuarit të Maskurisë: Niveli i ujit në normalitet

5 Shkurt 2015, 12:58Kronika TEMA
TemATv/ Golemi i shpëton rrezikut të rezervuarit të

 

Nënprefekti i Kavajës, Xhevit Haliti njofton se gjendja në rezervuarin e Manskurisë në zonën e Golemit është në normalitet dhe se vazhdojnë derdhjet e  e ujrave me të gjitha impiantet që janë vendosur në digë për të ulur nivelin e Rezervuarit. Sipas Halitit janë marrë të gjitha masat për çdo lloj situate si dhe janë bërë të gjitha njoftimet paraprake tek banorët, ka pohuar nënprefekti i Kavajës në një Intervistë për TemATv.
Zoti Haliti si është situata gjatë ditës së sotme në rezervuarin e Manskirisë në zonën e Golemit?
Gjëndja është në një lloj normaliteti,  vazhdojnë derdhjet  e ujrave me të gjitha impiantet që janë vendosur në digë për të ulur nivelin e Rezervuarit. Momentalisht shkarkojmë 550 deri në 600 litra ujë  në sekond. Ka rënie të ujit të liqenit. Prej dy ditësh po tentojmë të bllokojmë tubin shkarkues të emergjencës të digës. Gjatë ditës së sotme, meqenëse është edhe kohë e mirë dhe nuk ka reshje shiu, gje kjo në  favor të situatës. Po kërkojmë edhe mjete të tjera motorike, pompa, zhytëse për të larguar sasitë më të mëdha të ujit dhe për ta mbajtur situatën nën kontrroll. Interesimi i institucioneve që merren me këtë punë është në maksimumin e vetë, të pranishëm kanë qenë punonjës emergjencat civile si dhe ministri  transportit ministria e rendit, drejtoria e ujësjellsit, të gjitha institucionet në gatishëmri.
Nëse do të ketë përkeqësim të motit, a ka rrezik të shpërthimit të digës?
Situata aktualisht është nën kontroll, po pastrojmë Përroin e Agait që vijon nga bregu i detiut deri tek diga, jemi të përgatitur për çdo situatë. Deri në këto moment nuk ka përkeqësim të situatës.
Po për banorët e zonës së Golemit dhe përreth,  a ka rrezik real?
Momentalisht jemi optimist për gjendjen. Situata do të jetë nën kontroll.
Janë paralajmëruar banorët për situatën që ndodhet rezervuari dhe rreziku që nuk të ndodhë?
Janë marrë të gjitha masat për çdo lloj situate, janë bërë të gjitha njoftimet paraprake. Nëse do të ketë përkeqësim do të largojmë banorët, poor ne i kemi marrë të gjitha masat. Ndërkohë momentalishrt situata e qetë dhe shpresojmë të mos ketë asnjë rrezik në ditët në vijim.
Në rast se ndodh  që diga të çahet,  kush rrezikohet me shumë?
Më të rrezikuarit janë banorët përrret,  banesat e tyre dhe bizneset. Unë iu garantoj se situata është nën kontroll, me masat që kemi marrë nuk ka rrezik,. Presim pompmat e tjera për shkarkimin e ujit, nuk mendoj se situata do të agravojë më tepër.

Intervistoi Elisa Dedja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje